SIGURIA NĖ KOSOVĖ

 

Shkruan : Hashim Thaēi

      Aspekti i sigurisė ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe thelbėsor nė mbarėvajtjen e procesit tė plotėsimit tė standardeve, pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė lirė tolerante dhe tė bazuar nė vlera demokratike dhe mbi tė gjitha, pėr definimin e sė ardhmės politike tė vendit.

       Krijimi i ambientit tė sigurtė pėr jetė, pėr tė gjitha etnitetet nė tėrė territorin e Kosovės, lėvizja e lirė e qytetarėve, si element bazė i respektimit reciprok dhe sigurisė minimale fizike, ambienti i sigurtė qytetar i veprimit dhe shprehjes politike dhe intelektuale. Luftimi i krimit ekonomik dhe nė tėrėsi krimit tė organizuar, parandalimi i veprave, krimeve tė rėnda dhe zbulimi nė kuota mė tė larta i kryerėsve tė tyre, janė elementet mė thelbesore nė listėn e prioriteteve si shoqėri dhe institucione. Gjithashtu, zbulimi, identifikimi dhe parandalimi i pistave tė rrezikshme ekstremiste dhe terroriste me orientime kundėr Kosovės, dhe prezencės sė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, duhet tė jetė njė angazhim i perhershėm i tė gjithėve.

      Nė kėto gjashtė vitet e fundit, siguria jo rrallė ka qenė shqetėsim dhe temė familjare nė pėrditshmėrinė e shoqėrisė kosovare. Qindra akte dhune, dhjetėra vrasje tė rėnda tė pazbuluara, shpėrthime, bomba, djegje misterioze, paraqitje tė disa organizatave fantome, shumė kėrcėnime dhe aq me shumė misteriozitete tė lėna prapa tyre, tė pėrcjellura me qindra manipulime dhe keqpėrdorime pėr qėllime pėrfitimesh materiale e politike, janė pjesė e errėt e kėtij realiteti nė Kosovė, qė duhet tė kėtė njė pėrgjegje dhe fund tė merituar.

       Reagimet institucionale, nė veēanti tė segmentit pėrgjegjės pėr siguri nė kuadėr tė UNMIK, kanė qenė joadekuate.

       Reagimet politike vendore nga forca tė caktuara politike, me tepėr kanė qenė nxitėse dhe tendencioze pėr qėllime akuzash e pėrfitimesh elektorale sesa qė, kanė kontribuar nė klimėn e qetėsimit tė situatės apo luftimit real tė fenomeneve tė tilla.

      Nė tė ardhmen e afėrt, do tė ballafaqohemi nė proces politik qė pėr qytetarėt e Kosovės pėrmbyll njė kapitull historik. Kosova si tėrėsi gjeografike, nė mentalitet dhe kulturė ėshtė pjesė e qytetėrimit perėndimor, me pretendime pėr plotėsimin e standarteve demokratike, qė mundėsojnė demokratizimin dhe integrimin. Standardet janė pėrkushtim dhe interes i vetė qytetarėve, nuk duhet tė lidhen me presionet mujore tė plotėsimit tė tyre. Ato janė tė ndėrlidhura me logjikėn e ndėrtimit tė shtetit demokratik tė Kosovės.

        Situata fragjile e sigurisė, pakėnaqėsitė e thella sociale tė qytetarėve, pėrqindja e popullatės nė varfėri ekstreme, papunėsia me kuota enorme tė rritjes, moszhvillimi ekonomik dhe veprimet negative tė qeverisjes sė koalicionit aktual, atėherė nuk ėshtė veshtirė tė konkludohet se jemi nė njė situatė shumė serioze.

      Pėrgjegjėsia dhe pėrgjegjshmėria, do tė jenė pjesė e rėndėsishme e procesit nė vendimmarrje dhe implementim tė suksesshėm tė prioriteteve kosovare. Kjo mund tė arrihet me pėrkushtim dhe njerėz seriozė, por jo nė kėtė menyrė, jo me njė qeverisje tė tillė.

       Toleranca ndaj krimit, nė emėr tė ruajtjes nga kėrcėnimet e stabilitetit qeveritar nė Kosovė, pėrbėn dobėsim tė ligjit para joligjshmėrisė, ėshtė momenti i fundit t’i jepet kah i kundėrt. Askush dhe asgjė nuk guxon tė jetė pengesė e procesit politik tė vetėvendosjes e qytetarėve tė Kosovės.

       Partia Demokratike e Kosovės, do tė vazhdoj rolin e vetė opozitar ndaj koalicionit aktual qeveritar, nuk ka asnjė pretendim dhe as qė do tė pranoj asnjė ofertė pėr futje tė ndonjė koalicioni tė gjerė bashkėqeverisės, pavarėsisht nga pėshpėritjet apo ledhatimet e segmenteve tė koalicionit aktual apo presioneve diplomatike ndėrkombėtare.

        Do tė punojmė fuqishėm nė shėrbim tė procesit politik qė do tė determinojė tė ardhmen sovrane tė vendit si forca me e madhe opozitare, duke kryer obligimet dhe pėrgjegjėsitė qė kemi ndaj elektoratit, nė frymėn e kėrkesave gjithėqytetare, luftės ēlirimtare dhe idealit tė dėshmorėve tė lirisė.

        Domosdoshmėria pėr tė implementuar standardet sot, ndėrsa nesėr pėr tė marrė vendimet politike, na ka shtyrė edhe mė shumė tė ndėrtojmė pėrkrahjen qytetare. Nuk duhet lejuar tė futemi nė proces, me njė situatė tė tillė qeveritare improvizimesh dhe manipulimesh politike me moral tė dyfishtė.

        Morali i dyfishtė i deklarimeve dhe veprimeve politike, ėshtė njė pėrkujtim i hidhur i epokave tė margjinalizuara komuniste.

       Futja nė procesin e vendosjes sė statusit politik, me garėn banale verbale, shpesh tė krijon pershtypjen e gabuar se nuk ėshtė sovrani-popull, ai qė percakton veprimin tonė politik, por kėrkesa legjitime pėr pavarėsi ėshtė qėndrim lideri.Papėrgjegjshmėria dhe pagatishmėria pėr t’u marrė me ēėshtjen dhe pėr tė pranuar pergjegjėsitė, nuk mund tė kompensohen me proklamime formaliste pėr pavarėsi. Kompleksi i impotencės politike nuk mund tė kompensohet me deklarime rutinė tė papėrgjegjshme politike. Stabilitetin e brendshėm nuk mund ta kėrkosh, pa ndodhur paraprakisht distancimi i qartė i strukurave aktuale qeveritare nga elementet e krimit tė organizuar. Deri sot, kjo nuk ka ndodhur!

      Kjo ka ndikuar, qė vendi ynė tė zhytet nė varfėri sociale nė nivelin e kuotave maksimale, shkalla e papunėsisė tė jetė nė nivelin mė tė lartė evropian, pėrkujdesja pėr pensionistėt nė nivelin mė tė ulėt nė rajon. Ndėrsa, keqpėrdorimet e buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės, po i kushtojnė procesit tė edukimit, shėndetėsisė, pėrkujdesjes minimale pėr invalidėt e luftės dhe tė punės.

        Me qeveri tė tillė tė koalicionit aktual, statusi i Kosovės, jo qė do tė jetė i kushtėzuar, por qysh sot ėshtė i rrezikuar seriozisht. Nuk mund tė zgjidhet drejt statusi politik i Kosovės, me qeverinė me tė dobėt dhe tė korruptuar nė rajon. Ky tip qeverie, jo vetėm qė po keqpėrdor vullnetin e qytetarėve, por ka hapur edhe dilema dhe futur frikė edhe tek miqtė ndėrkombėtarė, mbeshtetės tė pavarėsisė.

      Papėrgjegjshmėria e qeveritarėve, duhet tė trokasė nė ndėrgjegjen e tyre morale, nėse vazhdon tė tolerohet nga UNMIK ballafaqimi me sistemin juridik. Standarti i parė duhet tė jetė pėrgjegjshmėria institucionale ndaj qytetarit, korrektėsia politike nė mes premtimit elektoral dhe realizimit praktik. Pėr ēėshtjen e sigurisė do tė ishte me interes qė: Tė ngrihet sa mė tė shpejt komisioni i pėrbashkėt vendor dhe ndėrkombėtar, qė do tė punonte nė identifikimin e problemeve kryesore tė sigurisė nė Kosovė. Tė formohet Ministria e Rendit dhe Ministria e Drejtėsisė, jo nėn kontrollin politik tė kėtij apo atij subjekti politik, por nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve, me udhėheqje profesionale dhe konsensuale.Tė punohet nė mėnyrė intensive pėr zyrtarizimin dhe funksionalizimin e Shėrbimit Inteligjent tė Kosovės, sipas standarteve perėndimore, jopartiak, profesional dhe multietnik.Tė menaxhohen efektshėm fondet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovėsi pėr rikthim tė refugjatėve nėpėr shtėpitė e tyre.

         Tė nxirret njė projekt, nė bashkėpunim me autoritetet lokale tė komunės sė Mitrovicės, pėr ndarjen e njė fondi tė veēantė pėr rikthimin e tė zhvendosurve nė tė dy anėt e qytetit, tė qytetarėve dhe rindėrtimin e shtėpive tė shkatėrruara dhe veēanėrisht, rihapjen e Spitalit tė Mitrovicės, fakulteteve dhe shkollave tė mesme, pėr tė gjithė qytetarėt.  Nga fondi i qeverisė, tė ndėrtohet njė lagje pėr romėt nė njė pjesė tė pėrshtatshme tė qytetit dhe jo tė vazhdojė rrezikimi i tyre buzė lumit Ibėr, ku kushtet e jetesės kanė qenė edhe ashtu tė rėnda. Tė fillojė reformimi i pushtetit lokal me bazė ligjore, qė do tė korrespondonte me kėrkesat pėr decentralizimin sipas standardeve evropiane dhe parimit qytetar, pavarėsisht monopoleve tė krijuara me mbivotimet aktuale nė parlamentin aktual, edhe ashtu me zė dhe sjellje spikeri autokratik.

       Keqpėrdorimet e pėrmendura, ėshtė e qartė se bėhen nga zyrtarėt aktualė qeveritarė dhe iu sherbejnė vetėm interesave tė ngushta klanore, brenda institucioneve qeveritare. Njė gjendje e tillė ėshtė e patolerueshme. Kėsaj gjendjeje duhet t’i japim fund tė gjithė sė bashku, nė mėnyrė qė tė ndėrtojmė shtetin demokratik, me institucione funksionale, me sundim tė ligjit dhe me demokraci qytetare.       

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!