STATUS I ARDHSHĖM APO STATUS PĖRFUNDIMTAR PĖR KOSOVĖN?

 

Fjalė e mbajtur nė tryezėn dyditore tė ekspertėve nga Prishtina dhe Beogradi me temėn: “Dialogu para fillimit tė bisedimeve pėr statusin”, organizuar nga IDERK-u

 

 

            Pavarėsia e Kosovės ėshtė edhe nė interes tė serbėve tė Kosovės dhe shtetit tė Serbisė. Nėpėrmjet njohjes sė saj, tė parėt do tė liroheshin nga njė barrė e rėndė siē ėshtė nacionalizmi ekstrem dhe i paarsyeshėm, kurse tė dytėt do tė liroheshin nga dėshira e pafre pėr ripushtim. Koha e krijimit tė gjendjeve faktike politike nėpėrmjet argumenteve tė rreme historike dhe dhunės ushtarake e policore ka kaluar. Evropa e shekullit XXI ecėn drejt integrimit dhe jo pushtimit, drejt lirisė dhe jo shtypjes, drejt paqes dhe jo dhunės

 

Nga Sabri Kiēmari

 

            Zonja dhe zotėrinj, kanė kaluar gati gjashtė vite e gjysmė qė nga pėrfundimi i ndeshjes sė armatosur nė mes tė forcave kosovare pro pavarėsisė tė UĒK-sė dhe forcave shtetėrore serbe. Rezultati i kėtij konfrontimi ishte tragjik. Pa dyshim se plagėt e shkaktuara nuk mund tė pėrthahen nė kėto pak vite tė kaluara. Nevojitet mė shumė kohė dhe durim. Dhe nė radhė tė parė nevojiten sinjale tė arsyeshme nga regjimi i tanishėm i Beogradit. Ende nė Serbi nuk ėshtė bėrė denacifikimi i shoqėrisė, ende nuk dihet fati i mijėra tė zhdukurve, ende sillen kufoma tė shqiptarėve tė vrarė nga Serbia, ende sillet hiri i trupave tė djegur nga Beogradi, ende elita politike serbe nuk ka hequr dorė nga gjuha ultranacionaliste “pėr Kosovėn djep dhe shpirt tė Serbisė”. Opinioni kosovar ka nevojė pėr njė pėrkulje vilibrantiane, jo vetėm formale sa pėr tė thėnė, por me ndjenja tė fuqishme njerėzore, para varreve tė civilėve tė vrarė nga regjimi antinjerėzor i Millosheviqit. Ish-Kancelari Brandt kishte luftuar vetė kundėr nazifashizmit, por si gjerman, la njė shenjė pėr historinė, se si duhet tė sillen pėrgjegjshėm shtetarėt pasardhės tė shtetit qė ka bėrė krime kundėr njerėzimit. A do tė guxojė, a do tė mundet ose a do tė mundet tė guxojė ndonjėri nga udhėheqėsit serbė ta bėjė kėtė gjė nė Kosovė, mbetet tė shihet! Serbia nuk mund tė krijojė raporte normale me shqiptarėt pa pranimin e fajit dhe pėrkuljen me respekt para viktimave tė shkaktuara nga regjimi i saj.

 

Multilogu pėr Kosovėn

 

            Kosova dhe Serbia i kanė filluar pėrpjekjet pėr marrėveshje. Javėt qė shkuan janė karakterizuar nga njė komunikim i heshtur dhe jo i drejtpėrdrejtė. Ka filluar jo dialogu, por multilogu pėr Kosovėn. Nė procesin e bisedimeve po marrin pjesė tri grupe kryesore pjesėmarrėse: kosovarėt, serbėt dhe pėrfaqėsuesit e Bashkėsisė Ndėrkombėtare. Kėta tė fundit nuk janė vetėm ndėrmjetėsues nė procesin e bisedimeve pėr marrėveshje, por edhe udhėheqės tė tyre.

            Dihet se ēėshtja e Kosovės karakterizohet nga kontradikta interesash nė mes tė palės kosovare dhe asaj serbe. Megjithatė, ekziston njė hapėsirė e konsiderueshme pėr pėrpjekje tė tė gjitha palėve pėr tė arritur marrėveshjen. Nėpėrmjet multilogut do tė duhej tė gjenden zgjidhje pėr drejtpeshimin e kontradiktave tė interesave dhe do tė duhej tė vinte deri te marrėveshja e paqes nė mes tė kosovarėve dhe serbėve.

            Ėshtė interes i tė dy palėve nė konflikt qė tė arrihet njė marrėveshje e drejtė, jo e njėanshme. Ėshtė fat i mirė pėr tė dy palėt nė konflikt, shqiptarėt e Kosovės si shumicė absolute (projekti pėr pavarėsi i tė cilėve pėrkrahet masivisht edhe nga boshnjakėt, turqit, romėt dhe ashkalinjtė kosovarė) dhe serbėt, si pakicė (projekti i tė cilėve pėr “mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi” nuk pėrkrahet nga asnjė pakicė tjetėr nė Kosovė) qė raportet e krijuara nė Kosovė nuk lejojnė hapėsirė pėr tė pėrdorur mjetin e palejueshėm tė ndikimit tė njėanshėm nė procesin negociator: kėrcėnimin pėr sanksione negative. Nė vend tė kėtij mjeti tė dy palėt do tė duhej tė pėrdorin tė kundėrtėn e tij: premtimin pėr sanksione pozitive. Hapin e parė praktik nė kėtė drejtim e ka bėrė shoqėria dhe institucionet kosovare, duke pranuar qė nėpėrmjet kornizės kushtetuese tė precizojė nė rrafshin normativ dhe tė akceptojė nė rrafshin praktik institucional njė shkallė mė tė lartė tė pėrfaqėsimit tė minoritetit serb nė Parlamentin e Kosovės sesa pėrbėrja e tyre nė numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė (pėrpos deputetėve tė zgjedhur nga zgjedhėsit, pėr minoritetin serb janė dhjetė vende tė rezervuara). Kjo dėshmon se ndryshe nga regjimet serbe, shoqėria dhe politika kosovare ka preferuar variantin e sanksioneve pozitive si ofertė institucionale pėr minoritetet.

 

Statusi pėrfundimtar nė interes tė tė dy shoqėrive, asaj kosovare dhe serbe

 

            Nė tė kaluarėn e afėrt Qeveria e Beogradit tentonte qė pėrdorimin e forcės ta shfrytėzonte si mjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, nėpėrmjet tė cilės formė ajo shkaktoi burime tė shumta konfliktesh, nacionalizėm dhe urrejtje. Sot do tė duhej qė nė tė dy shoqėritė tė depėrtojė njė kulturė tjetėr politike: kultura e bisedimit. Bisedimi ėshtė njė parakusht i domosdoshėm pėr tė arritur deri te rezultatet e favorshme pėr tė dy kombet dhe tė dy shoqėritė. Prandaj, si pėrgjigje tė pyetjes sė shtruar nga organizatori, mė lejoni tė paraqes dy teza themelore:

            Ėshtė nė interes tė tė dy shoqėrive, asaj kosovare dhe serbe, qė procesi i bisedimeve tė pėrfundojė me statusin pėrfundimtar tė ēėshtjes sė Kosovės dhe jo me status tė ardhshėm tė papėrcaktuar nė rrafshin perspektiv.

            Bashkėsia Ndėrkombėtare duhet ta ripėrkufizojė praninė nė suazat e kėshillim-dhėnies pėrgjatė procesit tė shtetbėrjes dhe ta reduktojė prezencėn e saj monitoruese nė fushėn e sigurisė territoriale, mbrojtjes sė tė drejtave tė minoritetit serb dhe demokratizimit tė shoqėrisė.

 

Pėrcaktimi pėr njė zgjidhje tė pėrkohshme do tė pengojė edhe mė tutje prosperitetin

 

            Nuk ka asnjė dilemė se moszgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė bėrė pengesė pėr dy shoqėritė. Pėrcaktimi pėr njė zgjidhje tjetėr, sėrish tė pėrkohshme ose siē po quhet “tė ardhshme”, do tė pengojė edhe mė tutje procesin e prosperitetit tė dy shoqėrive dhe dy vendeve. Pengesat shkaktohen nė tri rrafshe kryesore: nė rrafshin ekonomik, tė demokratizimit tė shoqėrisė dhe nė atė integrativ.

            Pengesat nė rrafshin ekonomik - Ėshtė e njohur se si nė Serbi, ashtu edhe nė Kosovė, investuesit seriozė ndėrkombėtarė nuk ndėrmarrin hapa investimi nga frika e ripėrsėritjes sė luftės ose konflikteve tė armatosura. Ėshtė po ashtu e padiskutueshme se mjaft shtete me fuqi tė madhe investimi, nuk ndėrmarrin hapa tė marrėdhėnieve dypalėshe ekonomike as me Kosovėn dhe as me Serbinė si pasojė e moszgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Pėrcaktimi pėr formulėn pėr njė zgjidhje tė ardhshme dhe jo definitive tė ēėshtjes sė Kosovės nė procesin negociator do tė thoshte sėrish mungesė investimesh nga koncernet e fuqishme ndėrkombėtare dhe sėrish mungesė gatishmėrie e shteteve pėr kontrata tė bashkėpunimit dypalėsh. Si pasojė tė dy vendet, Kosova dhe Serbia, do tė pėrballen me vėshtirėsi tė mėdha ekonomike, papunėsi nė rritje dhe me rrezik potencial pėr trazira politike e sociale.

            Pengesat nė rrafshin e demokratizimit – Tė dy shoqėritė tona janė emocionalisht tė lidhura me rrugėzgjidhjen e statusit tė Kosovės. Ēdo veprim nė rrafshin e demokratizimit shihet nga kėndvėshtrimi i kombėtares. Liria e individit, liria e lėvizjes, barazia e pakicave, sundimi i ligjit, reformat demokratike nė institucione dhe pushtetin lokal janė bėrė peng i vėzhgimit me dioptri tė interesit nacional nė tė dy shoqėritė, sipas sentencės: “sa shkon kjo nė dobi nacionale tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės”. Tentimi pėr tė gjetur njė zgjidhje tė pėrkohshme, do tė thoshte koncentrim i energjisė tė tė dy shoqėrive nė drejtim tė “interesit jetik kombėtar pėr Kosovėn” dhe margjinalizim i mėtutjeshėm i demokratizimit tė brendshėm tė shoqėrisė. Serbia nuk mund tė bėhet demokratike pa u liruar nga dėshira sunduese mbi Kosovėn. Por edhe Kosova nuk mund tė bėhet plotėsisht demokratike pa u pavarėsuar edhe de jure nga Serbia. Pengesat nė rrafshin integrativ – Shoqėria kosovare ka identifikuar si interes tė saj jetik integrimin nė BE dhe NATO. Pothuajse nuk ekzistojnė fare forca qė e kundėrshtojnė integrimin. Edhe pjesa dėrmuese e shoqėrisė serbe ėshtė e orientuar drejt integrimit nė BE dhe NATO. Nė Serbi megjithatė ekzistojnė forca tė shumta qė e kundėrshtojnė integrimin. Ėshtė interes i tė dy shoqėrive tona, i paqes mes tyre dhe paqes nė Ballkan integrimi i tyre nė BE dhe NATO. Nėpėrmjet integrimit do tė relativizoheshin kufijtė, do tė sigurohej Gadishulli dhe do tė civilizoheshin raportet mes nesh. Nė rast tė mosgjetjes sė zgjidhjes pėrfundimtare nė bisedimet pėr statusin por vetėm tė njė zgjidhjeje pasuese, integrimi do tė prolongohej, nuk do tė mund tė plotėsoheshin njė varg parakushtesh pėr integrim dhe kėshtu kufijtė do tė ēimentoheshin edhe mė, siguria e tė dy shoqėrive do tė ishte e rrezikuar dhe rreziku i veprimeve radikale nė tė dy anėt do tė ishte permanent.

 

Shoqėria kosovare i ka dhėnė provat e nevojshme se mund tė ecė e pavarur

 

            Nė shtjellim tė tezės sime tė dytė, dėshiroj tė konstatoj se prania e Bashkėsisė Ndėrkombėtare ka qenė jetike pėr rivendosjen e paqes dhe lirisė nė kėto hapėsira. Pa veprimin e shumanshėm (ushtarak, civil, diplomatik, policor etj.) tė institucioneve ndėrkombėtare mund tė merret me mend se cili do tė ishte rezultati pėrfundimtar i zhvillimeve konfliktuoze nė Kosovė. Po ashtu edhe roli i Bashkėsisė Ndėrkombėtare nė rindėrtimin e vendit, demokratizimin e shoqėrisė dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisė nė Kosovė ėshtė shumė i madh.

            Shoqėria kosovare i ka dhėnė provat e nevojshme se mund tė ecė e pavarur, duke plotėsuar pjesėn mė tė madhe tė standardeve, tė kėrkuara nga ajo. Prandaj Bashkėsia Ndėrkombėtare duhet t’i japė shanset shoqėrisė kosovare ta dėshmojė aftėsinė vetėqeverisėse tė shtetit tė Kosovės, kurse Serbia duhet tė njohė realitetin e krijuar politik dhe shoqėror: se njė shtet i ri ka lindur tashmė nė Ballkan, me tė cilin Serbia si vend fqinjė, duhet tė krijojė marrėdhėnie stabile fqinjėsore.

            Mendoj se prania e mėtutjeshme e Bashkėsisė ndėrkombėtare duhet tė ripėrkufizohet nė tri segmente kryesore: garantimin e paqes dhe sigurisė nėpėrmjet trupave tė NATO-sė, monitorimin e mbrojtjes sė tė drejtave tė minoritetit serb dhe integrimit tė tyre nė shoqėrinė kosovare si dhe asistencė e vazhdueshme nė forcimin e institucioneve demokratike, gjyqėsore dhe civile.

            Sė pari, ėshtė e domosdoshme mbetja e trupave tė NATO-sė, veēanėrisht kontingjentet amerikane, si garancė e paqes dhe sigurisė pėr njė afat tė pacaktuar. Nėpėrmjet kėsaj prezence garantohet siguria territoriale e Kosovės nga ēdo mundėsi ndėrhyrjeje ushtarake nga jashtė. Detyrė tjetėr e rėndėsishme e kėtyre trupave do tė ishte zhvillimi i mėtejmė i Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės si ushtri e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Nevojitet njė monitorim i vazhdueshėm i NATO-sė, nė mėnyrė qė kėto trupa tė profesionalizohen edhe mė tutje pėr tė kryer misionin paqeruajtės, me qėllim qė nė tė ardhmen jo tė largėt Kosova tė integrohet nė NATO.

            Sė dyti, shoqėria kosovare ėshtė pėrcaktuar pėr njohjen e tė drejtave tė barabarta pėr tė gjithė qytetarėt e saj dhe kundėr diskriminimit nė bazė tė identitetit etnik, gjinor, racor ose fetar. Megjithatė minoriteti serb nė Kosovė ende nuk ka arritur tė bėjė hapin e guximshėm tė integrimit nė shoqėrinė e Kosovės. Thirrjet e herėpashershme tė udhėheqėsve politikė shqiptarė janė keqkuptuar dhe keqinterpretuar. Nė rrafshin psikologjik kjo mund tė shpjegohet me njė lloj primati qė ky minoritet ka pasur nė tė kaluarėn, duke u mbipėrfaqėsuar gjithkund dhe gjithherė. Ėshtė nė interes pėr shoqėrinė kosovare pėrgjithėsisht dhe pėr minoritetin serb veēanėrisht qė ky hap i guximshėm integrativ tė ndėrmerret sa mė parė. Ky hap vėshtirė mund tė bėhet pa monitorimin dhe kėshillimin e Bashkėsisė Ndėrkombėtare. Prandaj roli i saj nė kėtė drejtim ėshtė mė se i mirėseardhur nė Kosovė. Sė treti, institucionet dhe shoqėria kosovare kanė nevojė pėr njė asistencė tė mėtutjeshme nė forcimin e institucioneve demokratike, gjyqėsore dhe civile nga Bashkėsia Ndėrkombėtare. Duke pasur parasysh se shoqėria kosovare ka vuajtur nė deceniet e kaluara nga pushtimi i egėr i Serbisė, i pėrcjellė nė tė shumtėn e rasteve me terror shtetėror nė njėrėn anė, dhe nga njė sistem i vrazhdė njėpartiak i LKJ, i pėrcjellė me shkelje tė vazhdueshme tė tė drejtave tė njeriut nė anėn tjetėr, ėshtė shumė e mirėseardhur prania e mėtutjeshme kėshillim-dhėnėse e Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr tė tejkaluar nė rrafshin shoqėror, institucional dhe normativ pasojat qė bart nė shoqėri kjo e kaluar.

 

Pavarėsia e Kosovės ėshtė edhe nė interes tė serbėve tė Kosovės dhe shtetit tė Serbisė

 

            Duke pėrfunduar, mė lejoni tė konstatoj se pavarėsia e plotė e Kosovės nuk ėshtė zgjidhja mė e mirė, por zgjidhja e vetme, e cila do t’i kontribuonte paqes, lirisė dhe prosperitetit tė Kosovės dhe Serbisė. Mbi nėntėdhjetė pėr qind e qytetarėve tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e tė gjitha minoriteteve joshqiptare, pėrpos pakicės serbe, e kanė shprehur vullnetin legjitim pėr pavarėsi. Serbia nuk e ka fituar kurrė sovranitetin mbi Kosovėn nė rrugė demokratike, nėpėrmjet referendumit ose formave tjera tė shprehjes sė vullnetit tė qytetarėve tė lirė dhe tė barabartė. Prandaj ajo nuk mund ta ushtrojė sovranitetin mbi njė territor, nė kundėrshtim me vullnetin e shumicės absolute tė qytetarėve dhe pakicave tjera kombėtare.

            Shumica absolute e qytetarėve tė Kosovės synon tė realizojė sovranitetin e plotė: pavarėsinė e Kosovės nga jashtė dhe nga brenda. Kėrkesėn e saj legjitime pala shqiptare e bazon nė njė argument tė fortė politik shtetformues: vullnetin e qytetarėve tė Kosovės pėr pavarėsi, i cili ėshtė nė akord tė plotė me principin e Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje. Ky princip themelor i ēdo demokracie ėshtė baza fundamentale pėr njė pajtim tė mundshėm shqiptaro-serb nė tė ardhmen dhe pėr paqe tė qėndrueshme dhe afatgjatė nė Ballkan. Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė vetėm nė interes tė shqiptarėve, boshnjakėve, turqve, romėve, ashkalinjve dhe pakicave tjera. Pavarėsia e Kosovės ėshtė edhe nė interes tė serbėve tė Kosovės dhe shtetit tė Serbisė. Nėpėrmjet njohjes sė saj, tė parėt do tė liroheshin nga njė barrė e rėndė siē ėshtė nacionalizmi ekstrem dhe i paarsyeshėm, kurse tė dytėt do tė liroheshin nga dėshira e pafre pėr ripushtim. Koha e krijimit tė gjendjeve faktike politike nėpėrmjet argumenteve tė rreme historike dhe dhunės ushtarake e policore ka kaluar. Evropa e shekullit XXI ecėn drejt integrimit dhe jo pushtimit, drejt lirisė dhe jo shtypjes, drejt paqes dhe jo dhunės. Dhe parimi bazė i kėtyre vlerave tė pamohueshme politike ėshtė: vullneti i qytetarėve tė lirė dhe tė barabartė pėr tė ardhmen e tyre.

            Ju faleminderit pėr vėmendjen!

    





Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!