“SIA” E LDK-SĖ KĖRCĖNON ME VDEKJE MINISTRIN FATMIR REXHEPI

                                                                                                      

Lufta e klaneve nė LDK ka nisur tė dalė pėr fushe. “Sigurimi i Atdheut”, pas njė pauze disamujore, ka lėshuar pėr opinion komunikatėn numėr 5

 

 

Fatmir Rexhepi: Nuk kam lidhje me akuzat e SiA-s dhe nuk di asgjė pėr kėtė organizatė...

 

Shkruan: Burim Etemaj

 

         Prishtinė, 23 mars 2006 Ministri i Punėve tė Brendshme nė Qeverinė e Kosovės, Fatmir Rexhepi, tė enjten ėshtė kėrcėnuar me vdekje nga organizata sekrete “Sigurimi i Atdheut”, e afėrt me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, dhe ėshtė akuzuar si njeri i shėrbimeve sekrete serbe. Ndėrkohė, vetė ministri Rexhepi, nėpėrmjet telefonit i ka thėnė “Epokės sė re” se nuk ka lidhje me akuzat qė ia drejton SiA dhe se nuk di asgjė pėr kėtė organizatė.

         “Garantojmė me fjalėn e nderit, se as njėqind roje tė mbrojtjes sė pėrafėrt tė SHPK-sė, as patrulla qė non-stop vėzhgon hyrjen e banesės sė tij, as sigurimi i UDB-sė, as gjenerali i vonuar, nuk do tė bėjnė punė zoti Fatmir Rexhepi pėr tė shpėtuar nga pėrgjegjėsia pėrpara Sigurimit tė Atdheut, e cila pėrgjegjėsi do t’i kushtojė me jetė. Duke u fshehur dhe ikur nga SiA, nuk do tė arrish tė fshihesh edhe nga pėrgjegjėsia qė ke pėr pjesėmarrje nė krime, sepse veprat dhe SiA-n e ke kudo pas teje”, thuhet nė komunikatėn numėr pesė tė SiA-s, tė nėnshkruar nga kolonel R. Miftari, qė mban datėn 23.03.2006. SiA po ashtu ka fyer rėndė edhe figurėn e kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės, Agim Ēeku, duke e quajtur atė gjenerali i vonuar, i cili sipas kėsaj organizate, njė jetė tė tėrė ėshtė ngritur nga gjumi me himnin e flamurit jugosllav e pastaj tė atij kroat. Kryekrimineli Agim Ēeku, thotė SiA, ka akredituar pėr Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Kosovės, dy nga emrat mė tė dyshimtė dhe mė tė lidhur me krimin e organizuar nė Kosovė, Fatmir Rexhepi (ministėr) dhe Dejan Jankoviq (zv/ministėr). Nuk ėshtė hera e parė qė SiA fyen dhe kėrcėnon njerėz tė jetės politike nė Kosovės. Mė 11. 04 2005, SiA pati kėrcėnuar me vdekje kundėrshtarėt e LDK-sė, Jakup Krasniqin, Veton Surroin, Bujar Bukoshin dhe Faik Graincėn (kryetar i KK tė Ferizajt), dhe pati marrė nė mbrojtje ish zv/kryeministrin Adem Salihaj. “Kemi plumba sa pėr tė mbrojtur Adem Salihajn”, qe zotėruar SiA.

         Pas vdekjes sė Presidentit Ibrahim Rugova, SiA thotė se shėrbimi sekret serb po merr me sukses kontrollin mbi Qeverinė e Kosovės.

         Fatmir Rexhepi, personalitetin e tij, sipas SiA-s e ka ndėrtuar mbi kualitetet qė ka treguar si njeri i suksesshėm i shėrbimeve sekrete serbe. “Fillimi i viteve ’90-ta e gjen atė nė njė biznes tė ri “Eng office”, i cili atė kohė u fillua nė bashkėpunim me njė ish-ministėr serb, anėtar i shėrbimit sekret serb. Po ky biznes u stimulua ndėr vite nga fondi i Qeverisė sė Kosovės, nė tė cilin fond Fatmir Rexhepi kishte rolin e duhur, i cili i jepte mundėsinė pėr tė kryer keqpėrdorime tė tilla. Fatmir Rexhepi ėshtė njeriu qė gjithmonė ka gjuajtur gurin dhe ka fshehur dorėn, ėshtė njeriu mė perfid dhe armiku mė i madh qė LDK-ja dhe populli i Kosovės ka pasur ndonjėherė pėrbrenda. I njėjti, nė rrethin e tij njihet si profiter lufte me rastin e dėbimit tė gjithė fshatit tė tij gjatė luftės sė Kosovės”, thuhet nė vazhdim tė komunikatės sė SIA-s.

 

“Bardhyl Ajetit goditja i erdhi nga ‘shoku’ dhe ‘fqinji’ i tij ‘i dashur’ Fatmir Rexhepi”

 

         SiA ministrin Rexhepi e akuzon edhe pėr atentat kundėr gazetarit tė “Bota sot”, Bardhyl Ajetit, duke u betuar se nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojnė qė ai tė jetė ministėr i Punėve tė Brendshme. “Nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojmė qė Ministėr i Punėve tė Brendshme, tė jetė njeriu mė i dyshuar pėr atentatin kundėr gazetarit tė madh, kundėr heroit tė penės shqipe, kundėr bashkėpunėtorit mė tė ngushtė tė presidentit Rugova, Bardhyl Ajetit. Njeriu mė perfid dhe frikacak qė asnjėherė nuk guxoi tė shkruajė me dorėn e tij, tė ballafaqohet me realitetin, ndėr vite ka qėndruar pranė Bardhyl Ajetit dhe e ka frymėzuar atė pėr tė shkruar nė favor tė klanit tė tij dhe nė momentin e duhur i ka organizuar atentatin mė tinėzar dhe mė tė lig qė mund tė paramendohet. Nė momentin kur i ndjeri Bardhyl Ajeti kuptoi kėtė tradhti tė brendshme, u shantazhua dhe u largua nga “Bota sot”, nga po i njėjti klan. Ai sapo vendosi tė fillonte me gazetėn e presidencės “Bota shqiptare”, klani i Fatmir Rexhepit e goditi tinėzisht atė pėr tė zhdukur gjurmėt e zanafillės sė krimit. Ndėr vite, Bardhyl Ajeti ėshtė ruajtur nga bandat e kuqe, porse tradhtia, goditja i erdhi nga ‘shoku’ dhe ‘fqinji’ i tij ‘i dashur’ Fatmir Rexhepi”, vazhdon komunikata e SiA-s.

         SiA po ashtu jep fjalė tė forta dhe thotė se nuk do tė lejojė qė tradhtia ta udhėheqė Kosovėn. “Deri nė vdekje do t’i qėndrojmė besnik amanetit tė heroit tė kombit, Kolonel Tahir Zemajt, “Respekt pėr mikun; plumba pėr armikun”, dhe do tė ecim sigurt dhe me nder nė rrugėn e shenjtė tė pavarėsisė sė Kosovės, tė trasuar nga Presidenti hero, Dr. Ibrahim Rugova”, pėrfundon komunikata e SiA-s.

 

Qeveria e Kosovės nuk ka koment pėr komunikatėn e SiA-s

 

         Gazeta, pas marrjes sė komunikatės sė SiA-s, ka komunikuar nėpėrmjet telefonit edhe me zėdhėnėsen e Qeverisė sė Kosovės, Ulpiana Lama, e cila me tė kuptuar fjalorin qė ėshtė pėrdorur nga kjo organizatė ndaj kryeministrit Agim Ēeku, dhe ministrit tė Punėve tė Brendshme, Fatmir Rexhepit, ka thėnė shkurt: “Qeveria e Kosovės nuk ka koment”.

     

 

  „LIDHJA DEMOKRATIKE“ E REXHEP MEJDANIT !!

        

         Diferencimi dhe lufta e klaneve brenda LDK-sė ka rrėnjė nga prill – maji i vitit 1999. Derisa atėkohė Ibrahim Rugova gjendej nė mbrojtje tė policisė sė Millosheviqit, njė pjesė e Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės kishin bėrė mbledhjen dhe i kishin marr kompetencat e Ibrahim Rugovės duke e shkarkuar atė  nga kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Kryetari i Kosovės. Pėr drejtues patėn zgjedhur Hafiz Gagicėn qė  nė atė kohė ishte Kryetar i Kolegjiumit tė Degėve tė LDK-sė nė diasporė, kjo edhe pėr shkaqe se tash shumica e dretjtuesve tė LDK-sė ishin jashtė Kosovės dhe ishin tė varur nga organizimet e LDK-sė nė diasporė.

 

         Ky shkarkim i Ibrahim Rugovės dhe mbledhja me Presidentin e Shqipėrisė Rexhep Mejdanin, kėtyre mocionistėve, pas luftės  ju ka  kushtuar edhe me  humbje tė karrierės politike. U larguan nga LDK-ja dhe u linēuan  Milazim Krasniqi, Fadil Hysaj, Hafiz Gagica, Edita Tahiri.. etj. , u gjendėn vazhdimisht tė kėrcėnuar Nėnkryetari Naim Jerliu, Fatmir Rexhepi, Nimon Alimusa , Sekretari Fatmir Sejdiu etj.

         Pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės pasuan ndryshimeve nė Qeverinė e Kosovės dhe nė drejtimin e Kuvendit tė Kosovės. Lufta e brendshme doli edhe mė shum nė shesh. Krahu i dal fitues nga vdekja e Ibrahim Rugovės, tash quhet “Lidhja Demokratike e Rexhep Mejdanit”,  ata kishin konsoliduar radhėt dhe kishin fituar ndikim nė drejtimin edhe tė LDK-sė edhe tė institucioneve tė Kosovės.

 

         Paraqitja e  fundit e "Sigurimit tė Atdheut" ėshtė  shprehje e  dėshpėrimit nga humbja e privilegjeve tė atyre qė ishin vazal  tė Ibrahim Rugovės.  

 

Shefqet Cakiqi Llapashtica

     





Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!