MINISTRJA TĖRMKOLLI VAZHDON SHKELJEN E LIGJIT - LARGON PUNĖTORĖT NGA PUNA PĖR MOTIVE POLITIKE

 

Nė Ministrinė e Shėrbimeve Publike (MSHP) vazhdojnė spastrimet politike

 

Punėtorėt ankohen : “Tėrmkolli na tha : -  “kėtu nuk ėshtė Drenicė...”

 

Melihate Tėrmkolli, nėpėrmjet (u. d) Sekretarit tė Pėrhershėm, Enver Krasniqi, ka larguar nga puna punėtorėt Gjyljeta Ismaku, Vjosa Zymberi, Afėrdita Maliqi, Teuta Zyberi, Besa Myrtezaj, Lavdie Hajdini dhe Mevlydin Krasniqi, me arsyetim se nuk e kanė respektuar Kodin e Mirėsjelljes sė Shėrbimit Civil

 

Shkruanj : Burim Etemaj e Jehona Veliu

 

Prishtinė, 12 maj 2005- Ministrja e Shėrbimeve Publike, Melihate Tėrmkolli, nėpėrmjet ushtruesit tė detyrės (u. d) tė Sekretarit tė Pėrhershėm, Enver Krasniqi, tė enjten ka larguar nga puna, duke mos ua vazhduar kontratėn punėtorėve Gjyljeta Ismakun, Vjosa Zymberin, Afėrdita Maliqin, Teuta Zyberin, Besa Myrtezajn, Lavdie Hajdinin dhe Mevlydin Krasniqin, me arsyetim se nuk e kanė respektuar Kodin e Mirėsjelljes sė Shėrbimit Civil, edhe pse punėtorėt e larguar theksojnė pėr gazetė se asnjėherė nuk kanė marrė ndonjė vėrejtje me gojė apo shkrim. Pėrderisa Krasniqi, vendimin e nėnshkruar mė 10 maj 2005, pėr mosvazhdimin e kontratave tė gjashtė punėtorėve e arsyeton nė mosrespektimin e Kodit tė Mirėsjelljes..., duke mos precizuar saktėsisht se pėr ēka bėhet fjalė, punėtorėt e larguar kėtė vendim e quajnė tipik politik dhe joligjor. Punėtorėt janė tė befasuar se si mundet njė ushtrues i detyrės sė Sekretarit tė Pėrhershėm, tė dijė pėr sjelljet e tyre, kur ka vetėm njė javė qė ėshtė duke e ushtruar kėtė post. Ata janė thellėsisht tė bindur se kėtu ka dorė ministrja Tėrmkolli, ndėrsa sekretari, sipas tyre, vetėm ia ka bėrė njė argat tė fortė ministres.

Nuk ėshtė hera e parė qė ministrja Tėrmkolli shkel ligjin, duke larguar nga puna punėtorė vetėm pse nuk i shkojnė pėr shtati asaj.

Ajo mė herėt pėr motive politike pati larguar nga puna edhe Sekretarin e Pėrhershėm, Bahri Hysenin, madje edhe e pati kėrcėnuar, ndėrsa nė vend tė tij tash ka sjellė Enver Krasniqin, i cili sikurse t’i kishte tė dy sytė mbyllė nėnshkroi largimin e gjashtė punėtorėve nga puna.

“Nė bazė tė Rregullores 2001/19 mbi degėn e Ekzekutivit tė Institucioneve tė Pėrkohshme Vetėqeverisjes nė Kosovė, Rregullores 2001/36 mbi Shėrbimin Civil tė Kosovės dhe Urdhėresės Administrative 2003/2 mbi implementimin e Rregullores 2001/36 si dhe Udhėzimit Administrativ Nr. MSHP/2003/06 mbi Ndėrprerjen e Marrėdhėnies sė Punės, kėrkoj qė t’iu ndėrpritet marrėdhėnia e punės me rastin e skadimit tė kontratave : Besa Murtezajt, Asistente Administrative nė Kabinetin e Ministres, Xhyljeta Izmaku, Asistente Administrative nė Kabinetin e Ministres, Teuta Zyberi, Asistente Administrative nė Kabinetin e Ministres, Afėrdita Maliqi, Lektore nė Kabinetin e Ministres, Lavdije Hajdini, Asistente Administrative dhe Mevludin Krasniqi, zyrtar certifikues zyra e Sekretarit tė Pėrhershėm”, thuhet nė vendimin e nėnshkruar nga u.d. tė detyrės sė Sekretarit tė Pėrhershėm, Enver Krasniqi.

MSHP-ja tė enjten ka lėshuar edhe nė komunikatė pėr media nė tė cilėn thuhet se disa prej punėtorėve tė kėsaj ministrie iu ka skaduar kontrata. Po ashtu nė komunikatė thuhet se MSHP do tė hapė konkurs pėr kėto vende tė punės dhe tė gjithė kanė tė drejtė tė konkurrojnė nė kushte tė barabarta, pėrfshirė kėtu edhe punėtorėt tė cilėve u ka skaduar kontrata.

 “Rrjedhimisht kėtu nuk kemi tė bėjmė me pėrjashtime tė punėtorėve nga puna”, thuhet nė vazhdim tė komunikatės.

 

PUNĖTORĖT: LARGIMI YNĖ ĖSHTĖ JOLIGJOR DHE POLITIK

 

Por, punėtorėt e larguar nga puna mendojnė ndryshe. Vendimin pėr mosvazhdimin e kontratave tė punės ata e quajnė joligjor dhe tė motivuar politikisht. Madje, ata paralajmėrojnė se do tė ankohen edhe nė instancat me tė larta, duke mos pėrjashtuar as gjyqin.

            “Ky ėshtė vendim politik, pa bazė ligjore. Do tė ankohem nė instancat mė tė larta tė drejtėsisė sė vendit, edhe pse nuk besoj nė drejtėsinė e Kosovės, por do ta bėj kėtė”, theksoi pėr “Epokėn e re” Lumnije Hajdini, e cila tregon se edhe vetė sekretari Krasniqi e ka pranuar nė njė rast se nuk ka bazė ligjore pėr mosvazhdimin e kontratave tė punės.

Krasniqi, sipas Hajdinit, ėshtė arsyetuar nė atė se tė gjithė ministrat nė Qeverinė Kosumi, e kanė ndėrruar stafin civil.

 Edhe Xhyljeta Izmaku – Rama thekson pėr gazetė se mosvazhdimi i kontratės sė punės ėshtė bėrė nė mėnyrė joligjore.

“Asnjėherė nuk ėshtė dhėnė ndonjė vėrejtje me gojė apo shkrim qė nuk e kemi respektuar Kodin e Mirėsjelljes sė Shėrbimit Civil. Pėrkundrazi, vetė ministrja Tėrmkolli e ka shkelur ligjin dhe kėtė kod, duke u sjellė nė mėnyrė arbitrare, bile duke treguar edhe forcėn”, thekson Izmaku-Rama, e bindur se kėtė vendim e ka marrė krye nė vete ministrja Tėrmkolli.

 

TEUTA ZYBERI: TĖRMKOLLI MĖ THA “KĖTU NUK ĖSHTĖ DRENICĖ...”

 

Punėtorja tjetėr e larguar nga puna, Teuta Zyberi, ėshtė shprehur e befasuar me aftėsitė e u.d. tė Sekretarit tė Pėrhershėm, i cili pėr njė javė siē thotė ajo e paska vėrejtur se kėta punėtorė e kanė shkelur Kodin e Mirėsjelljes sė Shėrbimit Civil.

Zyberi e akuzon ministren Tėrmkolli pėr sjellje arrogante dhe tė pahijshme.

“Ajo kurrė nuk ėshtė sjellė siē i takon njė ministre..., madje nė njė rast mė ėshtė drejtuar me fjalėt “kėtu nuk ėshtė Drenicė e as Rahovec’”, tregon Zyberi pėr gazetė sjelljet e ministres Tėrmkolli.

Tė njėjtin mendim me kolegėt e ndan edhe Besa Murtezaj, e cila thotė se nėse dikush e ka shkelur Kodin e Mirėsjelljes sė Shėrbimit Civil, ėshtė vetė ministrja Tėrmkolli.

“Nėse ajo do ta kryente punėn me nder, nuk do t’i dilte kohė tė largojė punėtorė nga puna”, shprehet Murtezaj.

     

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!