KUSH SHKELĖ MBI GJAKUN E DĖSHMORĖVE, ZOTI I DĖNOFTĖ!

 

Nė familjen e dėshmorit, Shaban Xhemajlit nė Suedi

 

Shkruan : Teuta Zymberi

 

            Askush nuk do binte dėshmor pėr njė komunė apo pėr njė qytet apo vetėm pėr njė fshat. Askush nuk do tė bėhej therror pėr njė copė lirie personale, pėr njė copė partie, apo pėr njė hektar toke!. Dėshmorėt ranė pėr njė qėllim shumė tė lartė dhe u bėnė therror e dėshmorė me tė vetmin qėllim-pėr bashkimin kombėtar dhe pėr tė realizuar lirinė kombėtare nė kuptimin historik

             Familja e Shaban Xhemajlit ishte pėrherė nė pėrndjekje tė UDB.ės. Tradita patriotike e kėsaj familje daton qysh herėt. Qė nga koha e kralit, xhaxhai i i Shabanit ishte luftėtar i Azem Galicės, ndėrsa babai i dėshmorit po ashtu ishte luftėtar i Shaban Polluzhės. Ndėrsa vetė Shabani e Sahiti, qė nga viti 1981 janė ndjekur nga policia serbe dhe janė arrestuar disa herė nga regjimi serb. Pėr shkak rrethanave politike, Sahiti nė vitin 1996, detyrohet tė emigrojė nė Suedi. Ndėrsa, Shabani vazhdon tė mbetet nė Kosovė pėr tė vazhduar rrugėn e idealeve tė tij pėr tė punuar drejtė ēlirimit pėr tė pėrzėnė nga trojet e tij okupatorin serb. Dhe deri nė shpėrthimin e luftės, Shabani arrestohet disa herė nga policia serbe, mirėpo qėndrimi i tij prej atdhetari tė flaktė nuk mposhtet nė asnjė moment nga hetuesia ēetnike serbe dhe vazhdon punėn e vet mobilizuese pėr rrugėn ēlirimtare pėr t'u bėrė edhe ai vetė, njė shkėndijė, nė malet kreshnike tė Kosovės...  ?

            Sot, tė flasėsh, nė emėr tė dėshmorėve ėshtė njė llogari e rėndė dhe dikush sot, po ashtu po flet pa llogaritur nė gjakun e tyre dhe amanetin e tyre, fillon qysh nė fillim bisedėn me njė revoltė shpirtėrore, Sahiti, vėllai i dėshmorit, Shaban Xhemajlit. Tė flasėsh pėr vėllanė nuk ėshtė lehtė nė kuptimin fizik dhe shpirtėror. Por, siē thotė nėna ime: tė rritėsh djal pėr atdhe ėshtė krenari e jo mallkim. E tėrė familja ime ishte nė Kosovė gjatė luftės dhe tė gjithė ishim nė shėrbim tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Shabani ishte njė natyrė, qė nuk fliste shumė por punonte shumė. Dhe ishte veti e tij tė mos komentonte pa nevojė gjendjen e rėndė qė ndodhej Kosova dhe shqiptarėt. Por na thoshte se: Kosovės nuk i duhen servilėt por trimat...Dhe pėr herė tė fundit mė ka thėnė nė telefon se: Unė, armėn nuk e kam ndėrmend ta lėshoj nga dora dhe nuk rroka armėn tė mbroj parti, por tė mbroj atdhe dhe do tė luftoj deri nė fund pėr bashkim kombėtar dhe kundėr okupatorit serbomadh?. Edhe rėnia heroike e komandant Adem Jasharit, e kishte prekur shpirtėrisht Shabanin, por edhe i kishte dhėnė forcė luftarake tė mos i dhimbset jeta pėr atdhe.

            Shabani rreshtohet nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė zonėn 144 tė Shalės. Nga kjo zonė, nga fshati Lubovec bėhet organizmi pėr tė shkuar nė Shqipėri ku qėndron pėr pesė javė duke ushtruar bashkė me shokėt e tij. Pastaj kthehet nė Kosovė duke sjellur armatim me vete dhe pozicionohet nė Zonėn e Shalės pėr mos ta lėshuar mė kurrė pushkėn nga dora. Gjashtė ditė para se tė hyjnė forcat e Natos, zhvillohen luftime tė mėdha kundėr ushtrisė serbe. Shabani u thotė shokėve dhe djalit tė tij, se kėmbė shkau s'ka mė pėr tė hyrė nė Kosovė e besa as nė Vėrnicė, nė katundin tonė.

            Kur kanė shkuar nė vendin e quajtur Lusht, trimat e UĒK-sė janė ndeshur me forca tė mėdha tė ushtrisė serbe. Me gjashtė qershor tė vitit 1999 deri nė ora nėntė tė mėngjesit, zhvillohen luftimet mes UĒK dhe ushtrisė serbe. Nė kėtė luftim plagosen katėr trima tė UĒK-sė, ndėrsa Shabani bie dėshmor nė fushė tė betejės... Djali i Shabanit ka rrėfyer se, pushka e babės nuk ėshtė ndalur. Qė nga ajo ditė trupin e e vėllait nuk e kemi gjetur... dhe njė hije e rėndė mallėngjimi i bie fytyrės sė Sahitit...

             Lajmi i rėnies sė dėshmorit, ishte njė lajm prekės ashtu siē preket dhimbshėm vėllai pėr vėllain, nėna pėr djalin, fėmijėt pėr babain,gruaja pėr burrin, motra pėr vėllain, shokėt pėr shokun, luftėtarėt pėr luftėtarin... Sot edhe nėna Azize mbahet krenare. Edhe shoqja e Shabanit, Fatimja bashkė me fėmijėt : Muhametin, Izetin, Naimin Hatixhen, Ganimeten e Shqipen, ruajnė me krenari kujtimin pėr tė dashurin e tyre, qė tani, bashkė me familjarėt tjerė i thurrin lavdi Dėshmorėve tė Kombit

              fund tė bisedės, Sahiti, vazhdon tė mbetet i pakėnaqur me shumė gjėra qė lėvizin nė skenėn politike dhe sidomos ka revoltė tė madhe se, lehtė po bėhet llogari nė gjakun e dėshmorėve. Ai na thotė se:?sot, vetėm masa e gjėrė popullore bėn pėrkujtimin e dėshmorėve dhe di tė vlerėsojė figurėn e tyre, ndėrsa institucionet e shumė liderė tanė nuk meritojnė respekt pėr kėtė ēėshtje!!!Dhe krejt nė fund, Sahiti shpalosė me krenari edhe kėto emocione pėr vėllain e tij... Me rėnien e patriotit tė madh dhe ideologut tė shquar nė burg, Mr Ukshin Hotit, Shabani ishte mėrzitur shumė, por edhe ishte betuar njėhkohėsisht nė emrin e tij, se nuk do tė rrinte duarkryq nė Mitrovicėn e tij. Dhe fjalėn e Ukshin Hotit, Shabani e bėri refren tė pandėrprerė duke thėnė mes shokėve: Bėje Shqipėrinė dhe vdis... Shaban Xhemajli dhe ashtu bėri. Bėri shpirtin e tij-flijim pėr Kosovėn...Shqipėri.

            Trupi i dėshmorit gjindet tek nė janar tė vitit 2004. Shaban Xhemajli bashkė me shokėt e tij varroset me nderime tė mėdha nga populli e TMK-ja nė varrezat e dėshmorėve nė Shipol. Ndėrsa Saiti pas 8 vitesh shkon nga Suedia dhe pėrshėndetet me vėllain tek varri ku tani trupin e tij e kishin mbuluar kurorat e lavdisė!

            Lokja Azize, bie me trupin e saj dhe e merr nė gji arkivolin e djalit dhe pa asnjė pikė loti i thotė trimit tė saj: Shaban, djali im, hallall tė qoftė gjini im, qė ta kam dhėnė...Kush shkelė mbi gjakun tand bir, e tė dėshmorėve, zoti i dėnovtė"...

      





 

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!