Hysen Tėrpeza njė legjendė pėr Kosovėn : Mustafė Xhemaili

 

X

"UNĖ DO TĖ KTHEHEM NĖ KOSOVĖ, ATĖHERĖ KUR E TĖRĖ KOSOVA DO TĖ BĖHET SHQIPĖRI"

-    Ēfarė bėtė Ju pasi qė drenicari u tha se njė natė mė her ėt kanė dashur t'ju vrasin nė "Churc aveny"?

-    Unė pastaj pėr kėtė ēėshtje, natyrisht e informava FBI-nė. Ata mė thanė qė tė vėja kontakt me dikend nga konsullata jugosllave nė Nju Jork. Dhe unė veprova kėshtu. Mirėpo, sigurimsat amerikan ma rregulluan qė unė ta inēizoja kėtė bisedė. Dhe, nė telefon e mora njė Osman Gashin, cilit i thash qė tė mos vazhdojė mė me kėto gjėra dhe tė mos mė detyrojnė qė edhe unė t'i ngjyej duartė me gjak shqiptari, pavarėsisht pėr ēfarė shqiptarėsh ėshtė fjala.

-    E ai ēfarė ju tha?

-    Ai nisi tė bėnte be e rrėfe se nuk kishte lidhje me kėtė punė. Po ashtu mė tha se, po qė se do tė kėrkoja unė, nga ai, mund t'i jepja afat dy apo tre ditė, sa tė merrte aeroplanin e parė dhe tė kthehej pėr nė Kosovė. Po ashtu nisi tė mė flas pėr atė se si ishte kombėtar, intelektual. Se si kishte kontribuar gjatė punės sė tij nė "Rilindje", e ku jo. Dhe, nė fund tė kėsaj bisede unė kėrkova nga ai qė tė takoheshim nė njė vend tė caktuar. Unė i thash se me vete do ta merrja vetėm njė shok, ndėrsa ai le ta marrė kė tė dojė dhe sa tė dojė.

Njerėzit e FBI-sė mė thanė qė unė t'u tregoja atyre vendin ku do tė takoheshim qė ta vėzhgonin situatėn dhe, nė rast nevoje tė mė mbronin nga ndonjė rrezik qė mė kanosej nga UDB-ja. Sikur qė qemė marrė vesh, tė hėnėn tjetėr i ritelofonova Osman Gashit, por ai menjėherė nisi tė mė kėrkojė falje pėr atė se nuk mund tė dilte.

"Nuk po mė lejojnė kėta tė konsullatės qė tė dal e tė ju takoj. Mė ka thėnė edhe sigurimi amerikan qė tė mos dal shumė as tė ec rrugėve, as kafeneve se jam i rrezikuar"...

Tė drejtėn kėtu i dha lak punės, ngase e dija me siguri se sigurimi amerikan nuk i kishte thėnė kėtė gjė.

"O burrė, unė nuk po tė them qė tė takohemi as kafeneve e as parqeve tė Nju-Jorkut, por ti caktoje vendin ku tė duash dhe unė do ta paguaj ", i thash.

"Pastaj unė kam dėgjuar se ti po del dhe u shkon nėpėr shtėpi tė disa shqiptarėve kėtu nė Nju-Jork", i thash.

"Po i kisha tė afėrm, dhe tashti sigurimi ma ka ndaluar qė tė dal", mė tha dhe pastaj ma uli kufjen e telefonit.

Pastaj nuk dija ēfarė tė bėj. Dhe, vazhdova jetėn time. Truproja ime ishte ai boshnjaku i Malit tė Zi gjashtė javė, pėrderisa dy veta me perdesy tė gjatė nuk kishin shkuar tek dera nėnės sė tij dhe e kishin kėrcėnuar edhe atė e edhe tė birin e saj, i cili me atė rast nuk ka qėlluar aty. Ata me plakėn kishin komunikuar serbisht. Dhe, natyrisht, ky djal u detyrua, kryesisht pėr shkak tė sigurisė sė familjes, qė tė tėriqet. Ai mė ruajti gjashtė javė. Pas kėsaj periudhe unė nė Amerikė kam qėndruar edhe nja pesė apo gjasthė muaj. T'ua them tė drejtėn, gjithmonė jam gjendur "si lepuri nėpėr zagarė".

 

PĖRMES KUJT I OFRONTE UDB-JA KTHIM NĖ KOSOVĖ HYSEN TĖRPEZĖS

- Pėrveē kėtyre dy tentimeve pėr tė kryer atentat, a kishit raste nė Amerikė qė kanė sprovuar t'ju pėrvetėsojnė, ta zėmė?

Shiheni, Jugosllaiva e ka pasė sistemin e jashtėzakonshėm tė spiunimit. Mė nuk dua ta fsheh. Unė sot e kėsaj dite e kam bindjen se UDB-ja jugosllave ia doli qė t'i fus duartė edhe nė Lidhjen e Tretė tė Prizrenit, sepse punėt na shkonin lėmsh, pėr kėtė arsye. Sikur e thash mė lart, unė pėr kėtė arsye dhash dorėheqje nga Lidhja, por edhe nga Komiteti. Dorėheqjen e kam dhėnė mė 16 qershor tė vitit 1973. Ndėrsa, nė korrik tė kėtij vit, nė Nju Jork erdhi njė pjestar i sigurimit jugosllav, shqiptar nga Ferizaj. Isht njėfarė Shefqet Hashani. Ai nė Amerikė erdhi me gjithė tė shoqen. Dhe ai kishte takuar njė shtimjan tė cilin e kishte "njohur" qė mė parė, nė Ferizaj, kur UDB-ja ia kishte pas marrė pasaportėn dhe pastaj i kishin pas marrė nė pyetja lidhur me mua dhe punėn time. Ndėrsa djali u kishte thėnė shkurt:

"Unė Hysenin e kam parė nėpėr ndonjė manifestim apo edhe nė dasma nė Amerikė, por unė kurrė nuk kam biseduar me tė. Unė jam i ri dhe nuk kam mund tė bie nė kontakt me Hysen Tėrpezėn", kishte thėnė ai.

Me tė drejtė. Ishte i ri, ai, 24 apo 25 vjeē. Pastaj ata e kishin pyetur se po tė vinte kush prej tyre nė Amerikė, a do ta gostiste ky. Djali duke u frikėsuar se do tė mbetet pa pasaportė i ishte gjegjur me po. Dhe, kėshtu, Shefqet Hashani erdhi nė Amerikė me tė gjithė tė shoqen dhe u vendos tek shtimjani.

 

Dhe, kur kishte ardhur nė Nju Jork, pas disa ditėsh, kishte kėrkuar nga Ramadani, (nga Shtimja) qė ta vėnte nė kontakte me mua. Mirėpo, Ramadani, duke e ditur se kush ishte dhe ku punonte ai, i kishte thėnė se nuk mudet ta realizonte atė takim. Dhe, vėrtetė nuk erdhi tė mė vė nė kontakt me kėtė sigurims jugosllav. Mirėpo, njė ditė, derisa po kaloja nėpėr "Churc Aveny", dėgjova se dikush po mė thėrriste nga pas. Kur u ktheva, e pash njė tė panjohur.

"Ma fal qė po tė thėrras kėshtu, por unė j am njė kosovar i cili sapo kam ardhur nga Kosova dhe deshta t 'u takoj ", tha.

E shikova njėherė mirė, dhe, mė besoni, menjėherė e mora vesh se ē'zanatli" ishte.

"Nuk kem ēfarė bisedojmė ne tė dy", i thash.

"Mirėpo, desha tė ju takoj ngase nė Ferizaj, para se tė vija i kam takuar disa nipa tuajt", mė tha dhe m'u afrua.

Ma zgjati dorėn dhe m'u prezantua. Mė tha se quhej Shefqet Hashani, sikur e thash. "Unė punoj nė Sigurim, nė Ferizaj", mė tha.

"Qofsh shėndosh, bre mixhė", i thash. "Shyqyr qė u rritėt dhe u futėt nė sigurimin e serbit".

"Unė kam dėshirė qė tė bisedoj me ju, pak mė gjatė", mė tha. Nė kėtė ēast, Ramadani nga Shtimja, i cili takimin tim me Hashanin e vėshtronte nga larg, u afrua dhe tha:

"Ju e dini punėn tuaj, axha Hysen, por nėse doni tė takoheni e tė bisedoni me Shefqetin, atėherė mund tė takoheni nė shtėpinė time". Ngase e dinte se nė shtėpinė time nuk kam ēuar kurrė njeri. Mendova, njė ēikė, dhe thash:

"Mirė, do tė vi nesėr nė mbrėmje".

 

INTELEKTUALĖT SHQIPTARĖ QĖ SILLESHIN NĖPĖR BOTĖ KURRĖ NUK KANĖ GUXUAR QĖ TĖ NA TAKOJNĖ

Kur shkova natėn tjetėr, Shefqeti tė shoqen nuk e kishte pasur aty. E kishte lėnė tek njė emigrant i Shqipėrisė. Sapo shkova aty, pasi u pėrshėndetėm Ramadani doli nga shtėpia qė tė na lente vetėm qė tė bisedonim.

"Fol, burrė, ēfarė deshe tė flasėsh me mua", i thash.

"Po ia heq dushkun", mė tha ai.

"Mua mė ka dėrguar Beogradi, por edhe disa udhėheqės tė Kosovės, dhe mė kanė thėnė se juve ju garanton shteti se mund tė ktheheni kur tė doni nė Kosovė. Ne e dijmė se Ju nuk keni bėrė krime. Kthehuni dhe do t 'ua lirojmė tokėn qė u ėshtė marrė. Anėtarėt e familjes dhe kė tė doni do t'ua punėsojmė...", mė thoshte.

"Pastaj, tashti Kosova ka njė autonomi tė kėnaqėshme pėr shqiptarėt. Njerėzit jetojnė tė patrazuar", mė thoshte ai

-      E Ju, a ishit i qetė dhe si iu pėrgjigjėt Shefqet Hashanit, kur e dinit se aji ishte dėrguar nga UDB-ja?

-      Unė po e dėgjoja. Mozomėkeq, mendoja. Mė vjenė keq t'ua them kėtė, se mund tė mendoni se mos kisha lakmi pėr ofertat qė m'i bėnte.

"Mirė, bre Shefqet, ty tė ka dėrguar UDB-ja qė tė vish kėtu. Por, po tė pyes, nė katėr sy, veē me Zotin dėshmitar: Ēka ta merr mendja, bre mixhė, ti, pa qenė i shkolluar kėtė detyrė tė rėndėsishme qė ta kanė dhėnė nuk do tė ta jipnin. Apo, nėse do tė ishe njė besnik shumė i madh i regjimit, kėtė detyrė do ta jipnin edhe pa shkollė?! Po autonomia jonė nuk nėnkupton vetėm katėr prefektura, atė tė Prishtinės, tė Mitrovicės, tė Pejės dhe tė Gjakovės...Viset e robėruara shqiptare janė prej Manasitiri nė Ulqin dhe Tivar. Po a e din ti se zemra e shqiptarizmit janė viset shqiptare tė Maqedonisė dhe tėMalit tė Zi? Ato janė vise historike, kombėtare, bre!...Ti mund tė flasėsh nodoshta ndryshe e tė mė thuash se sot pėr sot po jetojmė kėshtu apo ashtu, por kjo liri nuk ėshtė kurrėsesi!", i thash.

Pastaj, unė i fola gjėrė e gjatė pėr "bashkim-vėllazėrim" e shqiptarėve dhe tė shkieve. Mė duket se ai u habit prej nga i kisha unė gjitė ato tė dhėna lidhur me atė qė kishte ndodhur nė kohėn e Rankoviēit nė Kosovė. Ai nuk e dinte se mua, njė burrė nga Morava e Ulėt, qė nė vitin 1967, kur unė isha ende nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, e tė cilėn, nga frika qė ta postonte nga Kosova ma patė dėrguar nga Stambolli njė letėr tė gjatė. Nė atė letėr njėmbėdhjetė faqėshe, ai mė pat shkrua shumė gjėra tė sakta lidhur me atė periudhė. Mė kujtohet se, kur e pata marrė atė letėr, tė shkruar me dorė, e kopjova me makinė shtypi dhe ia dėrgova Devės qė ta nxjerrim nė gazetėn tonė, tė Lidhjes, por, megjithatė, ajo letėr nuk u botua! Kėshtu, kėtė letėr e kam botuar tek kur kam dalur nga Lidhj a...

"Po u bė mirė qė u takuam, zotėni, meqė tashti jam duke shkruar diēka lidhur me terrorin qė ka bėrė Rankoviēi dhe policia e tij kundėr shqiptarėve, kėshtu qė ti mund tė mė japėsh informacione mė tė bollshme lidhur me krimet qė ka bėrė ai kriminel serb kundėr popullit tonė ", i thash.

"Po, po, mos kij dert", mė tha ia. "Si tė kthehem nė Kosovė do tė dėrgoj plot e pėrplot materiale lidhur me ato krime", mė tha ai.

"Por, a ma jep njė kopje tėnden tė dorėheqjes sate nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit" mė pyeti ai.

"Pse jo", i thash. Dhe ia dhash.

"Dhe si po ia bėjmė punės qė tė kthehesh nė Kosovė " mė pyeti.

"Unė do tė kthehem nė Kosovė atėherė kur e tėrė Kosova do tė bėhet Shqipėri", ia ktheva.

- Ju kishit rast tė takoheshit pėrsėri me njeriun e UDB-sė, si nė Amerikė, poashtu edhe nė Turqi. Ēfarė ju tha ai dhe cilėn pėrgjigje ia dhatė?

Mbas, kėsaj radhe nuk e takova. Mirėpo, njė vjet mė vonė, mė 1974, nė gusht, Shefqet Hashani kishte ardhur sėrish nė Amerikė. Dhe, menjėherė kėrkoi qė tė mė ritakojė. Unė nxitova ta kėrkoja sa mė parė.

"Hė, a mė solle gjė nga ajo qė tė kam kėrkuar ", e pyeta sapo e takova.

"Kėsaj radhe ta solla njė emėr", mė tha Shefqeti. "Njė emėr", e pyeta.

"Herėn tjetėr do tė tė sjell mė shumė", mė tha dhe vazhdoi: "thėnė tė drejtėn tashti kam njė mesazh tjetėr pėr juve, zotėri Hysen...Situata nė Kosovė ka ndryshuar edhe mė shumė se sa vitin e kaluar. Kėsaj radhe, kur po nisesha nė Amerikė, disa nga funsionarėt e lartė tė Kosovės mė thanė qė tė ua pėrcillja mesazhin se mund tė ktheheni nė Kosovė kur tė doni, sepse Ju s 'keni vrarė njerėz gjatė luftės, s 'keni abuzuar, luftė ishte etj.", tha Shefqeti. "Andaj, edhe unė u sugjeroj qė tė ktheheni sepse nuk do tė humbni asgjė". Dhe vazhdoi: "Po deshe mund tė ju shkruaj njė letėr edhe Ali Shukria i cili do t 'u japė garancė pėr tė gjitha!"

Nuk dua tė rrej. Kur ia dėgjova kėto fjalė, mu duk se gjakun po ia shoh duke iu derdhur pėr trupi. Do tė thotė, me zemėr i rashė automatik...Ka Zot. Zoti e di kėtė. Pastaj u mundova tė pėrmbahesha dhe i thash:

 

"Shiko bre mixhė! A e di ti se dy shtetet mė tė forta nė botė, Amerika dhe Rusia nuk kanė para qė mund tė mė blejnė mua. Nuk ia dua unė letrėn Ali Shukrisė, bre! I kam treguar unė shkurt e shqip tė gjitha kur ka qenė edhe nė Cėrnillė me Shefqet Peēin. Atėherė i kam thėnė se unė nuk punoj pėr Beogradin. Dhe, tė lus, mos eja mė kėshtu kėtu ", i thash mj aft me rreptėsi.

Dhe, hajt, hajt, kur kalova nė Turqi, nė vitin 1977, Shefqet zeza, pėrsėri e kishte marrė gruan dhe erdhi. I kishte do miq atje...Dhe atje mė tha:

"Shihe, mixha Hysen, po kam dėshirė qė ta bėjmė njė fotografi sė bashku..."

"Shiko", i thash. "Mos mendo se ti mua mund tė mė mashtrosh. Unė e di se pėrse ti po kėrkon qė tė fotografohesh me mua. Ti dėshiron ta tregosh veten se kinse je shumė afėr meje dhe t 'u futesh shqiptarėve tė emigracionit sa me afėr, por edhe atyre tė UDB-sė t'ua argumentosh se je takuar me mua dhe se misioni yt ishte i suksesshėm". Gjallė ėshtė. Ma ka pranuar kėtė gjė, pastaj.

Ne u afruam, dhe gruaja e tij na fotografoi. Pas kėsaj, Shefqeti bėri karrierė. Shkoi nė Bon nė ambasadėn e Serbisė atje qė tė punojė. Shkoi me gjithė familjn e tij. Sigurisht u ka thėnė jugosllavėve se kinse ma ka mbushur mendjen qė tė kthehesha. Bile, kur ėshtė kthyer nė Kosovė, ku kishte mbėrritur kishte trumpetuar atė se ai mė kishte takuar dhe se unė i kisha premtuar se do tė kthehesha nga emigrimi. Kishte shkuar aq larg sa qė kishte pas thėnė se kinse kam qenė edhe nė Beograd qė tė bisedoja pėr kthim tim nė Kosovė!

Nė vitin 1979, isha nė Gjermani dhe njė natė, nė banesėn ku jetoja mė cingėrroi telefoni. E ngrita kufjen dhe nė anėn tjetėr e dėgjova zėrin e Shefqet Hashanit.

"Ēfarė dėshiron ", e pyeta. "tė kam thėnė edhe nė Turqi se mė takim me mua nuk mund tė marrėsh ".

"Jo, jo, nuk e kam gjė politikisht, por do tė doja tė takoheshim pėr punė personale", mė tha.

"Ēfarė punėsh ", e pyeta.

"Paj, unė kėtu nė Bon jam me gjithė familjen dhe njė njeri ma ka sjellur lajmin se ju keni thėnė se do tė mė vrisni".

"Zoti mos e bėft!", i thash. "Unė jam i betuar se shqiptar nuk vras, por, jam i bindur se do tė vie dita kur ju do ta vrisni veten, ngase ne nuk do t 'u vrasim!".

"Mirėpo, dėgjova se ishit duke e botuar njė broshurė ", mė tha Shefqet Hashani.

"Po, hejdi, por mos kij dert se unė pėr ju po i bėj ato. Njė kopje do tė ta ēoj atė ditė kur tė del nga shtypi ky libėr ", i thash.

"TI, JO QĖ NUK ARRITE TA KTHESH HYSENIN NĖ KOSOVĖ, POR AI PO

HEDH EDHE BOMBA MBI AMBASADĖN TONĖ"

Mirėpo, pasi qė ndodhėn demonstratat, dhe kur ndodhi ēėshtja e bombės nė Ambasaden e Beogradit nė Tiranė, ta morėn shkiet Shefqetin e gjorė dhe ta futėn nė burg. I kishin pas thėnė:

"Ti, jo qė nuk e arrite ta kthesh Hysenin nė Kosovė, por ai po hedh edhe bomba mbi ambasadėn tone".

Dhe, erdhi ky, diku nė vitin 1991 nė Perėndim. Gruan, gati nuk ia njoha fare. Sa kishte ndryshuar! Dhe, kur e pash sė dyti tė shoqėn e tij i thash.

 

"Si, bre fisnike, tre axhallarėt kanė qenė nė mal me mua. Rexha, Haxha dhe Zahiri, e ti ta marrėsh kėtė farė burri". Kjo grua ishte nga njė derė e njohur patriotike.

"Pėr besė, o mixha Hysen, kur jam martuar unė me te ky nuk ka qenė kėshtu!", mė tha.

Ndėrsa, Shefqetit i thash se mė vie keq se tė gjitha kėto i kishte bėrė vetėm pėr interes personal.

"Po, valla", mė tha, "kisha dėshirė qė tė shkoja e tė punoja nė ndonjė nga ambasadat e Jugosllavisė...Dhe, pėr besė, tė gjitha qė m 'i ke thėnė mė kanė dalur tė vėrteta!".

"Unė nuk kėrkoj gjė prej teje. E ke pasur pėr interesa personale dhe nuk e ke menduar interesin e kombit. Poashtu mė vie keq qė ia ke dalur tė m'i kthesh nė Kosovė disa shokė!".

Merreni me mend, tre emigrantė ia ka dalur t'i kthejė nga Turqia dhe qė tė tre emrin Zeqė e kanė pasur. Zeqė Reēin, Zeqė Gėrlicėn dhe Zeqė Godenin. Mirėpo, ata nuk mundėn qė tė qėndrojnė nė robėrine e Kosovės dhe u rikthyen nė Turqi. Fatkeqėsisht, njė numėr i shqiptarėve e patėn humbur kontaktin me realitetin. Madje edhe disa intelektualė. Nėpėr tokė nuk shkelnin. Vinin nė Nju Jork dhe e takonin ambasadorin jugosllav. Kurrnjėri prej tyre nuk kėrkonte qė tė na takonte neve! Pos njė herė. Ndoshta ka qenė viti 1973, kur kam qėlluar nė Evropė, Mahmut Bakalli kishte pas pyetur pėr mua! Mahmuti e ka njė baxhanak atje. Ai e ka pėr grua tė mbesėn e Iliaz Gjakovės. Dhe kur u ktheva unė nė Amerikė, ai baxhanaku i tij mė tregoi se Mahmuti mė kish pas kėrkuar qė tė mė takonte sepse, pėr mua i kishte pas folur edhe Ali Shukria. Mirėpo, njeri tjetėr nuk ka pyetur pėr mua kurrė edhe pse boll shumė prej tyre janė sjellur andej-kėndej.

 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!