FJALA E AKADEMIK  REXHEP QOSJĖS E MBAJTUR NĖ AKADEMINĖ KUSHTUAR 8-VJETORIT TĖ RĖNIES SĖ ADEM JASHARIT


         Para tetė vitesh nė Prekaz tė Drenicės ngjau njė bėmė tepėr tragjike, por shumė madhėshtore: pėr lirinė dhe nderin tonė u flijua lavdishėm njė familje: familja e Shaban Jasharit. Me kėtė akademi po e pėrkujtojmė kėtė familje monument, e cila, me madhėshtinė e saj vetėflijuese ėshtė unike jo vetėm nė historinė shqiptare, po edhe nė historinė evropiane. Po pėrkujtojmė Adem Jasharin, i cili me UĒK-nė e ndėrroi pėrgjithmonė historinė e Kosovės. Po pėrkujtojmė dėshmorėt dhe gjithė tė rėnėt tė cilėve ua dimė varret dhe tė cilėve varret ende nuk ua dimė. Me kėtė akademi po nderojmė familjarėt e tyre, qė janė kėtu dhe familjarėt e tyre,qė nuk janė kėtu. Me kėtė akademi po nderojmė tė gjithė pjesėtarėt e UĒK-sė. Kosova ėshtė gjithnjė e mė afėr ditės sė pavarėsisė pėr tė cilėn dhanė jetėn ata qė po pėrkujtojmė; dhe, sa mė shumė po i afrohemi kėsaj dite aq mė e lavdishme dhe mė madhėshtore bėhet sakrifica e tyre. Kjo pavarėsi do tė jetė sovrane sepse sovrane e bėri gjaku i atyre qė u flijuan pėr tė. Adem Jashari, anėtarėt e grupit tė tij nismėtarė, tė gjithė pjesėtarėt e UĒK-sė, si tė ishin tė mėsuar prej historisė dhe prej Perėndisė, e kuptuan ēastin historik dhe ditėn ē’duhet tė bėhet. Kur kapėn armėt, ata nuk bėnė llogari, kurrfarė llogarie, as politike, as jopolitike. Ata nuk menduan siē menduan shumė tė tjerė qė nuk u nisėn nė rrugėn e tyre. Ata nuk menduan: do tė shpėtoj a do tė vritem! Do tė mė dalė mė mirė kėshtu a ndryshe! Do tė kryej a s’do tė kryej fakultet! Do tė bėhem a s’do tė bėhem profesor, magjistėr, doktor shkence! Do tė krijoj a s’do tė krijoj karrierė para luftės a pas luftės! Do tė bėhem a s’do tė bėhem drejtor, deputet, ministėr, kryeministėr a kryetar!


         Jo.


         Ata e patėn tė qartė njė gjė: Kosova nuk mund tė ēlirohet me fjalė, me kumtesa, me deklarata, me konferenca, me bisedime nė Beograd a nė Prishtinė qė bėheshin atėherė; me vetura, me shkuarje-ardhje, me pritje e pėrcjellje. Ata e morėn njė vendim: tė luftojnė pėr Kosovėn dhe, nė qoftė se lirinė dhe pavarėsinė e saj nuk do tė presin t’i gėzojnė, do tė ketė kush t’i gėzojė: do t’i gėzojė populli qė ua dha jetėn.


         Ata nuk filozofojnė pėr politikėn, as pėr diplomacinė, sepse ata e ndjejnė njė tė vėrtetė qė tradita ua ka bėrė pjesė tė identitetit shpirtėror: e ndjejnė tė vėrtetėn se pėr lirinė duhen tė bėra e jo vetėm fjalė. Ata e ditėn, sepse kėtė ua mėsuan ata qė kanė mbajtur tirqi e qylaf e qė dikush po i pėrqesh sot, se njė popull ėshtė historikisht i pjekur kur ėshtė i gatshėm tė bėjė sakrifica qė pashmangshėm i kėrkojnė qėllimet e larta siē janė liria e pavarėsia. Ata e ditėn se shpresa dhe besimi, se politika, pa veprim, pa tė bėra, pėr njė popull tė shtypur e tė persekutuar, pėr njė popull tė pushtuar, siē ishte populli shqiptar nė Kosovė dhe nė Jugosllavi pėrgjithėsisht, ėshtė mashtrim i Zotit dhe i popullit, qė mund t’ia lejojnė vetes vetėm ata qė prej mashtrimit jetojnė. Ata e ditėn se fitorja, mė nė fund, kurrė nuk i takon vetėm tė fortit, aq mė pak vetėm atij qė s’ka tė drejtė, por tė guximshmit dhe atij qė ka tė drejtė; se disa mijėra qė mbrojnė tė drejtėn pėr tė jetuar tė lirė, qė bėjnė luftė tė drejtė, janė mė tė fortė se dhjetėra-mijėra qė bėjnė luftė pushtuese. Ata e ditėn se kėshillave politike gjithmonė duhet t’u besohet mė pak sesa sjelljeve tė kėshillėdhėnėsve tė cilėt, herėt mė tė shpeshta, tė kėshillojnė duke pasur parasysh interesat e veta e jo tuat. Ata, prandaj, nuk ishin tė gatshėm tė pranojnė kėshillat e diplomatėve tė huaj e tė dėgjuesve tė tyre vendorė, qė ishin kundėr ēdo qėndrese vepruese. Si mund tė quheshin tė sinqerta kėto kėshilla qė jepeshin prej atyre qė krejt historinė e kanė luftėra: mbrojtėse, ēlirimtare, pushtuese dhe kolonizuese!


         Por, ata e ditėn njėkohėsisht se popujt e mėdhenj qė tė kėshillojnė pėr durim tė pafund, nėnshtrues, jo vetėm se nuk i ēmojnė, por i shpėrfillin pafund ata popuj qė s’bėjnė asgjė mė shumė sesa tė luten pėr lirinė qė u takon. Tė gjitha luftėrat ēlirimtare i kanė dėshmorėt dhe historianėt e tyre, por edhe armiqtė, kundėrshtarėt dhe shpėrfillėsit e tyre. Shembuj pėr kėtė ka te tė gjithė popujt historikė e edhe nė historinė tonė. Edhe sot mund tė bindemi se grupe politike qė e kanė kundėrshtuar UĒK-nė nuk janė kthyer ende nė ithtarė tė saj! Disa njerėz tė politikės vazhdojnė ta ndėrtojnė karrierėn mbi gjakun e dėshmorėve, por as emrat e tyre e as emrin e UĒK-sė nuk e shqiptojnė ende. E shumėllojshme ėshtė kjo botė politike dhe intelektuale, kurse nė jetėn tonė, si edhe nė jetėn e gjithė popujve, pėrplasen interesa tė ndryshme kundėrshtimore. Nė kėtė pėrplasje viktimat e para janė: e Drejta dhe e Vėrteta.


         Pas mė shumė se gjashtė vitesh ėshtė miratuar ligji pėr dėshmorėt, veteranėt dhe invalidėt e luftės. Me kėtė ligj sigurohen tė drejta tė tyre dhe tė familjarėve tė tyre, por me kėtė ligj nuk sigurohet edhe e vėrteta pėr lėvizjen kombėtare dhe luftėn ēlirimtare. Tė vėrtetat shkencore nuk sigurohen me ligje, natyrisht. Tekste tė ndryshme shkollore, historishkrimi dhe publicistika jonė pėr lėvizjen tonė kombėtare, pėr 15 vitet e saj tė fundit, pėr luftėn ēlirimtare janė pėrplot gjysmė tė vėrteta, tė pavėrteta dhe gėnjeshtra partiake.


Si tė mos jenė?


         Disa nga institucionet tona shkencore, Akademia jonė e Shkencave dhe e Arteve, fatkeqėsisht, vazhdojnė tė jenė institucione partiake dhe tė partishme. Ato edhe mė tej i falen zėrit tė partisė mė parė se zėrit tė sė vėrtetės dhe tė sė drejtės. Tė shpresojmė se kėshtu nuk do tė jetė gjatė. Kėto ditė kryetari i Kosovės e bėri atė qė ėshtė dashur tė bėhet para tetė, para shtatė, para gjashtė vjetėsh: e vizitoi Shtėpinė monument tė familjes Jasharaj, e vizitoi tokėn ku u vu themeli i pavarėsisė sė Kosovės. Dhe, kėshtu, u bė ajo qė nė krye tė herės ėshtė dashur tė bėhet: mbi interesa partiake u vu e drejta dhe u vu interesi i Kosovės. Ky hap i pritur qė bėri kryetari i ri i Kosovės, Fatmir Sejdiu, premton qė gjendja jonormale nė Presidencėn e Kosovės tė kthehet shpejt nė gjendje normale, qė ky institucion, me simbole e me punė i partishėm, i barrikaduar dhe i privatizuar, tė bėhet shpejt ēka do tė duhej tė ishte: institucion demokratik, transparent, simbol i unitetit tė shqiptarėve dhe i afrimit tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. E thash se Kosova po i afrohet ditės sė pavarėsisė, tė besojmė sovrane, por tė shtoj se, sa mė shumė po i afrohemi kėsaj dite, aq mė i madh, bėhet borxhi ynė moral dhe atdhetar ndaj atyre qė u flijuan pėr tė. Pos qė tė na ēlirojnė ata u flijuan edhe qė tė na bashkojnė, por tė mos harrojmė se njerėzit mund tė bashkohen vetėm rreth tė vėrtetės e jo rreth gėnjeshtrės.


         Ta kryejmė kėtė borxh ndaj tyre; ta kryejmė ndershėm kėtė vit kur mė shumė se kurrė u thanė tė pavėrteta pėr historinė tonė mė tė re. E, e vėrteta qė ua kemi borxh atyre ėshtė fare e thjeshtė. Dhe, ėshtė kjo. As Konferencėn e Rambujesė pėr Kosovėn; as ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė; as vendosjen e KFOR-it e tė UNMIK-ut nė Kosovė; as bisedimet e filluara tashmė pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės; as pavarėsinė e pashmangshme tė Kosovės nuk i ka sjellė politika e partive politike a aq mė pak ajo politika partiake qė ishte qoftė edhe kundėr protestave qytetare! Jo. Edhe Konferencėn e Rambujesė; edhe ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė; edhe vendosjen e KFOR-it e tė UNMIK-ut nė Kosovė; edhe fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės; edhe pavarėsinė e pashmangshme sovrane tė Kosovės i ka sjellė lufta e atyre qė kujtojmė e nderojmė sot, lufta e UĒK-sė. Kjo e vėrtetė, megjithatė, nuk ėshtė e gjithė e vėrteta qė ua kemi borxh dėshmorėve dhe UĒK-sė. E vėrteta e plotė do tė ishte kjo: lufta e UĒK-sė nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm pėr Kosovėn – ajo ėshtė e rėndėsishme pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi. Mund tė thuhet kėshtu sepse me tė, siē mund tė shihet edhe sot, janė krijuar kushtet historike qė Kosova dhe Shqipėria tė zhvillohen si njė tėrėsi, qė populli shqiptar tani e tutje tė funksionojnė si njė komb modern, domethėnė si njė e tėrė.


         Po, ta pėrfundoj kėtė fjalė.


         Nė qėndrimin ndaj dėshmorėve tė kombit, ndaj UĒK-sė, ndaj luftės sė saj ēlirimtare, dėshmohet diēka mė e rėndėsishme se interesat e ndryshme tė pėrtashme politike: dėshmohet botėkuptimi liridashės, karakteri dhe dinjiteti historik i populli shqiptar.


         Lavdi e pėrjetshme Adem Jasharit, pjesėtarėve tė rėnė tė familjes Jashari, dhe tė gjithė dėshmorėve qė kėtė botėkuptim, kėtė karakter dhe kėtė dinjitet historik tė popullit shqiptar i provuan lavdishėm me jetėn e tyre.

 

Prishtinė, 6 mars 2OO6





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!