KOSOVA DHE KRIZA INSTITUCIONALE NĖ GJERMANI

  

   Shkruan: Mr. Sabri Kiēmari

            Ajo qė vetėm njė muaj mė parė dukej tė jetė e pamundur, ngjau tė dielėn qė shkoi. Rezultati i zgjedhjeve federale nė RFGJ ka shkaktuar njė problem serioz institucionalo-shtetėror: as koalicioni i gjertanishėm i qendrės sė majtė nė mes tė socialdemokratėve dhe tė gjelbėrtve dhe as opozita konservatore e unionit kristoandemokrat me liberalėt nuk kanė siguruar shumicė tė mjaftueshme pėr tė qeverisur vendin.

            I gjithė ky ērregullim i skenės politike dhe institucionale erdhi pas zgjedhjeve tė parakohshme, tė cilat kancelari federal i kėrkoi vetė pėr tė siguruar njė rilegjitimim mbėshtetjeje tė reformave nė Politkėn e Tregut tė Punės, Shėndetėsi dhe Ekonomi. Planet e kancelart u prishėn nga njė koalicion i papritur i sė majtės ekstremiste, tė prirė nga ish komunisti gjermanolindor Gregor Gysi dhe ishsocialdemokrati gjermanoperėndimor Oskar Lafontain. Ata siguruan mbi 8 % tė votave dhe kėshtu prishėn sistemin e deritanishėm qeverisės prej dy partish.

            Tė dy partitė e mėdha, SPD dhe CDU/CSU, kanė paralajmėruar fillimin e bisedimeve pėr krijimin e qeverisė sė re. As kancelari Schrėder dhe as udhėheqėsja e opozitės Merkel nuk e kanė pranuar humbjen. Diferenca ne zgjedhje ėshtė vetėm 0, 9 % epėrsi pėr Unionin CDU/CSU. Preferenca e Angela Merkel qė tė krijoi njė koalicion me FDP dhe tė Gjelbėrtit ėshtė vėshtirė e realizueshme pėr shkak tė dallimeve tė mėdha koncepcionale qė kanė CDU/CSU dhe FDP me tė Gjelbėrtit nė Politkėn e Jashtme, Politikėn e Sigurisė, Politikėn e Energjisė etj. Preferenca e kancelarit Schrėder pėr tė krijuar njė koalicion me tė Gjelbėrtit dhe FDP ėshtė hedhur poshtė nė mėnyrė kategorike nga udhėheqėsi liberal Westerwelle. Mundėsia e tretė e pėrfolur ėshtė koalicioni i madh nė mes tė SPD-sė dhe CDU/CSU-sė, jetėgjatėsia e tė cilit prognozohet jo mė shumė se dy vite.

            Duke pasur parasysh faktin se Gjermania ėshtė anėtare e Grupit tė Kontaktit dhe mijėra ushtarė gjerman shėrbejnė nė kuadėr tė trupave tė KFOR-it, nuk ėshtė pa interes pėr Kosovėn se cila formulė e koalicionit do tė tejkalojė krizėn e krijimit tė qeverisė sė re nė RFGJ. Pėrderisa vazhdimi i njė koalicioni tė mundshėm nė mes tė SPD, tė Gjelbėrtve dhe FDP do tė mund tė siguronte kontinuitet nė qėndrime dhe veprime tė balancuara politiko-diplomatike, varianti i koalicionit tė konservatitėve me liberalėt dhe tė gjelbėrtit do tė sillte deri te ndryshimi i aktorėve kryesor nė Politikėn e Jashtme dhe Politikėn e Mbrojtjes.

            Varianti mė i keq i mundshėm pėr Kosovėn do tė ishte futja e ekstremistėve tė majtė (E Majta / PDS) nė qeveri, tė cilėt kanė mbajtur njė qėndrim solidarizues me Slobodan Milosheviqin kur ai kryente krimet mė monstruoze nė Kosovė. Por, pėr fat, PDS ekstremiste ka marrė njė refuzim tė prerė nga tė katėr partitė e tjera qė kanė zėnė vende nė Bundestag.

 

Botuar nė tė pėrditshmen „Zėri i ditės“ , mė23.09.2005

 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!