REZOLUTA E PAHARMONIZUAR, E SHUMĖPĖRFOLUR, E SABOTUAR

 

            Dy versionet e rezolutės pėr pavarėsinė e Kosovės e kanė sjellė nė dyshim ecurinė e rezolutės pėr miratimin e saj. Ndėrsa 17 nėntori tashmė ėshtė caktuar si njė datė kur kjo rezolutė do tė vihet pėr miratim nė Kuvend, partitė mė tė mėdha politike ende nuk kanė arritur ta harmonizojnė njė tekst pėrfundimtar tė saj, qė ka zgjuar dyshime qė formulime tė caktuara nė tekstin e kėsaj rezolute, mund tė nxisin dhe kundėrshtimin e kėsaj rezolute nga shefi i UNMIK-ut dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare. Pėrderisa versioni i parė e pėrcaktonte atė si rezolutė pėr rikonfirmimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran, versioni i dytė e pėrkufizon atė si rezolutė pėr rishpalljen e Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran. Sipas Hajredin Kuēit, deputet i Partisė Demokratike tė Kosovės, subjekt ky qė ka dhėnė nismėn pėr miratimin e kėsaj rezolute, Kuvendi duhet tė miratojė njė tekst qė do tė ishte i pranueshėm jo vetėm pėr spektrin politik vendor, por edhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare. "Partia Demokratike, respektivisht udhėheqja e saj janė nė kontakte tė vazhdueshme me qėllim tė harmonizimit tė tekstit, njėkohėsisht jemi nė kontakte tė vazhdueshme qė tė kemi njė qėllim racional, i cili do tė jetė i pranuar nga subjektet politike nė Kuvend, nga qytetarėt dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare". Versioni i dytė qė flet pėr shpalljen e Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran, sipas vlerėsimeve nė qarqe tė caktuara politike, mund tė kundėrshtohet nga bashkėsia ndėrkombėtare, pasi do tė konsiderohej si ndėrhyrje nė procesin negociator, pėr ē'gjė Kosova tashmė e ka dhėnė pėlqimin. Mirėpo, pėrkundėr kėtyre dyshimeve, grupet parlamentare nga partitė mė tė mėdha e kanė miratuar pėr procedim nė Kuvend pikėrisht versionin e dytė. Ndėrkaq, profesori i ēėshtjeve kushtetuese dhe juridike Riza Smaka, mendon se kjo rezolutė duhet tė pėrmbajė nė vetvete dy versionet me tekst tė harmonizuar. "Mendoj se do duhej tė bėhej e tillė qė tė rikonfirmohet vullneti i popullit pėr Kosovėn shtet demokratik tė pavarur, shtet sipas standardeve bashkėkohore tė shteteve mė tė pėrparuara". Pėrndryshe, profesor Smaka mendon se cilido version i kėsaj rezolute do tė mund tė kundėrshtohet nga bashkėsia ndėrkombėtare, por ai thekson se miratimi i saj do tė ishte nė favor tė fuqizimit tė pozicionit tė Kosovės nė negociata. "Kundėrshtimi mund tė pritet dhe gati ėshtė i sigurt, sepse faktori ndėrkombėtar relevant konsideron se, sė paku ashtu reflektohet nga prononcime tė caktuara tė njerėzve kompetentė, se do ta paragjykonte statusin". Kurse deputeti Hajredin Kuēi beson se kjo rezolutė pėrveē tė tjerave do tė jetė njė mbėshtetje pėr ekipin negociator, duke e vėnė atė nė preambulėn e platformės sė Kosovės pėr bisedimet. "Rezoluta gjithsesi ėshtė e domosdoshme. Ajo ka nevojė nė radhė tė parė qė tė japė pasqyrimet bazė pėr punėn e grupit negociator, por njėkohėsisht ka nevojė gjithsesi qė platforma politike pėr ēėshtjen e Kosovės tė bazohet mbi bazėn e kėsaj rezolute". Pavarėsisht konfuzionit tė krijuar pėr shkak tė tekstit tė paharmonizuar, Kuvendi pritet tė japė njė pėrgjigje rreth kėsaj rezolute mė 17 nėntor. Parashihet qė para fillimit tė kėsaj seance, shefat e grupeve mė tė mėdha parlamentare, kryetari dhe kryesia e Kuvendit tė Kosovės, tė mblidhen nė njė takim tė mbyllur nė pėrpjekje tė gjetjes sė njė versioni, i cili besohet se do tė ishte i pranueshėm jo vetėm pėr palėn kosovare, por edhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare.(rel)

      

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!