NINULLA E LIRISĖ                                         Kushtuar dėshmorit  Skėnder Maraj

 

Shkruan :  Muharrem Blakaj

 

Tregim

 

Dėshmori  Skėnder Maraj

            E pėrgaditi mitrolozin, duke ia bėrė kontrollin e fundit. Ndihmėsi i tij pedatej me arkėn e fishekėve duke rrafshuar dheun qė ta vendoste drejt mbi truall. Nga ēanta nxori granatat, bombat dhe, kėrcnueshėm i vėndosi pranė njė guri tė madh nė anėn e djathtė tė krahut tė tij. Ngadalė dhe, me njė heshtje tė thellė, nga brezi nxori revolėn. Pasi e kontrolloi, tėrhoqi siguresėn dhe e bėri tė gatshme pėr zjarrė, dhe prap e futi nė brez.

            I strukur nė istikamin e tij, tė maskuar mirė prapa shkurreve, e mbėshteti faqen nė kondakun e mitrolozit, dhe sikur ishte duke marrė nishan i bėri edhe disa levizje tė trupit pėr tė  gjetur vend mė tė pėrshtatshėm. Pastaj nuk levizi mė. Ashtu i shtrirė, i lodhur dhe i rraskapitur siq ishte, mbylli sytė. Po kotėm pak, mendoi dhe nė ēast, si nė vegime ju bė se pa djalin e vogėl, me faqe tė skuqura pranė stufės, i lodhur nga lodrat e ditės, duke dėgjuar prrallėn e gjyshit Malė e kishte zėnė gjmi. Njė buzqeshje ju ngri nė fytyrė dhe, si pa dashje hapi sytė duke kundruar nė drejtim tė lindjes. Si njė hije nate dallojė kodrinėn e vogėl me kaēuba dhe, pėr njė ēast mbeti i tretur nė kėnaqėsinė e asaj nate kur fshehurazi ishte takuar me vashėn. Ajo kishte qenė nata mė e lumtur nė jetėn e tij. Edhe tani iu bė se ajo me hapa tė lehtė po afrohej drejt tij, me pelerinėn e hedhur krahėve, tė hapur valvitshėm nga fresku i asaj nate me hėnė… Eh, tani atje jan shkiet! …

            Vėrshėllima e njė granate ia kėputi fillin e atij vegimi dhe, ashtu i trembur u mbėshtet edhe mė fortė pas mitralozit. Pasi e mori pak vetėn, vėshtrimin ia hodhi peisazhit qė shtrihej para tij. Vendin e gjėmimit tė fuēishėm nė veshėt e tij e zuri jehona, nė fillim e fuqishme pastaj duke u pėrplasur faqeve shkėmbore tė Lugut tė Madh, sikur bėnte thirrje misterioze: „eni pas meje“ dhe pastaj ajo jehonė u zhduk lugshtajave tė Lugut tė Butė.

            Kur agimi u teh mbi majat e malėve, pushuan edhe granatimet. Mugėtira fashitej dalė nga dalė dhe, sa vinte e shtohej drita duke e bėrė peisazhin tė dukshėm. Diku nė thellėsi tė prapavijės dėgjohėshin zėra tė mbytur, qė tė lenin pėrshtypjen se dikush po vajtonte, apo ishte ndonjė gjėmė, njė ushtimė e dalur nga dheu, sikur vinte nga mali, atje tutje, pran shpellave ku ishin mbledhur pėr shpėtim pleq gra e fėmij. Diku afėr, nė zabelin e Derrpave u dėgjua njė blegėrimė, kurse si pėrgjegjje e asaj blegėrime u dėgjuan krrakatje sorrash.

Nė vijen e frontit mbretronte njė heshtje e frikshme, e mbushur plot me pezėm. Nuk ishte frika e sulmit sepse sulmin ata e prisnin nga ēasti nė ēast por, ishte frika se mos ushtarėt e armikut do tė sulmonin pa u diktuar. Gjat gjith kohės sė granatimeve, kjo frikė kishte qėndruar pezull mbi kokat e tyre. Dyshohej se ata, me anė tė zbuluesve tė tyre sekret, kishin arrirė tė zbulonin ndonjė shteg dhe, pėrmes tij pastaj ti fusin nė grackė. Ky dyshim, si ogur i zi, kishte udhtuar nga njeri ushtar tė tjetri. Pėshpėrimat shtohėshin kurse, zymtėsia vėrehej nė fytyrėn e ēdo njėrit.

            Tamam kur kėto re dyshimi ishin davaritėn, kishte ndodhur ajo qė vetėm tė menduarit e saj kohė mė parė i kishte tronditur. Ushtarėt e armikut kishin gjetur shtegun dhe ishin futur nė prapavijė.

            Pėr njė ēast nė mbarė vijen e frontit u bė rrėmujė e paparė. Tė zėnė nė befasi, ata qėllonin kuturu. Pas pak, ata qė i shpėtuan sulmit tė parė zunė vėnde tė reja duke u pėrqėndruar filluan tė merrnin nishan. Sulmuesit e prapakrahėve, nė fillim qėndruan por, pas pak ata filluan tė tėrhiqėshin. Tani frika nga ndonjė grackė ishte edhe mė e besueshme ndaj tėrheqjen e armikut e muaren me rezerva. U duk se u bė njė pėrparim por, sulmi i dytė nga ana e pėrparme ishte shumė mė i rrept se i pari. Duke e parė rrezikun se do tė zihėshin nė qark, komandanti urdhėroi tėrheqjen. Njė pjesė e ushtarėve filluan tė tėrhiqėshin. Skėnderi u pėrqėndrua nė mbrojtjen e krahėve tė shokėve qė po tėrhiqėshin. Edhe komandanti kishte zėnė njė pikė strategjike dhe qėllonte duke ua lehtėsuar ushtarėve tė plagosur tėheqjen.

            Pas tėrheqjes sė organizuar, komandanti i dha shenjė Skėnderit mos tė qėllonte. Kishin mbetur rreth dhjet ushtar bashk me komandantin. Ata kishin vėndosur qė t’i lenin tė afrohėshin dhe pastaj nė mėnyrė tė rrufeshme tė sulmonin mbi ta. E vetmja mėnyrė pėr tė pėnguar pėrparimin e tyre drejt popullsisė civile kishte mbetur qėndrimi dhe flijimi. 

            Ushtarėt e armikut po afrohėshin. Ata marshonin ngadalė me njė distancė nga njėri tjetri rreth njė metėr. Pėr krah tyre leviznin tanket dhe autoblindat.

Skėnderi mori nishan dhe priste urdhėrin.

            „Zjarr“ – klithi thekshem komandanti dhe i pari i dha zjarrė automatikut. Mitralozi i Skėnderit buēiti fuqishėm. Ndihmėsi i tėrhiqte krehėrit e fishekėve qė rrėshqisnin nė duart e tij si gjarpėr. Disa gjėmime tė fiqishme i mbytėn krismat e armve tė tyre. Komandanti u rrokullis dhe ra nė mes tė istikamit. Skėnderi i dha urdhėr ndihmėsit t’i vinte nė ndihmė. Por eksplodimi i gjyles sė topit para kėmbve tė tij e plandosi pėr dhe. Skėnderi mori nishan. Ushtarėt armiq ishin afruar nė disa metra. Pas heshtjes sė gjatė, ata duke menduar se nuk kishte shpėtuar askush u hodhėn nė sulm, por nuk e dinin se ai sulm do tė ishte fatal pėr ta. Breshėria e plumbave ishte fatale. Njėri pas tjetrit binin tė vrarė. Ata qė ishin fare pran istikamit ran tė vrar mu nė grykėn e pėrvėluar tė mitolozit tė Skėnderit qė villte plumba e zjarrė pa ndėrpre.

            Prapa krahėve dėgjoi zėra, deshi tė kthente kokėn por nė shpatull ndjeu therje djegėse dhe, pas pak e kaploi njė plogėshti nė tėrė trupin. Me vran tė pa besėt, mundi tė mendonte dhe rrėshqitshėm pa se si po i afrohėj dheu i pėrzier me guraleca drejt fytyrės duke e goditur, si grusht i ngurt. U pėrpoq t’i mbante sytė e hapur pėr t’i parė ata qė e vran, pėr t’ju treguar se as nė prag tė vdekjes nuk ka frikė prej tyre por, qepallat nuk i bindėshin mė. Pėr njė ēast ju duk se ishte duke u kotur nė gjumin e ėmbėl si atėherė kur nėna ishte duke e pėrkundur nė djepin e drujt dhe, nga larg ju bė se e dėgjoi zėrin e saj duke i kėnduar ninullėn. Sa mirė ėshtė tė flesh kur nėna tė kėndon ninulla!…por zėrat nė gjuhė tė huaj e kthyen edhe njė herė nė realitet. Me mundim tė madh arriti t’i hapte sytė. Tė koka, fare pran syrit tė tij pa njė ēizme gjigante, pastaj shikimi u ngjit lartė dhe pa njė kėmbė zgjatane dhe quditėrisht shumė tė brisht. Nė njė moment tjetėr do tė quditej se si kishte mundėsi qė njė ēizme gjigante tė komandohej nga njė kėmbė kaq e brisht dhe, nė vegimet e fundit ju bė se nga ēasti nė ēast kėmba do tė coptohėt, do tė thyhėt, apo do tė zh’bėhėt duke e bllokuar ēizmėn. Ashtu si nė agoni, pa kur ajo ēizme levizi deke u larguar nga optika e syrit tė tij. Pastaj, pa se ai qė pak mė parė kishte qėndruar pran tij me atė ēizmen gjigante, ishte kthyer nga ai. Nė dorė kishte thikėn. Duan tė me masakroin, mendoi dhe, ngadalė ju mbyllėn sytė. Si nė ėndėrr tė keqe, ndjeu tehun e ftohėt tė thikės duke u fėrkuar thellė nė mishin e gjoksit tė tij. Nė fillim ai ndjeu njė therje, pastaj edhe njė tjetėr, pastaj shpėrthime tė shpeshta, dhe mė vonė ato therje ju shėndrruan nė pėrkundje tė lehta… si tundjet e djepit para se tė flinte!… dhe ju bė se vėrtetė ishte nė djep… kurse nėna ishte duke e pėrkundur dhe duke i kėnduar ninullėn…

            …dhe ninulla e nėnės sa vinte e vintej... venitej e tretej!… dhe qetė qetė, atė e zuri gjumi… Ky ishte  gjumi i fundit, gjumi i pėrjetshėm… ishte gjumi i lirisė!…

 

                       

Kushtuar dėshmorit  Skėnder Maraj

Korrik 2000

      





Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!