FJALA E AKADEMIK REXHEP QOSJES, MBAJTUR NĖ AKADEMINĖ PĖRKUJTIMORE KUSHTUAR HEROIT TĖ KOMBIT ILAZ KODRA, KOMANDANT I BRIGADES 114 “ FEHMI LLADROVCI”

 

Edhe pse nuk janė   kėtu me ne, pėrshėndes tė gjithė ata qė pėr  Kosovėn e lirė e tė pavarur edhe sot po bėjnė burgje nė Kosovė dhe ne Holandė.

 

Tė gjitha fjalėt qė sot duhet tė thuhen pėr  jetėn e Ilaz Kodrės, pėr  familjen e tij, pėr  shkollimin e tij, pėr  veprimtarin e tij politike dhe atdhetare nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė Europė, pėr  rolin e tij nė fillimin e Luftės Ēlirimtare si bashkėluftetar i Adem Jasharit, pėr  luftėn e tij si pjestar i UĒK-sė, e pastaj edhe si komandant i Brigades 114 “Fehmi Lladrovci” do t`i pėrmbledhė me njė fjale, qė e shpreh kuptimin e jetės sė tij, qė e pėrmban lavdin e tij, qė e bėnė tė perjetshėm emrin e tij: Ilaz Kodra e ka dhėnė jetėn pėr  lirinė dhe pavarsinė e Kosovės. Akademitė pėrkujtimore me tė cilat po shenojmė pėrvjetorėt e dėshmorve, ndėr tė cilat, natyrisht hyn edhe kjo nė tė cilėn po marrim pjesė, pa dyshim, janė   njė manifestim i ēmuar, por borgji moral dhe historik qė ka Kosova pėr  deshmoret dhe familjeve tė tyre nuk mund tė pėrmbushet vetėm kėshtu.

 

Gjasht vjet pas mbarimit tė luftės, ne duhej tė mund tė thoshim se ua kemi siguruar materjalisht jetėn prindėrve, e ua kemi siguruar shkollimin fėmijėve tė deshmorve jo simbolikisht por ashtu siē ėshtė bėrė dhe bėhet gjithmonė e gjithkund nė fund tė luftrave ēlirimtare

 

Gjashtė vjet pas mbarimit tė luftės, ne do tė duhej tė mund tė thoshim se u kemi siguruar atė ēka do tė duhej tė sigurohej e si do tė duhej tė sigurohej tė gjithė veteranėve e invalideve tė luftės - siē ėshtė bėrė edhe siē behet gjithmonė e gjithkund nė fund tė luftrave ēlirimtare.

 

Gjasht vjet pas mbarimit tė luftės, ne do tė duhej tė kishim njė varge veprash shkencore e artistike, qė flasin pėr  luften ēlirimtare qoftė edhe pėr tė pėrgėnjeshtuar tė pavertetat e gjysmė tė vėrtetat qė shkruhen sot pėr  te.

 

Nė luftėn ēlirimtare janė   shenuar ngjarje tė jashtezakonshme, janė   treguar trimeri tė rralla vetjake dhe tė pėrbashkėta, janė   bėrė sakrifica mbinjerėzore, janė   pėrjetuar dhembje tė paskajshme, por – ēfarė ēudie! – filma artistik pėr  to ende nuk kemi!

 

Kroatėt dhe myslimanėt deri tani kanė bėrė njė varg filmash pėr  luftrat e fundit; disa prej ketyre filmave janė   shfaqur edhe nė festivale evropiane, kurse njėri prej tyre ka fituar Ēmimin Oskar nė Holivud si film i huaj mė i mirė pėr  atė vit ! Instirucionet tona administrative thonė: nuk kemi mjete financiare !

 

Partitė tona gjejnė para pėr  kokteje, dreka e darka, pėr  fushata tė shkurtra e tė gjata, po nuk gjejnė para pėr  vepra shkencore e artistike pėr  luftėn!

 

Ministritė tona gjejnė para pėr  sponzorimin e punės sė shoqatave e tė klubeve artistike, tė mbledhjeve tė zyrtarėve qė mbahen nė pika turistike nė Kosovė e jashtė Kosovės, por nuk gjejnė para as pėr  vepra shencore, as pėr  filma artistikė pėr  luften e pėr  dėshmorėt, pėr  Adem Jasharin e familjen e tij ! pėr  Ilaz Kodrėn e dhe bashkėluftetarėt e tij ! E pa kuptueshme a po !

 

Por, mė tė pakuptueshėm se sjelljet e kėtilla indiferente ndaj pėrjetesimit shkencorė e artistik tė luftės ēlirimtare e tė dėshmoreve janė   disa ngjarje e sjellje tė tjera nė Kosovė sot, qė janė   nė kundershtim me idealin e dėshmorėve, me Kosovėn ēfarė e kanė ėnderruar ata dhe pėr  te cilėn e kanė dhėnė jetėn ata!

 

Nė Kosovė sot, shpesh, po e pėsojnė rėndė bijtė e saj mė tė pėrkushtuar e mė tė merituar- ēlirimtarėt e saj: disa duke qenė tė vrarė; disa duke u ēuar nė Hagė ; disa duke u mbyllur nė burgjet e kėtushme e disa duke u mbajtur nėn shantazha tė vazhdueshme!

 

Nė Kosovė sot, shpesh, tepėr shpesh, po favorizohen parazitėt e saj, tė korruptueshmit e saj e po mėnjanohen mė tė merituarit e mė tė sakrifikuarit pėr  te!

 

Nė Kosovė sot botohet gazetė, qė zbaton metodė fashiste nė pėrndjekjen e njerėzve, e quajtur ‘Bota sot’, nė tė cilėn prej ditėve tė para tė pasluftės e deri sot janė   botuar mijra shkrime me tė shkurtėra e me tė gjata, nė tė cilat shtrembrohet e verteta pėr  luften, shqiptohen gėnjeshtra tė ndryshme pėr  tė, denoncohen e fyhen prijs e komandantė tė UĒK-sė, prijs e veprimtar tė shquar tė lėvizjes kombėtare!

 

E pabesueshme, por, ja, e mundshme!

 

Para tri vjetesh, nė Prishtinė ėshtė vėnė guri i themelit nė Monumentin e Lirisė, nė tė  cilin do tė paraqiteshin shtatoret e komandantėve tė UĒK-sė me nė mes Adem Jasharin, ndėr tė cilat edhe shtatorja e Ilaz Kodrės. Por institucionet administrative politike nuk duan t`i japin as dhjet metra katrore vend pėr  kėtė Monument tė dėshmorėve tanė !

 

Nė tekstet e historiės pėr  shkolla tė mesme, UĒK-sė, luftės sė sajė ēlirimtare dhe dėshmorėve tė kombit u kushtohet tri deri nė katėr herė mė pak vend se partisė dhe udheheqies sė saj, qė e ka kudėrshtuar kėtė ushtri dhe kėtė luftė, pėrpos tjerash, edhe duke mbajtur zgjedhje “tė lira e demokratike nėn dhunėn shteterore tė Millosheviqit” derisa ajo luftė bėhej dhe derisa pjestarėt e UĒK-sė binin deshmorė pėr  lirinė dhe pavarsinė e Kosoveė. Dhe, kėtė masakėr tė tė vertetės pėr  UĒK-nė e pėr  luften, dhe kėtė qėndrim pseudoshkencorė, nė thelb shperfillės, pėr  atė luftė dhe pėr  ata deshmor fatkeqesisht ende e kalojnė nė heshtje partitė e dala nga lufta e UĒK-sė, organizata e veteranėve dhe invalidėve tė luftės, Trupat Mbrojtėse tė Kosovės!

 

Nė Kosovė u janė siguriar rroga tė pėrhereshme edhe disa vetėve tė berė akademin, nė menyren une ty – ti mua, pa kurrfar merite pėr  shkencėn, artet apo lirinė e Kosovės, ndėrsa lihet pa rroge fare shkrimtari qe ka bere gati 28 vjet burgje pėr  Kosovėn e pavarur, ndėrsa lihen pa rroga krijuesit pa tė cilet nuk mund tė mendohej zhvillimi i shkencės, i arteve e i arsimint nė 50 vitet e fundit.

           

Dhe, kjo ngjet me njė Akademi tė Shkencave dhe tė Arteve, nė tė cilat bėnė ēdo gje njė klan partiak; nė tė kryetari Kuvendit tė Kosovės njėkohėsisht rizgjidhet edhe kryetar i Akademisė ; nė tė cilėn, nė kryesinė prej 7 antarėsh, 4 ishin fqij nga vendlindja e kryetarit tė dyfisht; nė tė cilėn madje, zgjedhjet mbahen me nga njė kanditat pėr  kryetar, nėnkryetar dhe sekretar – si nė kohėn e Stalinit; nė tė cilėn kryetar dhe nėnkryetar bėhen antarėt e tė njejtit seksion; nė tė cilėn kryetar dhe nėnkryetar bėhen dy gjuhetarė; nė tė cilėn kryetar dhe sekretar prap, fqijt nga mahalla e kryetarit, tani vetėm kryetar i Kuvendit tė Kosovės; nė tė cilėn ky klan shikon t`i fusė nė Akademi vetėm njerzit e vetė dhe e lėnė Akademine pa historianė, mjekė, ekonomistė, inxhinjerė! Dhe, kėshtu me radhė !

 

Dėshmorėt e kombit, sigurt, nuk kanė luftar pėr  njė Kosovė tė kėtillė, nė tė cilėn Akademia e Shkencave dhe e Arteve do tė bėhet shtepi private partiake dhe nė tė cilėn demokracia moderne do te degjenerohej nė demokraci fisnore, kurse patriotizmi nė  patriotizem si e quante Konica, tė mahalles!

 

Nė Kuvendin e Kosovės, disa ish- tė burgosur politik dhe disa deputet tė tjerė, tė shquar pėr veprimtari politike 15-20 vjetėve tė fundit, sot u merret fjala me sustė e me kėrcenim prej njeriut qė e kryeson kėtė Kuvend, qė pėr lirinė dhe pavarsinė e Kosovės ka fillu tė flas kur kanė kaluar rreziqet e kur janė zbutur dhe pėr kėtė pavarsi flasin edhe biznismenet e Millosheviqit me tė cilėt bėnte reshperi tė vogla e tė mėdha deri nė prag tė fushatės sė bombardimeve!

 

Keto ditė policia ndėrkombetare dhe policia vendore u futėn tė paftuara nė Presidencėn e Kosovės. Aty u gjeten mjete shperthyese e armė tė tjera, qė s`do tė duhej tė gjendeshin nė njė institucion tė tillė dhe aty u konstatua se mbahej njė numėr njerėzish tė sigurimit qė e tejkalon shumefish numrin e njerėzve tė tillė nė njė institucion tė tillė, qė financoheshin prej burimesh jozyrtare! Qytetarėt e Kosovės nuk mund tė mos bėjnė pyetjen: ishte ky repart i armatosur aty pėr tė mbrojtur njė njeri prej popullit tė vet; apo pėr tė siguruar pasurinė e tij financiare aty tė depozituar; apo pėr tė bėrė komedi fishekzjarresh; apo pėr tė ushtruar dhunė mbi ata qė nuk pajtohen me zvetnimin qė nė atė Presidencė po pėsojnė idealet e Ilaz Kodrės e tė bashkėluftėtarėve tė tij dėshmorė. Sido qė tė jetė, njė gjė ėshtė e sigurt: nė ēdo vend demokratik nė botė, militarizmi i kėtillė ilegal i Presidencės do tė trajtohej si patologji politike dhe psikologjike dhe do ta nxirrte pėrgjithmonė prej politikės banorin e asaj Presidence!

 

Dėshmori Ilaz Kodra dhe dėshmoret e tjerė, pa dyshim, nuk kanė besuar se nė Kosovėn e lirė prej pushtuesit do tė instalohet njė Presidencė ashtu e militarizuar pėr t`u mbrojtur prej popullit tė vet apo pėr t`ua mbyllur gojen tė mospajtuarve me shpėrdorimet e saj!

 

Gjasht vjet pas pavarsimit politik dhe administrativė tė Kosovės nga ishjugosllavia e Sėrbisė, pėrpos tė gjitha kėtyre, po na rikthehet edhe njė gjuhė politike, tė cilėn kemi kujtuar se e kemi lėnė pas pėrgjithmonė. Dėshmi e kėsaj ėshtė gjuha qė nėn maskėn e decentralizimit e tė pilot-projekteve nė tė vėrtėt e fsheh kantonizimin, domethėnė federalizimin e Kosovės; dhe shpallja e 24 majit Dite e Presidentit, me te imitohej 25 maji – Dita e Stafetės sė Titos; dhe retorika pėr ndertimin e Shtėpisė sė Bardhė afėr Prishtinės, me tė cilėn do tė imitohej Shtepia e Bardhė e Titos nė Dedinje tė Beogradit ! E tė tjera e tė tjera.

 

Po, t`i jap funde kėsaj fjale.

 

Nuk mendoj se Ilaz Kodra dhe dėshmorėt e tjerė tė kombit kanė dhėnė jetėn pėr njė Kosovė nė tė cilėn do tė mund tė ngjajne aq lehtė tė gjitha kėto qė po ndodhin e do t`i ngjishnin rradhet aq lehtė autorėt e pushtetshėm tė veprimeve e tė zėvendėsimeve tė tilla.

 

Ilaz Kodres dhe dėshmorėve tė tjerė nuk u duhen mė as vepra shkencore, as vepra artistike, as filma artistikė a dokumentar, as kėngė. Ata as nuk mund t`i shohin as nuk mund t`i dėgjojnė mė ato. Ata nuk mund t`i bėjnė me tė lumtur sa rrogat e pėrjetėshme pėr prindėrit e tyre, as bursat e mundėshme pėr shkollimin e fėmijėve tė tyre.

 

        Jo. Ata, tani, nuk mund t`i dėshprojnė mė as tė bėrat, sjelljet, veprimet e sipėrtheksuara. Jo. Ata, tashmė, janė bėrė histori – historia e mburrjes sonė. Dhe, e besimit tonė nė vete. Mbrojtja e duhur, pėrkatėse, e prindėrve, e fėmijėve tė tyre dhe e bashkėluftėtareve tė tyre, veprat objektive shkencore pėr ta, veprat artistike, filmat e vėrtetė artistikė pėr ta, mospajtimi me tė kqijat qė prodhohen nė jetėn tonė politike sot – tė gjitha kėto i nevojiten Kosovės: tė tashmes dhe tė ardhmėrisė sė saj siē e ėnderruan Ilaz Kodra dhe dėshmorėt e tjerė.

 

Lavdi e pėrjetėshme dėshmorit Ilaz Kodra; dhe tė gjithė atyre qė dhanė jetėn pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės!

 

      



Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!