SHABAN MAZREKAJ – ATDHETAR  I  PAJISUR  ME  VIRTYTET    MIRA TĖ  BURRĖRISĖ  SHQIPTARE

 

 

Dėshmori Shaban Mazrekaj

 

Shkruan Hysen Dreshaj-Besniku

 

Shaban Mazrekaj u lind nė njė familje tė njohur atdhetare, e cila brez pas brezi iu ishte pėrgjigjur thirrjes sė atdheut nė luftė kundėr armiqve, tė cilėt synonin ta gllabėronin kėtė tokė arbėrore. I lindur nė njė familje tė tillė dhe i frymėzuar nė heroizmat e luftėtareve tė paepur pėr lirinė e vendit, Shabani ishte pajisur me virtytet mė tė mira tė burrėrisė shqiptare. Edukata e tillė familjare dhe atdhetare e shtyri qė nė moshė tė re tė preokupohet pėr fatin e hidhur tė atdheut, qė padrejtėsisht e kishin shkėputur nga vendi amė dhe mbi tė cilin rėndonte aq rėndė thundra e egėr e okupatorit serb.


            Vitet ‘90 pėr Kosovėn ishin vite tė dhimbjes, por edhe tė krenarisė, vite kėto tė cilat pothuajse ishin tė caktuara pėr t’i ndryshuar rrjedhat e historisė dhe fatin e atdheut. Ishin vite tė rėnda, sepse nė Kosovė dhuna dhe terrori serb sa vinin e shtoheshin. Pothuajse ēdo ditė kishte rrahje, burgosje, plaēkitje, maltretime tė ndryshme, por kishte edhe vrasje tė shpeshta, ndėrsa rinia ishte e detyruar ta braktiste Kosovėn. Asaj kishte filluar t’i humbiste dinjiteti, krenaria kombėtare dhe ishte mė e nėpėrkėmbur si kurrė mė parė nga okupatori serb, qė mendonte se shqiptarėt i kishte nėnshtruar njėherė e pėrgjithmonė.


            Gjatė kėsaj dhune tė egėr, qė ushtrohej mbi popullin tonė, lindi UĒK-ja, si kurorėzim i tė gjitha pėrpjekjeve tė mėhershme tė popullit shqiptar pėr liri, e cila do tė barte mbi supet e veta fatin e atdheut dhe qė Kosovėn do ta shpinte drejt rrugės sė vėrtetė drejt lirisė.


            Ishte Ushtria Ēlirimtare ajo qė kishte zgjuar ndėrgjegjen e atyre, tė cilėve fati e historia ua kishte ngarkuar barrėn qė Kosovės t’ia kthejnė krenarinė dhe t’ia sjellin lirinė. Ishte komandanti legjendar Adem Jashari, ai i cili e dha kushtrimin e nė dorė rroku pushkėn dhe flamurin e lirisė. Ishte Luan Haradinaj, ai i cili nuk njihte kufi ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė. Ishte Zahir Pajaziti, ai i cili nė pikė tė ditės do t’i shtrinte pėrtokė ata qė e gjakosnin kėtė popull. Ishte Adriani, ai qė do tė mbillte tmerr nėpėr stacionet e milicisė serbe, por ishte edhe Shaban Mazrekaj, ai i cili, sikurse edhe shumė luftėtarė tė tjerė, do t’u bashkėngjitet dasmorėve tė lirisė.


            Qė nga viti 1997 dhe pothuajse deri nė fund tė vitit 1998, rruga e Shishmanit, pothuajse ishte i vetmi shteg qė funksiononte si njė vijė e rregullt e furnizimit me armatim pėr UĒK-nė. Ky korridor kishte filluar me Zahir Pajazitin, por si vijė e rregullt, qė funksiononte edhe nga dy herė nė javė, ishte ndėrtuar nga Adrian Krasniqi dhe shokėt e tij dhe ishte kjo vija e furnizimit qė e kishte ngritur logjistikėn e UĒK-sė.


            Nė vitin 1997 radhėt e UĒK-sė sa vinin e shtoheshin, e sidomos pas daljes sė UĒK-sė nė skenė mė 28 Nėntor nė Llaushė tė Drenicės. Ngase lufta frontale sa vinte e afrohej dhe ngase nevojat pėr armatim ishin tė mėdha, ekipi i furnizimit mori detyrė nga SHP i UĒK-sё qė tё hulumtohet dhe tё hapen edhe shtigje tė tjera tė furnizimit. Dhe kjo u arrit nė fund tė janarit 1998, kur ne, pёrmes Dinė Kastratit nga Kastrati i Pejės (ish-Dobėrdoli), ramė nė kontakt me Shabanin, me tė cilin ai kishte raporte familjare. Pasi qė ne planifikuam nisjen e parė nga Vokshi pėr nė Shqipėri dhe pasi qė vendosem qė nė kėtė rrugėtim, pėrpos meje dhe Shabanit, tė marrin pjesė edhe Ali Krasniqi nga Leshani i Pejės, Vehbi Fetahaj nga Raushiqi i Pejės dhe Fadil Haxhiu nga Dobroshi i Rekės (tė gjithė veprimtarė tė mėparshėm). U vendos qė nisja tė bėhet nga shtėpia e Shabanit nė Voksh, ndėrsa Dina mbeti me tė tjera detyrime.

            Ishte fillimi i shkurtit dhe nė shtėpinė e Shabanit takuam edhe babanė e tij, Zeqirin, burrė i urtė e i menēur e atdhetar, si dhe nėnėn e Shabanit, Timėn, e cila ishte njė malėsore e vėrtetė. Aty, pėr tė parėn herė, u njoha edhe me Shabanin, i cili ishte njё njeri i dashur, dhe qė nё takimin e parё tё linte pёrshtypje tё mira se ishte i thjeshtė, i afėrt dhe modest.


            Pasi qė kishim ngrėnė darkė, u nisėm nė drejtim tė Rrasės sė Zogut, njė terren me borė dhe shumė i vėshtirė, kurse nė mėngjesin e nesėrm arritėm nė Tropojė. Me vete kishim pushkėn M-48-she tė Shabanit, tė cilėn e lamė nė shtėpinė e Ali Kojelit nė Tropojė (me tė cilin njihej Shabani) dhe vazhduam pėr nė Bajram Curr, nė shtėpinė e vėllezėrve Krasniqi, bazė kryesore e logjistikės sė UĒK-sė nė veri tė Shqipėrisė. Nė Shqipėri Shabani njihte shumė njerėz, e mė se shumti nė Tropojė, tė cilėn e njihte pėllėmbė pėr pėllėmbė. Nga kjo shihej se ai kёtё rrugė e kishte bėrė edhe herave tjera.


            Tė nesėrmen nė mbrėmje (pas territ), deri nė Padesh, mu pranė kufirit, me makinėn e tij personale na pėrcolli Besnik Krasniqi nga Bajram Curri sė bashku me luftėtarin e UĒK-sė Naim Haziri (Dilaveri). Mė vete morėm 31 pushkė automatike me nga katėr karikatorė tė mbushur, 5 arka (tė llamarinės) me municion dhe 40 bomba dore, tė cilat i ndamė nė pesė vende sa ishim ne. Nė mėngjesin e hershėm, armatimin e vendosėm nė kullėn e Shabanit nė Voksh, prej nga pas disa ditėsh, nė pėrkujdesjen e veprimtarit dhe luftėtarit tė devotshėm tė UĒK-sė, Binak Dinaj dhe shokėve tė tjerė, ky armatim do tė dėrgohej nė Ruhot tė Pejės, pėr t’u shpėrndarė mė tutje sipas nevojės. Ishte pothuajse hera e parė qė sasi e madhe e armatimit shpėrndahej edhe nė rajonin e Pejės, ngase pėr herė armatimi ishte pėrcjell pėr nė Drenicė, sepse atje situata ishte nė prag tė shpėrthimit.


            Kėshtu u hap edhe njё korridor i ri i furnizimit qė ishte shumė i rėndėsishėm pėr logjistikėn e UĒK-sė dhe nga i cili korridor do tė armatoseshin me qindra luftėtarė tė saj. Por, kjo nuk ishte rruga e parė, por as e fundit e Shaban Mazrekajt pėr nė Shqipėri, ngase kėtė rrugė ai e kishte bėrė mė dhjetėra herė qė nga viti 1990 e deri nė ditėt e rėnies, nėpėr tė cilėn rrugė ai kishte pėrcjell pėr nė Shqipėri edhe shumė veprimtarė tė pėrndjekur nga okupatori serb. Ishte pikėrisht fundviti 1990, kur ai kishte pėrcjell pėr nė Shqipėri Smajl dhe Hasan Ēekajn, vėllezėrit e dėshmorit Sali Ēeku. Shabani njihej personalisht edhe me Salihun, i cili ishte nė arrati qė nga viti 1990, kur nė Komunėn e Deēanit e pėrgatiti dhe u pėrpoq qė ta jetėsojė Statutin e Komunės nė pajtim me Kushtetutėn e Kaēanikut tė vitit 1990. Po kėshtu, Shabani nė vitin 1991 kishte ndihmuar pėrcjelljen nga Vokshi pėr nė brendėsi tė Kosovės, tė komandantit legjendar Adem Jashari, me rastin e kthimit tė tyre me armatim nga Shqipėria, sė bashku me Zahir Pajazitin, Sali Ēekajn e me bashkėluftėtarė tė tjerė.


            Po tė njėjtėn gjė ai e kishte bėrė edhe kur biri i madh i Kosovės, Tahir Berisha, ishte betuar para shokėve tė tij tė LPK-sė se nuk do ta duronte dorėn serbe dhe bie heroikisht nė Leshan tė Pejės, nė vitin 1991,duke lėnė njė milic serb tė vrarė e njė tjetėr milic pėrjetė tė paralizuar. Ishte pikėrisht Shaban Mazrekaj, ai i cili i kishte pėrcjellė pėr nė Shqipėri ata qė ishin tė pėrndjekur nga milicia serbe pėr kėtė rast, si dhe pėr raste tė tjera. Tė njėjtėn rrugė vazhdonte ta bėnte pėrsėri qė nga janari i vitit 1998, kur ai ishte betuar nėn flamurin e UĒK-sė e deri nė ditėt e rėnies, por tani ai kėtė e bėnte mė me vullnet, ngase ai ishte nėn Komandėn e UĒK-sė dhe sillte armė pėr ēlirimtarėt. Tё sjellėsh nё Kosovė armatim pёr tё ishte kėnaqėsi e madhe, ngase me to do tё luftohej pёr lirinė e Kosovės.


            Nuk ishte i lehtė tė kalohej kufiri, ngase rruga kishte rreziqet dhe vėshtirёsitė e veta dhe pėr kёtё kėrkohej sakrificė e madhe.
Pra, kjo sa ishte e vėshtirė, aq ishte edhe krenare.


            Nė fillim tė marsit 1998, Shabanin sė bashku me Hasim Cacajn nga Deēani, i ngarkova me detyrė qė ta pėrgatisin terrenin pėr njė aksion mbi stacionin e policisė nė Deēan, nė tė cilin aksion do tė merrja pjesė edhe unė. Pasi qė Shabani e njihte mirė brezin kufitar, pėrpos qė do tė merrte pjesė nė aksion, ai ishte i ngarkuar qė, pas aksionit, t’i printe njėsitit nė tėrheqje deri nė Tropojė. Po ky njėsit do tė kthehej nga Shishmani i Bokės me armatim tė ri pėr ēlirimtarėt. Ndonėse pėrgatitjet u bėn, aksioni nuk u krye, pasi qė pėr kėtė duhej miratimi nga SHP i UĒK-sė, sepse 24 marsi 1998 solli rrethana tė reja nė Dukagjin. Ishte pikėrisht kjo familja e madhe Haradinaj, e cila po nė kėtė datė, nėn emblemėn e UĒK-sė, arritėn t’i zmbrapsin forcat serbe nė Gllogjan tė Rekės qė synonin arrestimin e vėllezėrve Haradinaj, atyre qė mė kohė ishin bėrė dasmorė tė lirisė dhe qė koha i kishte ngarkuar me njė mision tė tillė.

 

            Pas fillimit tė luftės frontale nė Dukagjin, Shaban Mazrekaj, por edhe pjesėtarėt e tjerė qė ishin nga rajoni i Rekės e mė gjerė, u sistemuan me detyra tė ndryshme nėn komandėn e komandantit tė Rrafshit tė Dukagjinit, Ramush Haradinaj.


            Edhe pas fillimit tė luftės nė Dukagjin, Shaban Mazrekaj kishte bėrė me dhjetėra udhėtime pėr armatim. Me tė u takova disa herė nė shtėpinė e Sylejman Berishės nė Tropojė, e cila ishte bazė e furnizimit.


            Shabani ishte i dalluar nė luftime, sypatrembur, i dashur e besnik dhe pėrherė vihej nė ndihmė dhe nė mbrojtje tė popullsisė. Tė tillė e gjeti edhe dita e 6 qeshorit 1998, kur nga granatimet e mėdha tė forcave tė okupatorit serb ra pėr tė mos vdekur kurrė, pėr t’u bėrė gurė nė themelin e lirisė sė Kosovės, pėr tė mbetur pėrherė nė zemrėn e tė gjithė atyre qė e njohėn dhe pėr t’u bėrė frymėzim pėr brezat e ardhshėm.


            Edhe personazhi i kėtij shkrimi, dėshmori Shaban Mazrekaj, ngjan nė personazhet e baladave tė shumta shqiptare. Vetėm pesė ditė para se tė binte pėr tė mos vdekur kurrė, Shabani ishte martuar, siē thotė nėna e tij, me vajzėn qė e deshi. Edhe pse e kishte lutur e ėma qė tė shkonte nė Zvicėr apo nė Shqipėri, ai nuk kishte pranuar, sepse ishte i lidhur ngushtė pėr kėtė tokė pėr tė cilėn e dha mė tė shtrenjtėn – jetėn.

     

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!