NĖ BISEDIME TĖ SHKOHET EDHE ME OPSIONIN E LĖVIZJES SĖ KUFIRIT ME SERBINĖ

 

Fillimi i bisedimeve

 

            Nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, pėrpos opsionit pėr pavarėsi sovrane, ne do tė duhej tė kemi edhe opsionin pėr lėvizjen e kufirit mes Kosovės dhe Serbisė. Ėshtė nė interesin historik tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi, qė opsionit tė dytė t’i jepet pėrparėsi nė krahasim me tė parin

 

Shkruan: Akademik Rexhep Qosja

 

            Pėrvoja historike na mėson se as nė bisedime pėr ēėshtje tė mėdha, siē ėshtė ēėshtja e Kosovės, nuk shkohet vetėm me njė opsion. Mendja politike e thotė, prandaj, se nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės ne nuk do tė duhej tė kishim vetėm njė opsion. Sipas mendimit tim, nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės do tė duhej tė kishim dy opsione: i pari, ėshtė opsioni pėr pavarėsi sovrane, qė e kemi, kurse, i dyti, ėshtė opsioni pėr lėvizjen e kufirit mes Kosovės dhe Serbisė qė, tani pėr tani, e mohojmė. Sado politikisht i papranueshėm pėr faktorėt ndėrkombėtarė, opsioni i dytė mund tė jetė opsioni themelor qė premton zgjidhje pėrfundimtare, vėrtet, historike tė ēėshtjes sė Kosovės. Pėr kėtė arsye ne nuk do tė duhej t’iu shmangeshim bisedimeve pėr kėtė opsion, natyrisht nė qoftė se rrethanat politike e bėjnė opsion tė bisedimeve. Po, tė shohim mė parė se ēfarė mendimesh dhe opsionesh janė nė qarkullim nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Prej ditės kur Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara mori vendimin pėr fillimin e bisedimeve mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės, nė mediat tona, nė Prishtinė dhe nė Tiranė, po publikohen deklarata tė disa zyrtarėve tė niveleve tė ndryshme, nė tė cilat ky vendim quhet hiē mė pak se historik, kurse pavarėsia e Kosovės me sovranitet konsiderohet zgjidhje tashmė, pothuaj, e siguruar. Vetėm ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, edhe mė tej nuk ngurron tė jetė pėrjashtim nga ky kor optimist: ai thotė se mė parė sesa pavarėsi me sovranitet Kosovės do t’i njihet pavarėsi e kushtėzuar, natyrisht, si zgjidhje disavjeēare me siguri ushtarake ndėrkombėtare; dhe, kjo ėshtė zgjidhja e supozuar si zgjidhje e faktorėve ndėrkombėtarė. A ishte historik, vėrtet, pėr Kosovėn dhe pėr popullin shqiptar, nė pėrgjithėsi, vendimi i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė do tė mund tė thuhet vetėm nė fund tė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Mė tepėr se pesė vjet pas vėnies sė Kosovės nėn protektoratin ushtarak dhe civil tė OKB-sė, Kėshilli i Sigurimit do tė mund tė merrte vendim historik: e para, ose duke ia njohur Kosovės tė drejtėn qė nė referendum tė vendosė pėr ardhmėrinė politike dhe kushtetuare-juridike dhe, e dyta, ose duke e shpallur Kosovėn tė pavarur dhe anėtare tė OKB-sė. Nė vend tė njėrit nga kėto dy vendime qė do tė ishin, vėrtet, historike pėr Kosovėn dhe pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi, Kėshilli i Sigurimit mori njė vendim politik pėr bisedimet e ardhshme tė cilat janė paraparė edhe nė Rezolutėn 1244. Pavarėsisht prej kėnaqėsisė, gėzimit, optimizmit qė na sjellin deklaratat pėr pavarėsinė tashmė tė siguruar tė Kosovės, njė gjė nuk duhet tė harrohej: nuk duhet tė harrohej se ēėshtja e Kosovės nuk ishte dje e aq mė pak mund tė jetė sot ēėshtje propagandistike nė zgjidhjen e sė cilės mund tė ndikohet me propagandė, sidomos jo me propagandė tė gjedhes sė harxhuar komuniste. Ēėshtja e Kosovės, si edhe ēėshtja shqiptare nė pėrgjithėsi, ėshtė njė ēėshtje zgjidhjes tė sė cilės sot i shėrbehet nė radhė tė parė me tė dhėna shkencore – historike, politike, diplomatike, etnike, ekonomike, kulturore e tė tjera dhe me maturi politike. Nuk duhet tė harrohet, gjithashtu, se, siē ėshtė thėnė e siē ėshtė dėshmuar shumė herė gjatė historisė, qėllimeve tė mėdha u bėhet shėrbim i keq nė qoftė se shpallen tė arritura pėrpara se tė jenė arritur. Tė njėjtin kuptim ka sigurisht edhe fjala e urtė popullore, nė tė cilėn ėshtė pėrmbledhur pėrvojė shumėshekullore: nuk bėhet hop pa kaluar lumi! Prej vitit 1981 e kėndej nė vazhdimėsi e, sidomos, tani, sjelljet tona, gjykimet tona, deklaratat tona vėzhgohen kujdesshėm nė qendra politike dhe diplomatike ndėrkombėtare, kurse prej qershorit tė vitit 1999 edhe prej ndėrkombėtarėve kėtu, nė Kosovė. Nė bazė tė tyre nxirren pėrfundime pėr nivelet tona politike, pėr pjekurinė tonė, pėr prirjet tona demokratike a jodemokratike. Pėr kėtė arsye deklarata e njėrit nga anėtarėt e delegacionit, i cili megjithėse nuk ka bėrė asgjė, ama bash asgjė pėr Kosovėn e sotme, i lejon vetes tė deklarojė se pavarėsimin e Kosovės, nuk mund ta pengojnė as NATO, as SHBA-tė, as Bashkimi Evropian, jo vetėm se i bėn shėrbim tė keq Kosovės, por edhe e komprometon rėndė pjekurinė politike tė Kuvendit tonė, i cili lejon qė nė delegacion tė ketė edhe njė analfabet tė tillė politik! Kush ka mend nuk i provokon as NATO-n, as SHBA-tė e as Evropėn nė atė mėnyrė. Opinioni shqiptar me tė drejtė pret nga njerėzit e politikės nė Tiranė dhe nė Prishtinė: qė gjuhėn retorike dhe patetike propagandistike pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės ta zėvendėsojnė me gjuhėn e mendimeve, tė ideve e tė dhėnave tė shprehura qetė, bindshėm, menēur; qė tė mos paraqiten me opsione tė ndryshme pėr kėtė status pavarėsisht a paraqiten nė Kosovė, nė Shqipėrinė shtetėrore apo nė ndonjė vend tjetėr; qė, mė nė fund, pavarėsisht prej qėndrimit tė faktorėve ndėrkombėtarė, tė jenė unikė, ata nė Shqipėri me ata nė Kosovė, nė mospajtimin me ēdo opsion tjetėr qė nuk e nėnkupton tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr tė vendosur vetė, nė mėnyrė sovrane, pėr ardhmėrinė e Kosovės.

 

Disa opsione pėr njė zgjidhje

 

            Megjithėse nė mediat tona, herėt mė tė shpeshta paraqiten deklarata tė analistėve, intelektualėve, politikanėve, anėtarėve tė grupeve tė ndryshme qė merren me ēėshtje tė pazgjidhura etnike nė botė, me kriza, me ēėshtje politike botėrore nė pėrgjithėsi, tė cilėt pavarėsinė e shohin si tė vetmen zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės, nuk ėshtė aq i vogėl as numri i tė tjerėve, qė shprehin pikėpamje tė tjera pėr kėtė ēėshtje. Nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohet, ndėrkaq, se numri mė i madh i tyre e quan sot pavarėsinė e kushtėzuar tė vetmin pėrfundim real tė bisedimeve qė sė shpejti do tė fillojnė, nė tė vėrtetė tė vetmen zgjidhje pėr tė cilėn do tė marrė vendim Kėshilli i Sigurimit nėn ndikimin e SHBA-ve dhe tė Bashkimit Evropian duke ditur se Prishtina dhe Beogradi nuk do tė mund tė merren vesh mes vete. Si serbėt pėr tė cilėt, si e thonė, autonomia thelbėsore mbetet e vetmja “zgjidhje” e pranueshme, ashtu edhe shqiptarėt pėr tė cilėt pavarėsia sovrane mbetet “zgjidhje e panegociueshme”, gjatė bisedimeve pėr ēėshtje tė ndryshme praktike, do tė shtrėngohen tė bėjnė lėshime, kush mė tė pakta e kush mė tė mėdha, prandaj edhe zgjidhja e quajtur pėrfundimtare mund tė ketė pėrmbajtje mė pak a mė shumė tė ndryshme. Nga arsenali i pasur i nocioneve, i termave dhe i togfjalėshave terminologjikė, me tė cilėt i mbulojnė ēėshtjet e ndryshme politike dhe kushtetuare-juridike, pėrfaqėsuesit e vendeve, qė do tė drejtojnė bisedimet mes shqiptarėve dhe serbėve, nuk do ta kenė tė vėshtirė qė tė zgjedhin ato me tė cilat do ta mbulojnė pėrmbajtjen e statusit tė ashtuquajtur pėrfundimtar tė ēėshtjes sė Kosovės duke e quajtur atė status pavarėsi me njė epitet pas, si, pėr shembull, pavarėsi e kushtėzuar, apo pavarėsi e kufizuar, apo pavarėsi provuese apo ku tė dihet si ndryshe, qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė kurrfarė pavarėsie! Siē dihet, pėr ato qė duan tė bėjnė, fuqitė e mėdha kanė tė farkuara jo vetėm nocionet, termat, togfjalėshat terminologjikė me tė cilat i mbulojnė, por edhe mjetet demokratike dhe jodemokratike me tė cilat qėllimet i ēojnė pa lėkundje deri nė fund.

 

Lėvizja e kufijve

 

            Pas vendimit tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, nė mediat tona po u jepet vend edhe shkrimeve apo deklaratave tė atyre analistėve tė huaj tė cilėt flasin pėr tė ashtuquajturėn ndarje tė Kosovės, si zgjidhje e mundshme e ēėshtjes sė Kosovės. Dėgjuesit e emisionit nė gjuhėn shqipe tė Zėrit tė Amerikės patėn rastin mė 27 tetor qė tė dėgjojnė analistin amerikan, Ted Karpenter, i cili mė gjerėsisht foli pėr arsyeshmėrinė e “ndarjes” sė Kosovės. Mendimet e tij u botuan, mandej, edhe nė disa gazeta nė Tiranė dhe nė Prishtinė. Mund tė thuhet se tani, pėr herė tė parė pas vitit 1981, prej kur ēėshtja e Kosovės mund tė konsiderohet e ndėrkombėtarizuar, ēėshtja e ndarjes sė Kosovės shqyrtohet edhe prej njė numri gjithnjė e mė tė madh tė analistėve, tė intelektualėve e tė politikanėve tė huaj si mundėsi e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje. Si autor i njė vargu shkrimesh dhe intervistash nė tė cilat gati njėzet vjet mė parė ėshtė folur edhe pėr “ndarjen” e Kosovės, e quaj tė nevojshme qė edhe tani tė them disa fjalė pėr kėtė ēėshtje. Si nė gjykimin nė thelb tė drejtė tė Ted Karpenterit, ashtu edhe nė gjykimet e tė tjerėve, qė ndarjen e konsiderojnė tė vetmen zgjidhje tė qėndrueshme tė ēėshtjes sė Kosovės, ka njė gabim: ata quajnė ndarje atė qė do tė duhej tė quhej lėvizje e kufijve mes Kosovės dhe Serbisė. Ndarja e nėnkupton ndarjen e njė tėrėsie nė pjesė tė barabarta apo pėrafėrsisht tė barabarta, kurse Kosova me mbi 90% shqiptarė dhe me mė pak se 10% serbė nuk mund tė ndahet. E ashtuquajtura “ndarje” e Kosovės mund tė bėhet vetėm si tėrheqje e vijės kufitare mes Kosovės dhe Serbisė mė nė brendėsi tė Kosovės pėr aq sa do t’i takonte Serbisė njė pėrqindje gjeografike pėrafėrsisht e barabartė me pėrqindjen e serbėve nė Kosovė nė prag tė luftės. Kėtė lėvizje tė vijės sė kufirit mes Kosovės dhe Serbisė do tė duhej ta pasonte lėvizja humane, vetėm vullnetare, e popullsisė serbe nga pjesėt e tjera tė Kosovės - nė pjesėn qė do t’i bashkohej Serbisė dhe tė popullsisė shqiptare nga pjesa qė do t’i bashkohej Serbisė - nė brendėsi tė Kosovės. Nuk ka dyshim se zgjidhja e kėtillė nuk mund tė ēmohet zgjidhje e popullarizuar, aq mė pak pėr faktorėt ndėrkombėtarė, tė cilėt ndėr parimet qė duhen tė kihen parasysh gjatė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės e kanė theksuar edhe atė mbi mosndryshimin e kufijve tė Kosovės. Por, ja, mu kjo zgjidhje e papopullarizuar ėshtė zgjidhje historike e ēėshtjes sė Kosovės qė siguron qėndrueshmėrinė nė Kosovė e nė rajon. Tė dhėnat qė kėtė zgjidhje e bėjnė tė qėndrueshme e kjo do tė thotė historike pėr ēėshtjen e Kosovės janė tė ndryshme. Pse mund tė thuhet kėshtu? Mund tė thuhet kėshtu, nė radhė tė parė, pėr arsye se lėvizja e kufijve mes Kosovės e Serbisė dhe, si pasojė e kėsaj, mandej, lėkundja humane e popullsisė, pėrjashton pothuaj tė gjitha sherrnajat qė lėnė nė Kosovė zgjidhje siē ėshtė pavarėsia e kushtėzuar. Siē mund tė dėgjohet qė tani, ende pa filluar bisedimet, enklavave serbe do t’iu sigurohet autonomi e gjerė, qė do tė kenė institucionet e pėrbashkėta! Pavarėsia e kushtėzuar e Kosovės, me Leposaviqin, Zubin Potokun, Mitrovicėn Veriore, jashtė kompetencave tė qeverisė sė Kosovės, do tė mund t’i sjellė shumė probleme Kosovės pas pavarėsimit tė saj tė kushtėzuar! Pavarėsisht pse kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, thotė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė se Serbia do tė mund tė pajtohej vetėm me njė autonomi thelbėsore tė Kosovės nė kuadrin e Serbisė, s’ka dyshim se numri mė i madh i serbėve janė tė vetėdijshėm se kthimi i Kosovės nė bashkimin shtetėror me Serbinė apo me Serbinė dhe Malin e Zi ėshtė i pamundur njėherė e pėrgjithmonė, se procesi i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė i pandalshėm. Pėr mė tepėr, numri mė i madh i serbėve kėtė kthim edhe nuk do ta dėshironte. Nuk e thotė kot shkrimtari i shquar dhe ideologu kombėtar serb, Dobrica Qosiq, qė me tė drejtė ēmohet edhe si babai politik i Vojisllav Koshtunicės, se “Kosova e Metohia nė Serbi paraqet njė barrė demografike, ekonomike dhe politike, tė cilėn Serbia nuk mund ta bartė me sukses dhe tė zhvillohet normalisht... E gjithė Kosova e Metohia e tanishme nė shtetin serb do tė ishte kancer pėr Serbinė”. Pse, atėherė, Vojisllav Koshtunica me aq kėmbėngulje e mohon pajtimin e qeverisė sė tij me pavarėsinė e Kosovės, pavarėsisht se a do tė quhej ajo pavarėsi sovrane apo pavarėsi e kushtėzuar? Mund tė supozohet se ai shpreson qė ajo kėmbėngulje e tij mė nė fund tė shpėrblehet me decentralizimin sa mė rrėnjėsor tė Kosovės, nė tė vėrtetė me ndarjen e saj nė kantone, ēka do tė sillte – siē supozojnė disa politikanė e intelektualė nė Serbi – krijimin e entitetit serb! E kantonizimi i Kosovės nė mėnyrė ballkanike, posaēėrisht nė mėnyrėn serbe, do t’i sillte vėshtirėsi tė mėdha qėndrueshmėrisė dhe zhvillimit tė Kosovės! Shkurt e thėnė: pavarėsia e kushtėzuar e bėn Kosovėn fort shantazhueshme e kjo domethėnė tė plagosshme nė mėnyra tė ndryshme dhe me mjete tė ndryshme! Ėshtė dėshpėruese qė tani tė pėrshkruhen ato shantazhe dhe shkaqet e trilluara tė tyre, pėrmbajtja e tyre, mėnyrat e zbatimit tė tyre. Nuk ėshtė prania ndėrkombėtare ushtarake nė Kosovė e keqja qė do tė frymėzonte mospajtimin e shqiptarėve me atė prani – siē thonė disa analistė tė huaj. Jo. E keqe e madhe, e rrezikshme, janė kantonet si burim i shantazheve tė shumėllojshme, qė do tė mund ta bėnin pothuaj tė pamundshėm funksionimin e Kosovės si shtet demokratik. Dhe, jo vetėm kaq!

 

Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė

 

            Nuk ėshtė nė interesin e shqiptarėve, as tė serbėve, dhe nuk ėshtė nė interesin e rajonit ballkanik qė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė pėrfundojnė me aso zgjidhje qė do tė lėrė armiqėsi tė mėtejme historike mes tyre. Pėrkundrazi: ėshtė nė interesin e rajonit; ėshtė nė interesin e ndėrtimit demokratik tė Kosovės; ėshtė nė interesin e shqiptarėve dhe tė serbėve qė tė gjendet zgjidhje me tė cilėn do tė mund tė pajtoheshin tė dy palėt. Dhe, kjo zgjidhje, siē duken punėt sot, dhe siē janė ditur edhe deri sot, mund tė jetė nė radhė tė parė lėvizja e kufirit mes Kosovės dhe Serbisė. Kundėrshtarėt ndėrkombėtarė tė kėsaj zgjidhjeje e quajnė atė tė papranueshme me argumentin se ajo e mohon karakterin shumetnik tė Kosovės. Por njė pohim i kėtillė nuk ėshtė i qėndrueshėm. Edhe pas lėkundjes sė kufirit dhe lėkundjes humane tė popullsisė, Kosova do tė mbetej shumetnike dhe kėtė karakter shumetnik tė saj e pėrbėjnė shqiptarėt, myslimanėt, turqit, romėt, ashkalinjtė, egjiptianėt. Nė qoftė se shqiptarėt dhe serbėt do tė merreshin vesh pėr lėvizjen e kufirit mes Kosovės e Serbisė dhe, ashtu, tė arrinin zgjidhje historike tė ēėshtjes sė Kosovės e kjo do tė thoshte njėkohėsisht pajtim historik, faktorėve ndėrkombėtarė, vėrtet, nuk do t’iu mbetej argument demokratik me tė cilin do tė kundėrshtonin atė zgjidhje. Zgjidhja e kėtillė e ēėshtjes sė Kosovės – me lėvizje tė kufirit mes Kosovės dhe Serbisė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė zgjidhje historike, edhe pėr njė arsye tjetėr: edhe pėr arsye se e bėn politikisht tė pakuptimtė kushtin qė tani i vihet Kosovės: kushtin pėr mosbashkimin me Shqipėrinė. Ne dėgjojmė sot zyrtarė dhe individė tė tjerė vendės tė thonė se kosovarėt, duke e kėrkuar pavarėsinė si tė vetmen zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės, kanė bėrė kompromis sepse kanė hequr dorė nga ideja e bashkimit kombėtar. Kush ėshtė ai qė e ka legjitimitetin pėr ta bėrė kėtė kompromis? A e ka e pyetur kush popullin pėr kėtė kompromis? Pėr idealin mbi njė shekullor, qė e ka lėvizur historinė shqiptare, nuk mund tė bėhen kompromise aq lehtė, me deklarata individuale nė gazeta, nė radio a nė televizion! Do tė vendoset a nuk do tė vendoset pėr atė ideal ėshtė ēėshtje qė nuk e vendosin ky apo ai individ, por populli shqiptar nė tė dy anėt e kufirit tė sotėm. Pavarėsisht prej pengesave qė na bėhen prej tė tjerėve dhe pavarėsisht prej pengesave qė i bėjmė ne vetvetes, bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė ėshtė sot mė parė mundėsi historike sesa ėndėrrim romantik qė disa e quajnė: ėshtė mundėsi qė do ta krijojnė lidhjet e domosdoshme, nė tė vėrtetė varėsitė e domosdoshme ekonomike, tekniko-teknologjike, politike, informative, kulturore, arsimore, dhe lidhjet gjithnjė e mė tė shpeshta martesore. Kėto lidhje tė natyrshme tė pjesėtarėve tė tė njėjtit popull nė tė gjitha fushat e jetės do tė bėjnė qė njė ditė bota tė harrojė kohėn kur Kosova dhe Shqipėria ishin tė ndara. Ėshtė me rėndėsi sot, ndėrkaq, qė kufiri nė hapėsirėn gjeografike, i cili pashmangshėm po vjen duke u dobėsuar, tė mos bėhet kufi nė kokat tona – kufi qė nė kokat tona do tė donin ta vinin disa feudalė tė politikės nė Kosovė dhe nė Shqipėri! Prej shtjellimit tė mėsipėrm shpresoj tė dalė pėrfundimi: nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės ne nuk do tė duhej tė kemi vetėm njė opsion, se ashtu do ta kishim tė ngushtuar hapėsirėn e veprimeve politike e diplomatike. Nė kėto bisedime pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, pėrpos opsionit pėr pavarėsi sovrane, ne do tė duhej tė kemi edhe opsionin pėr lėvizjen e kufirit mes Kosovės dhe Serbisė. Ėshtė nė interesin historik tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi, qė opsionit tė dytė t’i jepet pėrparėsi nė krahasim me tė parin. Arsyet pėr kėtė, nė vija tė pėrgjithshme, u theksuan mė sipėr. E arsyeja madhore ėshtė kjo: me tė hapet rruga e zgjidhjes vėrtet pėrfundimtare, historike, e ēėshtjes sė Kosovės – e bashkimit tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

      



 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!