MIRATOHET REZOLUTA PĖR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TĖ POPULLIT TĖ KOSOVĖS PĖR KOSOVĖN SHTET TĖ PAVARUR DHE SOVRAN

 

KUVENDI I KOSOVĖS

 

        Prishtinė, 17 nėntor 2005

 

        • Duke u mbėshtetur nė Kartėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, pėr tė Drejtėn e Popujve pėr Vetėvendosje dhe aktet e tjera ndėrkombėtare;

 

       • Duke marrė parasysh aspiratėn legjitime tė popullit tė Kosovės pėr tė jetuar i lirė dhe nė paqe me popujt tjerė;

 

     • Duke u mbėshtetur nė zhvillimet historike, juridike e kushtetuese tė Kosovės, tė shprehur nė Konferencėn e Bunjajt (1943-44), nė Deklaratėn Kushtetuese tė 2 korrikut tė vitit 1990, nė Referendumin e vitit 1991, si dhe nė Rezolutėn e Kuvendit tė Kosovės pėr Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran tė vitit 1991;

 

      • Duke u bazuar nė luftėn e gjatė tė popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi;

 

       • Duke u bazuar nė rezistencėn e pėrgjithshme ndaj okupimit dhe nė luftėn e armatosur tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės;

 

        • Duke konfirmuar garantimin pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė sipas standardeve ndėrkombėtare;

 

      •  Duke u bazuar nė programet e partive politike pėr statusin politik tė Kosovės;

 

        • Duke e ēmuar lart intervenimin e NATO-s nė Kosovė pėr tė ndalė gjenocidin dhe pastrimin etnik nė Kosovė nga ana e Serbisė, si dhe ndihmėn ndėrkombėtare dhėnė Kosovės; Kuvendi i Kosovės nxjerrė kėtė:

 

REZOLUTĖ PĖR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TĖ POPULLIT TĖ KOSOVĖS PĖR KOSOVĖN SHTET TĖ PAVARUR DHE SOVRAN

 

        1. Kuvendi i Kosovės rikonfirmon vullnetin e popullit tė Kosovės pėr Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran;

 

       2. Kuvendi i Kosovės garanton rikonfirmimin e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės pėr Pavarėsi nėpėrmjet Referendumit;

 

      3. Kuvendi i Kosovės merr obligim tė nxjerrė Kushtetutėn e Kosovės nė pajtim me standardet e Bashkimit Evropian;

 

      4. Kuvendi i Kosovės kėrkon pėrkrahjen ndėrkombėtare pėr Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran, nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Evropian, si dhe nga vendet e tjera;

 

      5. Kuvendi i Kosovės shpreh gatishmėrinė qė t’i ratifikojė tė gjitha konventat dhe aktet e njohura ndėrkombėtare, mbi tė drejtat e njeriut dhe mbi tė drejtat e komuniteteve, qė dalin prej Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Bashkimit Evropian, Kėshillit tė Evropės dhe Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian;

 

      6. Kuvendi i Kosovės zotohet pėr respektimin dhe garantimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut pėr qytetarėt e Kosovės dhe tė drejtave tė komuniteteve minoritare nė pajtim tė plotė me standardet ndėrkombėtare;

 

       7. Kuvendi i Kosovės angazhohet qė Kosova tė integrohet nė strukturat Evro-Atlantike, mirėpret angazhimin e tyre tė mėtejmė nė Kosovė, dhe angazhohet pėr raporte tė mira me vendet fqinje duke kontribuar pėr stabilitetin e rajonit;

 

       8. Kuvendi i Kosovės garanton tėrėsinė territoriale tė Kosovės dhe pacenueshmėrinė e kufijve tė saj;

 

       9. Kuvendi i Kosovės konfirmon se vullneti i popullit tė Kosovės pėr Pavarėsi ėshtė i panegocueshėm;

 

     10. Kuvendi i Kosovės duke e mbėshtetur Delegacionin e Kosovės, do tė pėrcjellė gjithė procesin e punės sė tij dhe ēdo vendim pėr tė ardhmen e Kosovės do tė ratifikohet nė Kuvend apo nėpėrmjet Referendumit; Kjo Rezolutė paraqet bazėn juridike dhe politike pėr platformėn e Delegacionit tė Kosovės pėr pavarėsinė e Kosovės.

      

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!