SH  Q  I  P  T  A  R  Ė  T

- George Fred Williams

    

 

   

_______________________________________________________________

 SH  Q  I  P  T  A  R  Ė  T

  

George Fred Williams

 Pėrkthyer nga anglishtja prej Shaban Ballės

 Drejtėsia dhe e vėrteta nuk janė mbrojtje ose arėsye nė sallat e diplomacisė

 Djali jem, ti nuk e di se me sa pak mėshirė qeveriset bota

 Tiranė  - Shtypshkronja “Dielli” - 1934

____________________________________

 Parathėnie e botimit tė parė

     E gjeta tė vlefshme pėrkthimin e kėtyre rreshtave mbasi kėto pėrmbajnė gjykimin e njė tė huaji mbi Shqipėrinė, i cili e formoi kėtė vetgjykim duke qenė vetė nė kontakt me Shqiptarėt e duke shikuar me sytė e vet ēdo gjė qė ka shkruar. Pėrveē kėsaj, ky shkrimtar ėshtė i njė shteti tė cilit nuk i intersonte ose i interesonte shumė pak gjendja politike e Shqipėrisė e pėr kėtė ēdo fjalė qė shkruan ky njeri ėshtė e sigurtė se e shkruan siē ia ndien ndėrgjegjeja e vet e jo pse ashtu ia lyp pozita diplomatike. Pėr shembull, nė Kreun IV tek nėnartikulli “Europa pėrkrah sundimin turk”  do tė shikoni se San Xhuljano, Ministėr i Jashtėm i Italisė, nga pozita e tij diplomatike shkruan tė kundėrtėn e asaj qė ndjen nė shpirtin e tij. Por qė shkrimtari i jonė shkruan ashtu si e ndien, do ta vini re po tė kėndoni me kujdes Kreun III “Rėnia e Qeverisė sė Vidit”. Aty do tė formoni njė vetgjykim se sjelljet e tij nė kėtė mėnyrė proshqiptare ndoshta u bėnė shkak qė ai tė shtrėngohesh me dhėnė dorėheqjen nga pozita e tij nė Europė.

     Xhorxh Fred Uilliams mė 1914 ishte Ministri i Amerikės nė Greqi dhe nė Mal tė Zi dhe vėzhgues i Komisionit Ndėrkombėtar nė Durrės, komision i cili do tė udhėhiqte dhe do tė bashkėpunonte me qeverinė e Vidit. Por zoti Uilliams duke e pa tė pamundur bashkėpunimin nė mes tyre dhe duke e pa se punėt po shkonin mbrapsht pse marrėveshja e Londrės e kishte mbjellė shumė ters farėn, e ma tepėr pse marrėveshja e Londrės caktonte njė princ kurse Vidi erdhi me titullin mbret, mbas shumė mundimesh pėr marrėveshje sa me kryengritėsit e Shqipėrisė sė mesme, sa  me ata tė Jugut, u bind se kėto punė ishin tė kota dhe vendosi tė marrė njė masė tė fundit. Shkoi nė Shqipėrinė e Jugut ku pruri nė marrėveshje “epirotėt” kryengritės me vlonjatėt qė tė bashkoheshin e tė shpallnin pavarėsinė e tyre, gjithmonė me qėllim qė sapo tė zhdukej qeveria  e Vidit e cila doemos nuk kishte jetė tė gjatė, t’i bashkonte kėsaj pavarėsie edhe pjesėn e sipėrme tė Shqipėrisė. Mirėpo, posa muarėn vesh kėtė gjė diplomatėt e Europės me tė shpejtė dėrguan nė Vlorė dy luftanije qė pėrmbanin anėtarė tė komisionit tė Durrėsit, tė cilėt nėn hijen e topave tė fuqive tė mėdha tė Europės e ndaluan kėtė bashkim qė ky zotni me shumė mund e bėri.

     Atėhere zoti Uillliams u bind krejtėsisht qė veprat e fuqive tė mėdha me marrėveshjen e Londrės nuk patėn pėr qėllim ta bėjnė kėtė shtet tė lirė, por tė gjejnė shkaqė se si me e shtypur ma tepėr, e duke patur nė dorė kėtė dhe tjera fakte ky vendosi me e lėnė kėtė skenė mėkatesh, por njėherit me ngritur perden e me paraqitur komedinė tragjike dhe shpirtin e zi tė diplomacisė  Europiane. I dhanė rastin Shqipėrisė nė Mbledhjen e Londrės pėr ta provuar nėse Shqiptarėt janė tė zotėt apo jo pėrsa paradėshirojnė. Por me mėnyrėn qė ata i kishin hartuar planet e tyre mund t’i hidhnin hi syve tė gjithė botės duke e bėrė me e quajtur tė zezėn tė bardhė, e prandaj Shqipėria lėkundej atė kohė nė djepin e fatit herė mbi dhe, herė jasht gropės sė zezė tė tmerrshme e tė helmatisur. Gjindej ky djep pikėrsisht mbi gropėn e pafund, kur pėrfaqėsuesit kryesorė tė diplomacisė Europiane, tė mbuluar me maska fytyrė-njeriu, kishin vu tehėt e bajonetave tė tyre mbi litarėt qė varesh ky djep pėr t’i pre e pėr ta lėshuar fatin e Shqipėrisė nė kėtė gropė vdekjeje qė tė mos mund tė ngrihesh kurrė.

     Pėr tė qenė korrekt ndaj pikpamjes njerėzore, kėta zotėrinj kishin filluar me pėrhapė fjalėn se ua dhamė provėn e lirisė Shqiptarėve por nuk po janė tė zotėt me e mbajtur dhe pėr fakt tregonin me gisht kryengritjet e brendshme, shkaktarėt e tė cilave ishin ata vetė. Pikėrisht nė kėtė kohė tė duhur e tė rrezikshme pėr Shqipėrinė, zoti Uilliams heq maskat qė iu japin pamje njerėzore kėtyre diplomatėve dhe nxjerr nė shesh fytyrat e tyre tė lyera me gjak tė pafajshėm e ia tregon me gisht botės duke deklaruar se tė fshehtat e kėsaj diplomacie janė shkaku i kaq gjakderdhjeve dhe deklaron pafajsinė dhe vujtjet e Shqiptarėve e mundimet e tyre pėr liri. Ai shpreh hapur se Shqiptarėt nuk janė tė egėr e tė rrezikshem, siē e thonė diplomatėt Europės, porse Shqiptarėt jane fisnike, janė trima, janė tė ndershėm, jane liridashes dhe kanė mikpritjen mė tė madhe nė botė. Kėto deklarata zoti Uilliams ia bėri mė tepėr popullit tė vet Amerikan duke iu lutur qė tė ndėrhyje sa mė parė pėr t’i ndihmuar ketij populli nė tė drejtat trashėgimore qė kėrkon dhe nė varfėrinė e tij, shkakun e sė cilės ia ngarkon fuqive tė mėdha tė Europės.

 Pėrkthyesi Shaban Balla

 Tiranė, 20 Mars 1934

 

  Faksimili i origjinalit „Parathanje“

________________________________________

Ballina e librit “Shqipetaret”, botuar nga Argeta LMC - Tiranė 1999

___________________________

Botimi i librit“Shqiptarėt“, Tiranė 1999

__________________________________

Letra e Prof.Dr.Rexhep Meidanit

_____________________________________________

Parathėnie e botimit tė dytė

     Kur m’u tregua ky libėr i vockėl e lexova menjėherė dhe pa vonesė, e rishtypa dhe e redaktova duke ruajtur pėrkthimin origjinal. Libri ėshtė shkruar para 90 vjetėsh, pėrkthyer e botuar nė Shqip para 70 vjetėsh dhe ribotohet pėr herė tė dytė tani. Falenderoj me kėtė rast pėrkthyesin Shaban Balla qė e kaloi nė Shqip veprėn e respektuar tė Xhorxh Fred Uilliamsit dhe dajėn tim Qazim Kuqashin qė kishte ruajtur njė botim tė tillė 70 vjeēar.

     Sė pari botimi apo ribotimi i njė libri tė tillė ėshtė njė gjė shumė e mirė, sepse shpreh respektin pėr njė njeri shpirtmadh e shpirtdrejtė si Xhorxh Fred Uilliamsi, pėr edukimin e shkollimin e tij dhe respektin pėr vlerat qė pėrcjell pena e tij. Nga ana tjetėr, ėshtė pėr tė ardhur keq qė ajo histori e dhimshme e Shqipėrisė e fillimit tė Shekullit XX, nė vend qė tė ishte pėr arshivė, vazhdon poshtėrsisht tė nėpėrkėmbet edhe nė kohėn e tanishme. Libri pohon thėnien popullore se tė huajt, akoma mė shumė armiqtė, kur gjejnė shesh bėjnė pėrshesh. Libri tregon sa tragjike kanė qenė (dhėmsurisht edhe janė) ndaj shqiptarėve pėrēarjet e shkaktuara nga armiqtė. I vetquajturi mbret Princ Vidi qėndroi nė Shqipėri nė periudhėn 7 Mars – 3 Shtator 1914. Siē edhe shkruan Xhorxh Fred Uilliamsi, nga ajo rrėmujė mizore e Luftės I Botėrore shqiptarėt vetėm e pėsonin. Pena e Xhorxh Fred Uilliamsit pėrcjell rėndėsinė e vlerave njerzore qė duhet tė kenė udhėheqėsit qė organizojnė, drejtojnė apo udhėheqin shtetet. Vetėm njerėzit me mirėsjellje, me shpirtmadhėsi, fisnikėrisht tė respektuar, tė palodhur nė punė, me vullnet dhe trimėri janė ato qė kanė shkaktuar dhe udhėhequr pėrparimin e popujve. 

     Xhorxh Fred Uilliams (1852-1932) lindi nė Dedham tė Masaēusetsit. U arsimua nė degėn e ligjeve nė Masaēusets mė 1872 dhe pas studimeve tė tjera u bė avokat. Gjatė viteve 1880-1887 kreu redaktime tė botimeve tė rėndėsishme ligjore nė vitet. Mė 1889, ishte anėtar i legjislaturės sė Masaēusetsit dhe gjatė viteve 1891-1993 ishte anėtar demokrat i Kongresit Amerikan. Gjate viteve 1913-1914 ishte Ambasador i SHBA nė Greqi dhe Mal tė Zi.

Saimir Lolja Tiranė, 19 Tetor 2004

____________________________________________

SH  Q  I  P  T  A  R  Ė  T

 T O K A   DH E   B A N O R Ė T

 

Tokė e Shiqipėrisė lemė tė hedh sytė e mij,

Mbi ty, O nanė e mjerė e njerėzve primitivė.

Bajroni tek “Udhėtimi i Ēajlld Heroldit”

     “Bah! Shikoni kėto barbarė!" ka thirrur ēdo tiran qė ka shtyrė nė fatkeqėsi viktimėn e vet, kur mė nė fund e ka pa tė pamundshme me e bėrė skllav. Ngjarja e dhimshme e Shqipėrisė nuk i ėshtė  treguar popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ajo ka qenė zhdukur nė vendin e vet tė Bajronit dhe tė shteteve tė mėdha, tė cilėt kanė vendosur tė zhdukin nga faqja e dheut kėtė popull heroik. Nė sallat e errta tė diplomacisė Europiane pėr shekuj me radhė ka qenė mbyllur e munduar fati i Shqipėrisė. Edhe tani, me lot ndėr sy dhe krejt e dobėsuar nga robėrija dhe padrejtėsia e shekujve, ajo po nxjerr pėerpara duart thatanike pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe liri; por akoma mė kot. Po, shpėrblimi i mėkateve ėshtė vdekja dhe kujdesi i drejtė i Perėndisė nxjerr pėrpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europės rrjedh drejtpėrsėdrejti po nga ajo politikė qė e pėrdori pėr Shqipėrinė. Megjithėse ka shumė pėr tė thėnė, dal pėrpara ta them unė kėtė ndodhi, tė pėrshkruaj tokėn, origjinėn, gjuhėn, zakonet dhe historinė e kėtij populli, intrigat e Europės pėr ta mbajte kėtė popull skllav tė Turqisė, mundimet dhe kėrkesat e drejta tė tij pėr liri dhe pavarėsi, dhe mė nė fund se si Amerika mund ta ndihmojė duke i prirė kėtij populli nė tė drejtat e veta.

     TOKA E SHQIPTARĖVE

     Valona ishte njė pjesė e vogėl e kėsaj toke prej sė cilės ata qė shkelėn Shqipėrinė krijuan emrin Albania nė shekullin XI. Emri i vėrtetė i kėsaj toke ėshtė Shqipėri dhe i popullit Shqiptar qė domethėnė toka dhe bijt e Shqipes. Shqipėria, nė mes tė Malit tė Zi dhe tė Austrisė kah Veriu, le Serbinė kah Lindja dhe Greqinė kah Jugu, dhe shtrihet 390km pėrgjate bregut Lindor tė Adriatikut. Ajo ėshtė shumė afėr bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri nė Venedik duket sikur duan me thėnė se janė kryenaltė me pėrparimin dhe lumturinė e tyre pėrpara anės tjetėr tė shkretė tė detit tė fqinjės sė vet. Si nė Jug ashtu edhe nė Veri tė Shqipėrisė ka porte tė bukur dhe liqenj tė mėdhenj e tė mrekullueshėm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrės, tė cilėt janė tani pothuaj tė pavozitshėm, duhet qė nėpėrmjet tyre t’u zhvillonte njė tregti e madhe e pėrgjithme. Katėr porte tė tjerė pėrgjatė bregut Shqiptar janė pa mole dhe pa farė pėrmirėsimi. Lumenjt janė tė mbushur e tė pavozitshėm, ndėrsa pyje tė mėdhenj po kalben nė balta e moēale. Fusha tė mėdha e pjellore shėrbejnė vetėm si njė kullote e dobėt pėr tufat e dhenve tė njė race shumė tė dobėt; i vetmi plug ėshtė parmenda e drunjtė e Romės sė lashtė. Minierat e punuara prej Romakėve dhe Venecianėve janė zhdukur nga pamja dhe s’dihet fare ku janė. Pėrveē rrugės Egnatia, njė tregues i pushtimit Romak, s’ka rrugė dhe fuqi tė mėdha ujrash shkojnė kot, sepse s’ka asnjė central elektrik. Nuk ka bankė dhe ka shumė pak tė holla; nuk ka njė zyrė postare tė vendit veē atyre tė tė huajve. Ka shumė pak gazeta dhe libra; shumė rrallė lėviz ndonjė lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri tė vendit.

     Ministri i Punėve tė Jashtme tė Italise, i shquari San Xhuljano, bėri njė pėrshkrim se si mbėrriti nga bregu i detit deri nė Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalė, nėpėr fusha, moēale, ferrishte e baltra, mbi njė rrugė tė verbėt, ndėrsa gjatė rrugės sė tij nė njėrin krah kalonte i bukuri lumė pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund tė bėhet qė tė kalojnė nėpėr tė prej qytetit deri nė det vaporė prej mė se tre mijė tonelatash. E pamundur! Nė zemėr tė Europės tė ndodhet njė shkretirė kėsi soji, por qe njė fakt. Nė tė vėrtetė kjo rrjedh nga se ky vend ka mundėsira pėrparimi mė tė mėdha se ēdo shtet tjeter i Ballkanit por qė Europa e ka pa tė arėsyeshme me e bėrė kėtė vend tė mjerė e tė shkretė. Ky vend zė pozitėn gjeografike mė tė mire nė Europe; ai ėshtė ēelsi i tregtisė sė Ballkanit dhe porta e kalimit pėr nė Lindje. Me gjithė kėtė, sot nuk ka asnjė udhė hekuri qė t’i pėrshkojė Ballkanet prej Adriatiku nė atė mėnyrė qė kjo tė jetė njė vijim i linjės Austriake.

  Faksimili i origjinalit tė librit“Shqiptarė

     Kur Princ Vidi dhe pėrfaqėsuesit e gjashtė fuqive tė mėdha e bėnė Durrėsin kryeqytet tė Mbretėrisė, ata sot zunė njė vend tė keq, njė katund tė qelbėt, porse Durrėsin nėn emrin Epidamus siē quhej nė kohėt e vjetra Ciceroni dy mije vjet pėrpara e pėrshkroi si njė vend tė bukur, tė madh e tė lulėzuar. Nė atė kohė ishte njė qendėr e madhe tregtie, por sot sikurse edhe fqinji i tij Tivari nė Veri, qėndrojnė si njėmendore e mėkatit tė shkatėrrimit turk. Nė tokėn e Epirit ku sot 600’000 frymė rrojnė mjerisht, nėn Pax Romana rronin 4’000’000 nė lumturi. Do tė shohim mė vonė se jo natyra por arti i zi e zbriti kėtė vend nga lumturia e hershme nė gjendjen e dhimshme e tė mjeruar tė sotme. Kjo u qeth e u shkurtua nė traktatin e Berlinit, nė ndarjen e Ballkanit dhe nė marrėveshjen e Londrės, saqė askush s’mund tė dije sot sipėrfaqen dhe popullsinė e saj. Mund tė jetė e madhe sa shtetet Konektikat dhe Masaēuset bashkė dhe popullata mund tė ēmohet nga 500’000 nė 1’500’000, por mesatarisht mund tė jetė 750’000 shpirt. Shkodra ka 40’000 banorė dhe me pak pėrjashtime ky vend pėrbėhet prej katundesh.

     ORIGJINA E SHQIPTARĖVE

     Mbrapa nė kohėt parahistorike, para se poetėt e Homerit tė kėndonin pėr perėnditė e tyre dhe heronjtė e pėrrallave, pėrpara se tė shkruhej gjuha greke, rronte njė popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgėve historinė e cila kėto i pėrmend shumė mė parė se sa qytetėrimin e grekėrve; punimi i ashpėr qė mbulon anėt e Panteonit nė Athine akoma quhet Pellazgjik. Kėta ndėrtuan mure tė mėdhenj qė quhen ciklopike dhe pėr tė cilėt Prof. Pokok thotė qė qenė ndėrtuar shumė mė pėrpara se tė egzistonin grekėrit e Homerit. Prej kėsaj race tė fortė parahistorike  mbetėn vetėm Shqiptarėt. Vetėm nė kohė tė vona u shkoqit se Pellazgėt qenė Ilirianėt e vjetėr, e para degė Indo-Europiane, perandoria e tė cilėve shtrihesh qė nga Azia e Vogėl deri nė Adriatik dhe nga Veriu deri nė Danub. Nga studimet e shkrimtarėve tė rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, nė gjuhėn Shqipe u bė e qėndrueshme kjo origjine. Kėto Ilirianė, qė rrojnė akoma nė Shqipėri si Toskė, u shpėrndanė edhe nė Itali dhe njihen si Toskė, Toskanė, Etruskė.

     Ėshtė e kotė tė kėrkohet pėr perėnditė e Greqisė nė etimologjinė e gjuhės sė saj. Nė gjuhėn Shqipe kėto janė shumė tė qarta dhe domethėniet e tyre shumė tė drejta. Pėr shembull, Kaos ėshtė hapsi, hapėsira; Erebus, biri i Kaosit, ėshtė er-het-os, me e bėrė tė errėt; Uranos ėshtė I-Vran-os, domethėnė zana e reve, vranėt; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zė rrufe; Athena ėshtė E thėna, me thėnė fjalėn; Nemesis, nemės, domethėnė nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, ėshtė mėsuesi; Afėrdita domethėnė afėr ditės, agimi. Kur do tė jetė studiuar mirė gjuha Shqipe dhe kur do tė jenė zhvarrosur gojėdhanat e saj, atėhere shumė nga veprat e Homerit do tė rishkohen dhe ca nga ato do tė jetė nevoja edhe tė korigjohen. Herodoti nuk e pati ditė qė emrat e heronjve tė veprės sė Homerit ishin fare qartė nė gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund tė gjurmohet nė gjuhėn Shqipe:  I mirė, dhe nė formėn Imiros do tė thotė poezia e mirė.

Flamuri kombėtar

     Nė gjuhėn Shqipe ėshtė Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai qė mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhės; Priamos, Bir-i-amės, biri i amės e me kuptim ironik Biri i tokės, i vendit; Akili, i qiellit, njė i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhės, udhėtari, aji qė shėtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai qė druhet,  frigac. Shumė tė tjera mund t’i shtohen kėsaj liste. Nuk ėshtė ēudi nė se njerėzit qė kanė studiuar gjuhėn Shqipe tė thonė se kjo ėshtė gjuha origjnale e Homerit dhe qė grekėrit e morėn nga poetėt Pellazgjike tė shumtėn e kėngėve tė trimėrive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do tė hapi thesarin e historisė Pellzagjike! Kėta dhe shumė rrjedhime tė tjera provojnė qė Shqiptarėt sot janė mbi tokėn e tė parėve dhe flasin gjuhėn e stėrgjyshėve tė tyre. Edhe pėrpara se dega helene tė njifej nė malet e Thesalisė, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipėrisė, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretėrisė madhėshtore tė Ilirisė. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit tė Madh qė pushtoi botėn dhe e Pirros sė Epirit, njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj qė pėrmend historia dhe pėrballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Njė tragjedi, pėrtej pėrfytyrimit tė tragjedistit, ėshtė kjo qė njė racė e vjetėr dhe e fortė erdhi nė njė gjendje kaq tė keqe dhe mizore, gjė e cila shikohet si skandal i qytetėrimit Europian. Nuk ėshtė pėr ēudi qė otomanėt nuk lejuan ndonjė gėrmim nė tokėn Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndėrmend kėtij populli lulėzimin e parė.

     VENDASIT E SHQIPĖRISĖ 

     Nuk janė turq sikurse shumė e mendojnė; pėrpara kanė qenė tė gjithė tė krishterė, por gjatė shekujsh pjesa mė e madhe ėshtė kthyer nė besimin mohamedan. Shumė prej malsorėve janė katolikė, ndėrsa nė Shqipėrinė e Jugut pothuajse kisha greke ėshtė krejtėsisht e pranueshme pėrveē mohamedanėve. Gjuha shqipe ėshtė aq e dallueshme nga gjuhėt tjera tė Europės sikurse ėshtė gjuha Kelte dhe Baske. Ata s’kanė literaturė veēse pak libra tė priftėrinjve katolikė; as alfabet tė qėndrueshėm nuk kanė akoma. Nė shkollat e pakta turqit nuk kanė lejuar qė tė mėsohet gjuha e tyre dhe nuk janė shumė ata qė dijnė me shkruajtur e me lexuar. Historia e Shqipėrisė ėshtė njė shėnim i gjatė shkeljesh, plaēkitjesh dhe gjakderdhjesh. Kėngėt e tyre tregojnė, theksojnė, vetėm lufta e trimėrira. Tė gjitha shkeljet e Europės mizore e kanė pėrshirė kėtė vend me zjarrm e shpatė.

     Mbasi vdiq heroi Gjergj Kastrioti qė mbajti larg nga Shqipėria pėr 24 vjet ushtritė e sulltanit duke i zhdukur nga faqja e dheut njėrėn mbas tjetrės, otomanėt mundėn ta pushtojnė Shqipėrinė dhe e mbajtėn nėn zgjedhė pėr mė se 450 vjet. Pėrveē popullit tė fushave, tė cilėt i ka vrarė mė shumė zgjedha e robėrisė, pėrgjithėsisht Shqiptarėt janė trima e luftetarė tė fortė. Malėsori nuk del kurrė prej shtėpisė sė tij i pa armatosur, e deri bariu mban tufėn e vet i armatosur deri nė dhėmbė. Lufta ka qenė i vetmi besim i tyre; biles ata thonė: aty ku ėshtė shpata aty ėshtė besimi. Djali rritet pa farė edukate ose disipline pėrveē se pėrdorimit tė armėve. Nė ushtrinė turke ai mėsoi se si me vjedhė e me grabitė; nė shtėpinė dhe vendin e vet zyrtarėt dhe tagrambledhėsit e pengonin nė kursimet, punimet dhe industritė. I rritur nė njė atmosferė dhune dhe vjedhje, edhe urija shpesh here e ka shtėrnguar tė fitojė rrojtjen e tij si tė mundet, qofte edhe prej armikut qė i ka shkelė nė votėr. Nuk duhet shikuar pėr ēudi pse vjedhja qė i bėnin turqve quhesh patriotizėm i lartė. Pa dyshim kėta malėsorė janė tė egėr dhe tė pamėshirshėm nė mėsymje ose nė mbrojtje. Qė kėta kanė edhe zakone tė kėqija s’ka nevojė pėr vėrtetim, porse janė rritur nė njė atmosferė pesimiste.

  NJĖ POPULL FISNIK

     Ky popull ėshtė shembulli mė i madh i tė mbajturit tė moralit dhe meritave tė trashėguara, pėr fisnikėrinė dhe pėr kapacitetin e tij qė, megjithėse pėr shekuj me rradhė ka qenė nėn ndikimin tiranik dhe zhvleftėsues, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e veta dhe gjithnjė thotė se jam Shqiptar, qoftė edhe nė mes tė zjarrmit. Dhe pėr kėtė ky meriton tė gradohet me njė listė tė gjatė virtytesh tė pastėrta e shembullore. San Xhiljano thotė se Shqiptarėt janė egoista tė radhės sė parė. Sigurisht ata nuk janė njė racė qė shtrohen dhe kėrrusen nga frika. Trimėrija e tyre s’ka kufi; ata e pėrballojnė vdekjen dhe fatkeqsinė e tyre pa u trembur. Fjala e besės pėr ta ėshtė shumė mė e shenjtė se sa bėmat e mėdha tė popujve tė qytetėruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’u mbetet mė kurrgjė. Virtytet e grave tė tyre janė tė trashėguara dhe vdekja ėshtė dėnimi i zakonshėm dhe i shpejtė nė rast tradhėtie ose imoraliteti. Ndjeshmėria e tyre nė ēnderime dhe fėmijė ėshtė shumė mė i madh se sa nė rrena e shpifje dhe kėto raste mbarojnė gjithmonė nė gjakmarrje. Nė asnjė vend tjetėr tė botės nuk ėshtė ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa nė Shqipėri; ai qe vret njė grua bie nga vlefta dhe e humb emrin e famėn. Bajroni e nderon nė kėtė mėnyrė besnikėrinė e Shqiptarėve nga pėrvoja vetjake qė pati prane tyre:

T’ashpėr janė djemtė e Shqipėrisė,

e me gjithė kėtė nuk u mungojnė virtytet,

tė ishin ato virtyte mė tė pjekur;

Ku ėshtė armiku qė ua ka pa shpinėn e shtegun ta lirojnė?

Fortesat e shtėpitė e tyre nuk janė mė tė sigurta kurrė,

sa ata vetė nė kohėra turbullimi e nė rast nevoje;

Sa e rėndė ėshtė mėrija e tyre,

por kur ta falin, miqėsia ėshtė fare e sigurtė;

Kur mirėnjohja ose fisnikėria me derdh gjakun i thėrret,

tė patrembur shkojnė pėrpara kudo qė t’i ēojė udhėheqėsi i vet.

  Ballina e librit –“Shqiptarėt”, tė George Fred Williams

Kaq tepėr e admironte Bajroni kėtė popull saqė Shelli e thėrriste atė me emrin pėrkėdhelės ALBI. Malėsori dallohet nga qytetari. Veshja pėrgjithėsisht ėshtė si veshja kombėtare e Greqisė. Fustanella, njė fustan i bardhė qė mbėrrin deri ke gjuri, ēorape tė bardha mbulojne puplat e kėmbėve, kėpuce me maja tė kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armė, xhamadani me mėngė tė lėshuara  mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetėm bregun e jugor tė Shqipėrisė, prandaj pėrshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shėn. pėrkth.). Ky popull rron nė formėn prindėrore, domethėnė plaku i shtėpisė nderohet dhe shquhet pėrmbi tė tjerėt dhe tė gjithė e dėgjojnė. Vajzat nderojnė dhe ndigjojnė nanėn. Iu mbarohet mė parė ēdo dėshirė prindėve e pastaj tė tjerėve. Tek ky popull nderimi pėr moshėn ėshtė njė tipar i veēantė. Janė shumė zemėr mirė pėr njėri tjetrin, ndihmojnė shoqi shoqin nė rast rreziku apo nevoje, kanė respekt pėr eprorėt e tyre dhe e mbajnė besėn me drejtėsi e me ndėrgjegje tė pastėr. Nė mes tė tyre flasin njė gjuhė tė zbukuruar, pėrdorin shprehje tė pastra dhe tė prishurit e gojės shpaguhet pa vonesė e ngadonjėherė shumė rėndė. As me qeshje nuk pėrdoret gjuhė pėrdhosėse.

     Mikpritja ėshtė nė kulmin e saj nė Shqipėri. Njė sulm po t’i bėhet mikut nė ēdo mėnyrė qoftė, ėshtė njė ēnderim i madh pėr tė zotin e shtėpisė e pėr gjithė fisin e tij. Ai qė grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit tė vendit dėnohet shumė rėndė, ose me vdekje ose nxirret jashtė fisit. Burrat janė tė gjatė, Gegėt nė Veri janė mė tė gjatė se Toskėt nė Jugė; gjithashtu mė tė fortė dhe mė tė rreptė. Njė shkrimtar e pėrshkruan lėvizjen e malėsorėve tė Veriut si tė dhive tė egra qė i ngjiten majave e shkėmbinjėve mė tė mprehtė dhe zbresin pa pikė frike nga kėto vende, qė kur i sheh thua se asgjė e gjalle s’mund tė shpėtoje nga ato. Besa ėshtė tradita mė e shenjtė; kur njėri ka besėn e njė personi tė mirė tė njėrit fis, ēnderimi mė i madh e pret thyesin e saj prej personit tė atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetėm qė mbahet dhe mbrohet me vullnetin mė tė mirė, por Shqiptari po tė jetė nevoja jep edhe jetėn pėr tė mbajtur besėn e dhėnė. Njė udhėtar nėn fjalėn e besės ėshtė nėn mbrojtje tė shenjtė.

     ZAKONE GJAKMARRJE

     Gjakmarrja ėshtė njė traditė e Shqiptarėve, por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve tė vendit qė caktojnė kur, kush dhe si ėshtė e drejtė njė gjakmarrje. Nė kėto raste qeveria nuk pėrzihet, edhe nė qoftė se ndėrhyn do tė ndjekė zakonin e vendit mė tepėr se ligjin. Ky “lex talionis”,  rregull qė jep tė drejtė qė tė shpaguhet njė dėm i ndėrsjelltė ose si i thonė, njė sy pėr njė sy e kokė pėr kokė, jo vetėm qė hyri nėpėr ligje gjatė shekujve, por edhe nėpėr besime. Gjykohej se shpirti i tė vrarit nuk ka qetėsi deri sa tė vritet gjaksori. Nė Shqipėri familjes ose trashėgimtarve nuk u mbetet gjakmarrja vetėm pėr vrasje, por edhe pėr ēeshtje nderi grash. Gjaqet shpesh herė shtrihen deri nė bajraqe, fise, dhe shpagime gjaqesh shumė herė kanė kapėrcyer katunde e krahina. Ligjet turke nė kėtė vend nuk jepnin ndonjė farė drejtėsie; madje i nxitnin kėto zakone pasi ato shkaktonin pėrēarje, grindje dhe armiqsira tė mbrendshme ndėrmejt Shqiptarėve, gjėra qė i lehtesojnin barrėn Turqisė pėr tė zbatuar mė tepėr tiraninė dhe robėrinė. Me ardhjen nė fuqi tė ligjit tė krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohė sikurse nė rastin e Malit tė Zi.

     GRATĖ SHQIPTARE

     Ndėrsa, si dhe nė shtetet tjera tė Ballkanit, gruaja bėn tė gjitha punėt, si nė fushė ashtu edhe nė shtėpi, ajo shikohet mė me respekt dhe zė njė pozitė mė tė lartė se gruaja e Lindjes. Njė grua mund tė shėtisi prej njė ane tė Shqipėrisė nė tjetrėn pa farė dyshimi, bile edhe njė burrė qė mund tė ndodhet me tė, nga shkaku i gruas ėshtė i sigurtė. Nė qoftė se njė vajzė e fejuar le tė fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me njė gjak tė cilin e ka tė drejtė i fejuari i saj. Pėrveē atyre tė qytetit, nusja nuk merr pajė nga ati i saj, pėrkundrazi dhėndri i paguan njė shumė tė hollash tė atit tė vajzės; pėr gratė e veja paguhet gjysma. Ndėr gratė Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnė njė rol me rėndėsi. Ē’ka ia shton rėndėsinė gruas pranė burrit ėshtė tė pjellurit; dukė shtuar femijėt, shtohet edhe pozita. Nuk egzistojnė gjėkundi gra mė tė virtytshme se nė Shqipėri.

     BREZ I FUQISHĖM

    Gjaku i Shqiptarėve ėshtė gjak burrėrie. Shqiptari i ka dhėnė Turqisė gjeneralėt dhe ministrat mė tė mirė. Vėllezėrit e tyre nė Itali, Toskanėt, vunė themelet e vertetė tė madhėshtisė sė Romės. Pesė perandorė tė Romės qenė bij malėsorėsh Ilirianė; ata e forcuan racėn Italiane. Nė grykat dhe nė malet e Atikės gjuha Shqipe ėshtė nė pėrdorim edhe sot. Nė pėrpjekjet e Greqisė pėr liri, Shqiptarėt lanė emra fame. Ata trazohen me tė tjerėt, por nė trazim nuk bashkohen, domethėnė nuk i pėrziejnė gjakun dhe zakonet e tyre. Tė ruajturit e gjuhės dhe tė zakoneve tė veta nėn thembrėn dhe tiraninė e shekujve tregon mundėsitė e njė race tė fortė e tė pamundėshme. Do tė shohim se si Europa e pėrdori kėtė ēelės tė Ballkaneve pėr tė mbajtur mbyllur dyert e mėshirės e tė dritės mbi njė popull, i cili tani po lutet pėr pavarėsi e liri.

Ngatėrresat e fuqive tė mėdha

Djali im, ti nuk e di se me sa pak mėshirė qeveriset bota.

Uksensherna,  kryeministėr i Suedisė, 1612

     Shqipėria, njė vend kaq i vogėl e i prapambetur, pa kurrfarė qytetėrimi, pse luan njė rol kaq tė madh nė politikėn e Europės? Ėshtė e nevojshme qė t’i pergjigjem kėtu kėsaj pyetje, pėrgjigjia e sė cilės trajton pėrmbajtjen e ndėrlikuar tė diplomacisė Europiane. Pėrgjigjia e shkurtėr ėshtė se situata gjeografike e Shqipėrisė paraqet probleme politike edhe mė tė gjėra se ato tė parashtruara  prej shteteve tė tjerė tė Ballkanit. Gjendja e Shqipėrisė ėshtė njė faktor kryesor i problemit tė Lindjes, mbasi kjo ėshtė udha natyrale e kalimit prej Adriatikut nė Lindje. Pėrveē kėsaj ėshtė edhe pikėrisht vendi pėr daljen e tregtisė sė Ballkanit dhe sė fundi ajo ka nė dorė komandėn e hyrjes nė Aariatik nė ngushticėn e Otrantos. Portet e saja, me portin nė detin Egje tė Selanikut dhe tė Bosforit, janė ēelsat e dyerve tė Europės Lindore pėr nė detin Mesdhe. Pėr tė marrė nė dorė kėta ēelsa diplomacia e Europės ka punuar pėr dy shekuj rresht.

     PĖRJASHTIMI I RUSISĖ NGA DETI MESDHE

    Pėrmbi tė gjitha del e dukshme figura e Rusisė, qėllimi kryesoer politik i sė cilės ka qenė me patur kalim tė lirė nė detin Mesdhe. Pėr kėtė qėllim ajo e pa tė arsyeshme shkatėrrimin e Turqisė. Nė vitin 1711, Pjetri i Madh thirri nė ndihmė shtetet sllave tė Serbisė, Sllovenisė, Maqedonisė, Bosnjės, Hercegovinės, Kroacisė dhe Malit tė Zi pėr t’u bashkuar me tė nė njė luftė fetare e racore pėr tė liruar tė krishterėt ortodoksė dhe gjithė popujt qė flasin gjuhėn sllave nga zgjedha otomane. Qė prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanė qenė nė njė ndeshje tė pėrhershme dhe Rusia ėshtė bėrė mbrojtėsja dhe ndihmėsja e shteteve sllave. Kėto kondita iu paraqitėn parlamentit prej Sir Eduard Greit (Ministėr i Jashtėm i Britanisė), parlament i cili ishte vendi i zakonoshem i diplomacisė Europiane nė tė kaluarėn. Ėshtė pėr t’u shėnuar se shtetet qė emėroi Cari i Madh, bashkė me Hungarinė dhe Poloninė, formonin njė rreth tė fortė popujsh sllave kundrejt Austrisė Gjermane. Ėndrra pėr t’i bashkuar kėta popuj nė njė perandori sllave qe njė lumturi pėr Rusinė dhe Serbinė, por njė tmerr pėr popujt Gjermane dhe pėr tė gjithė Europėn Perendimore. Nga frika e kėsaj fantazme tė njė perandorie sllave, fuqitė e Europės kanė ndenjur tė bashkuara pėr tė mos e lėnė Rusinė e as aleatėt e saj sllave me zėnė vend ose me krijuar ndonjė kalim pėr nė detin Mesdhe.

Shteti bullgar sipas marrėveshjes sėShėn Stefanit 1878

     Por fakti kryesor qė i takon Shqipėrisė ėshtė se fuqitė Enropiane e pėrkrahėn sundimin turk nė Europė dhe e mbrojtėn atė kundra Rusisė pėr tė vetmen arsye se zhdukja e Turqisė nga Adriatiku deri nė Stamboll do tė shkaktonte ndarjen e kėtyre vendeve fqinjėve tė tjerė, dhe nė kėtė menyre do tė hapej ēeshtja e madhe e sllavėve pėr tė dalė nė detin Mesdhe. Lufta Krimesė u bė prej Anglisė dhe Francės pėr tė mbrojtur Turqinė kundra Rusisė dhe pėrfundoi me traktatin e Parisit nė tė cilin pavarėsia e Turqisė u garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua qė tė marrė pjesė nė marreveshjet e fuqive Europiane, kurse popujt e krishterė tė Lindjes u lanė nėn mėshirėn e dobėt tė Sulltanit. Ishte  pėrpara kėsaj lufte kur Car Nikolla parashtroi qė perandoria turke tė mos njihej nga ana e Rusisė dhe Anglisė, por kjo e fundit nuk e pranoi kėtė kėrkesė.

     TRAKTATI I BERLINIT

     Nė vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinė dhe ndaloi nė dyert e Stambollit. Traktati i Shėn Stefanit u bė nė mes tė dy ndėrluftuesve dhe me tė cilin mjeshtėrisht Rusia pėr tė mirėn dhe pėrdorimin e vet krijoi njė shtet tė madh Bullgar, qė nga ana Jugore do tė shtrihej deri nė detin Egje duke pėrfshirė edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtė tė fuqive Europiane tė cilat bėnė traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit Bullgar tė projektuar dhe vuri nė heshtje kėrkesat e Rusisė pėr tė pasė njė port nė detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallėn shtete tė pavarura. Njė hartė e kohės sė fundit do tė tregoje se traktati e la njė copė tė Ballkanit akoma nėn sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut deri nė Stamboll dhe pėrmblidhte Bosforin, Selanikun, Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Shtetet sllave tė Bosnjes dhe Hercegovinės nė Adriatik iu dhane Austrisė. Qe njė kėmbėngulje e vendosur pėr Europėn qė tė mos lejonte shtet sllav tė kishte njė dalje nė detin Mesdhe. Skllavėria dhe robėria e tė shkretės Shqipėri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit tė kėsaj diplomacie tė Europės.

Kongresi i Berlinit - Qershor 1878

     KĖRKESAT E SERBISĖ NĖ ADRIATIK

     Lufta Ballkanike mė 1912 nuk u prit me sy tė mirė nga fuqitė Europiane. Historia e saj ėshtė e njohur por nuk ėshtė kuptuar krejtėsisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės se dy gjėrat mė me rėndėsi tė kėsaj lufte ishin marrja e portit tė Selanikut dhe tė porteve tė Shqipėrisė. Kėta ishin vend-daljet natyrale tė tregtisė sė Ballkanit dhe vend-shkarkimet e hekuradhave tė ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjė rast pėr tė shtirė nė dorė portin e Selanikut, por shteti serb kėrkonte mbi gjithė tė tjerat njė port pėr lėvizjen tregtare tė tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe nė qoftė se shkeljes sė tokave tė huaja i jepte tė drejtė, Serbia pa turp mund tė kėrkojė njė vend-dalje nė det. Grindja e shteteve tė Ballkanit nė mes tyre u bė shkak qė gjashtė fuqitė e mėdha tė Europės tė marrin nė dorė frenat dukė ndėrhyrė qė t’i pushonin kėto grindje.

     AUSTRIA DHE ITALIA RIVALE

     Nė kėtė kohė duhet pėrmendur edhe njė fazė tjetėr trazimesh nė Shqipėri. Austria dhe Italia urdhėrojnė ose komandojnė detin Adriatik pėrveē ballit tė Shqipėrisė. Kėta dy shtete kanė pritur me padurim vite me rradhė rastet pėr tė shtirė nė dorė portet e kėtij vendi. Ata kanė shpenzuar tė holla duke mbajtur nė Shqipėri agjentė dhe shkolla pėr tė shtuar ndikimin e tyre mbi kėtė popull. Tė dy kėto kanė pritur ditėn kur “i sėmuri i Lindjes” do t’u varrosej nė anėn tjetėr tė detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenė posaēėrsisht nė marrėveshje: e para, qė asnjėra prej tyre tė mos sundonte Shqipėrinė dhe e dyta qė asnjė fuqi tjetėr tė mos vendosej nė Adriatik. Nga pikpamja diplomatike e pėrgjithshme, kjo nuk qe njė gjė shume e pa arsyeshme. Pse, po tė kish nėn sundimin e vet Austria Shqipėrinė, ajo do tė gjendej vetėm 74 km larg bregut Italian nė mės tė Vlorės dhe Otrantos. Dhe, po tė bėhej Italia sunduese e Shqipėrisė, do ta kthente Adriatikun nė njė gji tė Italisė duke e bėrė “il mare nostra”, sikurse italianėve u pėlqen ta thonė. Nė anėn tjeter, ēdo fuqi detare me zotėrimin e Shqipėrisė do tė ishte njė kėrcėnim e kanosje pėr tė dyja, Austrinė dhe Italinė.

     PERANDORIA SLLAVE

   Plani pėr njė perandori sllave ushqehesh mė tepėr prej Serbisė nėn emrin e krijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi ėshtė bashkuar me kėtė plan; qė tė dy duke qenė nėn kujdesin e Rusisė, mbrojtėses sė tyre tė betuar. Me njė perandori tė tillė, provincat sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, mė lejen ose hapjen e Austrisė, do tė bėnin tė mundur daljen e Malit tė Zi dhe tė Serbisė nė Adriatik. Shumė u zemėruan kėto shtete kur mė 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjen dhe Hercegovinėn dhe i bėri kryekėput tė vetat. Kur tė gjashtė fuqitė e mėdha e patėn mbaruar Konferencėn e Londrės mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqėn po ata parimet e vjetra pėr tė mos lejuar shtetet sllave me takuar detin Mesdhe. Turqia pothuaj se qe terhequr nga Ballkani dhe njė problem i madh gjendej mbi tryezėn e fuqive Europiane. Kėto e zhvilluan kėtė duke i dhėnė portin e Selanikut Greqisė dhe duke krijuar shtetin e pavarur tė Shqipqrisė. Nė kėtė mėnyrė varroseshin shpresat e Serbisė, e cila nė kėtė kohe ėshtė ēuar nė kėmbe dhe ka shkelur Shqipėrinė ndėrsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrėn.

     SHQIPĖRIA DHE LUFTA BOTĖRORE

     Nė kėtė plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa kundėrshtim fuqitė lėvizėse dhe princi trashėgimtar Franz Ferdinandi i Austro-Hungarisė shikohej si kujdestar i parimit tė tyre. Serbia mjaft e zemėruar qė prej vitit 1908, tani u tėrbua dhe pa dyshim demonstratat e saja kundėr Austro-Hungarisė qenė tė rrepta dhe kėrcėuese pėr hakmarrje. Qellimi i gjallė i Europės pėr tė pėrjashtuar Rusinė dhe aleatėt e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjen dhe Hercegovinėn pėr pak qe duke u shkaktuar njė luftė Europiane dhe vepra e krijimit tė shtetit tė pavarur Shqiptar sigurisht qe duke ndezur njė ndeshje tė pėrgjithshme. Mėria e madhe kundra Austro-Hungarisė natyrisht iu drejtua princit trashėgimtar dhe vrasja e tij nė Sarajevė keqėsoi pa masė marrėdhėniet midis Austro-Hungarisė dhe Serbisė. Mbas kėsaj, ngjarjet rrodhėn shumė shpejt. Austro-Hungaria i diktoi ultimatum Serbisė dhe me kundėrshtimin e tij i shpalli luftė. Rusia qiti zėrin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak diteve pesė prej fuqive tė mėdha u gjendėn nė ndeshje tė vazhdueshme. Po tė kish pėrmbushur Europa dėshirat e Serbisė pėr njė skelė nė Shqipėri, kjo klimė e tmerrshme nuk do tė vinte. Zotėrimi ose sundimi mbi Shqipėri qe pa dyshim shkaku qė u shkaktua kjo luftė qė po pėrfshin kontinentin e Europės. Kjo ėshtė historia e diplomacisė Europiane nė Ballkan, me gjithė se shumė shkurt ėshtė pėrshkruar. Prandaj pėrshtatet posaēėrisht titulli  "Ngatėrresat e Fuqive tė Mėdha".

Shqipėria etnike

     FAJI I DIPLOMACISĖ EUROPIANE

     Nė qoftė se me tė vėrtetė bashkimi sllav ėshtė njė kanosje pėr qytetėrimin Perendimor, sigurisht  historia e diplomacisė pėrkundrazi ndryshon kur Rusia tė ketė siguruar aleatė tė fuqishėm nė Perėndim pėr shkatėrrimin e Gjermanisė, pengesėn mė tė madhe tė triumfit tė saj. Por nė qoftė se ky bashkim ėshtė vetėm njė pėrrallė e shpikur ose njė arsyetim jo i vėrtetė, atėhere diplomacia Europiane duhet tė quhet fajtore ndaj krimit qė bėn duke mbajtur Ballkanet nėn zgjedhėn e dobėt tė Turqisė. Nė njėrėn anė prej kėtyre dy ēengelave, qė janė pėrgjigjia e kėtij problemi, duhet tė varet kjo lloj diplomacie. Edhe nė qoftė e vėrtetė se kanosja sllave qe njė pretendim dhe qė shtetet e mėdha deshėn vetėm me gjetur shkak pėr tė mbajtur Rusinė larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqėsirat e Shqipėrisė varen mbi dyart e tyre sepse Shqipėria vuajti vetėm prej fajit tė tyre. Me tė vėrtetė me sa pak mėshirė qeveriset bota! Po to kish prishur Europa njė shekull mė parė sundimin otoman nė Europė, patjetėr faqja e qytetėrimit tonė do tė ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do tė kishin tashmė njė shekull vjetėrsi nė lirinė e tyre dhe mundet qė nė rrugėn e paqes do tė ishin mė tė pėrparuar nė pasuri, nė edukatė, nė tregti dhe industri. Pėrkundrejt tė sotmes qė janė tė varfėr e tė shkatėrruar prej luftash tė vijueshme, tė cilat janė shkaktuar vetėm e vetėm pse kėrkonin tė liroheshin nga zgjedha. Shqipėria tani do tė mund tė ishte njė shtet i lulėzuar e i pėrparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezė, qė ka rrėnjėt nė shekujt e errėt e qė bėn ēdo shtet tė shihet me tjetrin me njė armiqėsi tė madhe, tė jetė zhdukur dhe ndonjė mėnyrė simpatie njerzore dhe vllazėrore tė pėrdoret, atėhere do tė kujtojme faktin qė suksesi i njė populli nuk ėshtė nevoja tė bėhet me humbjen e njė tjetri. Atėhere sllavet, gjermanėt, anglezet, turqit dhe Shqiptaret mund tė pėrfitojnė shumė mė mirė nga pėrparimi, lulėzimi dhe lumturia e njėri-tjetrit.

     DIPLOMACIA E SHASTISUR E EUROPĖS

   Ndėrkaq Shqipėria, viktima kryesore e kėsaj diplomacie, mbetet e lodhur, e kėrrusur dhe e zhytur nė gjak sepse, edhe mbas lirimit tė shteteve tjera tė Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nėn Turqi. Bashkė me Shqipėrinė mbeti nėn zgjedhė edhe Maqedonia. Po tė kishte mbetur ndopak simpati njerėzore nė politikėn e Europės dhe ndonjė ndjenjė pėr tė shpaguar mėkatet qė ka bėrė gjatė shekujve, kėto fuqi do t’u kishin dhėnė rastin Shqiptarėve pėr tė formuar njė qeveri dhe pėr tė zbatuar nje statut tė vetin. Edhe njė dhenzė e truve tė kalit do tė kishte menduar qė njė popull trim dhe luftėtar si ky nuk do tė pranonte njė zgjedhė tiranie tė re nė vendin e sė parės. Por diplomacia e shastisur vendosi tė zbatojė forcėn dhe tiraninė pėr tė sunduar kėtė popull; por ky vendim doemos do tė binte poshtė sikurse u pa. Shtetet e Europės kanė bėrtitur dhe kanė shpallur se Shqiptarėt janė popull i pabindur, i egėr e barbar. Por nė anėn tjetėr deshėn tė krijojnė mbi ta njė qeveri pa pyetur dėshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjė farė lirie ose tė drejta trashėgimore dhe biles pa asnjė kėmbė ushtari pėr tė vėnė nė zbatim programin e tyre: sollėn vetėm disa oficerė, kurse ushtarė jo. Por, po tė ishin tė vėrteta deklaratat e tyre, ata do tė kishin sjellur fuqi tė madhe tė armatosur pėr tė perkulur Shqiptarėt; por kėto tė bėrtitura ishin vetėm pėr tė justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenė copa me rėndėsi nga toka Shqiptare dhe ia dhanė fqinjėve nė Veri, nė Jugė dhe nė Lindje, duke shkaktuar kėshtu ngatėrresa dhe luftėra tė pėrditshme nė mes tė kėtyre shteteve. Copėn qė mbeti nga gėrshėra e tyre e quajtėn shteti i pavarur i Shqipėrisė. Gabimin mė tė madh tė planeve tė tyre do ta pėrshkruaj nė kreun qė vijon.

Shqipėria ėshtė bėrė lėmi i ndikimeve tė shumėllojshme qe e tėrheqin nė drejtime tė ndryshme. S’ka  vullnet, s’ka program e as autoritet tė njohur nė kėtė tokė. Propaganda, intriga dhe shpifjet e fshehin tė vėrtetėn. 

Kėtė e raporton Dr. Dillone nga Durrėsi.

      Kur gjashtė fuqitė e mėdha hartuan njė plan qeverimi pėr Shqipėrinė, vepra e tyre tregoi njė pazotėsi tė ēuditshme, sepse ai qe njė plan qė i nuk pėrshtatesh njė shteti si ky. Marrėveshja e Londrės pėrmbante nenet: (1) Njė principatė autonome, sovrane, me tė drejtė trashėgimi tė fronit nga tė paslindurit dhe nėn sigurimin e gjashtė fuqive tė mėdha. (4) Kontrollimi i administratave qytetare dhe i financave i jepet njė komisioni ndėrkombėtar tė pėrbėrė prej delegatėsh tė gjashtė fuqive tė mėdha dhe njė delegati tė Shqipėrisė. (7) Emėrimi i princit, formimi i njė qeverie kombėtare pėrfundimtare, funksionet e autoriteve tė vendit qė ndodhen si dhe qetėsija e popullit i lihen nė dorė komisionit nė fjalė. (8) Sigurimi i popullit dhe rregulli do tė bėhet prej njė organizate xhandarmėrie e policie ndėrkombėtare, qė do tė jetė nė dorė tė oficerėve tė huaj tė cilėt do tė kenė nė dorė komandėn vepruese dhe eprore tė policisė e tė xhandarmėrisė, dhe tė gjithė elementėve tė nevojshėm pėr tė siguruar qetėsinė e popullit.

     I lutem lexuesit me i studiuar kėto pika qė tė formojė njė vetgjykim se si mund tė formohet njė shtet mbi njė plan si ky? Tre funksionet e njė shteti janė: egzekutimi, legjislatura dhe administrimi i gjyqit. Shihet se dy tė fundit nuk janė pėrmendur veēse si njė lloj autoriteti i lėnė komisionit ndėrkombėtar pėr tė formuar njė qeveri kombėtare me autoritet. Funksioni egzekutiv natyrisht pėrfshin njė kryetar egzekutues qė do tė ketė kontrollimin e administratave qytetare dhe tė sigurimit tė popullit. Marrėveshja (e Londrės) pėrmban njė princ, por ia dha komisionit ndėrkombėtar kontrollimin e administratave qytetare dhe tė financave. Dhe nė njėrėn anė e vendos sigurimin e popullit nėn komisionin ndėrkombetar, kurse nė anėn tjetėr thotė: “komanda vepruese dhe eprore pėr tė mbajtur qetėsinė e popullit i jepet njė organizatė ndėrkombtare tė kryesuar prej oficerėsh tė huaj”. Se ēfar fuqirash i mbeten princit nuk kuptohet, kurse administratat, financat dhe sigurimi i popullit iu dhanė duarve tė tjera. Sipas vendimit tė marrėveshjes (sė Londrės), princi do tė zgjidhesh pa pyetur dėshirat e popullit dhe funksionet e autoriteteve tė vendit e sigurimi i popullit u hoqėn nga duart e popullit. Nuk qe vėnė pėrpara ndonjė statut nė bazė tė cilit tė qeverisej ky popull dhe asnjė premtim nuk i qe bėrė pėr njė liri tė plotė ose pėr tė ushtruar tė drejtat tradicionale. Kėtu qe vetėm njė sundim tiranik dhe njė despotizėm tė deklaruar me urgjencė. Me sa gjykohet, kjo qe njė anarki pėr tė shkaktuar kryengritje. Po tė mos ngrihesh populli Shqiptar nė formėn e quajtur rebelizėm, pėr Shqiptarėt nuk do tė besohej mjaft dhe do tė thuhej se kėta nuk kanė ide mbi lirinė qė kėrkojnė. Nga kjo marrėveshje e Londrės doli njė ngatarresė sa nuk bėhesh mė e madhe dhe mė e keqe. Fuqitė e mėdha pastaj vijuan programin e tyre duke zgjedhur pėr antarė tė komisionit gjashtė persona me pozita konsujsh. Pa e fyer kėtė pozitė diplomatike, kjo vepėr qe njė punė e keqe sepse lėshimi i njė shteti nė duar tė tilla nuk qe nė duar tė njerėzve me pėrvoje diplomatike. Sigurisht, qė formimi i njė shteti nuk u vendos nė duar tė pėrshtatshme tregohet nga fruti i veprės sė tyre.

     QEVERIA E VIDIT

     Si princ i kėsaj principate u zgjodh Uilliami i Vidit, major i gardės Potsdam Lancers, njė zotėri pa farė pėrvoje nė qeverisje dhe pa vetitė e duhura pėr njė kryetar shteti. Ai qe nip i Mbretėreshės sė Rumanisė, e quajtur Karmen Silvia, dhe duhet shėnuar se pėrkrahja financiare dhe shtyrja e saj si dhe detyrimi i gruas se tij ambicioze u bėnė shkak qė ky tė pranojė kėtė detyrė. Tragjedia e gabimeve filloi para se tė vinte Princi nė Durrės. Esad Pasha, kryetar i ca fiseve tė Shqipėrisė sė Mesme, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi nė mėnyrė solemne dhe i dhuroi kurorėn Princit Vid nė emėr tė Shqipėrisė. Qė nė ditėt e para tėrhoqi vėrejtjen njė zėnie midis  nėpunėsit tė pallatit me mjekun e oborrit, e cila pėrfundoi me ikjen e shpejtė e shumė zemėrueshem tė mjekut nga Shqipėria. Komisioni Ndėrkombėtar nė bazė tė marrėveshjes sė Londrės priste qė princi tė vinte me bashkėpunuar me tė pėr tė zgjidhur problemet e ndryshme tė shtetit. Por shpejt e mėsua se Vidi po vinte si mbret dhe kishte kėrkuar qė tė pritet me gjithė madhėshtitė qė i kanė hije njė pritjeje mbretėrore. Kur ata deshėn tė bėjnė ca paragatitje dhe pėr kėtė deshėn tė bashkėpunojne me nėpunėsin e pallatit, ai u pėrgjegj se nuk kishte kohe me humbė me ta. Se me ē’tė drejtė Princ Vidi e mori titullin mbret askush s’ka qenė i zoti ta shpjegojė. Ai nė marrėveshjen e Londrės figuron si Princ.

Princ Widi me qeverinė e tij nė Durrės 1914

     Nė fjalimin e tij mbretėror (!?) princi theksoi se do tė mund tė kishte rast me bashkpunuar me komisionin ndėrkombėtar, kurse marrėveshja (e Londrės) e thotė qė ai duhet tė bashkėpunojė. Qeverimi ose mbretėrimi filloi duke i ofenduar haptazi pėrfaqėsuesit e fuqive tė mėdha, tė cilėt kishin nė dorė portofolin dhe pothuaj gjithė autoritetin, (sepse ata kishin kontrollin e financave dhe tė administratave -  shėn. pėrkth.). Princi emėroi njė kabinet, por ministrat e tij nuk kishin autoritet tė caktuar ose tė dalluar dhe nė kėtė mėnyrė ēdo gjė qė morėn pėrsipėr komisioni e kundėrshtoi. Ndėrkaq epirotėt, qė zenė Shqipėrinė e Jugut, deklaruan pavarėsinė e tyre. Esad Pasha kėrkoi 25000 vetė tė armatosur pėr t’i shtruar kėta, por ushtarė nuk kish. Koloneli hollandez Tompson qė kishte komandėn e xhandamėrisė u ngarkua me mision prej princit pėr tė bėrė marrėveshje me “epirotet”. Ai fitoi besimin e tyre dhe erdhi nė njė marrėveshtje shumė tė mirė, por Esadi siguroi mohimin e misionit tė kolonelit nga ana e kabinetit dhe ky mision u flak edhe prej princit. Mė vonė kur komisioni ndėrkombėtar bėri marrėveshje nė Korfuz me kryengritesit e Jugut, antarėt protestuan se ky komision nuk dinte kurrgjė mbi marreveshtjen e kolonelit Tomson e as mbi misionin e tij.

     Kur unė erdha nė Durrės, njėri prej antarėve tė komisionit mė mohoi pikat mė kryesore tė marrėveshtjes sė Korfuzit, njė kopje tė sė cilės ia paraqita tė vėrtetuar prej sekretarit tė komisionit. Nė kėtė mėnyrė vijonin punėt nė krijimin e njė shteti. Mbledhjet e komisionit bėheshin  edhe mė tė vėshtira nga mosmarrėveshjet dhe ngatėrresat nė mės tė pėrfaqsuesve tė Austrisė dhe Italisė, tė cilėt mundoheshin me ia hedh fajin njėri-tjetrit. Kabineti edhe ky u nda dhe nė Maj tė vitit 1914 Esad Pasha, ministėr i luftės, u arrestua si komplotist kundėr qeverisė, u vu nė njė luftanije tė Austrisė dhe u dėrgua nė Itali. Nė anėn tjeter, Shqiptarė kryengritės, rebelet, me armė nė dorė u dukėn para dyerve tė Durrėsit. E vetmja kėrkese e tyre ishte qė princi tė lejė Shqipėrinė dhe prej asaj kohe e deri nė fund ajo ka qenė britma e tyre pėr ēdo marrėveshtje qė thirreshin me bėrė.

     DUKE VĖNĖ FENĖ SI SHKAK PĖR LĖVIZJE LUFTARAKE

     Njė njeri me mend nuk do tė kishte pranuar detyrėn me ushtruar tiraninė mbi njė popull luftėtar si ky pa qenė i siguruar nga fuqitė e mėdha se do t’i japin forca ushtarake, sepse gjithė themeli i kėsaj pune ishte forca. Biles, edhe kur vendasit u ngritėn me armė nė dorė kundėr tij, e para gjė qė duhej tė bėnte qe qė tė kėrkonte fuqi tė armatosur ose tė linte Shqipėrinė duke u kthyer nė vendin e tij. Por kur vendasit mohamedanė e kundėrshtuan atė me armė, ai mori me pagesė malsorė katolikė tė Veriut pėr tė mbrojtur Durrėsin. Edhe mohamedanėt e Vlorėes u vunė nė ndihmėn e princit, ca nga tė cilet u lanė pėr tė kundėrshtuar kryengritėsit e Jugut dhe tė tjerėt u prunė nė ndihmė tė Durrėsit, kundėr kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Mesme. Problemi mė i madh i njė qeverie nė kėtė vend ėshtė pėr tė prurė nė marrėveshje ose pėr tė bashkuar elementėt e besimeve tė ndryshme me qėllim qė tėzhduket sa mė parė kundėrshtia nė mes tyre e cila ka qenė futur prej sundimtarve turq. Brenda pak javėsh sundimi tė Princ Vidit, gjendja u bė shumė e keqe. Nė Shqipėrinė e Jugut mohamedanėt vritnin ortodoksėt e nė Durrės malėsorėt katolike thernin mohamedanėt brenda pamjes se pallatit tė princit, i cili ishte i sigurtė vetėm nėn grykat e zjarrit tė topave tė luftanijeve tė fuqive tė mėdha qė ishin nė molin e Durrėsit vetėm pėr tė mbrojtur princin dhe familjen e tij. Dukej haptazi se pa u bashkuar pėr bashkėpunim elementėt e besimeve tė ndryshme, qeveria e tij ishte mė kot.

     Vidi u ngul nė Durrės mė 21 Shkurt 1914 dhe mė 24 Maj tė kėtij viti, mbas njė mesymje nga kryengritėsit, ai me familjen e tij fluturoi nė kryqzorin italian Misurata. Megjithatė tė nesėrmen u kthye prapė nė pallatin e vet, por ikja qė kish bėrė njė ditė mė parė prej qyteti nė luftanie ia humbi rėndėsinė dhe e bėri tė pamundur qė ai tė kishte pamjen si sundimtar i njė populli ndaj tė cilit burrėria, zemra dhe trimėria janė gjėra fare tė zakonshme. Njė veprim i vogėl i komedisė u luajt mė 5 Qershor kur nė drekėn e kėsaj dite luftania Tegelhoff duhej tė dėfrente princin. Njė ceremoni mbretėrore qe paramenduar dhe ministrat e pranuan, por atė ditė komisioni ndėrkombetar po mundohej pėr tė ardhur nė marrėveshje me kryengritėsit e pėr kėtė kishin frikė se mos alarmoheshin dhe dėshpėroheshin kėta nga krismat e topave. Komisioni doli fitues nė ndalimin e ceremonisė, por jo me kryengritėsit tė cilėt nxirnin tė vetmen fjalė: “princi lipset tė shkojė nga toka e jonė”. Nė anėn tjetėr tė gjithė degėt e fuqive sunduese ēdo minute vinin nė mosmarrėveshje mė tė mėdha dhe ngatėrroheshin mė keq nė mes tyre. Disa ia ngarkonin gjithė shkakun e ngatarresave oficerėve hollandezė, tė cilėt kėrkonin me patur fuqinė eprore dhe jepnin urdhėra mbi ata tė qeverisė sė rregullt. Prandaj mė 22 Maj, anėtarėt e kabinetit shkuan si njė grup dhe i dhanė dorėheqjen mbretit duke thėnė haptazi se nuk durojnė tė pėrdoren mė si kukulla nė duat e oficerėve hollandezė dhe tė marrin pėrsipėr gabimet trashanike dhe keqbėrėse tė tyre. Por nė anėn tjetėr nė kėtė kohė oficerėt hollandezė ishin tė vetmit mbrojtėsit e Durrėsit duke komanduar malėsorėt shqiptarė, gjuhen e tė cilėve as qė e kuptonin. Ditėn e 15 Qershorit komandant kolonel Tompson u vra dhe me qinda njerez u vranė nė kėnetė.

     NGATĖRRESA NĖ DURRĖS

     Mbėrrita nė Durrės me datėn 18 Qershor. Gjatė njė jave qė kalova nė Gjirokastėr me kryetarėt e kryengritėsve unė pata mėsuar pėr vrasjen e 70 mohamedanėve tė pa armatosur, tė cilen komisioni e kishte vėrtetuar por kryengritėsit e mohuan dhe e pata vurė vehten nė dijeni me gjithė mosmarrėveshtjet qė qėndronin nė mes tė “epirotasve” dhe komisionit nderkombetar per te bėrė paqe. Unė jo vetėm qė u habita, por edhe u tmerrova pėr ngatėrresat qė gjeta nė Durrės. Secili anėtar i komisionit ishte me armė nė dorė kundra tjetrit dhe nė vend qė tė ndėgjonin lajmet e dobishme qė solla une, secili e shkonte kohėn duke mė pėrshpėritur nė vesh gjėrat pa mend dhe keqbėrjet e tjetrit. Asnjeri nuk kishte as mė tė voglėn ide se kush e kishte sundimin ose komandėn mė tė lartė, e cila kėrkohej me njė farė autoriteti nga princi, nga komisioni, nga oficerėt hollandezė dhe nga kabineti. (Sepse marrėveshja e Londrės e kishte zhytur kėtė punė duke ia dhėnė nė njėrėn anė komandėn njėrit e nė njė tjetėr tjetrit, herė komisionit e herė Princit e herė oficerėve hollandezė – shėn. pėrkth.).

     Me i pėrshkruar hollėsirat e ngatarresave qė ēdo ditė u bėnė edhe mė tė kėqija nė Durrės, nuk do tė ishte edhe aq e dobishme. Qeveria shkoi njė herė nė Vlorė dhe iu desh me u kthyer prapė nė Durrės pėr arsye kompllotesh dhe aty gjeti kryengritjen e Esad Pashės. Njė oficer italian u zu natėn nė Durrės duke i bėrė shenjė kryengritėsve e nė kėtė mėnyrė duke iua drejtuar udhėt e operacionit. Kur e arestuan u gjet se ai qe duke bashkėpunuar me oficerin qė kish pas qenė ngarkuar me mision nga Princi pėr tė mbrojtur Durrėsin nga kryengritėsit; atėhere misioni u pezullua. Njė oficer hollandez mė tha se Princit nuk mund t’i mbushej mendja kurrėsesi pėr t’i prirė ushtrisė e as me u dukur mė para luftės. Luftaniet e gjashtė fuqive rrinin nė njė qetėsi tė vdekur nė port. Kur qyteti u mėsye, komandantėt e tyre u thirrėn pėr tė shtirė ca topa sa me trembur kryengritėsit, por ato kundėrshtuan duke thėnė se kanė urdhėra tė rrepta me vepruar vetėm pėr mbrojtjen e personit tė princit e tė familjes sė tij. Kjo tregoi qartazi se fuqitė e mėdha kishin vendosur mos me shtirė asnjė top pėr mbrojtjen e qeverisė qė kishin marrė pėrsipėr me themeluar. Pėrvoja ime e fundit nė Durrės qe njė natė para se tė largohesha, kur qeshė zgjuar prej njė krisme tė tmerrshme pushkėsh nė kėnetė pothuaj nėn dritaret e mia. Oficerėt mė lajmėruan nė mėngjes se kishin dėrguar nja 15 vetė nėpėr kėnetė pėr tė kėrkuar tė vrarė e tė plagosur, por njerėzit e tyre duke i kujtuar kėta se ishin armiku qe po iu afrohet, shtine mbi ta dhe i vranė tė gjithė.

     E lashė kėtė skenė mėkatesh, ngatėrresash tė ndyra dhe gjakderdhjesh me njė zemėr plot mėri kundėr krimit tė madh tė Europės dhe plot simpati pėr popullin qė iu desh me derdhur gjak pėr tė mbajtur larg zgjedhen dhe njė nga gabimet mė skandaloze nė historinė e Europės. Tre muaj pas kėsaj, princi, familja e tij, oborri e kabineti i tij, komisioni ndėrkombėtar, ministrat e huaj, xhandarmėria dhe luftanijet ikėn nga Durrėsi dhe Shqipėria u la sikurse ėshtė sot, pa qeveri. (Domethėnė nė kohėn e Luftės I Botėrore – shėn. pėrkth.).

     MASA PĖR SHPĖTIM

     Tė nesėrmen, pasi pata lėnė Durrėsin mbėrrita nė Vlorė. Kryetarėt e Vlorės ishin besnike tė princit Vid dhe i patėn dhėnė ushtarė pėr tė luftuar kyengritėsit e Shqipėrisė sė mesme dhe “epirotet” nė Jug tė Vlorės. Prandaj kėta gjindeshin nė njė frikė tė pėrditshme prej ndonjė mėsymjeje nga vėllezėrit e vet. Qė mos tė vazhdohej mė rrėnimi nė mes tyre, i kėshillova qė tė shpallin pavarėsinė dhe tė bėjnė paqe me vėllezėrit e vet. Nė emėr tė tyre shkova nė Delvinė dhe takova kryetarin e qeverisė sė perkohshme tė Epirit, Zografo, i cili ishte i sėmurė nė zemėr pasi po kthehesh nga varrimi i 14 djelmoshave Delvinnjotė qė sapo ishin vrarė nė shpat tė malit, ndėrsa 40 burra shtriheshin tė plagosur. Ai qe gati me bėrė paqe me vlonjatėt dhe kur ky lajm mbėrriti Vlorėn u prit me shumė kėnaqėsi dhe duartrokitje. Atė mbasdreke dy luftanije tė fuqive tė mėdha qė bėnin pjesė nė komisionin ndėrkombetar, u ngulėn nė port dhe nėn hijen e topave tė Europės nuk lejuan bashkimin qė unė kisha parashtruar. Ata e dinin mirė qė qeveria e tyre po kotesh mbi fronin e saj dhe se do tė binte. Po ashtu e dinin qė pėrmbajtja e veprave tė tyre do tė shkaktonte edhe mė shumė gjakderdhje vllazėrore. Prej asaj kohe e mbrapa fuqitė “epirote” dhe kryengritsit e Shqipėrisė sė mesme pėrparuan. Mė tepėr se 100’000 barinj dhe bujq, gra, burra, fėmijė dhe foshnje lanė shtėpijat e tyre, tė cilat ua dogjėn e ua shkatėrruan dhe kėta vetė emigruan nė Vlorė. Kur unė u largova nga Greqia, sėmundja e lisė po pėrhapej nėpėr kėta emigrantė qė pa ndihma dhe pa shpresė vdisnin nė qarkun e Vlorės. Pak mbas largimit tim, u raportua se nga kėta 100’000 emigrantė 30’000 kishin vdekur urie dhe s’kishin as mbulesė e as kasolle ku me shtirė kryet. Jam informuar qė nėpėr gjithė Shqipėrinė ka zi. Nė pranverė nuk ka me patur misėr pėr farė pėr ata qė do tė shpetojnė.

     ZBULIMI I PADREJTĖSISĖ

     Mirė do ishte po ta kishte pėrshkruar gazeta Times e Londrės skenėn e Durrėsit si njė komedi tragjike, qė brenda pallatit mbretėror luheshin shakatė cinike mė tė mėdha, qė mbrapa maskave buzėqeshėse tė diplomatėve tė Europės fshiheshin fytyrat e errta e kriminele, shkaktare tė vdekjes sė kėtyre njerėzve, se jashtė nė kėnetė shtriheshin qindra Shqiptare mbrojtes tė vatrave tė veta, tė fortė e tė ngrirė, me sytė e tyre dhimbisurisht tė drejtuar kah qielli i cili dukej e pamėshirshėm per ta. Dukesh njė detyrė njerėzore, haptazi, me shqyer maskėn qė mbulonte diplomacinė Europiane e me nxjerr fytyrėn e saj tė lyer me gjak atdhetarėsh dhe shikimin e dobėt tė saj mbi dėshirat e zjarrta pėr liri tė njė race tė fortė. U ktheva nė Athinė dhe pasi qeshė i shtrėnguar e tregova kėtė panjerzi dhe kėtė padrejtėsi tė fuqive Europiane dhe dhashė dorėheqjen si minister i Amerikės nė Greqi e nė Mal tė Zi, sikurse patjeter qeshė i shtrėnguar me bėrė. Drejtesia dhe e vėrteta nuk janė mbrojtje nė sallat e dipllomacisė!

     Qe shorti im me ngritur perden qė t’i jepja dritė kėsaj komedie, e cila qe loja mė tragjike qė ėshtė vu nė skenė prej duarve tė njerėzve. Ky veprim qe ai qė me ka hapur rrugėn me iu lutur popullit tė lirė tė Amerikes tė ndihmojė Shqiptarėt qė po mundohen me luftė e me vdekje pėr lirinė dhe pavarėsinė e tyre. Kur Europa, e pėrgjakosur, e mjeruar, e shfarosur, e falimentuar dhe e kėputur do tė hyjė duke ēaluar nė njė periudhė tė re qytetėrimi, atėhere le tė mėsojė prej vuajtjeve tė veta mėshirėn qė duhet tė ketė pėr kombin e vogėl malėsor; e cila dėfrehesh me shtėrngimet e shpirtit e me britmat e vdekjes sė tij dhe vepronte paturpėsisht duke i quajtur asgjė tmerret dhe vuajtjet e kėtij populli pėr liri dhe humbjen e lirisė tė njė populli e quante njė sakrificė tė zakonshme pėr qejfin e tyre.

Pėrpjekjet pėr liri

Ēdo popull i shtypur ka tė drejtė tė shkundė zgjedhėn e tij dhe nė qoftė se Shqiptarėt janė mėrzitur e lodhur nga zgjedha turke dhe qeverimi i keq i saj dhe dėshirojnė me qenė tė pavarur, kanė urimet e mia mė tė pėrzemėrta pėr ta. Ėshtė e vėrtetė qė drejtpėrsėdrejti nuk mund tė bėj kurrgjė pėr ta, por kur plani i juaj ka dalė me tė vėrtetė fitues, flamuri turk tė jetė zhdukur dhe pavarėsia Shqiptare tė jetė shpallur, le tė deklarohet qeveria juaj zyrtarisht dhe Anglia do tė jetė e  para fuqi qė do njohė pavarėsinė Shqiptare. Unė do tė mundohem me gjithė shpirt me ndikuar edhe mbi tė tjerėt qė tė ndjekin kėtė shembull.

GLADSTONE, KRYEMINISTĖR I BRITANISĖ, 1880

     Pėr sa pėrmban historia e re, kjo ėshtė fjala mė e mirė pėr Shqipėrinė e dalur nga njė burim zyrtar. Kjo kishte tė paktėn shpirtin e simpatisė dhe nė qoftė se Kryeministri i tanishėm i Anglisė thotė kaq e jo mė tepėr pėr formimin e njė qeverie tė perkohshme nė Shqipėri do tė jetė njė punė e lehtė pėr ta bėrė Shqipėrinė tė lirė dhe tė pavarur. Kur kam folur pėr robėrinė e Shqiptarėve nėn Turqi, nuk kam patur nė mendje mizori, tortura, vrasje dhe therje. Kėto veprime bien mbi persona tė veēuar tė cilėt vuajnė, vdesin dhe harrohen. Shkenca e torturės, thelbi i tiranisė dhe djallėzia e vrasjes janė nė kulmin e tyre kur i drejtohen njė grupi dhe shpirtit e jetės sė njė shteti. Duket si e pamundur qė njė qeveri tė tregojė haptazi vendimin e vet pėr tė shkatėrruar lumtėrinė e pėr tė mohuar shpresat dhe dėshirat e njė populli nėn sundim. Por kjo ėshtė historia e tmerrshme e Turqisė nė Shqipėri. Malėsorėt trima nuk u shtruan kurrė dhe shumica e tyre kundėrshtuan edhe pagesen e taksave. Ata vdisnin nė grupe pse rrinin sė bashku pėr t’u mbrojtur nga mėsymjet e herė pas herėshme tė ushtrive turke, tė cilave kurrė s’ia lėshuan shtėpitė e tyre. Por ata nuk mund tė rnbronin edhe fushat ku ishte mundėsia mė e madhe e pėrparimit dhe qytetėrimit. Pėr Turqinė, fushat kishin dy vlera: e para si burim tė ardhurash dhe e dyta pėr tė mbledhur ushtarė. Popullit i vinin taksa tė mėdha qė i mblidhnin pa mėshirė. Taksat dėrgoheshin nė Turqi dhe shumė pak shpenzoheshin nė vend. Nė kėtė mėnyrė e ropi Turqia pasurinė e vendit. San Xhuliano, tani vonė ministėr i jashtėm i Italisė, thotė se qyteti i Vlorės paguante 1’000’000 franga nė vit dhe vetėm 20’000 shpenzoheshin aty. Gjithashtu edhe nė Vilajetin e Janinės mblidheshin 9’000’000 franga, prej tq cilave vetqm 2’000’000 shpenzoheshin pėr atė vilajet.

     MBLEDHJA E USHTARĖVE

     Por e ardhura tjetėr ishte edhe mė e vlefshme. Shqipėria nxirrte pothuaj ushtarėt mė trima nė Europė. Malėsorėt Shqiptarė tė lartė, tė fortė e tė pafrikshėm, pėrbėnin gardėn e Sulltanit. Mirditasit dhe malėsorėt pėrgjithsisht viheshin nė pjesėt mė me rėndesi tė ushtrive turke. Shumė  prej tyre morėn lavdėrime dhe pozita tė larta si nė ushtri ashtu edhe nė administratė. Edhe nė ditėt e Romės pat qenė ideja pėr ta bėrė Shqipėrinė njė fole pėr rritje dhe nxjerrje luftėtarėsh, por Turqit e pėrmbushėn kėtė ide. Duhet shėnuar se po tė ishte Shqipėria e pėrparuar, e edukuar dhe e lumtur, nuk do t’i jepte ushtarė Turqisė. Pėr kėtė arsye padituria, veēimi i saj nga bota e pėrparuar dhe varfėria u zgjodhėn prej turqėve si vegla pėr tė mbajtur nėn thembėr kėtė popull trim.

     COPTIMI I VENDIT

     Siē duket, ishte vendosur nė ēdo fuqi mendore zhvleftėsimi moral, intelektual, shpirtėror, ekonomik dhe politik i kėtij populli. Zyrtarėt qė tė gjithė ishin tė pasjellshėm; tė ashtėqujturat salla tė drejtėsisė, gjyqet, nuk mbronin as persona as pasuri. Njerėzit viheshin nė burg me dėshmira tė fshehta. Gjithė lėvizjet pėr bashkim prisheshin nga nėpunėsit e pashpirt dhe gjithė masat pėr punė e industri pengoheshin nga tagrambledhėsit. Mund tė thuhet se kėto janė kondita edhe nė vende tė tjera tė nėnurdhėruara, por jo kaq sistematikisht. Miniera ari patėn qenė punuar prej Romakėve e argjendi prej venedikasve. Kėto patėn qenė mbyllur shumė kohė pėrpara me urdhėr qeveritar dhe tani as vendi nuk u dihet. Pyje tė mėdha shkonin mė kot dhe kalbeshin pėr arsyera ligjore dhe transportimi. Ndėrsa nė shtetet e tjera tė Europės ka njė endje tė madhe hekurudhash, ky vend nuk ka asnjė rrugė hekuri prej Veriu nė Jug. Fuqira tė mėdha ujrash nuk pėrdoren; porte shumė tė mirė janė pa mbrojtje dhe pa ndėrtesa doganore. Lumenj, nėėr tė cilėt duhej tė lundronin avullore me transportuar lėndėt e pyjeve nė tregjet botėore, janė tė vdekur e tė padobishėm. Pėrveē ē’ka lanė Romakėt, rrugė tė tjera nuk ka; njė njeri pėr tė shėtitur prej bregut nė brendinė e vendit ose prej njė qyteti nė tjetrin, duhet tė shkojė mbas gjurmave ose nėpėr ndonjė rrugė qorre. Portet e sigurtė dhe hekurudhat do tė ishin mjete pėr tė bashkuar Shqipėrinė me botėn e jashtme dhe rrugėt e gjėra do ta bėnin tė lehtė kalimin prej njė qyteti nė tjetrin. Por ndėrlidhje tė tilla do t’i kujtonin popullit dobinė e qytetėrimit dhe do tė bėheshin shkak kundėrshtimesh dhe kryengritjesh. Parimi i mallkuar pėr tė mbajtur kėtė vend tė veēuar, si brenda me njėri-tjetrin ashtu dhe me botėn e jashtme, ishte shkak qė e la kėtė vend tė verbėt e tė errėt, ndėrsa nėpunėsit e Turqisė mbushėn botėn e jashtme me propaganda mbi egėrsinė e kėtij populli dhe rreziqet e udhėtimit nė kėtė vend. Por historitė dhe shėnimet nuk tregojnė pėr ndonjė tė huaj qė u gjend ndonjė herė nė rrezik nė tokėn Shqiptare; doemos ata qė nuk prunė me vehte ndonjė komplot ose tjetėr qėllim tė keq pėr popullin. Pėrgjithėsisht ēmohet mikpritja e Shqiptarėve prej atyre tė huajve sa mė tepėr qė ata e vizituan kėtė vend me qėllim miqsor. Nė kėtė tokė me fjalėn qytet quajmė njė vend qė nuk ka mė shumė se 40’000 banorė.

     NJĖ TOKĖ E BEGATĖ

   Nė Shqipėri ka fusha tė mėdha dhe pjellore tė cilat mund tė ushqenin miliona, por tani ato vetėm gėrricen me njė parmendė druri e nuk punohen. Shumica e tyre janė tė mbuluara me barishte tė padobishme ku kullos bagėtia e dobėt e vendit. Minierat janė tė pagėrmuara e tė paditura. Ata mė me dituri nė mineralogji thonė se toka Shqiptare ka qymyr guri, vajguri, hekur, asfalt e bakėr, por zbulimi dhe shfrytėzimi i tyre nuk ėshtė lejuar kurrė. Prodhimi i tė lashtave, misrit, ullijve, pemėve e vreshtave, po tė pėrpunoheshin do tė ishte shumė i madh, ndėrsa peshku nuk ka tė sosur. I shkreti bujk, me qė tė shumtėn e veglave si dhe kaun me nga tokėn shpesh herė i merrte me qera nga se do tė paguante medoemos e me ēdo sakrificė taksat e rėnda, edhe pse vetvetiu i varfėr  nga rrjedhat e kohėve, ndalėngadalė la punimin e tokės qė nėn njė punim tė mirė mund tė nxirrte miliona e u vu tė ruajė ato pak bagėti qė pati dhe toka pjellore u la pothuaj krejtėsisht si vend kullotė. Por edhe bagėtia e tij ėshtė nė njė gjendje shumė tė keqe; leshi nga ashpėrsia e tij ka njė vlerė shumė tė pakėt dhe raca e bagėtisė se tij nuk ėshtė pėrtėrirė kurrė. Sasia e madhe e lėkurėve shkon mė kot pėr pamundėsinė e transportit dhe pėr padijen e pėrgatitjes sė tyre. Pa shikoni! Sa keq! Nė mes tė Europės njė tokė e pasur, njė tokė pjellore tė ndodhet nė kėtė gjendjė si me qenė nė mes tė njė shkretėtire!

     PARIMI I ZHVLEFTĖSIMIT

    Shqipėria ka plot gojėdhana tė sė kaluarės por turqit nuk lejonin gėrmime, gjė qė mund t’i sillte ndėrmend kėtij populli lulėzimin e parė. Mėsimi i gjuhės Shqipe ishte krejt i ndaluar nė ēfardo shkolle. Sot nuk ka ndonje alfabet tė caktuar, s’ka shtypshkronja qė tė shtypin gazeta dhe libra pėr kėtė popull. Rregullat turke arrestonin dhe internonin ata tė cilėve u gjenin qoftė edhe nė postė libra tė ēdo lloji nė gjuhėn Shqipe. Gjuha e Shqiptarve duhej tė heshte pėr hir tė sunduesit. Qė mos me u dhėnė raste pėr bashkim pėr tė kėrkuar lirinė dhe tė drejtat e tyre, turqit ndiznin dhe shtonin ēdo ditė e mė tepėr armiqėsinė nė mes familjeve, lagjeve, katundeve dhe besimeve tė ndryshme. Fanatizma dhe shpėrblimet qė merrnin kryetarėt e vendit kanė qenė helmi mė i fortė pėr tė mėkėmbė ēdo tė keqe dhe kanė rėnduar zgjedhėn e kanė penguar pėrparimin. Djali katundar i lindur nė Shqipėri u rrit krejt i paditur pėr arsye se Turqia lejoi tė hapen shumė pak shkolla nė gjuhėn e saj, pėrveē atyre tė huaja; kėshtu qė mos tė zgjohej mendja, shpresa dhe ambicja e tė riut Shqiptar. Babai i shkretė, i mbytur nė varfėrinė e tij, mund t’i jepte djalit tė vet vetėm njė rrugė jashtė shtetit duke e dėrguar nė Stamboll ku medoemos do t’i pėrshtatej jetės ushtarake, do tė gufosesh nėn njė uniformė me xhufka dhe do tė ushqehesh nga kazani i mbretit. Megjithatė kurrė nuk e pa tė arsyeshme sundimtari turk zgjimin e djalit Shqiptar.

     EUROPA PĖRKRAH SUNDIMIN TURK

     Diplomacia e Europės e ka njohur gjithmonė karakterin e keq tė sundimit turk. Pėr turp tė kėsaj diplomacie i ėshtė thėnė kjo e vėrtetė nė shesh, por gjithė kėtyre protestave fuqitė e mėdha i janė pėrgjegjur: “Shqiptarėt janė njė racė e egėr”. Asnjė njeri nė Europė nuk e njohu mė mirė popullin dhe tokėn Shqiptare sesa italiani i famshėm, Markezi San Xhuliano. Me njė penė tė fortė ky zotni e ka hartuar kulmin e mizorisė me tė cilėn sundimi turk poshtėroi dhe shkretoi njė popull, pėr trimėrinė dhe kapacitetin e tė cilit ky shkrimtar ka njė respekt. Por, sikurse e thotė edhe vete, nga pozita diplomatike qė kish iu desh me i mohuar tė drejtat e Shqiptarėve me kėto fjalė: “Prandaj Italia interesohet me e lėnė tė paprekur nderin e Sulltanit nė Shqipėri nga ēdo pikpamje; pėrkundrazi, me sa tė jetė e mundur do ta mėkėmbė edhe mė dhe do tė ndalojė ēdo gjė qė mund tė shkaktojė zhdukjen e sundimit tė tij ose qė mund tė shkaktojė kondita tė cilat, herėt a vonė, mund tė bėhen shkak pėr ndėrhyrje tė huaj ose pėr shqetėsim tė pėrgjithshėm”. Me kėtė shpirt i dėnoi Europa shqiptarėt me robėrinė e ndyrė dhe veēimin e tyre nga bota e jashtme, me shtypjen e pasurisė dhe tė industrisė sė tyre, me paditurinė qė e mėkėmbi ēdo ditė, me fanatizmin qė futi nė mes tyre, me varfėrinė dhe me shtypjen e ndjenjave tė tyre.

     MUNDIME PĖR LIRI

     Nuk do ta pėrshkruaj historinė e gjatė se si Shqiptarėt me lidhjet, kongreset dhe kryengritjet nė ēdo formė janė munduar me zhdukur robėrinė e tyre. Mjafton qė Turqia gjatė shekujve e njohu pazotėsinė e saj dhe pamundėsinė pėr tė shkelur Malėsorėt. Asnjė kėmbė ushtari turk nuk guxoi tė hyjė nė brendinė e maleve. Biles, njė herė kur Sulltani desh tė mėsynte Malin e Zi, mė parė mori leje nga malėsorėt e pastaj mundi tė kalojė ushtria e tij. Asnjė herė nuk doli fituese Europa nė planet e saja qė me anė traktatesh e lidhjesh ėshtė munduar ta fshije emrin e kėtij populli nga radha e popujve. Shqipėria nuk e njohu traktatin e Berlinit dhe tani po kundėrshton edhe marrėveshjen e Londrės. Pikėrisht nė kėtė kohė qė po e shkruaj kėtė libėr, Italia ka zėnė qytetet e bregut  Durrėsin e Vlorėn, pėr tė vetmen arsye qė tė gjejė popullin me armė nė dorė  dhe i cili patjeter do ta kundershtojė shkeljen e tyre. Mbetet pėr tė parė nė qofte se imperializmi, militarizmi dhe detaria, gjėra qė e kanė prurė Europėn nė dhėmbin e vdekjes, do ta ruajnė kėtė apo jo nga dėnimi pėr mėkatet qė ka bėrė. Nė qoftė se gjykimi i drejtė i njerėzisė do tė sjelli njė jetė tė re tė pėrgjithshme, paqe e vllazėrime, duhet tė hedhė poshtė e tė zhdukė edhe diplomacinė e fshehtė qė ka qenė dhuna dhe urrejtja e pėrgjithshme qė ka sjellė gjithė mizoritė e sotme. Ėshtė kjo lloj diplomacie qė e mbajti Shqipėrinė me shekuj nėn sundimin e ndyrė tė Turqisė, e mbyti nė varfėri, i mbylli dritėn e qytetėrimit dhe nė gjithė rrugėt qė tė ēonin pėr nė kėtė vend vunė shenjėn: “Ėshtė e rrezikshme - rrini larg”. Mė nė fund, kur qe thyer zgjedha turke vetė Europa iu vu punės nė kėtė vend duke qethur nga kjo tokė pjesėt gati mė me rėndėsi dhe mbi copėn qė mbeti mori pėrsipėr me krijuar njė qeveri aq despotike nė karakterin e saj saqė as qeveria e Stambollit nuk e kish paraparė kurrė. Nė vend qė me iu dhanė ndonjė farė sigurimi pėr liri e njė statut Shqiptarėve, Europa pruri njė princ, njė komision ndėrkombetar dhe njė organizatė tė huaj xhandarmėrie pėr tė sunduar Shqipėrinė, si duket pa e menduar aspak qė edhe ky popull duhet tė ketė njė zė nė qeverinė e tij. Kjo qe haptazi njė tirani absolute.

     NJĖ KOMB ATDHETDASHĖS

    Malsorėt trima u pergjigjėn menjėherė. Pikėrisht si zėri qė ushtoi nėpėr shpatet e maleve tė Zvicrės nė veshėt e Hapsburgėve, edhe zhurma e burisė sė tyre mbėrriti deri nė muret e sallave tė Uestminsterit tė Londrės. Populli trim i Shqipėrisė nuk u tmerrua nga fuqia Europiane. Ata qė kishin luftuar njė tirani do tė luftonin edhe njė tjeter. Ata kishin vėnė para fjalėn DREJTESI dhe pėr ēdo marrėveshtje qė thirreshin me bėrė, pėrgjigjeshin: “Dėboni njė herė princin tuaj”. Prej Epiri e deri nė thellėsinė e maleve tė Veriut u zgjua njė kundėrshtim ndaj princit. Nga kjo gjė agjentėt e Europės dridheshin nė portin e Durrėsit dhe mė nė fund e lanė tokėn Shqiptare. Kėto atdhetare nuk priheshin nga diplomatė dinakė ose tė tėrhiqeshin nga hnda prej ministrash a parlamentarėsh. Ata ishin vetėm njerėz tė lirė qė luftonin pėr lirinė e tyre dhe tė cilėt duhet tė priten nga Amerikanėt nė tempullin e patriotėve.

     Amerika nuk e din

   Por Amerika rri nė heshtje. A nuk ka vapore me kryqzuar detėrat pėr tė shpėtuar barinjtė, emigrantėt e Vlorės? Asnjė shtet nuk u mundua me iu ardhur nė ndihmė nė vuajtjet e rėnda kėtyre viktimave tė diplomacisė sė padrejtė tė Europės. Populli i Shteteve tė Bashkuara nuk e di faktin qė unė po i shkruaj kėto fletė vetėm pėr t’i parashtruar kėtyre ndodhinė e dhimshme tė Shqiptarėve trima, tė cilėt lypin lirinė e tyre, tė fėmijve dhe tė nipėrve tė tyre. Mundet qė unė jam gabim duke vėnė mėshirėn dhe bamirėsinė mė nė fund, mirėpo tirania ka luajtur njė rol tė tmerrshėm mbi kėtė popull, edhe pse pak mijra njerėz duke lutur hyjnitė nėpėr shpatet e maleve tė tyre nuk numėrojnė mjaft. Ajo qė numėron mė teper ėshtė nėse duhet tė ketė apo jo ky popull lirinė dhe shpėtimin e vet tė brezave tė ardhshėm.

Ēfar mund tė bėjnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

     Anton Arnu, njė gazetar i shquar frėng, mė 19 Dhjetor tė vitit tė kaluar tha pėr Shqipėrinė: “Me njė popullsi mė pak se njė milion dhe me njė sipėrfaqe afro 34299 km katror, Shqiqėria ėshtė njė vend i pazhvilluar dhe populli i pafat i saj ėshtė duke vdekur. Kjo rrjedh drejtpėrsėdrejti nga sundimi i keq dhe i padrejtė gjatė shekujve. Praktikisht s’ka rrugė e ura e asnjė udhė hekuri, s’ka tė holla ose kredit dhe ėshtė e rrethuar nga tė gjitha anėt prej luftash pėrveē ballit tė Greqisė, por edhe kėndej ėshtė viktimė e intrigave. Pėrsėri ata meritojnė tė jenė mė mirė. Ata nuk vodhėn Pjetrin pėr tė paguar Palin; ata nuk kanė qenė fallco nė punėn e tyre. Shqiptarėt janė njė popull i mirė por mjerisht pa agjentė shtypi”. “Pa agjenta shtypi!” E vėrtetė! Si popull i panjohur ka nevojė pėr agjentė shtypi qė historia e Shqiptarėve t’i bėhet e ditur popullit Amerikan, t’i bėhet e ditur edhe se Shqiptarėt janė burra dhe gra simpatike, mėshironjės e liridashės, nė mėnyrė qė Amerika t’i japi dorėn kėtij populli pėr ta ngritur nga mjerimi nė njė jetė tė rė e tė lirė. Bajroni e vizitoi kėtė tokė por kaloi pėr tė ndihmuar lirinė greke, ndėrsa Gladstone qe mbrojtės i Malit Zi. Emrat e tyre janė tė ēmuar nė jetėshkrimin e shteteve qė ata pėrkrahėn. Gjithashtu edhe disa njerėz besnikė Amerikanė mund tė punojnė pėr lirinė e Shqipėrisė.

     Bamirėsi apo drejtėsi

     E kuptoj se mendimi mė i parė dhe e para gjė qė populli i jonė do tė thotė ėshtė se “Amerika nuk duhet tė zhysi duart nė punėt e pėrgjakshme tė Europės”. Por nė anėn tjetėr, ēdo rast pėr bamirėsi prej nesh ėshtė i mirėpritur. Miliona dollarė po kalojnė oqeanin pėr t’u ardhė nė ndihmė viktimave tė luftės qė vuajnė nė Belgjikė, nė Rusi, nė Serbi dhe nė Francė. Sigurisht, mėshira pėr tė shpėtuar edhe popullin e pėrvujtur Shqiptar do tė tėrheqi patjetėr zemrėn e popullit Amerikan. Por nuk ėshtė punė e mirė me mėkėmbur kėtė popull vetėm pėr tė ngjallė viktima tė reja pėr nė frontin e tiranisė, padrejtėsisė dhe tė varfėrisė. Mbi kėtė popull ndihma pėr ta nxjerrė nga varfėria dhe ndihma pėr t’i siguruar lirinė duhet tė shkojnė doradorės. Qė Shqipėria ėshtė pėrdorur shumė keq prej Europės s’ka dyshim. Pėr t’u dhėnė fund gjithė padrejtėsive mund tė pėrdoret vetėm e drejta. Edhe tani  Shqiptarėt janė me armė nė dorė kundėr Italisė e Greqisė qė ua kanė pushtuar tokėn; dhėnia fund e kėsaj do tė sjellė paqen. Lufta Europiane e ka lėnė Shqipėrinė pa qeveri e tė humbur nė mes tė shteteve tė tjerė. Tė formuarit e njė vetqeverimi ėshtė njė premtim pėr pavarėsi tė plotė.

 

     SHQIPĖRIA E PAVARUR

    Nė qoftė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i japin dorėn parisė Shqiptare duke i mbledhur sė bashku pėr tė zgjedhur nėpunsat e vendit dhe pėr tė vėnė pėrpara njė statut, ata do tė bėjnė atė qė Europa nuk mundi ta bėjė, gjė tė cilėn medoemos do ta shohė tė arėsyeshme. Europa nuk duhet tė tregohet e pakėnaqur pėr njė qeveri qė i pelqen popullit vetė. Gjashtė fuqitė Europiane krijuan shtetin e lirė tė Shqipėrisė, por duke mos qenė tė zotėt me themeluar njė qeveri e lanė kėtė vend nė dorė tė fatit. Megjithėse marrėveshja e Londrės u prish nga lufta, pavarėsia Shqiptare nuk mbeti e pa bėrė. Nuk ka fuqi tjetėr nė faqen e tokės qė tė kėrkojė tė drejtė mbi kėtė vend tani veē popullit Shqiptar. Italia dhe Greqia qė kanė shtyrė ushtritė e veta nė Shqipėri thonė se e bėnė kėtė vetėm pėr tė mbrojtur pasurinė dhe jetėn e vendasve. Populli i Shteteve te Bashkuara mundet ta ndihmojė kėtė popull duke iu siguruar paqen dhe duke larguar anarkinė. Mundet qė t’i udhėheqi Shqiptarėt me formuar njė qeveri tė pėrkohshme edhe deri sa kėta tė vihen nė udhėn e drejtė tė punės e tė pėrparojnė nė vetqeverimin e tyre. Nuk e mohoj faktin se gjithė kėto qė thashė mund tė mos realizohen plotėsisht, por ēdo hap nė nxjerrjen e lirisė sė tyre, e sa do i vogėl qoftė, nuk ėshtė kurrė i kotė. Mundime tė tilla doemos do tė shoqėrohen me pėrfundime tė zyrtarve tė lartė tė qeverive Europiane. Sėr Eduard Grei mund t’i pėrsėrisi fjalėt e bukura tė Gladstonit dhe tė gjithė njerzit nėn armė duhet tė presin mė gėzim njė qeveri tė rregullt. Nė qoftė se me gjithė ndihmat e dhėna bashkimi Shqiptar nuk bėhet, atėhere faji bie mbi Shqiptarėt vetė. Ata nuk mund tė shpresojnė kurrė mė pėr kushte mė tė favorshme se kėto tė sotmet pėr tė fituar lirinė dhe vetqeverimin e tyre.

     FATI I SHQIPĖRISĖ

     Asnjeri nuk mundet tė thotė se Shqiptarėt nuk janė tė zotėt pėr vetqeverim, sepse asnjė rast prove nuk u qe dhėnė pėr tė formuar njė qeveri tė vetėn. Markezi San Xhuliano ka patur tė drejtė qė ka thanė:  “Shqiptarėt janė njė fuqi e paprovuar pėr sa i pėrket vetqeverimit, as prej vehtes e as prej tė tjerėve”. Nė zakone, nė udhėheqje, nė karakter ose nė mundėsi u ngjajne shumė Skocezėve tė hershėm; janė pikėrisht si ata tė papėrkulur dhe liridashės, gjėra qė karakterizojnė edhe malėsorėt e Svicrės. Koha mė e volitshme qė pritet pėr vendimin e fatit tė Shqipėrisė do tė vijė kur tė bėhen traktatet e paqes Europiane. Kur tė vijė kjo ditė, pa lejuar ndėrhyrje intrigash e shpirtkeqsije, Shtetet e Bashkuara do tė qėndrojnė si avokate tė njė populli tė vogėl e pa fuqi qė me plot tė drejtė e arėsye kėrkon lirinė e vet. Duhet shėnuar se Austria, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, qė tė gjitha dėshirojnė me e patur Sliqipėrinė; ėshtė edhe aq e drejtė se asnjeri prej tyre nuk dėshiron qė tjetri tė dali fitues. Nė kėtė gjendje tė punėve ėshtė shpresa mė e madhe e Shqiptarve. Ata janė njė popull i veēantė, flasin gjuhėn e tyre dhe kanė kufi krejt tė shquar nga tjerėt si nė zakone ashtu edhe nga natyra e tokės. Ėshtė larg mendjes qė Europa tė mundi tė ushtrojė paqen duke humbur tė drejtat e kėtij kombi ose duke e ndarė tokėn e tyre. Ngjarjet e kohės sė Vidit e pasqyrojnė faktin qė pa u siguruar liria e plotė e Shqiptarėve ėshtė i pamundur ndalimi i luftės dhe parimi pėr tė ndarė tokėn Shqiptare do tė hapi njė plage tė re e tė helmatisur nė politikėn e Ballkanit. Dardanelet do tė hapin njė problem mjaft tė rėndė, zhvillimi i tė cilit ėshtė i tepėrt pėr fuqitė e mėdha, e pėr kėtė nuk ėshtė nevoja ta ngarkojnė vehten edhe me njė problem tjetėr si ky i Shqiptarėve.

     TĖ DREJTAT E NJĖ KOMBI

     Me sa duket, Gjermania dhe Austria nuk e mendojnė mė zgjerimin e fuqive tė tyre nė Shqipėri. Dhe as nuk besohet tė kenė ndonjė kundėrshtim mbi deklaratat e Sėr Eduard Greit qė thotė: “Gjithė kombet e Europės tė jenė tė lirė tė formojnė sipas dėshirės vetqeverimin e tyre e t’i prinė vetė pėrparimit tė vet nė liri tė plotė; ky ideal i jonė pėrfshin pa pėrjashtim gjithė kombet e Europės, tė vegjėl e tė mėdhenj”. Kjo deklaratė mėshiron tė vėrtetėn dhe tė vetmin parim mbi tė cilin mund tė bazohet njė paqė pak a shumė e gjatė. Kjo pėrjashton ēdo marrėveshje e ēdo mendim pėr tė hequr Shqipėrinė nga radha e shteteve. Meqenėse fuqitė e mėdha janė detyruar me dhėnė pavarėsinė Shqiptare si shtet, deklaratat e Sėr Eduard Greit janė njė garanci pėr vetqeverimin e tyre. Pra, vetėm njė konditė mbetet pėr t’u mbushur nga Shqiptarėt vetė, dhe kjo konditė ėshtė nėnshkrimi nė mes tyre dhe organizimi kombėtar. Nė qoftė se Shqipėria ėshtė e zonja me dalė para Konferencės sė Paqes me prova tė sakta se ka zotėsi tė vetqeveriset, lutjet e saja pėr liri dhe pėr tė mbledhur gjithė tokat qė i pėrkasin nė bazė tė sė drejtės do tė jenė tė pranueshme dhe pa vonesė.

      Opinioni popullor i Shteteve tė Bashkuara mund t’i kujtojė mundimet e veta pėr liri dhe mund tė bashkohet me ta. Prandaj dera e lirisė ėshtė e hapur pėr Shqiptarėt. Unė kisha me thėnė se ata e kuptojnė rastin, por meqenėse janė tė kėputur e tė varfėr kanė nevojė pėr ndihmė qė ta realizojnė krejtėsisht faktin. Sigurisht Amerika nuk mund tė gjejė rast mė tė nderuar bamirėsie se sa me ndihmuar dhe me udhėhequr Shqiptarėt pėr tė siguruar njė paqe kombėtare dhe njė rregull tė mbrendshėm. Njė rast i tillė nuk ka shembull nė historinė moderne. Organizatat e paqes mund tė shpenzojnė miliona nė bamirsira, por kurrė nuk kishin me bėrė punėn qė bėjnė pak mijra duke i pėrdorur pėr tė ndihmuar kėtė popull tė varfėr, tė munduar, tė vuajtur e tė shpėrdoruar, pėr tė formuar njė qeveri dhe si komb i organizuar tė dali para Konferencės sė Paqes e tė kėrkojė autonominė e vet dhe “vendin e vogėl nėn rrezet e Diellit”. Ėshtė shpresė e madhe se prej kėtij konflikti kontinental do tė lindi njė vllazėri e re nė mes tė kombeve dhe meqenėse Shqipėria nuk ka autoritet tė brendshėm pėr shkak tė atyre qė ndezin cmira apo zemėrime nė konflikte, ajo do tė jetė i vetmi shtet qė do tė kėrkojė mė tepėr vetminė dhe qetėsinė pa u perzjerė nė ngatėrresat e tė tjerėve.

     PAQJA E EUROPĖS

     Simbas opinionit tonė, paqa e Europės do tė jetė njė zbutje e pėrgjithshme. Nė tė tilla raste paraqitja e Shqipėrisė si komb i vetqeverisur patjetėr do tė sigurojė lirinė e saj. Sikurse ēdo shtet tjetėr i Ballkanit, as Shipėria nuk mund tė coptohet e t’u ndahet shteteve fqinjė. Europa qė do tė bėjė paqen dhe ka krijuar shtetin e pavarur tė Shqipėrisė nuk mund ta mohojė dhėnien e lirisė sė plotė nė qoftė se Shqipėria e organizuar u del pėrpara dhe ngul kėmbė nė tė drejtat e veta. Njė shtet i formuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ishte njė kanosje pėr paqen e Ballkanit; nuk do tė mund tė kishte flotė qė tė alarmojė Italinė ose Austrinė nė Adriatik. Ngritja e hekurudhave dhe pėrmirėsimi i porteve tė saj do tė lejonin miqėsisht dhe me anė traktatesh tregtare edhe daljen e Serbisė nė Mesdhe se sa me shkelje e barbarizma. Shqipėria e pavarur nėn zhvillimin e saj ekonomik do tė niste njė jetė tė re duke kthyer shpatat nė plugje, rrugėt e verbėta nė rrugė tė gjėra, katundet nė qytete tė vegjėl dhe qytetet e vegjėl nė qytete me rėndėsi. Shqiptarėt, pėrveē tė drejtės, mund tė kėrkojnė edhe ndihmė nga Europa, sepse mbi Europėn e krishterė bie pėrgjegjėsia dhe shkaku qė ky popull qe bėrė skllav e qe varfėruar. E kam thėnė qė Europa e krishterė nė kundėrshtim me protestėn time shkaktoi qė tė emigrojnė nė qarkun e Vlorės 100’000 katundarė, tė cilėt tani po zhduken nga uria dhe as vend ku me shtirė kryet nuk kanė; e vetmja ēati e tyre ėshtė qielli.

     DETYRA E KRISHTERĖ

     Ndaj Shqiptarėve, krishtėrizmi Europian dhe mohamedanizmi shkaktojnė si njėri ashtu dhe tjetri varfėrinė dhe robėrinė. Krishtėrimi qė nė Shtetet e Bashkuara jep liri tė plotė, vetqeverim, lumturi e mbi tė gjitha dashurinė, do tė japi njė shembull vllazėrimi dhe bashkimi nė mes tė Shqiptarėve. Kundėr gjithė shpifjeve qė i janė ngarkuar kėtij populli me fjalėn e ngurtė “barbar”, unė vej kėto fjalė tė zotit  Erikson, i misionit Amerikan, i cili ėshtė dhėnė mbas Shqiptarėve, ka punuar dhe ka vuajtur me ta: “Nuk ka popull mė shpirtmirė e mė tė sjellshėm nė Europe sesa Shqiptarėt. Ata si elementė fuqie, burrnie dhe kuraje mblidhen me mė tė madhen besnikėri dhe japin jetėn pėr fjalėn e dhėnė”. Shqiptarėt njohin Mohamedin dhe Krishtin si profetė, por mė kot u luten si pėr njėrin ashtu edhe pėr tjetrin. Nė emėr tė kujt t’i bėjnė tanimė lutjet pėr lirinė e tyre? Unė kam njė besim tė qėndrueshėm se kur shtetet kundėrshtonjės tė lirisė Shqiptare do tė jenė duke heqė frymėn e fundit, tė pėrgjakur e tė shkatėruar dhe grindjet e konfliktet tė kenė marrė fund, vetėm atėhere do tė arrijnė nė veshėt e tyre thirrjet dhe lutjet e Shqiptarėve pėr lirinė e vet. Shpresat Europiane tani pėrqėndrohen pėr njė paqe duke u bazuar mė shumė mbi drejtesi se mbi forcė nė njė vllazėrim dhe bashkėpunim tė pėrgjithshėm. Njė paqe e tillė do tė dijė dhe do tė pranojė se ēdo racė e ēdo besim ka tė drejtė me ekzistuar dhe se kufijtė e kombeve do tė vendosen si ėshtė e drejta dhe ku gjejnė mė pak kundėrshtime.

     DETYRA E AMERIKĖS

     Unė kam nė ndėrgjegjen time tė drejtat dhe lutjet e kėtij populli sepse mė ra mua shorti tė flas e tė them pėr ta tė vetmen fjalė shprese, prej njė burimi politik, e cila duhet tė ishte thėnė shekuj mė parė. Pėr kėtė arsye dhe mė tepėr pse unė jam Amerikan, shumica e kryesisė Shqiptarė mė shikojnė me njė farė mirėbesimi. Edhe tani e ushqejnė shpresėn se unė do t’u jap zemėr dhe bashkėpunim nė mundimet e tyre pėr liri. Unė vetėm mund tė bėj shumė pak pėr ta, por kam besim tė plotė se shtypi Amerikan do tė vejė gjithė fuqinė e tij pėr tė ndihmuar formimin e vetqeverimit Shqiptar. Ėshtė njė qėllim i shenjtė ky, e prandaj Amerika do ta bėjė medoemos.

     RASTI I AMERIKĖS

     Pres kėshilla dhe ndihma prej tė gjithė miqve liridashės. Sigurimi i pavarėsisė Shqiptare mund tė jetė edhe njė sherbim i madh pėr bashkimin Ballkanik dhe pėr paqen Europiane. Ndihma e Shteteve tė Bashkuara mundet, ose patjetėr qė shkakton lulėzimin e kėsaj shkretie tė bėrė nga duar njerėzish, edhe tė japi fruta shumė tė mira. Kur parmenda e drujtė tė zhduket dhe vendin e saj ta zejė plugu i ēeliktė, atėhere toka pjellore e Shqipėrisė mund tė kthehet nga kullotė e padobishme nė ara gruri e drithi, pyjet do tė nxjerrin miliona nėn njė pėrdorim tė mirė, fuqitė e ujrave mund tė shfrytėzohen, shtretėrit e miniereve mund tė hapen, kėnetat tė thahen e tė mbillen, pemishte tė mėdha tė krijohen, fara tė pėrmirėsohet dhe e gjithe bujqėsia dhe industria e vendit me metoda shumė tė lehta mund tė shtohet. Princi Odeskalki i Austrisė thotė se delet e Astrakanit mund tė zėvėndėsojnė racėn e mjeruar tė deleve Shqiptare dhe t’i sigurojnė katundarit njė tė ardhur tė mirė. Me njė qeveri tė mirė, portet dhe lumenjt do tė thellohen e do tė pėrmiresohen, do tė bėhen rrugė dhe hekurudha, do tė bėhen tė holla tė vendit e do tė krijohet kredidhėnia dhe shėrbimet e postave do tė bėhen tė qėndrueshme. Pjesėt e mėdha tė tokave qeveritare do t’u ndahen me vėmendje bujqėve, tė cilat nėn njė administrim tė mirė do t’i sigurojnė qeverisė njė tė ardhur tė madhe. Do tė ngrihen edhe shkolla dhe do tė pėrgatiten mėsues qė tė zhvillojnė mendjen e tė rinjve. Kam folur me mėsues nė Vlorė tė cilėt ma kanė treguar shumė tė madhe zgjuarsinė e djalit Shqiptar. Nė pak vjet kjo lloj pune do t’i ndėrrojė kushtet e kėqia tė sotme. Arkeologėtėt e rinj do ta lartėsojnė mburrjen e Shqiptarėve pėr heroizmin e tė parėve tė tyre dhe do t’i japin shkencės jo mė pak se ata tė Shlimanit (1822-1890); biles kjo pasuri e pafund nė lashtėsi ėshtė akoma e virgjėr.

SHPĖTIMI I NJĖ KOMBI

     Shumė Shqiptarė tė Amerikės mė premtojnė se janė gati me u kthyer nė Atdheun e tyre posa tė jepet njė farė lirie nė Shqipėri. Kėta, tė bashkuar me disa Amerikanė tė vėrtetė, do tė rikrijonin njė tokė tė begatė dhe nė vendin e tiranisė e tė mizorisė sė ndryshkur prej shekujsh do tė mbillnin farėn e lirisė. Doja tė thoja se nuk ka rast mė tė mirė me bėrė mirėsi nė asnjė vend tė botės se sa nė Shqipėri. Jo, nuk ka rast ma tė mirė bamirėsie se me vu nė vijė vetqeverimin Shqiptar dhe me hap dyert e qytetėrimit mbi ta, tėcilat magjia e politikė Europiane i ka mbajtur mbyllur. “Jo bamirėsi,  por drejtėsi” ėshtė thirrja e Shqiptarėve. Po si? Kėto thirrje tė bien nė vesh tė shurdhėt?

     SHPIRTĖRIMET PĖR LIRI

     E dij se ka burra e gra qė do tė ndjenin njė kėnaqėsi tė madhe duke shikuar kėtė popull tė mjeruar tė kthehet nė lirinė e bekuar tė tė parėve tė vet, tė cilėn natyra e ka pėrgatitur pėr ta por njerėz shpirtligj e kanė penguar. Ka burra nė Shtetet e Bashkuara qė janė gati me i pre rrėnjėt e tiranisė kudo qė tė duken; nė Shqipėri, a nuk jane kėto fare nė shesh? Ka shumė gra qė me pasuritė e tyre tė mėdha kėrkojnė tė bėjnė bamirėsira pėr shpirtin e tyre. Sa gėzim tė madh do tė ndjenin kėto duke parė njė popull qė do ngrihej nga fundi i tiranisė drejt lirisė sė tij! Ato pastaj do ta kuptojnė vetė bamirsinė e tyre nė jeten e rė tė njė populli tė pėrvujtur dhe sigurisht do tė radhiten nė fletėt e lirisė sė kėtij kombi. Pėrmbi retė e zeza tė imperializmit dhe tė militarizmit Europian, rrezet e shkėlqyera tė demokracisė Amerikane duhet t’i ndriēojnė rrugėn njerėzve pėr njė jetė mė tė mirė dhe pėr idealin pa fund: “Paqė mbi tokė, vullnet tė mirė njerėzve”. Kėto mund tė shkėlqejnė tani mbi Shqipėrinė e pėrvujtur qė po kėrkon lumturinė e saj me anėn e lirisė, se nuk ėshtė fajtore pėr ndonjė ofendim veēse pėr mbrojtjen e saj. Nuk ka mundim mė tė mirė se mundimi pėr tė nxjerrė lirinė e njė kombi. Me ndihmuar njė njeri ėshtė njė bamirėsi; me liruar njė popull nga zgjedha ėshtė njė bamirėsi e pavdekshme.

 

 

 

 





 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!