SPECIALE: Flet Rexhep Selimi

 

 

      SELIMI: “Kur mungon luani, majmuni bėhet mbret” - ky proverb i shkon pėr fytyre qeverisė sė Kosovės

 

      E pėrsėris se pėr mua do tė ishte i pamoralshėm rreshtimi nė krah tė Ibrahim Rugovės; Ēlirimtarėt nė Hagė, nga shoqėria e sidomos nga institucionet e Kosovės janė lėnė pas dore; Negociatat do tė kontestonin pavarėsinė e Kosovės, kurse pavarėsia e Kosovės nuk duhet tė kontestohet; Pozita ėshtė duke pėrdorur njė demagogji shumė tė rrezikshme para popullit tė Kosovės; Gjithēka qė tregon shtetėsi tė Kosovės, Kosova nuk e ka; Nuk i kam rėnė pishman qė jam larguar nga AAK-ja; Ėshtė vlerėsim naiv, nėse mendojmė se Kosova ėshtė e pavarur dhe i duhet vetėm njohja formale; Nga qeveritarėt asgjė tjetėr s’po dėgjoj, pėrveē fjalėve u pajtuam, pėrkrahėm, pritėm...

 

BURIM ETEMAJ

 

     Prishtinė, 14 qershor 2005- Rexhep Selimi nė njė intervistė speciale pėr “Epokėn e re”, ka thėnė se nuk i ka rėnė pishman aspak qė ėshtė larguar nga AAK-ja, pas zyrtarizmit tė koalicionit me LDK-nė, pėrkundrazi ai vazhdon ta quajė tė pamoralshėm rreshtimin nė krah tė Ibrahim Rugovės.

       “Pėr mua do tė ishte shumė e pamoralshme nėse do tė rreshtohesha krah njė politike e cila jo vetėm qė pengon formimin e shtetit, por tashmė po e rrezikon edhe qenien time dhe tė qytetarėve tė Kosovės”, shprehet Selimi, i cili pranon se ka pasur pėrpjekje nga disa zyrtarė tė AAK-sė qė ta bindin pėr t’u kthyer nė parti, ndėrkohė tregon se nga PDK-ja e as nga ndonjė parti tjetėr politike kosovare ende nuk ka pranuar ndonjė ftesė zyrtare.

      Ndėrkaq, Qeverinė e Kosovės, Selimi nuk heziton qė ta pėrshkruajė nė bazė tė proverbit kinez “Kur mungon luani, majmuni bėhet mbret”.

     “Me keqardhje kam konstatuar se ky proverb i shkon pėr fytyre qeverisė sė tanishme tė Kosovės”, thekson Selimi.

 

     EPOKA E RE: Si e shihni Kosovėn gjashtė vjet pas luftės ēlirimtare?

 

      Selimi: Si e shoh Kosovėn? Varet se nga cili kėnd tė imponohet pėr ta shikuar. Nė kėtė rast, ndoshta mua mė ėshtė imponuar pėr ta shikuar nga njė kėnd jo rrallė herė i jashtėm brenda popullit tim. Pse e quaj kėshtu? Ngase, tė jesh nė proces dhe t’i shikosh problemet nga procesi mendoj se ėshtė njė pamundėsi e shikimit tė qartė tė proceseve nė Kosovė. Kėshtu mė ka ndodhur edhe mua. Ndoshta pėr disa momente kur tė jesh nė proces i sheh mė pak se duhet tė ndodhė e kundėrta, kėshtu qė me kėtė fjalė e them se shumica prej atyre qė janė nė procese tė zhvillimeve politike, mė pak e shohin realitetin e Kosovės sesa ata qė e pėrcjellin, ta quaj tashmė kushtimisht nga jashtė. Tash si e shoh nga jashtė? Kur llogarisim gjashtė vite pas luftės, kur llogarisim nevojat e zhvillimit tė Kosovės pas luftės dhe kur e shohim se sa duhet tė arrijmė dhe sa duhet tė kishim arritur deri mė tani, nuk po mundem assesi tė jem i kėnaqur me zhvillimet e tanishme. Gjashtė vite pas luftės nė Kosovė patjetėr duhet tė kishte ndodhur sė paku minimumi i njė zhvillimi, i cili Kosovėn do ta ēonte sė paku nė njė ritėm modest tė zhvillimit tė saj. Druaj qė ky ritėm as nuk ėshtė ritėm dhe nėse ėshtė i tillė ėshtė i stopuar. Kėshtu qė nuk duhet tė manifestoj pesimizėm nė kėtė rast, por nuk di kush mund tė jetė i kėnaqur me kėto zhvillime qė kanė ndodhur nė Kosovė pa i nėnvlerėsuar ato pak zhvillime shumė jetike pėr Kosovėn, siē janė ndėrtimi i disa institucioneve, disa mekanizmave, tė cilat akoma nuk i kanė dhėnė Kosovės profilin e shtetit. Nuk jam i kėnaqur edhe si qytetar, edhe si njeri qė mund tė jem apo tė mos jem nė proces tė zhvillimeve.

 

      Kosova po pėrballet me sfidėn e ngadalėsimit tė procesit tė shtet formėsimit

 

      EPOKA E RE: Ku i sheh shkaktarėt e kėsaj moskėnaqėsie?

 

      Selimi: Nė radhė tė parė Kosova po pėrballet me shumė sfida, tė cilat nuk i takojnė, e kėto janė sfida e ngadalėsimit tė procesit tė shtet formėsimit tė Kosovės, kur mirėfilli dihet se asnjė zgjidhje tjetėr nuk mund tė jetė dhe as qė duhet tė jetė pėrveē shtetit tė Kosovės. Edhe sfida e madhe e kėtij procesi ėshtė ngadalėsimi, qė jo rrallė herė ka qenė i vogėl dhe nė shumicėn e rasteve i qėllimshėm. E dimė mirėfilli se Kosova nuk mund tė jetė njė vend unikat siē ėshtė nganjėherė, nuk mund tė kėtė raste unikate, nuk mund tė kėtė zhvillime unikate, por duhet tė jetė nė proces tė zhvillimit sikurse shtetet tjera nė rajon. E tash shtetet nė rajon po zhvillohen, ato nuk kanė tash probleme ēfarė ka Kosova, siē ėshtė problemi i shtetėsisė, i pavarėsisė, i ndėrtimit tė institucioneve, ato tashmė janė nė zhvillim tė kėtyre proceseve, ndėrsa Kosovės po i pamundėsohet njė qasje e tillė pėr ndėrtimin e vetvetes.

 

      Nuk jam keq krahasuar me disa shokė qė po iu pamundėsohet tė jenė pjesė e shoqėrisė sė lirė nė Kosovė

 

      EPOKA E RE: Ku ėshtė sot Rexhep Selimi? Ēka ėshtė duke bėrė?

 

      Selimi: Jam aty ku duhet tė jem - nė Kosovė, dhe kudo nė Kosovė jo vetėm unė, por secili qytetar i Kosovės mund dhe duhet ta gjejė veten nė shėrbim tė ndėrtimit tė shoqėrisė, nė shėrbim tė ndėrtimit tė vendit tė tij, nė shėrbim tė pėrparimit tė vendit tė tij, pavarėsisht rrethanave dhe kushteve. Rexhep Selimi nuk ėshtė keq nėse krahasojmė se ku janė shokėt e Rexhep Selimit, ose disa shokė tė cilėve iu pamundėsohet pa tė drejtė qė tė jenė edhe pjesė e shoqėrisė sė lirė nė Kosovė.

 

      E pėrsėris se pėr mua do tė ishte i pamoralshėm rreshtimi nė krah tė Ibrahim Rugovės

 

      EPOKA E RE: A vazhdoni tė qėndroni prapa mendimit se rreshtimi nė krah tė Rugovės ėshtė i pamoralshėm?

 

      Selimi: Mė lejoni ta theksoj pėrsėri se pėr mua do tė ishte i pamoralshėm rreshtimi nė krah tė Ibrahim Rugovės. Mė ka rėnė rasti ta pėrsėris shumė herė, por pėr mua do tė ishte shumė e pamoralshme nėse do tė rreshtohesha krah njė politike e cila jo vetėm qė pengon formimin e shtetit, por tashmė po e rrezikon edhe qenien time dhe tė qytetarėve tė Kosovės. Nė Kosovė nė radhė tė parė po rrezikohet kombi, nė emėr tė demokracisė, nė emėr tė zhvillimeve, nė emėr tė multietnicitetit. Po rrezikohet kombi nė Kosovė, ngase shqiptarėve tė Kosovės po iu servohen shumė elemente tė cilat ēojnė drejt shkombėtarizimit, duke kėrkuar njė identitet tė ri thuajse ne nuk jemi tė kėnaqur me identitetin shqiptar. Pėrderisa tentohet tė ndryshohen simbolet qė e identifikojnė njė popull si komb, siē janė flamuri, himni etj., tė cilat nuk kanė elemente kombėtare, unė mendoj se nė Kosovė pėr shqiptarėt po rrezikohet kombi apo qenia si komb shqiptar, po rrezikohet gjeneza jonė historike.

 

       EPOKA E RE: Pavarėsisht mendimit tuaj pėr Rugovėn, ish- bashkėpartiakėt tuaj vazhdojnė tė qėndrojnė krenarė pėrkrah Rugovės?

 

      Selimi: Le tė jenė, kjo ėshtė rruga qė e kanė zgjedhur ata. Ndoshta tash ėshtė e tepėrt ta pėrsėris sė ėshtė gabim, por koha po dėshmon dhe do tė dėshmojė edhe shumė nė tė ardhmen se ėshtė njė gabim qė e kanė zgjedhur vetė.

 

       Kam pasur nga shumė njerėz ftesa qė tė kthehem nė AAK..., por jo edhe nga PDK-ja

 

       EPOKA E RE: Flitet pėr pėrpjekje tė disa njerėzve brenda AAK-sė pėr t’jua ndryshuar mendjen qė tė ktheheni pėrsėri nė AAK?

 

       Selimi: Kam pasur nga shumė njerėz nė AAK ftesa qė unė tė kthehem nė AAK, t’iu bashkėngjitėm atyre njerėzve tė mirė, t’iu dal nė krah njerėzve tė mirė tė cilėt e duan zhvillimin e AAK-sė dhe tė Kosovės nė njė trend dinjitoz, por unė nuk kam mundur ta bėj njė gjė tė tillė, sepse e kam marrė njė vendim mbi qenien time nė politikė apo jo dhe pėrgjigjja ime ka qenė negative nė kėtė rast.

 

      EPOKA E RE: Po nga PDK-ja a keni pasur apo keni ftesė?

 

       Selimi: Nuk kam pasur ndonjė ofertė konkrete, sepse ndoshta ata mund tė kenė paragjykuar qėndrimin tim apo pėrgjigjen time negative, apo ndoshta mund ta kenė llogaritur ndryshe, por nuk kam pasur ndonjė ftesė zyrtare qė t’i bashkėngjitėm asnjė subjekti tjetėr politik nė Kosovė.

 

      EPOKA E RE: Nė njė periudhė tremujore ndodhi ngritja e aktpadisė ndaj ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj, pastaj lirimi i tij pėr t’u mbrojtur nė liri. Komenti juaj?

 

        Selimi: Nė radhė tė parė jo vetėm ndaj ish-kryeministrit Haradinaj, tė cilin e ēmoj dhe vazhdoj ta ēmoj si personalitet dhe luftėtar tė lirisė sė Kosovės, por ndaj asnjė ish-luftėtari tė UĒK-sė nuk do tė duhej tė ngrihej aktakuzė. Sidomos nga Tribunali i Hagės. Nė kėtė rast, njė nga tė padrejtat mė tė mėdha qė po i bėhet popullit tė Kosovės ėshtė ngritja e aktakuzave ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balajt, Isak Musliut, pastaj Ramush Haradinajt, Lahi Ibrahimajt dhe Idriz Balajt, dhe jam i prirė tė them se dashtė zoti qė kėta tė jenė tė fundit, edhe pse edhe kėta janė tepėr qė tė jenė nė bankėn e tė akuzuarve, sepse kėtė ēmim qė janė duke e paguar shqiptarėt e Kosovės, ėshtė njė ēmim qė nuk iu takon. Kėtė ēmim iu takon ta paguajnė ata qė kanė bėrė krime, jo ata qė kanė ndalur krimin me luftėn e tyre ēlirimtare gjatė vitit ’98-’99.

 

      EPOKA E RE: A e keni takuar ende Ramush Haradinajn pas kthimit nga Haga?

 

      Selimi: Duke e parė fluksin e madh tė njerėzve qė shkojnė pėr ta vizituar zotin Haradinaj, unė e kam kursyer nė ditėt e para, duke u lėshuar rrugė atyre qė nganjėherė i qėndrojnė shumė afėr e nganjėherė shumė larg. Planifikoj qė sė shpejti ta takoj nė shtėpinė e tij, nė familjen e tij, me familjen time, nė rrethana tė qeta, kur ai tė pushojė dhe tė relaksohet pak.

 

       Haga ta korrigjojė dėnimin qė pa tė drejtė ua ka bėrė shqiptarėve me arrestimin e ēlirimtarėve


    
EPOKA E RE: Ndėrkohė, ju keni dėshmuar si dėshmitar i mbrojtjes nė procesin gjyqėsor qė po mbahet nė Hagė ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut. Si e shihni pėrfundimin e kėtij procesi?

 

      Selimi: Mua mė duhet tė besoj nė drejtėsi, nė kėtė rast nė drejtėsinė ndėrkombėtare, qė sė paku do ta korrigjojė dėnimin qė pa tė drejtė ua ka bėrė shqiptarėve me arrestimin e ēlirimtarėve. Po ashtu, dua tė besoj se kudo e sidomos nė institucione tė tilla ndėrkombėtare, drejtėsia ta ketė fjalėn e vet, duke qenė i bindur se drejtėsia tė gjithė tė burgosurit shqiptarė qė janė nė Hagė do t’i kthejė nė shtėpi. Edhe nė kėtė rast, ndonėse me njė drojė qė Haga mund tė vazhdojė mė tepėr peshoren politike sesa peshoren e drejtėsisė. Nėse ndodh e kundėrta, atėherė tė gjithė shqiptarėt qė janė nė Hagė duhet tė ktheheshin nė shtėpi.

 

      Ēlirimtarėt nė Hagė, nga shoqėria e sidomos nga institucionet e Kosovės janė lėnė pas dore


      EPOKA E RE: Ēfarė ndjenjash kishe kur gjatė dėshmisė tėnde qėndroje pothuajse pėrballė Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut?

 

       Selimi: Ne jemi njerėz dhe subjektivitetin nuk mund ta pėrjashtojmė nė kėtė rast. Unė kam pasur njė ndjenjė mė tė madhe sesa subjektiviteti qė ėshtė mes meje e Fatmirit, Haradinit e Isakut, por para se t’i takoja ata kam pasur njė ndjenjė tjetėr. Me njė dozė shumė tė madhe, kėta njerėz nga shoqėria e sidomos nga institucionet e Kosovės janė lėnė pas dore. Unė kam pasur rastin qė tė jem nė galeri, nė dhomat e vizitorėve, ku ēdo shqiptar mund tė futet aty dhe ta pėrcjellė gjyqin, dhe mė vjen keq qė unė kam qenė njėri nga tre shqiptarėt e vetėm qė e kemi pėrcjellė kėtė gjyq, asnjė shqiptar tjetėr qoftė nga Kosova apo ndonjė vend tjetėr, nuk e ka pėrcjellė, gjė qė manifeston njė mosinteresim qė ta pėrcjellim jo vetėm fatin e kėtyre tre djemve, por fatin e vlerėsimit tė UĒK-sė nė Hagė. Njė tjetėr pėrshtypje e imja ėshtė se ėshtė njė familje nė Roterdam, e cila ėshtė e vetmja strehė pėr tė gjitha familjet qė i vizitojnė tė burgosurit shqiptarė nė Hagė. Po e theksoj se ėshtė e vetmja adresė ku tė gjithė familjarėt, qoftė tė Limajt, Musliut apo Balajt, kalojnė natėn nė atė familje tė njė qytetari tė Kosovės, Sahit Rraci nga Klina, i cili po bėn tė pamundurėn qė tė presė dhe t’i pėrcjellė kėto familje. Familja Rraci po pėrjeton njė barrė ndoshta tė rėndė, por qė ajo nuk e ndien tė tillė. Me tė drejtė do tė ishte qė kjo familje tė mos ishte adresa e vetme apo adresa e cila vendos pėr qėndrimin apo vizitat e familjarėve nga Kosova nė Hagė. Paramendoni indiferencėn e institucioneve tė Kosovės. Me sa unė e di, familjeve qė duan t’i vizitojnė tė afėrmit e tyre nė Hagė u ofrohet ndihmė nga ajo familje qė e pėrmenda deri tash dhe nga “Eurokoha”, e cila kujdeset pėr biletat e tyre. Po ashtu, edhe familjet e tė burgosurve nė Hagė jetojnė pa asnjė pėrkujdesje institucionale, e sidomos nė pozitė mė tė rėndė ėshtė familja e Haradin Balajt.

 

       Negociatat do tė kontestonin pavarėsinė e Kosovės, kurse pavarėsia e Kosovės nuk duhet tė kontestohet

 

    EPOKA E RE: T’i kthehemi proceseve politike nė Kosovė. Shumė politikanė mendojnė se kėtė vit duhet tė fillojnė bisedimet pėr definimin e statusit politik tė Kosovės. A pajtoheni edhe ju me njė konstatim tė tillė?

 

      Selimi: Liria shpeshherė identifikohet me pavarėsi, me tė drejtė. Ne, njė gjeneratė e caktuar e shoqėrisė sonė, dikur nuk kemi bėrė negociata pėr lirinė e Kosovės, dhe nė momentin kur kemi vlerėsuar qė nuk duhet tė ketė negociata pėr lirinė e Kosovės, por duhet ta fitojmė atė, e kemi fituar. Dhe nė kėtė rast, negociatat nuk mendoj se janė forma mė e mirė pėr ta kėrkuar pavarėsinė, ngase negociatat do tė kontestonin pavarėsinė e Kosovės, kurse pavarėsia e Kosovės nuk duhet tė kontestohet. Ėshtė ēėshtje tjetėr se si interpretohen ato dhe se si janė nė esencė, por jam i bindur se negociatat nuk do tė ishin tė nevojshme nė kėtė rast, do tė ishin tė nevojshme bisedime procedurale pėr realizimin e pavarėsisė dhe shtetėsisė sė Kosovės dhe njohjes sė saj, e jo negociata qė tė kėtė apo mos tė kėtė Kosova pavarėsi. Ngase, po e ritheksoj se negociatat e kontestojnė pavarėsinė dhe nė momentin kur kontestohet pavarėsia e Kosovės, vetėm ne qė na takon pavarėsia dalim tė humbur. Pavarėsisht sa dalim tė humbur, pak a shumė, nė momentin kur ka negociata pėr Kosovėn dhe pavarėsinė e saj, atėherė jemi tė destinuar qė tė dalim tė humbur, jo nė atė kuptimin qė ta humbim Kosovėn, por ēka ėshtė nėn pavarėsinė e Kosovės ėshtė humbje pėr ne.

 

      Nuk duhet t’ia kėrkojmė Beogradit pavarėsinė - ajo na takon

 

       EPOKA E RE: Po si e konsideron atėherė gatishmėrinė e disa qeveritarėve tė tanishėm pėr tė biseduar me Beogradin pėr statusin politik tė Kosovės?

 

       Selimi: Nuk ėshtė ēudia e vetme qė dėgjojmė nga ata qė ju po i quani qeveritarė dhe qė nė fakt e qeverisin Kosovėn mirė e keq, mbarė e mbrapsht. Megjithatė, ata sė paku pėr njė moment duhet ta vlerėsojnė pėrgjegjėsinė e tyre qė kanė ndaj popullit, dhe nėse ata arrijnė ta vlerėsojnė kėtė pėrgjegjėsi ndaj popullit, ata nuk duhet tė deklarojnė kėshtu. Ne nuk duhet t’ia kėrkojmė Beogradit pavarėsinė, sepse pavarėsia neve na takon.

 

       Kushdo qė mendon zgjidhje tjetėr pėrveē pavarėsisė, nuk ia dėshiron tė mirėn Kosovės

 

        EPOKA E RE: Por ēka nėse Kosovės nuk i jepet pavarėsia?

 

        Selimi: Nuk mendoj se ėshtė e drejtė nėse Kosovės nuk i jepet pavarėsia, ngase i takon pavarėsia. Me sa unė e di, kushdo qė mendon zgjidhje tjetėr pėrveē pavarėsisė sė Kosovės, nuk ia dėshiron tė mirėn Kosovės. Edhe Serbia kur mendon se Kosovės nuk duhet me ia dhėnė pavarėsinė, mirėfilli dihet se nuk ia dėshiron tė mirėn Kosovės, por nė kėtė rast nuk ia dėshiron tė mirėn as vetes. Por kėtė zgjidhje as qė duhet ta mendojė as populli i Kosovės, e lėre mė ta kontestojė. Kosova duhet tė jetė e pavarur, tash nuk flasim a duhet tė jetė Kosova e pavarur apo jo, por ne duhet tė flasim kur, nė ēfarė nivelesh, cilat do tė jenė standardet e kėtij shteti dhe asnjėherė mos ta mendojmė se a do tė kėtė Kosova pavarėsi apo jo, sepse nė atė moment kur ne mendojmė se Kosova a duhet tė jetė e pavarur apo jo, ky ėshtė gabimi ynė mė i madh.

 

      Pozita dhe opozita dallojnė diametralisht pėr nga koncepti qė kanė pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės

 

        EPOKA E RE: Pėr herė tė parė nė Kosovė kemi edhe pozitėn dhe opozitėn. Si e sheh rolin edhe tė njėrės edhe tė tjetrės nė proceset politike?

 

        Selimi: Nė fakt, nė ēdo shoqėri demokratike, edhe pozita edhe opozita janė dy mekanizma qė e ndihmojnė njėra-tjetrėn, por mbi tė gjitha duhet ta ndihmojnė qytetarin se pėr kėnd duhet tė votojė nė zgjedhjet e ardhshme, ta ndihmojnė qytetarin qė tė vetėdijesohet se kush ėshtė mė i zoti tė udhėheqė. Parimisht ėshtė shumė mirė qė nė Kosovė ka pozitė dhe opozitė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, por nė rrethana ēfarė ėshtė sot Kosova ndoshta nuk do tė duhej dhe nuk duhet tė kėtė njė ndarje tė tillė konceptuale rreth ndėrtimit tė ardhmėrisė sė Kosovės, ngase unė mendoj se pozita dhe opozita dallojnė diametralisht pėr nga koncepti qė kanė pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, kjo ėshtė e keqja e pozitės dhe opozitės tash, kurse e mira ėshtė se ėshtė njė manifestim i shoqėrisė demokratike.

 

       Pozita ėshtė duke pėrdorur njė demagogji shumė tė rrezikshme para popullit tė Kosovės

 

      EPOKA E RE: Ku e sheh dallimin mes pozitės dhe opozitės?

 

        Selimi: Nė radhė tė parė pozita kėrkon njė njohje tė realitetit qė nuk ėshtė i kėnaqshėm pėr Kosovėn, pastaj nė proceset e fundit nė Kosovė ēfarė kanė ndodhur, na ėshtė dhėnė rasti tė shohim qasjen e politikės sė pozitės dhe opozitės rreth ēėshtjes sė decentralizimit, ku dallojnė nė koncepte dhe nė qasje. Pavarėsisht qė dihet se decentralizimi duhet tė ndodhė, mendoj se ka dallime tė mėdha nė mes tė pozitės dhe opozitės. Ndoshta nė pozitėn time ēfarė jam, nuk do tė mė lejohet ta pėrkrah pozitėn apo opozitėn nė kėtė rast, sepse ndoshta mund tė merret anim politik apo diēka tjetėr, por mendoj se pozita duhet ta kishte jo kėtė opozitė, por njė opozitė shumė mė tė mirėfilltė dhe mė tė fortė, qė tė ishte syēelė sė paku opozita rreth asaj qė ėshtė duke pėrgatitur pozita para popullit tė Kosovės. Mendoj se pozita ėshtė duke e pėrdorur njė demagogji shumė tė rrezikshme para popullit tė Kosovės dhe para votuesve tė saj. Mendoj se ėshtė e rrezikshme se ende opozita nuk ia ka arritur qė ta vetėdijesojė popullin pėr mashtrimet qė ėshtė duke ia bėrė pozita, sepse qasja tė cilėn e ka pozita dhe sidomos qeveria pėr popullin e Kosovės, ėshtė jo njė aktrim i pavarėsisė, por njė largim i saj.

 

     Gjithēka qė tregon shtetėsi tė Kosovės, Kosova nuk e ka

 

       EPOKA E RE: Kohėt e fundit flitet shumė pėr shėrbime sekrete si SHIK, Sigurimi i Atdheut etj. Ju a keni dėgjuar apo dini diēka mė tepėr rreth kėtyre shėrbimeve?

 

       Selimi: Normal qė kam dėgjuar, sepse tashmė ėshtė kthyer kjo nė njė temė qė i ka shkuar nė vesh qytetarėve tė cilėt nuk e meritojnė qė kėtė temė ta trajtojnė nė shtėpitė e tyre, nė familjet e tyre dhe nė jetėn shoqėrore. Sidoqoftė, ēfarėdo lloj shėrbimi partiak ėshtė shumė i dėmshėm pėr shoqėrinė e Kosovės. Ėshtė njė model qė nuk e kam dėgjuar nė shoqėritė demokratike, por ne nė mungesė tė shtetit tė Kosovės jemi tė detyruar qė tė ballafaqohemi me fenomene tė tilla, qė nuk e meritojmė si popull. E them nė mungesė tė shtetit, ngase shteti ka disa shtylla tė veta kryesore tė cilat Kosovės i mungojnė. Gjithēka, ēdo element qė tregon deri mė tash shtetėsi tė Kosovės, Kosova nuk e ka, duke llogaritur nė gjyqėsi tė pavarur, Ministrinė e Mbrojtjes, Ministrinė e Rendit, Ministrinė e Drejtėsisė, Ministrinė e Jashtme dhe nė shėrbimet e sigurisė sė brendshme, ēfarė i ka ēdo shtet. Pėrderisa kėto shtylla mungojnė, atėherė hapen rrugė qė tė ndodhin edhe gjėra tė ndryshme qė pėr mua janė shumė tė rrezikshme.

 

        Nuk i kam rėnė pishman qė jam larguar nga AAK-ja

 

        EPOKA E RE: Rreth gjashtė muaj pas zyrtarizimit tė koalicionit LDK-AAK, a i keni rėnė pishman qė jeni larguar nga AAK-ja?

 

        Selimi: Jo, nė asnjė mėnyrė. Nuk e kam marrė atė vendim as nga njė eufori, e nuk ka qenė as vendim arrogant, por e vlerėsoj kėtė vendim timin, pa pasur nevojė tė jem shumė modest. Thjesht krenohem qė kam ditur tė marr vendim tė drejtė dhe nė moment tė caktuar, ndonėse ka qenė moment shumė i shpejtė. Megjithatė, mė vjen shumė keq qė droja ime e dėshtimit tė kėtij koalicioni tashmė po duket se ka qenė reale, sepse ky koalicion ėshtė njė kamuflim dhe ėshtė njė kombinim absurd, i cili qė nė fillim ka qenė i destinuar qė sė paku, nėse nuk dėshton, tė jetė i pasuksesshėm, siē edhe ėshtė. Pavarėsisht ēfarė koalicioni apo politike mund tė jetė, unė jam qytetar i Kosovės dhe do tė doja qė qeveria dhe institucionet e vendit tim tė jenė efektive, por pėr fat tė keq nuk ndodhi kėshtu.

 

        Ėshtė vlerėsim naiv, nėse mendojmė se Kosova ėshtė e pavarur dhe i duhet vetėm njohja formale

 

       EPOKA E RE: Ti personalisht a e sheh afėr jetėsimin e pavarėsisė sė Kosovės, siē proklamohet nga disa liderė, se “pavarėsisė sė Kosovės i duhet vetėm njohja formale”?

 

       Selimi: Ky ėshtė vlerėsim naiv, nėse mendojmė se Kosova ėshtė e pavarur dhe i duhet vetėm njohja formale. Nėse e bėjmė njė llogari dhe themi se jemi tė pavarur dhe se na mungon vetėm njohja formale, atėherė ēfarė lloj pavarėsie do tė kemi. Do tė thotė ne kėrkojmė tash njohjen formale dhe me kėtė kemi kėrkuar njė njohje edhe formale tė aneksimit tė Mitrovicės dhe veriut; nėse kėrkojmė njohje formale tė kėsaj pavarėsie, ne kėrkojmė njohje formale tė enklavave serbe nė Kosovė; nėse kėrkojmė njohje formale tė realitetit, atėherė ne kėrkojmė njohje formale edhe tė aneksimit tė shumė hektarėve nga Maqedonia dhe nga Serbia; nėse kėrkojmė njohje formale, kėrkojmė njohje formale edhe tė kėtij realiteti qė tashmė ėshtė i hidhur, njė realitet i rėndė pėr qytetarėt e Kosovės, ku llogariten edhe rrethana shoqėroro-politike ēfarė janė nė Kosovė. Tė kėrkosh njė njohje formale tė kėtij realiteti ėshtė vrasje pėr Kosovėn. Unė jam i bindur qė ata qė e kėrkojnė, apo ai qė e kėrkon njohjen formale, nuk e di as kuptimin se ēka do tė thotė njohja formale nė kėtė rast, ēka do tė thotė formalizimi i njė realiteti qė ėshtė sot, por kaq di e kaq flet ai.

 

         Nga qeveritarėt asgjė tjetėr s’po dėgjoj, pėrveē fjalėve u pajtuam, pėrkrahėm, pritėm...

 

         EPOKA E RE: Opozita vazhdimisht ėshtė duke e akuzuar njė pjesė tė Qeverisė Kosumi pėr inkriminim. Ju personalisht i njihni nga afėr disa ministra, a mendoni se janė aq tė korruptuar sa thotė opozita?

 

          Selimi: Mua nuk mė lejohet qė tash tė paragjykoj pėr korrupsion apo jo, mua mė lejohet tė vlerėsoj pėr rezultatet nė kėtė rast tė zhvillimit ekonomik dhe politik nė Kosovė, rezultate tė cilat nuk po duken gjėkundi. Mė vjen keq qė sidomos pas vetėdorėzimit tė zotit Haradinaj dhe dorėheqjes sė tij nga posti i kryeministrit, nuk kam dėgjuar asgjė tjetėr nga qeveritarėt e tanishėm pėrveēse u pajtuam, pėrkrahėm, pritėm dhe asgjė tjetėr mė shumė. Unė do tė doja qė sė paku kjo qeveri tė punonte. Nė kėtė rast, mė bie ndėrmend njė proverb kinez “Kur mungon luani, majmuni bėhet mbret”. Me keqardhje kam konstatuar se ky proverb i shkon pėr fytyre qeverisė sė tanishme tė Kosovės.      

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!