DISKURS SOCIALFILOZOFIK MBI FENOMENOLOGJINĖ E MĖRGIMTARIT

 

Shkruan : Mr. Sc. Sabri Kiēmari

 

       Nuk  jam hiē i sigurtė se njė diskurs mbi fenomenologjinė e mėrgimtarit do tė mund tė ishte temė e preokupimit tim ne muajt dhe vitet e ardhme sikur mos tė ishte ky takim i organizuar nga Ministria e Kulturės, aniqė fakti i tė qenit mėrgimtar vazhdon qė prej gjashtėmbėdhjetė vitesh ta pėrshkojė botėn time jetėsore. Prandaj kam kėnaqėsinė tė falenderoj zotėrinjtė Dehari e Braha pėr respektimin qė mė kanė bėrė duke mė ftuar tė lexojė kėtė punim, si dhe duke ruajtur respektin e sinqertė pėr institucionin qė ajo pėrfaqėson, e falenderoj edhe zonjėn sekretare (permanente) pėr gatishmėrinė pėr tė takuar krijuesit mėrgimtarė.

 

      Meqė njė kėndvėshtrim i gjithanshėm teorik mbi fenomenologjinė e tė qenit mėrgimtarė do tė kėrkonte hapėsirė kohore dhe sasi vėllimore tej suazave tė paracaktuara nga organizatori i kėtij takimi, jam pėrcaktuar pėr analizimin e vetėm njė segmenti tė fenomenologjisė sė tė qenit mėrgimtarė: segmentit socialfilozofik nė shembullin e mėrgimtarit shqiptar.

        Kėndvėshtrimi im i sotėm mbi mėrgimin si fenomen dhe mėrgimtarin si subjekt fenomenologjik mbėshtet nė mėsimet e fenomenologjisė sė Edmund Husserlit.  Fenomenologjia shkon njė hap mė tutje se sa vėzhgimi i objekteve. Ajo e merr parasysh pėrvojėn tonė mbi njė objekt tė caktuar, pėrceptimin e kėtij objekti nga ana jonė ashtu siē ne e kuptojmė atė dhe qėllimin qė pėrbėn objekti pėr ne. I ndikuar nga filozofia e Descartesit, empirizmi i Lockut, skepticizmi i Humit dhe kthasa kopernikane e Kantit Edmund Husserl pėrcaktoi devizėn e tij tė njohur„Tė shkojmė te vetė sendet!“

        Unė do tė mundohem tė pėrshkruaj tėrėsinė e shfaqjeve qė e pėrbėjnė fenomenin e tė qenit mėrgimtar. Konstatimi im fillestar fenomenologjik mbi mėrgimin ėshtė ekzistenca e tij si fenomen nė botėn jetėsore shqiptare, kurse synimi pasues ėshtė tė njohurit e mėrgimtarit shqiptar si subjekt shoqėror. Teza ime bazė ėshtė se pavarėsisht planeve tė ndryshme jetėsore pjesa mė e madhe e mėrgimtarėve shqiptarė nė mesin e tri varianteve komunikative, nė rrafshin e tyre social, preferojnė opcionin e segmentimit, duke pėrceptuar atė  si mundėsi veprimi dhe shpresė pėr tė ardhmen.


      
Mėsimet e Descartesit pėr dy Substancat „rex cogitans“ dhe res extensa“ paraqesin njė moment tė rėndėsishėm nė historinėe e filozofisė. Bota ndahet sipas Descartes nė dy fusha tė tė vėrtetave, tė cilat tradicionalisht kuptohen si shpirt (res cogitans) dhe trup (res extensa). Njė subjekt pėrbėhet nga kėto dy elemente. Edhe njeriu si „qenje e pėrceptueshme, vepruese dhe e pajisur me ndjenja“[1] pėrbėhet nga kėto dy fusha tė tė ekzistuarit res cogitans dhe res extensa.

Pėrtej kritereve definuese mbi njeriun tė idealizmit (i cili mundohet tė pėrcaktoj njeriun vetėm pėr nga vetėdija e tij duke mbiēmuar ekzistencėn e subjektit) dhe empirizmit (i cili mundohet tė pėrcaktoj njeriun pėr nga natyra, duke e mohuar faktikisht egzistencėn e subjektit) fillimisht mėrgimtarin e definoj si njė njeri, njė individ, njė subjekt, njė unė.   Si ēdo individ ai karakterizohet nga tri identitete kryesore: identiteti fizik, social dhe mendor. Fizikisht ai jeton nė njė ambient tė huaj pėr tė. Nė aspektin social veten e identifikon me bashkėsitė nė atdheun e tij (familjen, fshatin, lagjen, komunėn dhe kombin e tij) dhe me rrethin e tij social nė mėrgim (klubin, shoqatėn, rrethin shoqėror). Nė rrafshin mendor ai demonstron unin e tij si individ, i veqantė nga secili individ tjetėr.

       Konform ideve tė interakcionizmit simbolik (Mead) mėrgimtari pėrgjithėsisht, dhe mėrgimtari shqiptar veqanėrisht, mund tė emėrtohet njė “i huaj”, i cili duke u vendosur nė njė shoqėri dhe vend tjetėr social ka marrė kėtė emėrtim. Mendimtari austriak Alfred Schütz e definon tė huajin si “njė tė rritur tė kohės dhe civilizimit tonė, i cili dėshiron qė nga grupi, tė cilit i afrohet, vazhdimisht tė akceptohet ose sė paku tolerohet.”2 Pėr Georg Simmel i huaji ėshtė njė shtegtar potencial, i cili qėndron nė vend tė huaj (p.sh. punėtorėt me punė tė pėrkohsme), por qė nė ēdo kohė mund tė shkojė. Pėr vendėsit nė shoqėrinė ku jeton ai konsiderohet si njė i huaj, i cili nuk bėn pjesė nė shoqėrinė vendėse. Kurse mėrgimtari e ndjen dhe e demonstron edhe vetė kėtė qenje “i huaj”.

Qenja i huaj ėshtė njė konstruksion. Nė proceset kommunikative tė bashkėsive pėrcaktohen rregullat dhe kufijtė e komunikimit tė brendshėm si dhe kufijtė nė raport me individėt a bashkėsitė e jashtme. Nė kėtė mėnyrė edhe krijohet ambivalanca e tėhuajėsisė sė tė huajit. I huaji pėrceptohet si njė person ndryshe pėr vendėsit. Jo rrallė kjo tėhuajėsi ėshtė e pėrceptueshme edhe pėr nga pamja fizike, ngjyra e lėkurės dhe gjuha. Prej vendėsve i huaji shndrrohet nė njė objekt vėzhgimi. Fillimisht ai nuk shihet si individ mė vete, por si pjesėtar i grupit tė tė huajve, ose si pjesėtar i njė lloji tė veqantė tė tė huajve, meqė kriteret e diferencimit nuk janė individuale, por individėt rreshtohen thjeshtė nė njė grup tė caktuar etnik ose kulturor. Hamendjet e mėnyrės sė sjelljes me tė, tė menduarit rreth botės sė tij jetėsore, zakoneve e traditave tė tij, e bėjnė vendėsin tė jetė tejet i kujdesshėm nė raprot me tė. Por me kohė pėr njė pjesė tė vendėsve i huaji bėhet edhe tėrheqės, meqė ai sjell diēka tė re nė jetėn e vendėsve, diēka alternative, diēka kualitative.

Momenti i parė i humbjes sė karakterit tė tė qenit i huaj nė njė shoqėri tjetėr ėshtė tė mėsuarit e gjuhės. Pėrmes gjuhės i huaji pėrcjell botėn e tij tė tė menduarit tek vendėsi. Kėshtu fillon procesi i tė njohurit tė tė huajit si subjekt “nė vete” nga vendėsi, bėhet diferencimi i tė huajit nga i huaji, i individit nga individi. Kėtu fillon edhe kompleksiteti i krijimit tė marrėdhėnjeve ndėrnjerėzore nė mes tė tė huajit dhe vendėsit, besimit reciprok dhe akceptancės sė ndėrsjellė: mėnjanohen paragjykimet dhe krizat.

 

Edhe mėrgimtari shqiptar ėshtė njė i huaj pėr vendėsit. Lėvizja e individėve shqiptar nga vendlindja jashtė atdheut ėshtė proces qė ka rrjedhur nė permanencė. Ka dallime kohore, hapėsinore dhe motivesh tė lėvizjes sė mėrgimtarėve. Varėsisht nga kėto kategori, sot mund tė identifikohen pesė tipe mėrgimtarėsh:

  1. Mėrgimtari ekonomik – “Punėtor me pune tė pėrkohsme jashtė atdheut“, punėtor fabrike, minator ose mirėmbajtės rruge;
  2. Mėrgimtari politik – i pėrndjekur pėr shkak tė veprimtarisė politike, nurmi i tė cilėve u rrit shumė pas vitit 1981;
  3. Mėrgimtari kuazipolitik – i paraqitur si kėrkues azili edhe pse nuk ka pasur ndjekje individuale kundėr tij, por motivet e ikjes kanė qenė ekonomike;
  4. Mėrgimtari i lindur mėrgimtar;
  5. Mėrgimtari ilegal – qė qėndron pa tė drejtė strehimi dhe kryen punė jashtėligjore (punė dhe qėndrim nė tė zezė, prostitucion ilegal etj)

 

Mėrgimtari shqiptar nė jetėn e tij nė vend tė huaj si i huaj gjendet para tri alternativave themelore:

-          asimilimit – pėshtatja e plotė, e gjithanshme dhe bashkangjitja me shoqėrinė ku jeton dhe punon duke hequr dorė nga njė numėr i pakufizuar traditash, sjelljesh, dokesh dhe tė konceptuari;

-          integrimit – pjesėmarrja aktive nė shoqėrinė ku jeton dhe punon, pėrcjellja e vlerave dhe kulturės sė vet nė kėtė shoqėri, duke ruajtur identitetin e vet;

-          segmentimit – ndarja, ikja nga kontakti social me vendasit, rreshtimi nė bashkėsinė e tij etnike me bashkėmėrgimtarėt.

 

Pavarėsisht planeve tė ndryshme jetėsore pjesa mė e madhe e mėrgimtarėve shqiptarė nė mesin e tri varianteve komunikative, nė rrafshin e tyre social, preferojnė opcionin e segmentimit, duke pėrceptuar atė  si mundėsi veprimi dhe shpresė pėr tė ardhmen. Pėrmes segmentimit ata e demonstrojnė jo vetėm subjektivitetin e tyre si individ, por edhe lidhjen e tyre emocionale me atdheun e tyre. Interakcioni i tyre me vendėsit kufizohet nė suazat e tė domosdodshmes dhe nuk i kalon kėto suaza. Mėrgimtari shqiptar jo vetėm qė e ndjen veten tė huaj, por edhe e demonstron kėtė tėhuajėsi. E gjithė kjo bėhet me qėllim tė mosheqjes dorė, qoftė edhe formalisht, nga tė menduarit pėr kthim nė atdhe. Kėshtu ai e krijon njė lidhje simbolike, krejtėsisht emocionale, madje ideale me atdheun. Ky pozicion formal i mėrgimtarit shqiptar karakterizohet nga lėvizshmėria, shtegtimi potencial. Ai gjendet pėr momentin kėtu nė vend tė huaj, por kėtė qenje kėtu mud ta pėrfundoj nė ēdo moment duke i ikur pastaj edhe rolit tė tė qenit i huaj.

Mirėpo  kjo lidhje ideale me atdheun nuk ėshtė e ngjajshme te tė gjithė mėrgimtarėt. Ndryshe e pėrjeton atdheun mėrgimtari ekonomik, i cili ka lėvizur vazhdimisht nga mėrgimi nė Atdhe (tė paktėn njė herė nė vit); krejt ndryshe e pėrjeton atė mėrgimtari politik, tė cilit i qe ndaluar rikthimi me decenie pėr shkak tė veprimtarisė politike; kurse fare tjera janė emocionet e mėrgimtarit tė lindur mėrgimtarė, i cili nuk i ka pėrjetuar ngjarjet traumatike tė ikjes nga Atdheu nė kurrizin e tij, por i njeh ato nga tregimet e tė tjerėve.

 

Jeta sociale e mėrgimtarit shqiptar ėshtė jetė mes dy shoqėrive, dy kulturave dhe dy shteteve. Ai, duke preferuar variantin e segmentimit, e identifikon veten fare pak me shoqėrinė vendėse. Duke i kufizuar komunikimin dhe interakcionin me vendėsit deri nė minimum mund tė thuhet se nuk jeton me vendėsit, por pranė tyre.

Nuk ėshtė njė rregull e mėrgimtarėve shqiptar, por njė pėrjashtim, pjesėmarrja nė jetėn kulturore tė vendėsve. Ėshtė fare i pakėt numri i atyre qė marrin pjesė nė takimet kulturore tė vendėsve, ose qė anėtarėsohen nė shoqatat, klubet dhe bashkėsitė kulturore tė vendėsve. Natyrisht qė nė kėtė drejtim ka pėrjashtime dhe shembuj tė vlefshėm. Poashtu egziston njė dallim thelbėsore nė jetėn e mėrgimtarėve nė shtete tė ndryshme. P.sh. shumė mė tė integruar nė rrafshin kulturor nė jetėn kulturore tė vendėsve ėshtė mėrgimtari shqiptar nė SHBA, se sa ai nė Zvicėr  ose Gjermani. Rrafshet kulturore nė mėrgim do tė duhej tė tejkalojnė kufijtė e mbylljes nė raport me kulturėn vendėse. Ato do tė duhej tė krijojnė njė trekėndėsh veprues komunikativ e interaksional nė mes tė kulturės sė Atdheut, qarqeve tė tyre kulturore dhe kulturės vendėse.

Edhe shtetin nė vendin ku ai jeton, mėrgimtari shqiptar e pėrjeton si tė huaj. Ai e respektonte atė nė tė kaluarėn edhe pėr faktin se kishte mundėsi tė bėnte njė dallim tė qartė nė mes tė zyrtarit tė vendit tė tij nė Atdhe, qė “s’tė ndreq letėr pa ia gjetė njė tė njofshėm ose pa i dhėnė ryshfet” dhe zyrtarit tė ftohtė evroperndimor qė nuk tė kėrkon ryshfet, por t’i numėron njė varg parakushtesh juridike per tė rregulluar tė drejtėn e qėndrimit. Pėr shkak tė mosnjohjes sė pasaportave tė UNMIK-ut dhe insistimeve tė zyrtarėve evroperėndimor pėr pasaporta serbo-malazeze (kryesisht) nė Evropėn Perėndimore ėshtė shėnuar zbehje nė vazhdueshmėri e respektit tė mėrgimtarit pėr shtetin. Natyrisht qė e gjithė kjo lidhje ka tė bėjė me politikėn si praktikė, pėrkatėsisht me statusin politik tė Kosovės, me tė cilin mėrgimtari shqiptar sot e ka tė lidhur fatin shumėfish.

Mendoj se mėrgimtarėt shqiptar po e konstruktojnė identitetin e tyre si grup social. Ata nuk janė vetėm bashkėsi “nė vete”, siē do tė thoshte J.P. Sartri, por po bėhen edhe bashkėsi “pėr vete”. Kėtė qenje tė bashkėsisė “pėr vete” e kanė demonstruar fuqishėm gjatė viteve tė fundit tė shekullit qė shkoi nė mbrojtje tė lirisė sė Kosovės. Si grup me identität social nė konstruksion e sipėr mėrgimtarėt janė nė intearkcion me grupet tjera dhe diferencohen nga grupet e tjera. Ajo qė ndoshta mungon nuk janė kategoritė dhe karakteristikat e vetėpėrceptimit si tė huaj nė vendin e huaj, por si grup social mė vete nė raport me bashkėsitė dhe grupet tjera sociale nė atdhe. 

Pėr shkak tė lidhjeve tė forta tradicionale familiare mėrgimtari shqiptar e demonstron fare pak identitetin e tij personal nė atdhe. Ai vetėintegrohet nė bashkėsitė tradicionale nė vendlindje edhe atėherė kur nga bashkėsi tė caktuara pėrceptohet si objekt, qė sjell tė mira materiale, dhe jo si subjekt i pajisur me identitet mė vete. Nė kėtė rrafsh filozofia, sociologjia dhe politologjia shqiptare do tė duhej tė drejtonin syrin e tyre hulumtues.

 

 

 

Shkruan : Mr. Sc. Sabri Kiēmari

 

dokorant nė Fakultetin e Filozofisė tė Universiteteit tė Bonit (RFGJ)

 

(Lexuar nė Takimin e Krijuesve nė Diasporė, nė Zürich, mė 19.06.2005

 

[1]Bernhard Waldenfels: „Das Problem der Leiblichkeit bei Merleau-Ponty“ in B. Waldenfels: „Der Spielraum des Verhaltens“ Suhrkamp Verlag / Frakfurt am Main 1980, faqe 29

 

2 Schütz, Alfred: „Der Fremde. Ein sozialpsychologischer Versuch“, in: Ders.: „Gesammelte Aufsätze“, Bd. 2: Studien zur soziologischen Theorie, Den Haag 1972, S. 53 [1944]

     

 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!