NĖ SHTATĖVJETORIN E BETEJĖS SĖ KOSHARES ; PĖRSHKRUAR ME FOTO DHE FJALĖ

 DJALOSHI QĖ KALOI BJESHKĖT E RRASĖS SĖ ZOGUT DHE ATO TĖ KORABIT

LUFTĖTARĖT E UĒK-SĖ JANĖ IDEALISTĖT MĖ TĖ MĖDHENJ TĖ   

                       KĖTIJ NDĖRRIMI SHEKUJSH NĖ BOTĖ

 

Shkruan: Gjeneral Kudusi Lama

 

Tė thuash sot se ka akoma popuj qė aspirojnė pėr liri, sjell njė habi tė madhe pėr shumė kombe dhe shumė popuj, ndėrsa po tė shikohet se njė gjė e tillė ėshtė e vėrtetė nė gjirin e Evropės, duket si diēka ėshtė jo vetėm e vjetruar, por edhe e pamundshme. Nė fakt, njė gjė e tillė ėshtė krejt e vėrtetė dhe kėtė e sqaroj mė sė miri Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, me veprimtarinė dhe luftėn e saj, qė bėri tė ēuditen tė gjithė ata qė jetojnė jashtė kėsaj tė vėrtete. Kjo u arrit vetėm me idealizmin dhe luftėn e luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila me luftėn dhe veprimtarinė e saj, u paraqit para botės si organizėm, i cili bashkoi idealistėt mė tė mėdhenj tė kohės tonė, nė kėtė ndėrrim shekujsh tė modernizimit botėror.

 

Nė Kosovė u zhvillua njė luftė e pabarabartė. U zhvillua njė luftė, qė nė fillimet e saj askush nuk e besonte se do tė kishte aq madhėshti, sa tė krijonte njė situatė nė favor tė popullit tė robėruar tė Kosovės. Dhe, kėtu qėndronte veēoria, sepse nuk ekzistonin dėshira tė mira pėr ta vlerėsuar forcėn e djalėrisė shqiptare, e cila ishte nė gjendje qė nė ēdo kohė tė ndryshonte situatat nė favor tė saj, nėse dikush i cenonte interesat kombėtare, nuk kuptohej se deri ku shkonte shpirti atdhetar i popullit shqiptar, se deri ku arrinin sakrificat qė mund tė bėnin shqiptarėt pėr tė ruajtur identitetin dhe dinjitetin e tyre.

 

Shqiptarėt janė mėsuar tė jenė manifestuesit mė aktivė tė idealizmit atdhetar. Kjo tashmė duket se ėshtė kthyer nė traditė.

 

Dhe, traditat nuk lindin nė tė zbraztė. Ato lindin nė rrjedhėn e jetės sė njė kombi, sipas kushteve jetėsore qė i krijohen nė rrugėn e lindjes, krijimit, organizimit dhe konsolidimit tė bashkėsisė kombėtare, nė kushtet e realizimit tė interesave jetėsore. Nė kushtet se si ėshtė zhvilluar historia kombėtare shqiptare, pa idealizmin kombėtar, kombi ynė do tė ishte shuar dhe tjetėrsuar me kohė. Ka qenė ky idealizėm i spikatur, qė e ka mbajtur gjallė frymėn e luftės pėr tė mbijetuar edhe nė kushtet e trysnive mė tė egra tė shovinistėve pėr asimilimin kombėtar shqiptar. Nė kėtė rrjedhė, po t'i referohemi historisė, do tė shihet se ka qenė idealizmi, qė ka mbajtur gjallė frymėn e luftės pėr identitet dhe dinjitet kombėtar.

 

Historianėt mund ta argumentojnė kėtė tė vėrtetė me anė tė dėshmive tė tyre historike, duke bėrė analizėn e fakteve. Por, unė nuk kam pėr qėllim qė ta bėj kėtė. Qėllimi im ėshtė vetėm tė evidentoj, qė nė kėtė kohė tė ndėrrimit tė shekujve tė modernizimit botėror, kur tė rinjtė janė mė tepėr tė prirur pas shkencės, artit, luksit dhe fitimit ekonomiko-financiar, kishte edhe nga ata djem e vajza, tė cilėt i pėrkisnin kryesisht Kosovės, qė i lanė tė gjitha kėto, pėr t'u dashuruar pas armės, sepse vlerėsonin se personaliteti i tyre vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė kishte vlerė dhe se vetėm kėshtu mund tė tregohej se edhe ata kishin jetuar nė kėtė botė. Kėtė e vėrtetoi fakti i kthimit tė mijėra e mijėra djemve e vajzave nga vendet e zhvilluara perėndimore, pėr ta bėrė jetėn e malit, si ushtarė me armė nė dorė, nė pėrpjekje pėr t'i dalė zot atdheut dhe me gatishmėrinė e plotė pėr ta dhėnė jetėn pėr lirinė e tij.

 

Do tė jap vetėm njė moment, pa e mėrzitur lexuesin, pėr tė treguar njė shembull tė dukshėm. Nė marsin e vitit 1999, nė Papaj tė Tropojės, ishte rreshtuar ushtar i UĒK-sė edhe njė djalė kosovar, i quajtur Frashėr Oseku. Ai ishte njė djalė i ri, rreth 20 vjeēar. Ishte shtetas suedez dhe kishte ardhur tė luftonte dhe tė fitonte ose tė vritej pėr ēlirimin e Kosovės. Dėshira e tij ishte qė prindėrit e tij nė Suedi tė dėgjonin, qė edhe djali i tyre ishte nė luftė dhe do tė kontribuonte deri nė fund pėr ēlirimin e atdheut tė pushtuar. Ishte stėrvitur pėr pėrdorimin e mitralozit kundėrajror 12.7 mm. Mendonte se para zjarrit tė mitralozit tė tij serbėt do tė merrnin arratinė. Ai ishte shumė i bėshėm dhe pa menduar se gaboj, mund tė them se ishte mbi 100 kg. Mundėsitė e manovrimit tė tij nė fushėn e betejės ishin shumė tė kufizuara. Mu dhimbs, pasi mendova se ai do tė vritej sapo tė fillonte lufta, sepse nuk kishte zhdėrvjelltėsi pėr tė manovruar dhe pėr t'u ruajtur, pasi e pengonin pėrmasat e mėdha tė trupit tė tij. Pėr kėtė dhe duke e marrė vesh se ai ishte mjeshtėr i kompjuterėve, kėrkova qė tė sillej te unė pėr tė punuar me kompjuterėt, pasi edhe ajo ishte njė mėnyrė pėr t'i kontribuar luftės. Dhe, ashtu u bė. Ai erdhi nė vendkomandėn time dhe punoi nė qendrėn operacionale me kompjuter. Por, do tė vinte data 9 prill 1999 dhe nė orėn 3:15, do tė fillonte lufta nė Koshare. Unė po ndiqja situatėn dhe po merrja informacionet e duhura me radiot e telefonat, qė kisha nė pėrdorim. Frashėri vazhdonte punėn nė kompjuter pa folur. Rreth orės 9:00 kthehet nga unė dhe mė thotė:

 

- A ka mundėsi tė tė pyes diēka?"

 

 - Po - i them.

 

-                Qė po ndodhė diēka e shoh, - mė thotė - por se ē'po ndodhė nuk po e kuptoj.

 

Unė pėr t'i bėrė qejfin, por njėkohėsisht duke i thėnė edhe

tė vėrtetėn, i them fare shkurt:

 

-                            Shokėt e tu po luftojnė mjaft mirė.

 

Nė atė moment ai ngrihet nga vendi shumė i shqetėsuar (kur unė prisja qė ai tė kėnaqej) dhe i bie kokės pėr muri. Mė ėshtė dashur tė thėrras ndihmė pėr ta mbajtur dhe arritėm ta qetėsonim vetėm kur i thamė se do ta nisnim menjėherė nė front. Ai vajti nė front, luftoi dhe pėr fat nuk u vra, por u plagos rėndė. Pas njė ndėrhyrjeje intensive nė spitalet e Shqipėrisė dhe tė Evropės, ai shpėtoi. Dhe, do tė vinte viti 2001, kur ai do tė vinte prapė te unė. Kėtė radhė pėr t'u rreshtuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Edhe atje ai vajti dhe dha kontributin e tij, pasi konsideronte se atdheu i tij ishte nė ēdo pėllėmbė ku kishte shqiptarė dhe ishte trashėgimi shqiptare.

 

E tregova kėtė episod, sepse mu duk se ishte treguesi mė i mirė pėr tė vlerėsuar idealizmin e djemve dhe vajzave tė Kosovės tė rreshtuar nė radhėt e UĒK-sė. Ky nuk vlen tė jetė vetėm tregues i njė luftėtari. Ai ishte tregues i tė gjithė luftėtarėve tė UĒK-sė. I kam parė shumė e shumė herė djemtė tė qanin pse po u vinte radha shokėve tė shkonin nė front para tyre.

 

Ajo ushtri, me atė pėrkushtim dhe idealizėm, ishte nė gjendje tė bėnte mrekullira. Ajo kishte aq fuqi sa tė ngriste reparte, tė cilėt megjithėse nuk dinin shumė gjėra pėr luftėn, t'i fuste nė luftė dhe tė fitonte me ta. Pikėrisht, prej kėsaj pėrvoje edhe kam dalė nė pėrfundimin se luftėtarėt e UĒK-sė janė idealistėt mė tė mėdhenj tė kėtij ndėrrimi shekujsh nė gjithė botėn. Jemi me fat qė kishim njė ushtri tė tillė dhe qė kemi djalėri pėr ta ngritur atė sa herė tė na duhet, por gjithnjė duke menduar qė tė mos na duhet.

 

      Nga Libri “KOSOVA DHE USHTIA ĒLIRIMTARE” Gjeneral Kudusi Lama , botuar 2005 nė Tiranė,

 

  HISTORIA THIRRI NĖ SKENĖ UĒK-NĖ

 

Nė Gjenevė u bė promovimi i librit "Kosova dhe Ushtria Ēlirimtare" tė gjeneralit, Kudusi Lama. Njė takim i tillė u mbajt edhe nė Luzern

 

           

Shkruan : Teuta Zymberi

 

        Nė praninė e njė numri tė madh bashkatdhetarėsh jo vetėm nga Zvicra, por qė kishin ardhė edhe nga Gjermania, Franca, Italia, para njė numri tė madh studentėsh dhe ish-luftėtarėve tė UĒK-sė, tė shtunėn nė Universitetin Popullor Shqiptar tė Gjenevės, u bė promovimi i librit “Kosova dhe Ushtria Ēlirimtare” tė gjeneralit, Kudusi Lama.

 

       Promovimin e bėri tė hapur Teuta Zymberi, e cila, pasi ftoi auditoriumin nė sallė pėr njė minut heshtje nė nderim tė dėshmorėve tė kombit, dha njoftimin biografik tė autorit, dhe gjeneralit, Lama.

         Nė organizimin e  Degės sė Shoqatės Miqtė e TMK-sė nė Zvicėr, kryetari Idriz Mehmeti, shprehu zemėrgjerėsinė e tij duke e falenderuar gjeneralin Lama, se ishte njė nder i madh pėr tė gjithė bashkatdhetarėt, se ky libėr me vlerė tė shenjt po promovohej, pikėrisht nė mesin e bashkatdhetarėve nė Zvicėr, tė cilėt, edhe kishin dhėnė djersėn e tyre nė maksimum duke ndihmuar Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės

        Pėr peshėn dhe pėrmbajtjen e librit, gazetari, Ismet Rashiti paraqiti aspektet faktografike lidhur me rėndėsinė dhe vlerat e mėdha historike e kombėtare qė ka libri “Kosova dhe Ushtria Ēlirimtare”,. Nė librin e tij gjeneral Kudusi Lama, nė asnjė rast nuk e fshehė, por as nuk e hiperbolizon dashurinė e tij tė madhe pėr UĒK-nė. Ai ėshtė shumė origjinal nė mėnyrėn e tė shprehurit, gjė e cila vėrehet nė mesazhet e sinqerta dhe tė drejtpėrdrejta qė i pėrcjell pėrmes librit. Gjeneral Kudusi Lama gjatė hartimit tė librit ka pėrdorur njė stil tė veēantė tė shkruarit, duke u mbėshtetur gjithmonė nė fakte historike tė cilat deri tani kanė qenė tė panjohura pėr lexuesin shqiptar. Aty vetvetiu del fakti se autori si shqiptar dhe si gjeneral,me kohė kishte vėrejtur se Kosovės i duhet njė forcė mbrojtėse dhe ēlirimtare pasi ishin shterur tė gjitha thirrjet tjera tė saj. Nė libėr autori pėrdorė njė gjuhė tė matur, e cila nė fakt paraqet filozofinė e bashkimit dhe unitetit kombėtar pa mohuar kontributin e askujt pėr ēlirimin e atdheut, u shpreh, Rashiti.

 

        Momenti prekės ishte kur bashkshortja e Jashar Saliut, ish-luftėtarit tė UĒK-sė dhe kryetarit tė Fondit "Vendlindja Thėrret, Nerxhivane Saliu, nė emėr tė familjes sė dėshmorit, i dhuroi njė kornizė modeste, gjeneralit, Kudusi Lama.

 

         Nė pėrshėndetjen e tij tė matur dhe shumė tė pėrzemėrt, Gjeneral Kudusi Lama, iu drejtua bashkatdhetarėve pėr tė thėnė mė tej se: libri, “Kosova dhe Ushtria Ēlirimtare”.ėshtė pasaporta legjitime e luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pėr tė gjithė dėshmorėt, luftėtarėt, invalidėt, pėr tė gjithė ata qė u rreshtuan nė mbėshtetje tė luftės heroike tė UĒK-sė, secili duke dhėnė kontributin e vet nė format e ndryshme pėrkrahėse tė saj. E zgjodha Zvicrėn nga arsyeja e madhe se pikėrisht nga ky vend dolėn gjithashtu shkėndijat e para tė UĒK. Filozofia e kėtij populli dhe forca e juaj u bė liria dhe mjeti i realizimit tė UĒK-sė. Pėrvoja e Kosovės vlen si pėrvojė e pėrjetshme, pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen, deri kur Shqipėria dhe shqiptarėt tė mos rrezikohen mė nga luftėrat, nga sundimet, nga pushtimi dhe nga asimilimi", Fjala e gjeneralit u pėrcjellė me shumė respekt dhe duartrokitje tė zjarrta nga  pjesėmarrėsit

 

            Nė pjesėn e dytė, studentėt dhe studentet, qė studiojnė nė universitetet e Zvicrės dhe gjithashtu pjesėmarrėsit i parashtruan pyetje mjaft interesante gjeneral Lamės pėr kohėn nė tė cilėn kaloi Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe gjithashtu pyetje pėr aktivitetetin e vetė Kudusi Lamės.

            Ndėrsa , drejtoresha e Universitetit Popullor Shqiptar,  Lumnije Hotnjani,pėr tė respektuar dinjitetetin e gjeneral Kudusi Lamės, nė fund tė takimit, ofroi njė aperitiv pėr tė pranishmit.

 

            Takimet me Kudusi Lamėn vazhduan me tubimet e bashkatdhetarėve, nė pasditen e sė  dielės nė Luzern, ku gjithashtu, iu bė njė pritje e ngrohtė nga pjesėmarrėsit  dhe interesimi pėr tu njohur mė shumė me rrethanat e UĒK-sė nė teren, ishte shumė i vėmendshėm nga bashkatdhetarėt nė Luzern. Gjithashtu njė tubim i bashkatdhetarėve me gjeneralin, Kudusi Lama, ėshtė paraparė tė shtunėn me datėn 18 qershor edhe nė ST.Gallen  

 

 

   





Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!