LUTFI HAZIRI IA TËRHEQ VËREJTJEN RAMUSH  HARADINAJT !

 

Gazeta "Bota sot"

 

         Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e vlerësuar të suksesshëm misionin e UNMIK-ut, beson se ky mision duhet të përmbyllet, gjë që u dëshmua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Haziri shtoi se forcat e NATO-së, të aleatëve dhe si një strukturë e madhe tashmë prezente në Kosovë me mandat të njohur kushtetues, duhet të vazhdojnë misionin e tyre.

         Duke folur për rrjedhat e fundit politike në LDK, Lutfi Haziri, tha se është e patolerueshme që të tjerët të thirren në emër të trashëgimisë së LDK-së, dhe të kujdesen për vlerat e saj më tepër sesa vetë njerëzit e LDK-së. Këtë mesazh Haziri ia drejtoi edhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Askush jashtë LDK-së nuk mund të thirret në emër të LDK-së, edhe pse jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me të gjithë”, u shpreh Haziri.

         Sipas tij LDK-ja është në fazën e vlerësimeve dhe kanë realizuar 97 për qind të takimeve, “Pakoja reformuese e LDK-së kërkon që të ndërtohen sekretariate dhe tri zyre themelore dhe të emërojë grupin politik strategjik, këto forma janë mundësi e vetme që ta ndihmojë lidershipin lokal”, tha ai.

 

RAMUSH HARADINAJ SHPESH VIZITON FAMILJEN RUGOVA

 

         Prishtinë, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitoi familjen Rugova me rastin e datëlindjes së 64-të të të ndjerit Rugova. Ramush Haradinaj me këtë rast kështu thuri lavdata për Ibrahim Rugovën:  

“Presidenti Rugova përjetësisht do të mbetet në kujtimet tona si njëri ndër personalitetet kryesore, që jo vetëm ia vuri themelet shtetit tonë të pavarur, por arriti që rreth vetes të këtë shumë miq, të cilët e nderuan dhe shprehen respektin më të thellë për punën historike që ai bëri për të ardhmen e sigurt të Kosovës”

Mesazh ky  që ju shpërnda  edhe mediave !!

 

     Besnik Tahiri, zëdhënës i AAK-së theksoi se edhe LDD-ja edhe LDK-ja e kanë programin e vet filozofinë politike të dr.Ibrahim Rugovës, por trashëgimtare të Ibrahim Rugovës nuk mund të jenë vetëm ata, sepse trashëgimtarë të kësaj filozofie janë vetë qytetarët dhe populli i saj që edhe sot e respektojnë rugovizmin .  

         AAK e ka filozofinë e vet origjinale e cila buron nga programi i vet si parti e qendrës së djathtë, program ky të cilin e kanë edhe LDD-ja edhe LDK-ja. Ndërkaq për konceptin dhe për filozofinë politike të Rugovës ka të drejtë të flas çdo kush që e percepton këtë filozofi dhe çdo kush që e çmon veprimtarinë dhe punën e dr.Ibrahim Rugovës. Madje tashmë të gjithë e dimë se filozofia e tij e ka sjellë Kosovën në këtë stad ku është sot, dhe ajo është e rëndësishme”, pohoi Besnik Tahiri zëdhënës i AAK-së.

 

 

     AAK u themelua nga bashkëpunimi i Partisë ParlamentareBajram Kosumit dhe Bujar Dugollit, me LKÇK-ën e Sabit Gashit dhe LPK-ën e Emrush Xhemailit – (si ish liderë të partive ilegale) dhe nga ish strukturat e LKK rreth Mahmut Bakallit (një mandat deputet) dhe Azem Vllasit (këshilltar i Bajram Kosumit). Që në start kjo parti ishte e destinuar të fitonte një pjesë të madhe të elektoratit kosovar, sepse në një anë kudo flitej për heroizmin dhe luftën, sakrificën dhe burgun,  e në anën tjetër rreth tij ishin mbledhur edhe ish funksionar të Lidhjes Komuniste të Kosovës – (vijës autonomiste - siç quhej.

 

 

AAK u themelua nga bashkëpunimi i Partisë Parlamentare të Bajram Kosumit dhe Bujar Dugollit, me LKÇK-ën e Sabit Gashit dhe LPK-ën e Emrush Xhemailit – (si ish liderë të partive ilegale) dhe nga ish strukturat e LKK rreth Mahmut Bakallit (një mandat deputet) dhe Azem Vllasit (këshilltar i Bajram Kosumit). Që në start kjo parti ishte e destinuar të fitonte një pjesë të madhe të elektoratit kosovar, sepse në një anë kudo flitej për heroizmin dhe luftën, sakrificën dhe burgun,  e në anën tjetër rreth tij ishin mbledhur edhe ish funksionar të Lidhjes Komuniste të Kosovës – (vijës autonomiste - siç quhej.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!