IDENTITETI   KOMBĖTAR   DHE   GJUHA   STANDARDE

                                                                                                    

Kolumne enkas pėr “Epokėn e re”

 

 

         Pikėrisht tani kur shtohen gjasat historike pėr funksionimin e popullit shqiptar si komb modern, nė jetėn tonė kulturore dhe politike shfaqen disa dukuri dhe bėhen disa pėrpjekje me ndikim ēintegrues nė jetėn shoqėrore e nė njėsinė shpirtėrore tė popullit.

 

Ato janė:

 

         1. pėrpjekjet pėr ndryshimin e parimeve themelore tė gjuhės sė sotme standarde dhe pėr krijimin e njė gjuhe tjetėr standarde pėr shqipfolėsit e dialektit gegė;

 

         2. tejshquarjet, tejtheksimet e vetėdijeve fetare dhe sjelljet e anshme tė disa institucioneve politike e shtetėrore ndaj ndonjėrės prej kėtyre vetėdijeve; dhe

 

           3. pėrpjekjet pėr krijimin e njė identiteti tė ri kombėtar - tė identitetit kombėtar, nė tė vėrtetė mbikombėtar, kosovar

 

Shkruan: Akademik Rexhep Qosja

 

Faktorėt themelorė tė identitetit

 

         Identiteti kombėtar shqiptar ėshtė identitet i pėrbėrė, qė ka burime tė pasura. Pėr kėtė jemi tė vetėdijshėm tė gjithė. Por, mė pak jemi tė vetėdijshėm pėr faktorėt dhe dukuritė me ndikim shpėrbėrės ndaj tij gjatė historisė e, sidomos, pėr faktorėt dhe dukuritė me ndikim tė mundshėm shpėrbėrės ndaj tij sot. Megjithėse kėshtu i pėrbėrė, identiteti kombėtar shqiptar do tė bėhet vonė i njohur dhe i pranuar nga Evropa. Deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, Evropa, e cila njėsonte kombėsinė me fenė, nuk pranonte se ka njė komb shqiptar. Disa nga shtetet evropiane, si fjala vjen Gjermania e kohės sė Bizmarkut, thoshin se Shqipėria ėshtė vetėm njė nocion gjeografik, por jo edhe njė nocion me pėrmbajtje dhe kuptim kombėtar. Identiteti kombėtar shqiptar nė Evropė pėrnjėsohej me identitetin turk! Kėto paragjykime evropiane pėr identitetin shqiptar do t’i ndryshojė Rilindja Kombėtare Shqiptare. E krijuar dhe e drejtuar prej intelektualėve tė shquar tė kohės, ajo do tė zhvillojė betejė kulturore dhe politike pėr ta bėrė me dije Evropėn pėr burimet dhe faktorėt pėrbėrės tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve. Prejardhja e pėrbashkėt, gjuha e pėrbashkėt, kultura e pėrbashkėt, sistemi i vlerave i pėrbashkėt dhe historia e pėrbashkėt do tė jenė ata faktorėt themelorė tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve, me tė cilėt Rilindja do ta bindė Evropėn se ka njė komb shqiptar qė i shtron kėrkesa asaj, si subjekt historik. Nė asgjė mė shumė nuk e mbėshtetnin identitetin e tyre kombėtar, aq tė shquar e aq tė ēmuar, as kombet e mėdha evropiane, tė cilat vendosnin pėr fatin politik dhe historik tė kombeve tė vogla, nė mesin e tė cilėve do tė vendosin edhe pėr fatin e shqiptarėve. Por, duke bėrė betejėn politike dhe kulturore pėr njohjen dhe pranimin e Kombit shqiptar nė Evropė, intelektualėt e Rilindjes Kombėtare do tė bėjnė betejėn edhe pėr vetėdijesimin e vetė shqiptarėve pėr tė pėrbashkėtat e tyre: pėr gjuhėn, pėr kulturėn, pėr historinė, pėr shėmbėlltyrat historike, pėr adetet dhe zakonet e tyre, pėr sistemin e vlerave tė tyre tė pėrbashkėta. Duke jetuar dhe duke vepruar nė kohėn dhe nė kushtet e ndikimit edhe tė disa faktorėve shpėrbėrės ndaj identitetit kombėtar, rilindėsit, qoftė edhe nė veprat letrare dhe shkencore, do tė bėjnė mobilizimin politik tė faktorėve pėrbėrės tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve. Ėshtė e kuptueshme, prandaj, pse si faktor tė rėndėsishėm tė identitetit kombėtar ata do ta shquajnė edhe Qėllimin e pėrbashkėt, qė ishte: ruajtja e tėrėsisė sė tokave nė tė cilat ata jetonin si popullatė e vetme apo shumicė etnike dhe krijimi i shtetit kombėtar. Me tė gjitha kėto Rilindja Kombėtare Shqiptare ngriti nė shkallė shumė mė tė lartė se qė ishte nė njėrėn anė vetėdijen e shqiptarėve pėr identitetin e vet, kurse nė anėn tjetėr pėrgjegjėsinė e tyre historike. Megjithėse, mė nė fund, e bėn tė njohur dhe tė pranuar nė Evropė identitetin kombėtar tė shqiptarėve, Rilindja Kombėtare nuk do tė arrijė ta sendėrtojė plotėsisht, siē ishte e drejtė, parimin kombėtar nė historinė e ardhshme tė Kombit shqiptar. Ndryshe prej grekėve, prej rumunėve, prej serbėve dhe prej malazezėve, tė cilėt e sendėrtojnė pothuaj plotėsisht atė parim nė historinė e tyre, shqiptarėt e sendėrtojnė shumė mė vonė dhe vetėm pjesėrisht. Jashtė kufijve tė Shqipėrisė mbesin rreth gjysma e trojeve etnike dhe mė shumė se gjysma e popullsisė shqiptare. Popujt e sipėrpėrmendur ballkanikė, parimin kombėtar nė historinė e tyre e sendėrtojnė para shqiptarėve duke krijuar njėkohėsisht edhe gjuhėt kombėtare letrare. Sado Rilindja Kombėtare e kishte shquar prirjen e afrimit tė dy dialekteve, kurse disa prej rilindėsve e kishin theksuar nevojėn e krijimit tė gjuhės letrare, kodifikimi i gjuhės letrare shqipe do tė bėhet gjashtėdhjetė vjet pas krijimit tė Shqipėrisė. Kufijtė shtetėrorė me tė cilėt fqinjėt ballkanikė dhe fuqitė e mėdha e kishin ndarė Kombin shqiptar, do tė jenė shumė kohė pengesė pothuaj e pakaluar pėr krijimin e hapėsirės sė pėrbashkėt shpirtėrore dhe kulturore shqiptare dhe pėr funksionimin e tij si komb modern edhe pas kodifikimit tė gjuhės letrare, si pėrbėrėsi mė i fuqishėm i identitetit tė njė kombi, si shprehja mė e lartė e njėsisė sė tij shpirtėrore dhe si dėshmia mė domethėnėse e pėrgjegjėsisė sė tij historike para sė gjithash ndaj vetvetes. Vetėm tani, pas pėrmbysjes sė komunizmit dhe krijimit tė rendit tė ri botėror, tė bazuar nė tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, shqiptarėve iu krijohen gjasat historike pėr vendosjen e plotė tė njėsisė shpirtėrore dhe pėr funksionimin e tyre si njė komb, vėrtet, modern. Por, pikėrisht tani kur shtohen gjasat historike pėr funksionimin e popullit shqiptar si komb modern, nė jetėn tonė kulturore dhe politike shfaqen disa dukuri dhe bėhen disa pėrpjekje me ndikim ēintegrues nė jetėn shoqėrore e nė njėsinė shpirtėrore tė popullit, prandaj edhe me ndikim tė mundshėm shpėrbėrės ndaj identitetit tė tij kombėtar.

 

Cilat janė ato dukuri ?

 

Dhe, cilat janė ato pėrpjekje ?

 

         Ato janė:

 

            1. pėrpjekjet pėr ndryshimin e parimeve themelore tė gjuhės sė sotme standarde dhe pėr krijimin e njė gjuhe tjetėr standarde pėr shqipfolėsit e dialektit gegė;

 

           2. tejshquarjet, tejtheksimet e vetėdijeve fetare dhe sjelljet e anshme tė disa institucioneve politike e shtetėrore ndaj ndonjėrės prej kėtyre vetėdijeve; dhe

 

3. pėrpjekjet pėr krijimin e njė identiteti tė ri kombėtar – tė identitetit kombėtar, nė tė vėrtetė mbikombėtar, kosovar.

 

Identiteti dhe gjuha standarde

 

Pavarėsisht nga qėllimet me tė cilat vihet nė pikėpyetje arsyeshmėria e kodifikimit tė gjuhės letrare shqipe nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, nė Tiranė, nė vitin 1972, ėshtė e padyshimtė se ēėshtja e gjuhės standarde tashmė ėshtė kthyer nė ēėshtje me tė cilėn ushtrohet ndikim ēintegrues nė shoqėrinė shqiptare, prandaj edhe me ndikim tė mundshėm shpėrbėrės ndaj identitetit kombėtar shqiptar dhe ndaj njėsisė shpirtėrore e kulturore tė popullit shqiptar. Ėshtė e vėshtirė tė thuhet se deri kur do tė bėhet dhe deri ku do tė shkojė beteja e sotme kundėr gjuhės standarde, tė kodifikuar nė vitin 1972, por ėshtė e lehtė tė dihet se ndikimi i saj ēintegrues nė procesin historik tė integrimeve shqiptare nuk do tė duhej tė nėnēmohej.

Kėtu nuk ėshtė fjala pėr kėrkesat e disa gjuhėtarėve, tė disa krijuesve nė fushė tė arteve e tė shkencės dhe tė disa vetjeve tė tjera, qė e arsyetojnė nevojėn e pasurimit dhe tė pėrsosjes sė gjuhės standarde duke futur nė pėrdorim thesarin leksikor dhe frazeologjik tė tė gjitha trevave shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė tė trevave veriore, qė ēmohet pak a shumė i lėnė pasdore. Kėtu ėshtė fjala pėr pėrpjekjet qė synojnė pėrmbysjen e parimeve themelore mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar gjuha standarde dhe, sidomos, pėr kėrkesat pėr krijimin e njė gjuhe tjetėr standarde apo, madje, tė gjuhės sė dytė standarde shqipe – pėr gegėt!

 

Ē’mund tė thuhet pėr kėto pėrpjekje ?

 

 Ē’mund tė thuhet pėr tė dhėnat me tė cilat mbrohen kėto pėrpjekje ?

 

         Nuk duhet ndonjė kulturė e madhe historike gjuhėsore, as ndonjė mendje e posaēme shkencore pėr tė ditur atė qė dihet: se gjuhėt letrare nė tė vėrtetė standarde tė popujve evropianė, dhe jo vetėm evropianė, janė krijuar nė kohėn dhe nė kushtet kur kėta popuj kishin arritur lidhje shoqėrore, ekonomike, tregtare, kulturore, shpirtėrore nė gjithė shtrirjen e tyre gjeografike, domethėnė kur kėta popuj kishin filluar tė jetojnė dhe tė funksionojnė si njė tėrėsi shpirtėrore dhe kulturore. Gjuha letrare, nė tė vėrtetė, gjuha standarde bėhet shprehja pėrkatėse, shumė e nevojshme, shumė funksionale, shumė krijuese pėr tė gjithė, e kėtyre lidhjeve, domethėnė shprehja e nevojave tė popullit pėr marrėveshje mė tė lehtė e mė tė shpejtė shoqėrore, politike, ekonomike dhe kulturore. Dhe, nuk duhet ndonjė kulturė e madhe historike gjuhėsore, as ndonjė mendje e veēantė natyrore pėr ta parė tė vėrtetėn, tė drejtėn dhe, rrjedhimisht, nė pajtim me kėtė tė vėrtetė e tė drejtė, pėr tė pranuar se edhe gjuha standarde shqipe ishte krijuar kur po vendoseshin lidhje, sidomos arsimore e kulturore mes shqiptarėve nė tė dy anėt e kufijve me tė cilėt ishin ndarė ata dhe, madje, mes shqiptarėve kudo ishin ata. Jo rastėsisht, dhe jo pėr shkaqe ideologjike, Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe do tė mbahet nė vitin 1972, pikėrisht nė kohėn kur po shėnonin pėrshtrirje dhe pėrthellim lidhjet arsimore dhe kulturore mes shqiptarėve nė Shqipėri e nė Jugosllavi - qė ishin lidhjet e para qė po viheshin mes tyre pas 1912-it tragjik. Sado rreptėsisht tė mbikėqyrura nga policia e Jugosllavisė, kėto lidhje ishin shenja simbolike e njė tėrėsie shpirtėrore e kulturore, qė ishte penguar nė tė kaluarėn, por qė nuk do tė mund tė pengohej gjithmonė. Si procesi i krijimit tė numrit mė tė madh tė gjuhėve letrare, nė tė vėrtetė tė gjuhėve standarde tė popujve evropianė, ashtu edhe procesi i krijimit tė gjuhės letrare, nė tė vėrtetė standarde shqipe, dėshmon se gjuhėt standarde nė thelb nuk janė fryt i prirjeve dhe i punės sė gjuhėtarėve; jo, gjuhėt standarde tė popujve janė fryt i nevojave historike, shoqėrore, politike, ekonomike, arsimore, kulturore tė popujve. Ato krijohen, prandaj, nė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit dhe tė konsolidimit shoqėror, kulturor dhe kombėtar tė tyre. Pėr kėtė arsye gjuhėt standarde shikohen dhe adhurohen si e arritur e madhe, mė e madhja nė procesin e zhvillimit e tė pjekurisė sė njė populli. As mė shumė, por as mė pak nuk do tė duhej tė thuhej as pėr gjuhėn standarde shqipe dhe krijimin e saj. Dhe, as mė pak e as mė shumė, as mė mirė dhe as mė keq nuk do tė duhej tė flitet as pėr rrethanat shqiptare qė kanė ushtruar ndikim vendimtar nė procesin e krijimit tė gjuhės standarde shqipe. Tė ngrihesh tani e tė kėrkosh pėrmbysje tė parimeve themelore mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar gjuha standarde shqipe; tė ngrihesh tani e tė kėrkosh tė krijohet gjuhė e re standarde shqipe; tė ngrihesh tani e tė kėrkosh tė krijohet edhe njė gjuhė e dytė standarde shqipe vetėm pse kjo qė kemi ėshtė krijuar nė rrethanat nė tė cilat ėshtė krijuar, kjo do tė thotė jo vetėm pėrmbysje e gjithė krijimtarisė shkencore e artistike tė krijuar me kėtė gjuhė, por kjo do tė thotė edhe mohim i lidhjeve kulturore dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar, tė vendosura e tė forcuara pas krijimit tė kėsaj gjuhe, tė lidhjeve tė tij tė sotme e tė nesėrme. Nė qoftė se gjuha standarde shėnon njė shkallė mė tė lartė tė njėsisė shpirtėrore dhe tė pjekurisė historike tė njė populli, pėrpjekjet pėr ndryshimin e saj, pėr mohimin e saj do tė thonė ftesė pėr kthim mbrapa, nė tė vėrtetė ngadhėnjim i vetėdijes prapakthyese. Dhe, mė tej: nė qoftė se gjuha standarde ēmohet sot njėri nga pėrbėrėsit themelorė tė identitetit tė njė kombi, shpėrbėrja e saj, nė tė vėrtetė mohimi i saj nė emrin e njė tjetre, do tė thotė pėrpjekje pėr krijimin e njė faktori me ndikim vendimtar shpėrbėrės ndaj kėtij identiteti! Dhe, me ndikim ēintegrues nė jetėn shoqėrore shqiptare!

         Nė qoftė se mendimet pėr arsyeshmėrinė e krijimit tė njė gjuhe tė re apo, madje, tė njė gjuhe tė dytė standarde, nė Kosovė frymėzohen nga synimet pėr krijimin e identitetit tė ri kombėtar kosovar, nė viset tjera, kryesisht veriore shqiptare ato frymėzohen prej motivesh tė tjera. Nuk ėshtė e vėshtirė tė dihet se nė bazėn e kėtyre motiveve, shumė mė tepėr politike se sa kulturore, qėndron mendėsia feudale, nė tė vėrtetė ai patriotizmi qė Faik Konica e quante patriotizmi i mėhallės. Mund tė besohet se kėto pėrpjekje, qė bien ndesh me proceset integruese shqiptare, prandaj edhe janė kundėrhistorike, do tė dėshtojnė, por kjo nuk do tė thotė se duhet tė nėnēmohen pengesat qė ato u sjellin kėtyre proceseve, sidomos nė qoftė se pėrshtrihen nxitjet qė iu vijnė tani apo edhe mund t’iu vijnė nė tė ardhmen prej disa institucionesh politike dhe shkencore nė Kosovė, nė Shqipėri apo, madje, nė Evropė!

     





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!