DIASPORA SHQIPTARE – APO NJERĖZIT ME NJĖ KĖMBĖ NĖ MĖRGIM E ME ZEMĖR NĖ KOSOVĖ

                                                                                                      

 

Intervistė me gazetaren dhe veprimtaren Teuta Zymberi, nė Zvicėr

 

 

Musli Krasniqi, Epoka e re

 

 

          Nė vitin 1992 pėr shkak tė ndjekjes sė UDB-ės, Teuta Zymberi nga Ferizaj, detyrohet tė arratiset nė Zvicėr, e cila, qe 12 vite jeton nė Luzern nė statusin e refugjates politike pa tė drejtė ardhje nė vendlindje! Profesionin e gazetares e ushtron pėr vite me radhė dhe nė vitin 1989 ishte anėtare e redaksisė nė gazetėn e studentėve " Bota e re " nė Prishtinė. Gjatė kohės si gazetare, si studente ėshtė maltretuar dhe ėshtė marrė nė biseda informative pėr shkak tė shkrimeve dhe analizave politike qė ishin nė kundėrshtim me regjimin shovinist serbosllav, ndėrsa si nxėnėse e shkollės sė mesme ėshtė burgosur pėr kundėrvajtje nė Mitrovicė dhe i ėshtė humbur e drejta e shkollimit pėr njė vit nga Komiteti Krahinor me akuzėn si " irredentiste, nacionaliste, separatiste dhe pėr kontrarevolucion " nė demonstratat e 2 prillit tė vitit 1982 nė Ferizaj.

          Pėr aktivitetet e bashkatdhetarėve, Teuta ka shkruar pėr 12 vjet me radhė nė tėre shtypin periodik dhe atė elektronik. Ka punuar si punėtore ndėrkulturore dhe pėrkthyese nė Caritas- Luzern, nė Luzern. Ka raportuar aktivitetet e bashkatdhetarėve gjatė kohės sė luftės, pėr pengjet e luftės nė kazamatet serbe, pėr Fondin "Vendlindja Thėrret " Liria Kombėtare ", " Zėri i atdheut " nė gazetėn Zėri i Kosovės, Kosovapress, Kosova e lirė dhe ishte mbėshtetėse morale, materiale dhe propaganduese e luftės sė drejtė ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒPMB-sė, Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.

          Gazeta gjermane "Luzerner Zeitung" ka shkruar dy herė pėr portretin e Teuta Zymberit  si gazetare shqiptare. Pėr gjashtė muaj me radhė  ka dhėnė buletinin e lajmeve pėr ēdo mbrėmje nė ora 20:00 dhe ishte pėrgjegjėse e emisionit tė lajmeve nė Radio Diaspora.

           Vitin e fundit shkruan pėr faqen e diasporės nė gazetėn " Koha Ditore "pėr diasporė. Ėshtė bashkėpunėtore nė Radio Albaner, gjithashtu ėshtė nėnė dhe ka njė djalė nėntė vjeēar, Frymėzimi.

 

          Pyetje: Diaspora shqiptare ėshtė e njohur pėr aktivitetin e saj kombėtar nė shėrbim tė ēlirimit tė trojeve shqiptare. Ku ėshtė sot ajo?

 

          Teuta Zymberi: Tė gjithė e dimė se diaspora shqiptare, veēanėrisht ajo e rreth 150 viteve tė fundit, ka qenė ndėrtuese e platformės politike  pėr lirinė e pavarėsinė e tokave shqiptare si dhe promovuese e diplomacisė kombėtare mobilizuese kombėtare, nė drejtim tė sensibilizimit tė kancelarive ndėrkombėtare pėr njohjen e tė drejtės nacionale tė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi. Por, qoftė platformat, qoftė diplomacia, do tė kishin mbetur vetėm nė nivelin e njė demagogjie, po tė mos zbatoheshin praktikisht nė vetė tokat tona. Nė kėtė drejtim, diaspora ka merita tė veēanta nė veprimtarinė kombėtare pėr liri, ēlirim e pavarėsi, qoftė ajo edhe e pjesshme. Por, jemi tė vetėdijshėm se nė diasporė, shpeshherė ka pasur edhe pėrvetėsime ideologjike, politike e fraksioniste tė organizatave tė ndryshme, qoftė edhe proceseve, tė cilat kanė ndikuar drejtpėrdrejtė nė pamundėsinė e arritjes sė rezultateve tė pritura. Kam pėrshtypjen se sot, diaspora shqiptare ėshtė shumė mė e dezorientuar se mė parė, duke pas parasysh rolin, nė disa raste destruktive, qoftė tė partive politike, e po edhe tė institucioneve tė improvizuara nė mėrgim, siē ka qenė rasti me Qeverinė Bukoshi. Duket se edhe zhvendosja e procesit nė tokat shqiptare dhe nė rastin mė tė veēantė nė Kosovė, sot ndikon qė diaspora tė jetė mė e harruar se mė parė, mbase edhe pėr shkakun se, paratė tani mund tė gjenden mė lehtė nėpėr tenderė, sesa nė gjepat e mėrgimtarėve

 

           Pyetje: Ka zėra se nė diasporė sikur ėshtė venitur aktiviteti i cili e ka karakterizuar dikur kėtė masė shqiptarėsh kurbetēinj. Sa ėshtė e vėrtetė kjo. Nėse po, a mund tė na thoni pse?

 

          Teuta Zymberi: Duket se ka njė pjesė tė pėrgjigjes nė kėtė pyetje, nė pėrgjigjėn nė pyetjen e parė. Diaspora mė herėt ishte ambasadore e kėrkesave tona nacionale e qytetare, ndėrsa sot, zyrat diplomatike gjinden nė Kosovė dhe kontaktet realizohen nėpėrmjet atyre zyrave. Por, dilemė pėr mua ėshtė se: A janė duke e shfrytėzuar me efikasitet forcat politike nė Kosovė kėtė gjendje tė re tė krijuar? Kam pėrshtypjen se mbetet shumė pėr t`u dėshiruar. Natyrisht se ka venitje tė aktivitetit substancial tė diasporės shqiptare dhe mendoj se fajtor pėr kėtė ėshtė pikėrisht injorimi i skajshėm qė i bėhet asaj nga ana e institucioneve tė Kosovės. Diaspora, duket se nė disa raste ėshtė shikuar vetėm nga syri i portofolit, e jo nga kėndi i vlerės dhe fuqisė reale.

 

          Pyetje: Sa dhe si ėshtė e organizuar diaspora shqiptare aktualisht, konkretisht nė shtetin ku ju jeni?

 

          Teuta Zymberi: Tashmė, diaspora shqiptare ėshtė bėrė njė realitet me kapitullin e njė libri historik nė vete. Mos tė flasim mė herėt, por vetėm nga periudha e vitit 1982 e kėndej, shumė ngjarje kanė kaluar nė udhėkryqet , ku shqiptarėt sensibilizuan metropolet evropiane pėr tė ngritur ēėshtjet madhore tė kombit. U krijuan lėvizje ēlirimtare, shoqata, klube, shkolla shqipe, degė tė partive politike dhe shumė asociacione tjera kulturore, humanitare, muzikore, letrare ,intelektuale, politike, informative. Tė gjitha zhvilluan veprimtarinė e tė vepruarit konform rregullave dhe ligjeve tė shteteve ku jetojnė bashkatdhetarėt tanė.

          Pa dyshim se diaspora shqiptare akoma pėr tė gjitha kėto vite nuk ėshtė e shkruar nė njė libėr apo monografi, ku do tė kishim mundėsi tė njiheshim me ngjarjet qė ndodhėn mė herėt dhe qė ndodhėn mė tutje...shqiptarėt nė diasporė akoma i ngjajnė njė "libri pa biografi"!

          Thėnė nė pėrgjithėsi, sidomos pas mbarimit tė luftės, kėto vitet e fundit, duke marrė parasysh numrin e madh tė shqiptarėve qė jetojnė nė Zvicėr, duke marrė parasysh numrin e madh tė asociacioneve qė pėrbėjnė organizimin shqiptar, po ju them me bindje tė plotė se vetėm pėr dymbėdhjetė muaj me radhė organizimi i aktiviteteve ishte shumė i zbehur. Iniciativat apo idetė e reja qofshin nga degėt e partive politike, klubeve shoqatave, si duket janė harxhuar dhe janė shterrė nga programet e tyre dhe gradualisht po mbesin vetėm si peshku pa ujė.

          Dėgjohen zėra individėsh e veprimtarėsh pėr forma tė reja riorganizuese. Domethėnė, energjia e madhe krijuese qė kemi nė Zvicėr nuk e ka vėnė nė shėrbim kapitalin e vet mendor e krijues pėr tė bėrė riorganizimin e diasporės nė forma tė reja tė avancimit. Shihet se tek mėrgimtarėt ėshtė njė lodhje, duket se janė tė zhgėnjyer dhe duket gjithashtu se i shikojnė hallet e tyre. Me keqardhje e them se, aktualisht diaspora ėshtė e ēorganizuar, fatkeqėsisht!

 

          Pyetje: Me ēfarė problemesh pėrballeni atje dhe cilat janė problemet e udhėtimit pėr nė Kosovė dhe anasjelltas?

 

          Teuta Zymberi: Sa i pėrket problemeve administrative-juridike nga bashkatdhetarėt qė enden nė Kosovė dhe anasjelltas, kam dėgjuar se ka shumė probleme dhe ngarkesa tė mėdha nė kėtė aspekt dhe organet administrative nė Kosovė duken shumė injorante nė kėtė drejtim.. Problemi kryesor dhe qė askujt nuk i intereson fare janė agjencitė tona shqiptare qė e rrjepin xhepin e mėrgimtarėve! Pastaj biletat epen dorė pas dore dhe pastaj ka shumė raste qė bashkatdhetarėt tanė mbesin nėpėr aeroporte me fajin e vetė agjencive! Dmth. nuk kanė pėrgjegjėsi pėr punėn qė e bėjnė. Pra, ky ėshtė njė problem shumė delikat qė kėrkon zgjidhje se nė kėtė rast, viktimė janė bashkėkombėsit tanė!

 

          Pyetje: Pra, keni problem me pasaportat, (mos)njohjen e tyre nga vendet ku gjendeni dhe vendet ku kaloni gjatė udhėtimit...?

 

          Teuta Zymberi: Unė jam nė statusin e refugjates politike dhe nuk mė lejohet udhėtimi pėr nė vendlindje. Nė pasaportėn time shkruan: ndalohet hyrja nė EX-Jugosllavien dhe natyrisht kjo pėrfshin edhe Kosovėn .Nė Kosovė nuk kam qenė qe 11 vite. Ku do ishte ai fat i yni qė tė kemi pasaporta shqiptare nė xhep. Por ėshtė e dhimbshme, qė shqiptarėt nė diasporė akoma mbajnė pasaporta sllave nė xhep pėr tė udhėtuar nė vendlindje. Kjo ndodhė me shqiptarėt nė Kosovė, Luginė, Maqedoni e Mal tė Zi!!! Por ajo mė tragjike qė mė duket mua, ėshtė se disa shqiptarė me vetė dėshirė shkojnė nė ambasadėn e Beogradit nė Zvicėr dhe japin tė holla pėr t'u pajisur me pasaporta serbe!

 

          Pyetje: Ju thatė se mėrgimtarėt mbajnė pasaporta sllave nė xhep. Si trajtohen shqiptarėt nė aspektin zyrtar tė dokumenteve nė shtetet pėrkatėse?

 

          Teuta Zymberi: Jo larg kohė na quanin „Bundesrepublik Jugoslawien“!..As sot, nuk identifikohen shqiptarėt nė shtetet ku jemi, mė ndryshe, pos akoma, mė direkt, se: Serbien und Montenegro. Pyetja kėtu shtrohet: pse Bashkėsia Ndėrkombėtare akoma vazhdon tė na identifikojė nė formularėt e tyre zyrtare: si qytetarė tė Serbisė? Nė tė gjitha formularėt zyrtare dhe nė letėrnjoftime nacionaliteti shqiptar (Staatsangehörigkeit/ Nazionalitą) pėrkatėsia qytetare identifikohet: si Serbien und Montenegro! Kosova bėri luftė ēlirimtare pėr ta zhdukur njėherė e pėrgjithmonė emrin Jugosllavi e Serbi nga vetvetja. Pra, shqiptarėt konsiderohen edhe mė tutje  administrativisht jo qytetarė tė Kosovės!!!

          Heshtja pėrballė njė ofendimi kaq diskriminues dhe pranimi i njė emėrtimi nė heshtje nga vetė institucionet e Kosovės dhe UNMIK-ut, tė ēon deri tek mendimi, se statusi i Kosovės, mbetet akoma peng nė duart e Bashkėsisė Ndėrkombėtare, tė UNMIK-ut dhe politikės sllave.

 

 

          Pyetje: A keni kėrkuar ndihmėn e institucioneve tė Kosovės, ēfarė kanė bėrė ato pėr ju si mėrgimtarė dhe a ndiheni tė harruar e injoruar nga to?

 

          Teuta Zymberi: Mėrgimtarėt kanė bėrė ankesa, kėrkesa, peticione dhe i kanė njoftuar institucionet e Kosovės pėr tė gjitha kėto vėshtirėsi. Por mekanizmat institucionale tė Kosovės as qė i kanė pėrfillė ēėshtjet e tilla nė fjalė. Jo qė ndihemi tė harruar, por thjeshtė tė injoruar. Institucioneve tė Kosovės nuk ju interesojnė problemet reale-praktike, por vetėm ato formale-teorike.!!!

 

          Pyetje: Ēfarė do tė duhej tė bėnin dhe ēfarė mund tė bėjnė ato pėr ju aktualisht?

 

          Teuta Zymberi: Unė jam shumė skeptike dhe pak shpresė kam se kėto mekanizma qė kemi nė ballė tė udhėheqjes do ndėrmarrin veprime efikase! Kjo qeveri duhet njėherė e pėrgjithmonė t'i prekė pėr toke problemet qė kanė njerėzit tanė dhe jo tė fluturojnė vetėm nga qielli, se njė ditė do rrėzohen pėr toke...

 

          Pyetje: A keni informacion ju sa njerėz pėrfshin diaspora shqiptare, apo tė paktėn shteti ku jetoni ju aktualisht?

 

          Teuta Zymberi: Sipas statistikave jo tė definuar saktė, jashtė trojeve shqiptare konstatohet se, jetojnė rreth 15 milion shqiptarė nė tė gjitha vendet e botės.

          Rruga e kurbetit tek populli shqiptar ka filluar shumė herėt...Por nga vitet 1970 shqiptarėt filluan tė emigrojnė me ardhje masive nė Zvicėr pėr arsye tė ndryshme ekonomike, politike, nga dhuna e gjenocidi. Nė Zvicėr jetojnė rreth 200.000 shqiptarė e mė shumė, pra sot, komuniteti i dytė pas italianėve.

 

          Pyetje: A mund tė na flisni diē pėr aktivitet kulturore-artistike tė shqiptarėve nė Zvicėr?

 

          Teuta Zymberi: Kultura apo identiteti kulturor ėshtė ura qė lidhė popujt mes vete. Populli zviceran njeh tashmė shumė mirė vlerat kulturore dhe artin e popullit shqiptar. Nė Zvicėr ka shoqėri kulturo-artistike muzikore tė kėngėve e valleve, tė cilat jo vetėm para publikut shqiptar por edhe para publikut zviceran prezantojnė, traditėn, kulturėn, artin shqiptare. Pėrmes aktiviteteve kulturo-artistike mbahet gjallė edhe fryma kombėtare tek bashkatdhetarėt. Nė Zvicėr ekziston njė  forcė bukur e madhe krijuese-artistike. Sa investohet kjo energji pėr kulturėn qė ėshtė shumė e domosdoshme, sidomos pėr neve qė jemi jashtė atdheut, e gjitha, varet nga vetė shqiptarėt.

 

Pyetje: Sa janė tė integruar shqiptarėt nė shoqėrinė zvicerane?

 

          Teuta Zymberi:  Tema rreth integrimit tė tė huajve ėshtė njė temė qė ėshtė debatuar shumė shpesh nė tribuna tė shumta publike.

          Si nėnkuptohet integrimi i shqiptarėve nė shoqėrinė zvicerane? Mendoj se nė disa sfera shqiptarėt janė tė diskriminuar pėrballė shkollimit, mediave, e punėsimit. Mė shumė i pret puna fizike. Procesi i integrimit as nga vetė shqiptarėt por as nga zviceranėt nuk ėshtė kuptuar drejtė, edhe pse pėr kėtė temė ėshtė diskutuar e shkruar mjaft. Shqiptarėt kanė bėrė pėrpjekje tė avancojnė nė aspektin kulturor tė jenė brenda shoqėrisė zvicerane. Por nė shumė raste, edhe vetė shqiptarėt neglizhojnė ta imponojnė vlerėn kapitale tė vetvetes nė shtetin ku jetojnė!

 

          Pyetje: Sa ėshtė aktive femra shqiptare nė mjedisin ku jetoni?

 

          Teuta Zymberi: Janė tė pakta femrat shqiptare qė marrin pjesė nė nivelet, forumet e podiumet publike nė shoqėrinė zvicerane. Jo nė shoqėrinė zvicerane, por edhe nė tubimet e organizuara nga shqiptarėt, mund tė them lirisht se femra shqiptare nė shumė raste ėshtė jashtė angazhimit nga sferat e ndryshme tė jetės publike-aktive dhe janė tė diferencuara nė liritė e tyre personale nė krahasim me femrat zvicerane, tė cilėn janė sovrane nė individualitetin e saj. Edhe pse jetojnė nė demokracinė evropiane, femra shqiptare jeton mes dy kohėrave: mentalitetit tradicional dhe pėrballė realitetit krejtėsisht tė kundėrt nga vendlindja. Por ka edhe femra shqiptare tė cilat kanė personalitetin e tyre dhe janė nė gjendje ta zotėrojnė aftėsinė e tyre nė mjedisin  ku jetojnė dhe tė udhėheqin me profesione shumė delikate.

 

          Pyetje: Shpesh ėshtė pėrfolur se shqiptarėt kanė krijuar edhe parafytyrime jo tė mira nė Zvicėr. Si e shpjegoni kėtė?

 

          Teuta Zymberi: Imazhi pėr shqiptarėt shpeshherė nė Zvicėr ka marrė pėrmasa negative nga nivele partiake dhe tė mediave zvicerane. Nė shumė raste shqiptarėt janė kualifikuar persona tė akteve kriminale, tė trafikimit tė drogės,tė dhunės, tė prostitucionit e tė vjedhjeve. Dhe nuk janė kursyer edhe etiketat : "Kosovo Albaner-Nein" fushata kundėr integrimit te shqiptarėve si pėr shembull nė Zürich, "Stop Albaner-Mafia" etj. Burgjet nė Zvicėr, megjithatė nuk janė pa shqiptarė. Madje edhe vuajnė dėnime me vite tė shumta pėr kryerjen e delikteve nga motivet e ndryshme tė shkeljes sė rendit kushtetues. 

 

          Pyetje: Ka njė numėr tė madh fėmijėsh shqiptarė tė lindur jashtė Kosovės dhe tė rritur gjithandej vendeve tė huaja. Cili ėshtė shkollimi i tyre dhe sa ėshtė punuar qė ata tė mėsojnė nė gjuhėn shqipe dhe me plan programe shqipe?

 

          Teuta Zymberi: Asimilimi ėshtė ēėshtja mė e papėrballuar pėr shqiptarėt nė diasporė. Pėrkundėr se shqiptarėt jetojnė mes dy kulturave tė komunikimit, kanė arritur nė familje ta ruajnė traditėn, kulturėn dhe gjuhėn amtare. Mirėpo problemi ėshtė tek gjenerata e re! Prandaj ėshtė e domosdoshme shkolla shqipe. Ministria e Arsimit nė Kosovė duhet tė jetė shumė e vėmendshme nė kėtė situatė sepse pėrballet me njė gjeneratė qė di tė flas shqip, por nuk di tė mendojė shqip. Ndėrsa sa i pėrket se sa shqiptarėt orientohet nė shkollim dhe studime te mėtutjeshme nė profile universitare ka shumė faktorė qė ndikojnė nė kėtė drejtim. Ka studentė shqiptarė, por numri ėshtė shumė i vogėl nė universitete.

 

          Pyetje: Si e shihni Ju nga diaspora punėn qė bėjnė institucionet e Kosovės nė tė gjitha rrafshet, pėrgjithėsisht nė rrafshin politik

 

          Teuta Zymberi: Duket se populli ėshtė treguar shumė mė politik se sa vetė institucionet. Ndaj, edhe rezultati i statusit tė Kosovės, duhet tė jetė  si miratim u vullnetit tė popullit, e jo si rezultat i punės sė institucioneve. Institucionet, ne rrafshin politik tė veprimit, kanė bėrė gabime tė shumta, tė cilat mund tė reflektohen keq, veēanėrisht nė procesin e gabueshėm qė po quhet decentralizim. Sikur tė kishim institucione tė pėrgjegjshme, serbėt nuk do tė mund ta pėrvetėsonin decentralizimin si njė pavarėsi tė enklavave tė tyre brenda Kosovės. Kam frikė se mu kjo mund tė ndodhė!

 

           Pyetje: Sa jeni tė njoftuar pėr rrjedhat politike dhe ato tė pėrgjithshme nė Kosovė dhe viset e tjera shqiptare?

 

          Teuta Zymberi: Komunikimi aktualisht ėshtė shumė i shpejtė dhe pėrmbajtjesor, nė forma tė ndryshme dhe shumė tė shpejta. Natyrisht si gazetare qė jam, konsideroj tė jem mirė e informuar, veēanėrisht rreth ngjarjeve qė kanė peshė. Personalisht, kam mbi njėzetė vite tė jem pjesė aktive e shumė proceseve politike, ndaj mendoj se nuk mund tė jem e shqetėsuar se mos nuk po mė bie nė vesh ndonjė gjė e rėndėsishme. Edhe mėrgimtarėt tjerė kanė tė njėjtat mundėsi, por ndoshta jo tė njėjtin interesim, me pėrjashtime. Por, mė brengos njė fakt se nuk konsultohemi gjithaq nga faktorėt tanė pėr ndonjė veprim mė efikas, tė cilin, ne mund ta bėjmė mė shpejtė apo mė mirė. Kėshtu, mė shumė ne ndikojmė nėpėrmjet afiniteteve individuale apo grupore, tė vogla se sa nėpėrmjet strukturave tė organizuara institucionale, tė konsultuara nga institucionet e Kosovės. Sidoqoftė, shumė nga ne kėtu, bėjmė pėrpjekje maksimale qė ēėshtjen tonė ta mbajmė sa mė tė zhurmshme, nė kuptimin pozitiv, sepse, s`do mend, pėr njė kohė tė gjatė sa rrimė kėtu, shumė nga ne, kemi kontakte me figura tė shquara tė jetės publike, qofshin ato edhe tė niveleve institucionale shtetėrore, nė rastin konkret kėtu nė Zvicėr.

 

          Pyetje: Cili ėshtė opinioni dhe vlerėsimi juaj pėr gjendjen aktuale nė Kosovė dhe proceset politike?

 

          Teuta Zymberi: Natyrisht, mund tė flasim pėr njė gjendje tė brishtė. Asgjė nuk ka pėrfunduar dhe do tė dėshironim tė besonim qė sė paku procesi tė marrė njė formė mė tė qartė. Duket se vullneti i shqiptarėve edhe mė tutje nėpėrkėmbet dhe sikur vėrehet se faktorėt relevantė nė Kosovė, janė tėrhequr nga kėrkesat e natyrshme nacionale e qytetare. Nuk mė duket e pranueshme qė vetė tė deklarohemi se nuk e dėshirojmė bashkimin me Shqipėrinė. Ky ėshtė njė objektiv i natyrshėm dhe duhet tė gjenden forma dhe teknologji retorike e formale, qė qoftė edhe nė ndonjė marrėveshje formale politike, ky objektiv tė mbetet si e drejtė legjitime e shqiptarėve tė Kosovės dhe gjithandej ku ata janė tė coptuar. E kundėrshtoj botėrisht retorikėn deklarative se shqiptarėt nuk duhet tė mendojnė pėr bashkim kombėtar. Po ashtu, mė brengos shumė edhe njė ide pėr tjetėrsimin nacional tė identitetit tonė. Kėtė nuk bėn ta pranojmė kurrsesi! Formalitetet juridike, qofshin ato edhe nga proceset juridike, nuk bėn tė ndikojnė qė ne, tė ndjejmė neveri nga identiteti ynė, vetėm e vetėm se dikush dėshiron ashtu, pa ndonjė arsye...

 

          Pyetje: Tanimė veē ka filluar procesi i pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės. Kur e shihni ju pėrfundimin e kėtij procesi dhe sa mund tė jetė e kėnaqshme zgjidhja pėr shqiptarėt?

 

          Teuta Zymberi: Shpeshherė, individėt kanė pėrcaktuar fundin e njė procesi. Kėshtu ka ndodhur me Skėnderbeun, i cili, me aq menēuri shfrytėzoi situatėn nė nivel politik, diplomatik e ushtarak. Pra, sot, sikur flitet se individėt apo grupacionet politike nė Kosovė, nuk do tė kenė ndonjė peshė tė madhe gjatė procesit. Ata do tė jenė mė shumė instrumente tė tij. Unė do tė dėshiroja qė vetė ne tė jemi pėrcaktues tė formės dhe rezultatit tė procesit. Vetėm atėherė do tė ishim tė sigurt pėr tė ardhmen tonė. Unė dua shpresoj tė jetė sė paku pavarėsia fund i procesit. Por, unė mendoj se njė luftė e madhe ėshtė duke u bėrė pėr pėrcaktimin e nivelit tė autonomisė tė serbėve brenda Kosovės. Kam frikė se do tė jetė njė nivel, qė atyre do tė mund t`ua sigurojė njė legjitimitet, qė pas, pesė apo dhjetė vjetėsh, ta kėrkojnė ndarjen e Kosovės, nėpėrmjet njė procesi tė cilin, nuk do tė mund tė ndalim, sepse do tė jemi nėnshkrues vetė. Mund tė them se ka informacione, tė cilat sugjerojnė se negociatorėt tanė, mund tė jenė tė gatshėm ta bėjnė njė kompromis tė tillė, i cili do tė ishte fatal dhe i pafalshėm. Decentralizimi, patjetėr se duhet tė kundėrshtohet nga populli, qoftė edhe nėpėrmjet veprimeve, tė cilat po quhen jo institucionale. Nė fund tė fundit, kėrkesat tona nacionale por edhe mbrojtja e qenies sonė kombėtare, janė bėrė gjithnjė nėpėrmjet formave, tė cilat janė quajtur gjithmonė si jo institucionale, porse qė nė disa raste, janė pranuar si tė drejta dhe kanė dhėnė rezultate. Lufta e UĒK-sė, ėshtė dėshmia mė e mirė pėr kėtė.

 

          Pyetje: A po punojnė sa duhet shqiptarėt pėr tė realizuar synimet e tyre? Ēka duhet tė bėjnė ata konkretisht?

 

          Teuta Zymberi: Jo! Shqiptarėt nuk janė duke punuar sa duhet pėr realizimin e qėllimeve tė tyre. Serbėt janė ata qė janė duke punuar pėr qėllimet e tyre, me tė gjitha mjetet e mundshme. Shqiptarėt, veēanėrisht institucionet dhe faktorėt politikė tė Kosovės, sikur kanė besim se procesi shkon nė drejtimin e duhur, ndaj janė gjuajtur nė pėrvetėsim lavdie apo parash. E patė se u deshėn plotė dy muaj e mė shumė, qė tė krijohen dy ministri tė reja tė lejuara nga UNMIK-u. Kjo tregon se shqiptarėt, nuk po e shfrytėzojnė, madje po e injorojnė madje edhe atė hapėsirė qė u dhurohet, paēka pa ndonjė kompetencė tė veēantė. Shqiptarėt, duhet vetė t`i krijojnė institucionet dhe t`i fuqizojnė, pėr t`i sjellur tė tjerėt para aktit tė kryer. Pėrndryshe, ne kemi treguar se nuk kemi njohur vlerat sublime tė luftės sė UCK-sė dhe sakrificėn e njerėzve tanė, tė cilėt janė themeltarėt e ndryshimeve pozitive dhe rrėnjėsore nė Kosovė. Njohja e vlerave tė tė UĒK-sė, do tė krijonte detyrimisht njė kulturė tė re politike, nė tė cilėn do tė dominonte pėrgjegjėsia, nė vend tė injorimit, ndershmėria nė vend tė korrupsionit, pėrkushtimi nė vend tė improvizimit, puna nė vend tė hajgareve politike e ēka jo tjetėr. Por, populli ėshtė ai, i cili, duhet t`ua heqė besimin plėngprishėsve dhe bukpėrmbysėsve. Kėtė, fatkeqėsisht, populli nuk po e bėn, madje as dhe nėpėrmjet aktit  mė tė lehtė: votės sė lirė. Nė fund, le tė besojmė se gjeneratave tė shumta tė sakrifikuara, do t`u kthehet njė pjesė borxhi nėpėrmjet pavarėsisė, e cila duhet tė na e hapė rrugėn pėr bashkimin e natyrshėm kombėtar.

 

          Pyetje: Por, kohėve tė fundit kėtu nė Kosovė ėshtė hapur debati rreth krijimit tė njė identiteti tė ri kombėtar pėr shqiptarėt e Kosovės. A mund tė ketė njė “komb kosovar"

 

          Teuta Zymberi: Ėshtė njė debat artificial, me qėllim tė pėrfitimeve ideologjike. Disa njerėz sikur nuk mund ta pranojnė faktin se para tyre ka pasur personalitete mė tė fuqishme dhe mė tė menēura. Tė tillėt mendojnė, se, duke u tjetėrsuar nė aspektin kombėtar, mund tė bėhen mė interesant pėr historinė. Sidoqoftė, dua tė besoj se nuk ka asnjė shqiptar normal, i cili do tė pranonte tė jetonte nė njė Kosovė, ku vetėm serbėt do tė quheshin me emrin e tyre nacional.

 

          Pyetje: Kėto ditė nė Kosovė ėshtė shėnuar kthimi i Fatmir Limajt nė politikė. Ēfarė domethėnie ka kjo pėr Kosovėn

 

          Teuta Zymberi: Unė mendoj se lirimi i Limajt nga Tribunali i Hagės, ka pasur rėndėsi mė tė madhe se sa kthimi i tij nė politikė. Tė gjithė kemi besuar  dhe e pėrjetuam qė nėpėrmjet Limajt, bashkėsia ndėrkombėtare, ta pranojė legjitimitetin e Luftės Ēlirimtare tė UCK-sė, ta pranojė pastėrtinė e saj dhe misionin e saj, sa kombėtar, po aq edhe qytetar. Ndėrsa, kthimi i Limajt nė politikė, do tė thotė njė rritje e legjitimitetit tė vijės politike qė ka ndjekur UCK-ja, mbase e vetmja e mundshme pėr arritjen e pavarėsisė sė Kosovės.

 

Faleminderit

 

 

     



Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!