THAĒI: VULĖ DHE FIRMĖ PĖR STATUSIN POLITIK TĖ KOSOVĖS ĖSHTĖ VULLNETI I QYTETARĖVE

 

SPECIALE: Pėr gazetėn “Epoka e re” flet Hashim Thaēi

 

 

Intervistoi : Burim Etemaj

 

Prishtinė, 18 maj 2005- Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi, nė njė intervistė speciale pėr “Epokėn e re” ka thėnė se pėr statusin e Kosovės nuk ka nevojė tė negociohet. Thaēi shprehet qartė se asnjė udhėheqės, parti apo bartės i institucioneve, nuk do ta kėtė nderin ta firmosė statusin politik. “Vulė dhe firmė pėr statusin politik tė Kosovės ėshtė vullneti i qytetarėve pėr shtetin e pavarur dhe sovran”, shprehet Thaēi, nė tė kundėrtėn, sipas tij, PDK-ja nuk do tė jetė pjesė e ndonjė zgjidhjeje mė tė vogėl se pavarėsia e Kosovės. Ndėrkaq, ai thotė se njė pjesė e konsiderueshme e kabinetit qeveritar tė Kosumit ėshtė nėn hetime policore pėr pėrfshirje tė drejtpėrdrejta kriminale. Po ashtu, Thaēi nuk heziton qė organizatėn “Sigurimi i Atdheut” ta quajė shėrbim sekret tė LDK-sė. “Sipas ndėrkombėtarėve dhe fakteve qė kanė dalė nė dritė, tė gjitha tė dhėnat tregojnė se ėshtė i LDK-sė”, thekson Thaēi.

 

EPOKA E RE: Nė fillim, kur shefi i UNMIK-ut, Petersen, ka dalė me idenė e Forumit, jeni shprehur entuziast pėr kėtė ide, ndėrsa mė vonė sikur keni ndėrruar mendje dhe vazhdoni tė ngulni kėmbė se Forumi duhet tė jetė vetėm organ politik vendimmarrės?

Thaēi: Unė kam qenė realist qė nga fillimi se Kosovės i nevojitet njė forum politik. Qė nga fillimi ne, PDK-ja dhe opinioni i gjerė kosovar dhe ndėrkombėtar kemi qenė tė bindur nė paaftėsinė e koalicionit ekzistues qeveritar pėr tė siguruar qeverisje efektive. Propozimi pėr forumin politik ka ardhur si rezultat i krizės sė thellė institucionale tė koalicionit LDK-AAK, rezultat i punės jotransaparente dhe instalimit tė krimit tė organizuar nė Qeverinė e tanishme tė Kosovės. Nga ky koalicion rrezikohet mosplotėsimi i standardeve demokratike. Kėtij mekanizmi bashkėqeverisės i mungon vizioni pėr tė ardhmen e vendit, ndėrsa nė anėn tjetėr mosfunksionimi demokratik i Kuvendit tė Kosovės me seancėn e fundit ka arritur kulmin, gjė qė nxiti reagimin e ashpėr edhe tė UNMIK-ut dhe OSBE-sė. Duke e ndier mosfunksionimin demokratik tė Kuvendit tė Kosovės, kemi biseduar edhe me autoritetet ndėrkombėtare qė duhet ta gjejmė njė zgjidhje tė pranueshme pėr spektrin e gjerė politik, njė zgjidhje qė do tė ishte reflektim edhe i situatės, por mbi tė gjitha njė mekanizėm qė tė investonte nė tė ardhmen e vendit, qė do t’i merrte pėrgjegjėsitė pėr arritjen e konsensusit dhe hapat e mėtutjeshėm qė duhet t’i bėjmė si institucione, si parti politike, si qytetarė, pėr ndėrtimin e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės. Pra, qė nga fillimi kemi qenė realistė dhe vazhdojmė tė jemi: Kosovės i duhet Forumi politik.

 

Forumi nuk ėshtė mekanizėm mbiinstitucional ose paralelizėm i institucioneve

 

EPOKA E RE: Pse Kosovės i duhet njė Forum politik vendimmarrės, kur i ka institucionet e veta?

Thaēi: Ky Forum do tė duhej tė kėtė tė drejtėn pėr tė nxjerrė konkluzione pėr njė mori ēėshtjesh tė interesit nacional. Kėto vendime pastaj do tė konfirmoheshin nė Kuvendin e Kosovės. Nė tė kundėrtėn, ēfarė kuptimi do tė kishte? Kuvendi i Kosovės ėshtė institucioni ku do tė legjitimoheshin vendimet konsensuale tė forumit dhe kjo jep tė kuptohet se forumi nuk ėshtė mekanizėm mbiinstitucional, ose paralelizėm i institucioneve. Kėtu dua ta pėrsėris se ideja e forumit ėshtė nxitur nga kriza e funksionimit demokratik tė Kuvendit tė Kosovės dhe qeverisė sė tanishme.

 

EPOKA E RE: Konsideroni se Forumi duhet tė ketė mė shumė pėrgjegjėsi sesa institucionet e Kosovės?

Thaēi: Forumi duhet tė jetė mekanizėm qė duhet t’i marrė ato pėrgjegjėsi politike qė lidhen me gjendjen nė prag tė fillimit tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit. Nė kėtė gjendje vendit i duhet fryma e unitetit. Natyrisht, ky unitet dhe konsensus nuk duhet shfrytėzuar pėr t’i vėnė nėn hije shumė ēėshtje tjera tė rėndėsisė kapitale pėr perspektivėn demokratike tė Kosovės, siē janė sundimi i ligjit dhe lufta e vazhdueshme kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, qė fatkeqėsisht tanimė edhe janė institucionalizuar nga koalicioni qeverisės aktual.

 

EPOKA E RE: Por, ēka nėse Peterseni dhe partitė tjera nuk pajtohen qė Forumi tė jetė vendimmarrės? A nuk do tė jetė aty PDK?

Thaēi: Ne i kemi dėrguar rekomandimet tona, edhe partitė tjera besoj i kanė dėrguar. Ato rekomandime janė duke u analizuar, studiuar nga ndėrkombėtarėt dhe natyrisht nė ndėrkohė do tė ketė kontakte nė mes tė kėshilltarėve tė UNMIK-ut dhe tė partive politike, nė kuadėr tė kėsaj edhe tė PDK-sė. Unė mendoj se do tė gjendet njė zgjidhje e drejtė dhe njė formulė qė do tė japė rezultate.

 

EPOKA E RE: Si i komentoni zėrat se PDK ėshtė kundėr institucioneve, sepse po insiston qė Forumi tė jetė vendimmarrės?

Thaēi: PDK ėshtė parti kryeopozitare, ėshtė parti e transparencės, e dinamizimit tė jetės e skenės politike dhe institucionale. Ne nuk pretendojmė tejkalimin e institucioneve, ne investojmė nė konsolidimin e tyre demokratik. Pėr PDK-nė mė vėshtirė ėshtė qė tė jetė pjesė e Forumit sesa mos tė jetė, por duke pasur parasysh rrethanat e krizės nėpėr tė cilat po kalojnė institucionet, atėherė ne nuk mund tė mbesim spektatorė dhe pėr kėtė arsye natyrisht se do t’i marrim pėrgjegjėsitė qė na takojnė.

 

EPOKA E RE: Pse ėshtė mė e vėshtirė pėr PDK-nė qė tė marrė pjesė nė Forum sesa ta kundėrshtojė atė?

Thaēi: Ėshtė viti i standardeve dhe viti i statusit politik. PDK ėshtė parti e veprimit, e nuk ėshtė parti e pritjes sė zgjidhjeve qė vijnė nga qielli, as parti e tė ndenjurit duarkryq.

 

EPOKA E RE: Konsideroni se dėmtoheni si parti nėse merrni pjesė nė kėtė Forum nė proceset qė i pėrmendėt?

Thaēi: Mendoj se nėse vazhdohet nė mosarritjen e konsensusit, nė mosarritjen e unitetit tė duhur nacional, politik dhe demokratik, dėmtohet Kosova, qytetarėt, dėmtohemi tė gjithė.

 

EPOKA E RE: Jeni aq optimist se brenda Forumit do tė arrihet njė konsensus i duhur ndėrmjet partive politike pėr ēėshtje madhore tė Kosovės?

Thaēi: Mendoj qė sė paku do tė krijohen kushte tė mira, tė pėrshtatshme, qė tė arrihet konsensusi.

 

Formimi i Kabinetit tė Qeverisjes sė mirė nga ana e PDK-sė do tė ndodhė shumė shpejt

 

EPOKA E RE: Zoti Thaēi, ēka ėshtė duke u bėrė me idenė pėr krijimin e Qeverisė nė hije, apo kėtė ide e ka mbuluar pluhuri?

Thaēi: Kjo ēėshtje do tė kryhet shumė shpejt. Ne tani jemi nė fazėn pėrfundimtare tė konsultave. Formimi i Kabinetit tė Qeverisjes sė mirė nga ana e PDK-sė do tė ndodhė shumė shpejt.

 

EPOKA E RE: Mos i ka humbur shumė serioziteti formimit tė Qeverisė nė hije, pėr faktin se jeni vonuar pak nė kėtė drejtim?

Thaēi: Jo. Punėt serioze kryhen ngadalė. Ne kemi pasur mundėsi tė marrin njė vendim tė shpejtė, tė njėanshėm, por nuk kemi vepruar nga xhelozia nė garė me autoritetet e qeverisė sė tanishme, por e tėra kjo ėshtė nė kuadėr tė formėsimit tė PDK-sė, tė rolit tė ri tė saj dhe natyrisht edhe tė angazhimeve qė tash i kemi pėr organizimin e Kongresit tė Tretė tė partisė, pėr muajin qershor.

 

EPOKA E RE: Megjithatė, ideja juaj pėr krijimin e Qeverisė nė hije nuk e ka gjetur pėrkrahjen e shoqėrisė civile dhe tė partisė tjetėr opozitare Ora. Ka ndodhur kjo nga xhelozia, rivaliteti, apo ēka tjetėr?

Thaēi: Ēdo parti angazhohet pėr t’i fituar zgjedhjet, pėr tė fituar pushtet dhe pėr tė mirėqeverisur vendin. Ne sot jemi nė opozitė, po pėrgatitemi qė t’i fitojmė zgjedhjet dhe tė qeverisim vendin. Secila parti e ka konceptin e vet tė organizimit dhe tė orientimit tė politikave, kėshtu qė edhe ne e kemi konceptin e organizimit qė dallon nga partitė tjera. Pra do tė jetė njė kabinet i qeverisjes sė mirė tė PDK-sė, qė do tė bashkėpunojė me tė gjitha partitė opozitare, me personalitetet e shoqėrisė civile, do tė ndodhin takime qėllimmira me tė gjithė. Do tė vazhdojmė tė ndjekim politikė bashkėpunimi dhe integrimi, e jo konfrontimi apo pėrjashtuese.

 

EPOKA E RE: PDK-ja a ėshtė duke e luajtur rolin si i ka hije njė partie opozitare?

Thaēi: Tė jemi tė sinqertė, raportet qeveri-opozitė janė qartėsuar para njė muaji, kėshtu qė brenda njė muaji PDK mendoj se ka dhėnė kontributin e vet tė ēmueshėm, shumė tė respektuar tė njė opozite shumė tė fuqishme, pėr ndėrtimin e rendit demokratik dhe shtetit tė Kosovės.

 

EPOKA E RE: Fuqinė e matni me faktin se keni dorėzuar nė UNMIK dy dokumente me rreth 500 faqe, qė flasin pėr inkriminimin e njė pjese tė qeverisė Kosumi?

Thaēi: Ėshtė nė konceptin dhe filozofinė e PDK-sė vendosmėria pėr tė luftuar korrupsionin, dukuritė negative dhe krimin e organizuar, por mbi tė gjitha filozofia e PDK-sė ėshtė prezantimi dhe zbatimi i vizionit pėr shtetbėrjen e Kosovės. Kėto dy elemente janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn, sepse angazhimet tona nuk janė vetėm angazhime si tė ndėrtohet shteti i Kosovės, por edhe ēfarė shteti do tė ndėrtojmė.

 

EPOKA E RE: A Keni marrė ndonjė pėrgjigje nga UNMIK-u nė lidhje me dosjet qė keni dorėzuar?

Thaēi: Kjo ēėshtje nuk duhet tė politizohet, nuk duhet bėrė luftė mediale nė kėtė drejtim. Ne u besojmė organeve tė specializuara, organe tė cilat besoj se janė duke e kryer punėn me pėrgjegjėsi tė lartė. Duhet t’i besojmė drejtėsisė.

 

EPOKA E RE: Si ia ka dalė PDK qė t’i sigurojė dy dokumentet?

Thaēi: Dokumenti i parė i ėshtė prezantuar UNMIK-ut nga PDK, ėshtė i bazuar nė tė dhėnat e fuqishme, konkrete dhe tė sinqerta tė qytetarėve tė Kosovės, ndėrsa dokumenti i dytė ėshtė siguruar nga zyrtarėt vullnetmirė tė LDK-sė, tė cilėt janė distancuar nga strukturat paramilitare tė kėsaj partie qė e kanė bėrė kėtė dosje kundėr strukturave udhėheqėse edhe tė PDK-sė, tė partisė Ora, tė TMK-sė, kundėr zyrtarėve tė SHPK-sė, kundėr personaliteteve tė respektuara tė botės civile, akademike, gazetarėve, edhe kundėr figurave mė kredibile nė Kosovė, por edhe kundėr disa zyrtarėve tė vetė LDK-sė.

 

“Sigurimi i Atdheut” - shėrbim sekret i LDK-sė

 

EPOKA E RE: Organizatėn paramilitare “Sigurimi i Atdheut” e konsideroni shėrbim sekret tė LDK-sė?

Thaēi: Sipas ndėrkombėtarėve dhe fakteve qė kanė dalė nė dritė, tė gjitha tė dhėnat tregojnė se ėshtė.

 

EPOKA E RE: T’i kthehemi edhe njė herė qeverisė. Para disa ditėve keni pasur njė takim me Petersenin, keni deklaruar se Qeveria Kosumi ka dėshtuar nė funksionimin e institucioneve demokratike dhe nė vendosjen e rendit?

Thaēi: Kosova ėshtė nė agjendėn pėr vlerėsim pozitiv nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, kėshtu qė edhe fillimi i dėshtuar i qeverisė sė tanishme do tė mbulohet disi, me pėrkushtimin e tė gjithė neve, qė tė kemi njė vlerėsim pozitiv teknik dhe politik nga ndėrkombėtarėt, nė mėnyrė qė ky fillim i dėshtuar i qeverisė tė mos jetė pengesė pėr zgjidhjen e statusit. Statusi politik i Kosovės nuk duhet tė mbahet peng nga dėshtimi i qeverisė sė tanishme. Nga Grupi i Kontaktit kam konfirmim se kjo e keqe nuk do t’i ndodhė Kosovės dhe qytetareve tė saj. Edhe takimi i ardhshėm qė do tė mbahet nė Londėr nga Grupi i Kontaktit mė datė 23 tė kėtij muaji, do tė jetė nė shėrbim tė arritjes sė konsensusit ndėrkombėtar pėr tė vazhduar nė proces zgjidhjen e statusit politik. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pothuajse po marrin rol pėrcaktues tek ndėrkombėtarėt nė pėrcaktimin e agjendės pėr statusin politik tė Kosovės. Duhet theksuar edhe rolin aktiv, tė qartė tė Bashkimit Evropian pėr Kosovėn.

 

Asnjė udhėheqės… nuk do ta ketė nderin ta firmosė statusin politik- vulė dhe firmė ėshtė vullneti i qytetarėve


EPOKA E RE: Kur jemi te zgjidhja e statusit, ku e sheh rolin e vet PDK-ja?

Thaēi: Nuk duhet tė mendojmė shumė se cila parti ku do ta shohė rolin e vet pėr statusin, por mė tepėr duhet tė mendojmė se si ta realizojmė objektivin e qytetarėve pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Nė kėtė drejtim, PDK-ja do tė vazhdojė ta luajė rolin e vet shumė tė rėndėsishėm si forca udhėheqėse politike nė procesin e shtetbėrjes sė Kosovės. Asnjė udhėheqės, parti apo bartės i institucioneve nuk do ta ketė nderin ta firmosė statusin politik. Vulė dhe firmė pėr statusin politik tė Kosovės ėshtė vullneti i qytetarėve pėr shtetin e pavarur dhe sovran.

 

EPOKA E RE: Nėse nga Qeveria e Kosovės merrni ofertė qė tė jeni pjesė e bisedimeve pėr statusin politik tė Kosovės dhe konkretisht ju udhėheqės i kėtyre bisedimeve, a do ta pranonit njė rol tė tillė?

Thaēi: Monopolin pėr statusin politik nuk e ka asnjė parti politike. Ėshtė e drejtė dhe vullnet i popullit, kėshtu qė kjo ēėshtje duhet tė arrihet nė mes tė gjithė spektrit politik dhe natyrisht platforma pėr shtetin e Kosovės tė nxirret nga Kuvendi i Kosovės, si institucioni mė i lartė pėrfaqėsues nė vend.

 

PDK-ja nuk do tė jetė pjesė e ndonjė zgjidhjeje mė tė vogėl se pavarėsia e Kosovės

 

EPOKA E RE: Besoni se nė kėtė vit do tė ketė bisedime pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės?

Thaēi: Statusi nuk ka nevojė tė negociohet. Statusi i Kosovės duhet tė pasqyrojė vullnetin sovran tė popullit tė Kosovės. Kjo ėshtė zgjidhja mė demokratike dhe funksionale nė planin afatgjatė.

 

EPOKA E RE: Por ēka nėse ndėrkombėtarėt kėmbėngulin se duhet tė ketė bisedime pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės?

Thaēi: PDK-ja nuk do tė jetė pjesė e ndonjė zgjidhjeje mė tė vogėl se pavarėsia e Kosovės.

 

EPOKA E RE: Kėtyre ditėve, po ashtu, keni paralajmėruar rrezikun e ndikimit politik nė Ministrinė e Rendit dhe tė Drejtėsisė?

Thaēi: Unė jam nė favor tė krijimit tė Ministrisė sė Rendit dhe tė Drejtėsisė, por kam paralajmėruar rrezikun e transformimit tė strukturave paramilitare e parapolitike nė kėto dy ministri tė formacioneve tė caktuara politike, qė do tė mund tė ndikonte shumė negativisht edhe nė skenėn politike, institucionale dhe qytetare.

 

Pėr bisedimet Prishtinė -Beograd duhet patjetėr tė kemi platformė tė miratuar nga Kuvendi

 

EPOKA E RE: Disa herė kohėt e fundit keni thėnė se UNMIK-u ka dėshtuar nė Kosovė...?

Thaēi: Unė gjithmonė kam qenė qė Kosova tė qeveriset mė tepėr nga vendorėt, shumė mė pak prej UNMIK-ut. UNMIK-u duhet tė vazhdojė tė ketė rolin e vet tė domosdoshėm nė pėrputhshmėri me kushtet dhe rrethanat e reja. Jam nė favor tė prezencės mė tepėr kėshilluese tė UNMIK-ut nė proceset politike, me prani tė vazhdueshme tė NATO-s dhe me prani gjithashtu monitoruese tė OSBE-sė.

 

EPOKA E RE: Nė ditėt qė lamė pas, policia e UNMIK-ut dhe ajo e SHPK-sė bastisi sė pari rezidencėn e Rugovės nė Velani, e pastaj edhe selinė e OJQ-sė “Instituti pėr Hulumtime Strategjike tė Opinionit”, e lidhur me stafin e Rugovės, por megjithatė edhe kėtė radhė mungoi transparenca e UNMIK-ut... Komenti juaj?

Thaēi: Me rėndėsi ėshtė qė tė respektohet dhe tė kemi sundim tė ligjit, kudo qė ka paligjshmėri UNMIK-u dhe drejtėsia duhet tė reagojė. Duhet pėrshėndetur dhe pėrkrahur drejtėsia nė kėtė plan, sepse kėshtu investojmė nė konsolidimin e demokracisė nė vend.

 

Ka edhe parti politike qė i ka fituar zgjedhjet me dhe nga vrasje politike nė Kosovė


            EPOKA E RE: Po tė respektohet mirė ligji dhe tė funksiononte mirė drejtėsia, ndoshta deri mė tash do tė ishin zbardhur disa nga vrasjet politike nė Kosovė, por po ndodh e kundėrta?

Thaēi: Mendoj se kėtu gjėrat janė vonuar, por e vėrteta do tė dalė nė shesh. Askush nuk duhet tė shqetėsohet nga ky fakt.

 

EPOKA E RE: I ka kushtuar kjo vonesė PDK-sė?

Thaēi: Kjo mbi tė gjitha i ka kushtuar Kosovės dhe qytetarėve tė saj me tepėr se ēdo subjekti politik, por siē dihet ka edhe parti politike qė i ka fituar zgjedhjet me dhe nga vrasje politike nė Kosovė. PDK-ja vazhdon tė mbetet parti e vizionit pėr shtetin demokratik tė Kosovės, e bashkėpunimit, tolerancės, e mirėqenies sociale dhe integrimeve euroatlantike.

 

EPOKA E RE: Nesėr Kuvendi do tė debatojė pėr decentralizimin?

Thaēi: Ėshtė debat i vonuar. Ėshtė humbur shumė kohė me njė plan tė dėshtuar tė qeverisė sė tanishme, plan i motivuar politikisht, etnikisht dhe pa bazė legale. Pilot-projektet e qeverisė sė tanishme do tė sjellin ndarje tė brendshme territoriale tė Kosovės sipas vijave etnike dhe pėrfundimisht hapin perspektivė negative pėr legalizimin e realitetit tė ndarjes sė veriut tė Kosovės. Ky plan paraqet edhe njė rrezik shumė tė madh pėr unitetin e vendit nė prag tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės. Qeveria duhet tė kuptojė se rendi legal dhe politik e do qė sė pari tė zgjidhet statusi i Kosovės, pra jetėsimi i pavarėsisė, e pastaj tė fillohet me decentralizimin e pushtetit.

 

 “Ftesat” pėr dialog nga Tadiq dhe Koshtunica tregojnė se ata po sillen sikur tė ishin shefa tė Rugovės dhe Kosumit

 

EPOKA E RE: Si e konsideroni refuzimin e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, pėr t’u takuar me kryetarin serb, Boris Tadiq?

Thaēi: Kėto mė tepėr janė komente gazetash, nuk dua tė zbres nė ato spekulime qė kanė ndodhur ditėt e fundit. Nė raportet Prishtinė-Beograd gjithēka ėshtė politike. Pėr bisedimet e institucioneve tė Prishtinės me Beogradin, duhet patjetėr tė kemi platformė tė miratuar nga Parlamenti i Kosovės. Pėrndryshe, e tėra qė mund tė ndodhė do tė jetė jovalide dhe jodobiprurėse pėr Kosovėn.

 

EPOKA E RE: Nė tė njėjtėn kohė flitet se kryeministri serb, Koshtunica, i ka bėrė ftesė kryeministrit Kosumi pėr t’u takuar nė Prizren. A duhet tė ndodhė njė takim i tillė nė Prizren?

Thaēi: Nuk ka vazhdimėsi nė politikėn e kėtij koalicioni qeverisės, i cili ėshtė futur nė njė konfuzion tė thellė, nuk dinė se ēka duan. Para njė muaji deklaronin se nuk ka dialog me Serbinė, para dhjetė ditėsh deklaronin se ndoshta do tė duhej diēka tė ndodhte, para tri-katėr ditėsh deklaruan se do t’i bėjnė ftesė Koshtunicės, ndėrsa tash kur ai e fton Bajramin pėr takim, ky i fundit hezitohet. Duhet kuptuar se politika nuk ėshtė lojė fėmijėsh, nuk ėshtė pin-pong. Pėr mua dialogu gjithmonė ka qenė vlerė, por nė raportet Prishtinė- Beograd, pėr ēdo ēėshtje qė diskutohet, duhet qė platforma tė kalohet nėpėrmjet Kuvendit tė Kosovės. Nuk ėshtė ēėshtje personale e asnjė udhėheqėsi kosovar dialogu politik me Beogradin, qoftė edhe e ndonjė bartėsi tė njė institucioni nė Kosovė. Mėnyra se si po ofrohet dialogu, “ftesat” pėr dialog nga Tadiq dhe Koshtunica, tregojnė se ata po sillen sikur tė ishin shefa tė Rugovės dhe Kosumit.

 

Pėrditė gazetat janė tė mbushura me skandalet financiare - politike tė qeverisė LDK-AAK, pastaj nė shtėpinė e presidentit…

 

EPOKA E RE: A mendoni se ėshtė duke u respektuar ligji nė Kosovė, qoftė edhe nga politikanėt?

Thaēi: Mendoj se ėshtė duke u respektuar, por ka edhe lėshime dhe shkelje drastike, sidomos nė disa segmente kyēe tė institucioneve tė tanishme. E shihni edhe vetė, gazetat pėrditė janė tė mbushura me skandale financiare e politike tė qeverisė LDK-AAK, pastaj nė shtėpinė e presidentit. Ky koalicion qeverisės ka tjetėrsuar vullnetin politik tė qytetarėve, ka sfiduar stabilitetin politik dhe ndėretnik tė vendit, ka polarizuar nė ekstrem shoqėrinė kosovare, ka krijuar rrethana tė paparashikueshme nė rrafshin politik dhe qytetar nė kuptimin negativ. Buxheti i Kosovės ėshtė duke u keqmenaxhuar dhe nė raste tė tjera edhe duke u keqpėrdorur.

 

Kabineti qeveritar i Kosumit ėshtė nėn hetime policore pėr pėrfshirje tė drejtpėrdrejta kriminale

 

EPOKA E RE: Mė lart pėrmendėt thellimin e krizės sė funksionimit tė institucioneve kosovare. A mund tė jeni pak mė i qartė nė kėtė drejtim?

Thaēi: Ėshtė koha qė duhet investuar tė gjithė, qė tė kemi funksionim demokratik institucional, qeverisje transparente, sundim tė ligjit, tė kemi sa mė shpejt zbatim tė atyre standardeve tė domosdoshme, nė mėnyrė qė t’i hapim perspektivė vendit pėr zgjidhjen e drejtė tė statusit politik, mirėpo kanė ndodhur deformime nė kėtė proces nga ana e qeveritarėve tė tanishėm.

Siē e dini edhe ju dhe gjithė opinioni, tanimė njė pjesė e konsiderueshme e kabinetit qeveritar tė Kosumit ėshtė nėn hetime policore pėr pėrfshirje tė drejtpėrdrejta kriminale. E tėrė kjo, bėhet pėrpjekje tė kalohet nė heshtje, por duhet ta kemi tė qartė se heshtja e krimit nė kupolėn e pushtetit tregon njė distancė shumė tė madhe nga pėrmbushja e standardeve demokratike tė qeverisjes. Sido qė tė jetė, unė jam optimist se me reagimet e shpejta, tė duhura, konkrete dhe nė vend tė duhur, kėto gjėra devijante qė janė instaluar nė qeverinė e tanishme do tė mund tė pastrohen.

     





 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!