REZOLUTA E STABILITETIT POLITIK SHTETĖROR

 

Domosdoshmėria e kohės

 

 

            Kjo Rezolutė ndėr tė tjera vuri edhe linjėn e kuqe pėr palėn e Kosovės nė raport me fatin e ardhmėrisė sė saj, pa e kėrcėnuar askėnd. Pėr kėtė hap, skena politike e vendit kishte vėrtet nevojė tė domosdoshme vepruese. Ajo do tė jetė shumė mė e pėrgatitur nė tė ardhmen, pėr tė qenė e bashkuar aty ku varet liria e Kosovės pėr tė gjithė qytetarėt e saj, aty ku varet ekzistenca fizike e shtetėrore e Kosovės pėr ardhmėrinė e fėmijėve tė saj

 

Pėr Epokėn e re, Rexhep Hoti

 

1.

            Ata qė e njohin mė afėr Akademik Rexhep Qosjen, e dinė se Profesori i nderuar pėr ēdo ditė tė javės, ashtu sikurse edhe populli, e ruan nga njė simbolikė pėr to. Theksimi i tij nė ditėn e Enjte nė kuadėr tė komentit qė ai bėn pėr Rezolutėn e sovranitetit tė shtetit tė Kosovės tė miratuar Ditėn e Enjte mė: 17. 11. 2005, kujtoj se jep njė porosi tė sė enjtes sė bardhė. Porosia ėshtė e bardha e ditės, si vetė simbolika e bardhė pėr paqen. Sido qoftė, kjo hyrje le tė mbetet njė solemnitet i shkrimit pėr hapin e Kuvendit tė Kosovės, nė pajtim me obligimin qė ata kanė ndaj popullit tė Kosovės.

 

            2.

            Lexuesit e “Epokės sė re”, mbase edhe tė tjerė, nė maj - qershor tė kėtij viti kanė lexuar po nė kėtė gazetė disa trajtime mbi unitetin qė duhet ta arrijnė dy partitė kryesore tė vendit, LDK - PDK (Wolks Partei, siē do tė quheshin nė Gjermani), nė shėrbim tė finalizimit tė shtetit tė Kosovės, pavarėsisht nga qeverisja nėn ēdo nivel e koalicionit LDK - AAK, e cila vetvetiu minonte nė themel ēdo nismė. Nė anėn tjetėr, ēdo qytetar i Kosovės e kishte tė qartė se interesat vitale tė kombit dhe tė shtetit tė Kosovės nuk mund tė lejoheshin qė tė binin pre e degjenerimit total tė qeverisjes aktuale. Dikush prej faktorit politik vendor me peshė duhej tė ngrihej mbi kėto rrethana, tė tejkalonte interesat partiake dhe pėrgjegjėsitė e saj, pėr t’u fokusuar nė ēėshtje fundamentale tė shtetit tė Kosovės. Dhe pėr kėtė ēėshtje nuk kishte as kohė pėr tė pritur e as mundėsi tjera taktizimi. Ose pozita (LDK) ose opozita (PDK) duhej tė lėshonte pe. Nė fakt, mu nė kėtė ēėshtje filloi tė ftillohet procesi politik nė Kosovė. Lideri i opozitės, Hashim Thaēi, pas luftės, nė rrethana tė jashtėzakonshme, ia ka dalė tė jetėsojė dhe institucionalizojė parimin dhe vlerėn themelore tė demokracisė, pranimin e rezultatit dhe jetėsimin e saj. Nė fakt, vlera demokratike dėshmohet edhe pėrmes humbjes sė garės demokratike pėr pushtet. Madje, kjo ėshtė mė kapitale sesa dėshmimi i fitores pėr njė vend qė nuk e ka njohur mė parė sistemin e funksionimit tė saj. Sidomos kur kihen parasysh rrethanat qė i kishte Kosova. Theksimi i kėsaj ēėshtje ndėrlidhet edhe me kursin politik tė Hashim Thaēit, nė prag tė finalizimit tė sovranitetit tė Kosovės. Dhe rezultatet nuk mungojnė.

 

            3.

            Nisma e Hashim Thaēit pėr Rezolutėn e sovranitetit tė shtetit tė Kosovės, pėrveē qėllimit tė saj me peshė tė shumėfishtė pėr Kosovėn, e nė veēanti pėr grupin e saj negociues, me njė fjalė, kjo Rezolutė ndėr tė tjera vuri edhe linjėn e kuqe pėr palėn e Kosovės nė raport me fatin e ardhmėrisė sė saj, pa e kėrcėnuar askėnd, dhe ka peshė tė jashtėzakonshme pėr unifikimin e parimeve tė pėrgjithshme ndėrmjet dy partive kryesore tė vendit. Dhe mbase ky ėshtė suksesi mė i madh strategjik i saj. Funksionimi i dy partive kryesore mbi kėto parime do tė thotė sukses i njohjes ndėrkombėtare mbi sovranitetin e shtetit tė Kosovės. Ėshtė e kuptueshme se negociatat e Kosovės me Bashkėsinė Ndėrkombėtare do tė bėjnė rregullimin procedural tė pranimit tė shtetit, i cili, si edhe ēdo shtet tjetėr do tė ketė obligime e pėrgjegjėsi pėr tė pėrmbushur e pėr tė negociuar me bashkėsinė ndėrkombėtare, edhe nė raport me Serbinė. Tashmė dihet se asnjė lidhje e Kosovės me Serbinė nuk mund tė qėndrojė nė kuptimin e ndonjė bashkėsie shtetesh. Sepse njė lidhje e tillė do tė thotė jostabilitet dhe jo paqe nė Ballkan. Njė vlerėsim i tillė tashmė nuk ėshtė ndonjė mendim analisti, por njė vlerėsim edhe i diplomacive tė larta tė shteteve tė shumta dhe me peshė vendimmarrėse nė kuadėr tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare.

 

            4.

            Ėshtė e habitshme se vlerėsimi i dy partive tė vogla nė Kuvendin e Kosovės, i AAK-sė, e sidomos i ORA-s, me kohė shfaqėn njė mospėrfillje, zemėrim tė shndėrruar nė arrogancė pėr Rezolutėn tashmė tė miratuar. Madje ish-bosi i mediave e tash lider i ORA-s shkoi aq larg sa tha se Kuvendi mund tė miratojė edhe njėqind Rezoluta tė tilla, tė cilat nuk kanė ndonjė peshė. Mediat e tij duke besuar seriozisht nė atė qė kishte thėnė bosi i tyre, e dėrrmuan opinionin me lansime tė tilla. Ndonėse, ata nuk “e dinin” se bosi i tyre mund ta ndėrronte mendjen nga deklarimet e tij fare tė kota, nė mendime tė avancuara, madje duke e quajtur atė “njė preambulė pėr platformėn e delegacionit tė Kosovės”. Ndėrkaq, pėr elementin e ri qė mendon se e ka futur ai, fjala ėshtė pėr Konferencėn e Bujanit, edhe nuk mund t’i zihet pėr tė madhe, sepse ose ai nuk i ka parė versionet e mėparshme para se tė hidheshin nė tryezė tė tij, ose ata qė e kanė informuar nuk i kanė treguar drejt se ajo ka qenė e propozuar mė parė. Nuk ia vlen tė merresh me kėto gjėra, por mediat e tij janė duke e luajtur bukur njėanshėm. Ndėrkaq, konstatimi tjetėr i kėtij lideri politik: “Po tė kishim qenė tė pavarur nuk do ta kishim bėrė rezolutėn pėr pavarėsi”, dėshmon aftėsinė e tij mediale, por jo politike. Mbase do tė ketė harruar ēfarė kishte deklaruar vetėm pak kohė mė parė nė TV-nė publike tė Kosovės. Mirėpo, kur njeriut i ofrohet pozicion mė tepėr sesa e meriton, nė vend se tė falėnderohet pėr njė gjė tė tillė, ai ėshtė i prirur ta keqpėrdorė atė.

 

            5.

            Miratimi i Rezolutės, pėrveē qė do tė dėshmojė pėrmasa tė shumanshme nė shėrbim tė shtetit tė Kosovės, ish-kryeministri i Shqipėrisė, Pandeli Majko, e cilėsoi atė si akt qė Kosovėn e vė nė pozicion tė partneritetit shtetėror, dhe po kėtė mendim kishte edhe Arbėr Xhaferi, ajo e funksionalizoi pėr herė tė parė nė njė hap konkret shtetėror veprimin e pėrbashkėt tė faktorit politik tė Kosovės. Pėr kėtė hap, skena politike e vendit kishte vėrtet nevojė tė domosdoshme vepruese. Ajo do tė jetė shumė mė e pėrgatitur nė tė ardhmen, pėr tė qenė e bashkuar aty ku varet liria e Kosovės pėr tė gjithė qytetarėt e saj, aty ku varet ekzistenca fizike e shtetėrore e Kosovės pėr ardhmėrinė e fėmijėve tė saj.

      

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!