GJERMANIA KA FILLUAR NDJEKJEN E UDB-ashėve QĖ VRAN NĖ GJERMANI

 

Shefqet Cakiqi - Llapashtica

         Me 17 tetor 2005 policia gjermane ka lėshuar njė fletarrestim ndėrkombėtar pėr ish punėtorin e UDB-sė Josip Perkoviē pėr vrasje nė vitin 1983. Josip Perkoviē i quajtur edhe Tomo Novakoviē  gjatė periudhės sė sundimit komunist, ishte zyrtar i lart i Sigurimit Shtetėror tė ish RSFJ-sė nė sektorin e luftės kundėr emigracionit politik qė vepronte kundėr RSFJ-sė.

         Akuza nga shteti Gjerman lidhet me vrasjen e shkrimtarit nacionalist kroat Stjepan Gjurekoviq i vrarė me 28 korrik  1983 nė München (Munih) tė Gjermanisė. Stjepan Gjurekoviq ishte arratisur nė Gjermani nė vitin 1982 dhe kishte marr me vete 200 milion Dollar nga ndėrmarrja e madhe INA,  ku deri nė arratisje kishte qenė Drejtor i marketingut. Menjėherė ishte angazhuar nė aktivitetin anti Jugosllav dhe kishte bashkėpunuar me organizatėn HNO (Hrvatsko Narodni Odbor) e cila botonte gazetėn „Hrvatska drzava“ e drejtuar dhe redaktuar nga Krunosllav Prates i cili sipas Policisė dhe prokurorisė Gjermane ishte agjent dhe provokator i Sigurimit Shtetėror tė ish Jugosllavisė. Shkrimtari Stjepan Gjurekoviq ishte dalluar me aktivitet tė dendur pėr Kroacinė e Pavarur. Vetėm brenda njė viti sa kishte dal nė emigracion kishte botuar pesė (5) libra qė temė kishin Kroacinė dhe ēėshtjen Kroate nė ish Jugosllavi. Publicistit Bozhe Vukashiq autor i librit „Lufta e fshehtė e  UDB-sė kundėr emigracionit kroat” thekson se Stjepan Gjurekoviq ėshtė njeri nga 69 emigrantėt politik tė vrarė nga Sigurimi Shtetėror i ish Jugosllavisė dhe asnjėra nga kėto vrasje deri tani nuk janė sqaruar. Ai thotė se Krunosllav Prates ishte bashkėpunėtor i UDB-sė me pseudonimin „Boem“ dhe „Stiv“.

         Stjepan Gjurekoviq ėshtė vrarė me 28 korrik 1983 nė shtypshkronjėn e Krunosllav Prates ku Stjepani pėrgatiste dhe shtypte librat e tij. Ai ėshtė gjendur i masakruar nė lokalet e shtypshkronjės me kokė tė qar me sopat dhe me 6 plumba nė trup. Nėpėr koluare tė nėntokės mafioze serbe nė Beograd ėshtė pėrfol se vrasja e tij ėshtė e filmuar ku shihet Stjepan Gjurekoviq duke i lutur pėr tė i falur jetėn duke ofruar shuma tė mėdha parash pėr tė shpėtuar nga vrasja.

         Ish punėtori i Sigurimit Shtetėror tė Serbisė Bozhidar Spasiq ka pranuar se ka organizuar vrasjen e Stjepan Gjurekoviqit dhe pėr kėtė i ka ndihmuar edhe Josip Perkoviq e Stanko Ēollak udhėheqės i Sigurimit Shtetėror pėr Serbin nė atė kohė. Sipas shefit tė Drejtorisė sė II tė Sigurimit Shtetėror Ivan Lasiq vrasja e Stjepan Gjurekoviqit ėshtė bėrė me kėrkesėn e udhėheqjes sė atėhershme politike dhe shtetėrore tė RSFJ-sė dhe drejtpėrdrejt e ka zbatua Drejtoria e II e Sigurimit Shtetėror tė drejtuar nga Bozhidar Spasiq, Predrag Gjorgjeviq, Stanko Ēollak Josip Perkoviq etj . Kryes tė veprės ishte grupi i Zhelko Razhnjatoviq – Arkanit sė bashku me  Gjorgje Bozhoviq – Gishka.

         Policia Gjermane ka lėshuar fletėarrest ndėrkombėtar pėr ish punėtorin e UDB-sė Josip Perkoviē pas burgosjes sė 55 vjeēarit  Krunoslav Prates me 7 korrik 2005 nė München (Munih). Sipas prokurorit Gjerman tė Münchenit (Munihut) Kay Nehm dyshohet se Krunoslav Prates nga viti 1975 deri me 2000 ka punuar pėr shėrbimin sekret Jugosllav dhe ka ndihmuar nė organizimin e vrasjes sė shkrimtarit Stjepan Gjurekoviq. I dyshuari Krunoslav Prates ka ditur pėr planin e pėrgatitur pėr vrasjen Gjurekoviqit dhe pėr kėtė arsye eprorit tė vet nė Luksemburg ja ka sigurua kopjen e ēelėsit tė shtypshkronjės sė shtėpisė botuese «Hrvatska knjiga» nė rrugėn Sauerlacher Strasse nė Wolfratshausenu afėr  Münichenit (Mynhenit). Stjepan Gjurekoviq u vra nė mėnyrė makabre.   Familja e Stjepan Gjurekoviq ishte munduar tė ikte dhe shpėtonte ndjekjes  dhe ishte vendosė nė Kanada . Policia e fshehtė Jugosllave me 10 shtator 1987 likuidon edhe tė birin Damir Gjurekoviqit nė Calgary tė Kanadės.

         Nė tė njėjtėn kohė kanė filluar hetimet edhe pėr vrasjen e  emigrantit tjetėr kroat Ante Gjapiq me 29 qershor 1989 nė Nürmberg tė Gjermanisė qė dyshohet se e ka krye njė person me nofkėn «Karlo».

         Policia pėr antikrim e Wisbadenit tė Gjermanisė nė fletarrestim ndėrkombėtar pėr Josip Perkoviqin i lindur me 1945 nė Novo Sell tė Likės thekson se ai ėshtė i dyshuar pėr pėrgatitje, nxitje dhe ndihmė nė likuidimin e emigrantėve politik nga Kroacia duke qenė nė pozicione udhėheqėse tė shėrbimit tė fshehtė Jugosllav deri nė vitin 1991. Nė vitin 1977 Josip Perkoviqi sė bashku  me njė bashkėpunėtor ka nxitur njė Kroat me qėndrim nė Gjermani pėr vrasjen e dy emigrantėve politik nga Kroacia. Policia Gjermane ka shpallur njoftimin se shpėrblen me 5000 euro secilin qė jep informacione qė mund tė sjell deri te burgosja e Josip Perkoviqit.

         Josip Perkoviq edhe pse ishte me tė kaluar tė njohur nė ish Sigurimin Shtetėror tė ish RSFJ-sė  arriti qė pas konstituimit dhe ēlirimit tė Kroacisė tė inkorporohet nė hierarkinė e Shėrbimit Informativ tė Kroacisė i quajtur HIS dhe tė krijoj lidhje tė ngushta me udhėheqėsin e saj Mirosllav Sheparoviqin dhe Gojko Shushakun ish Ministrin e Mbrojtjes sė Kroacisė. Ndėrsa tash edhe i biri i tij, Sasha Perkoviq ėshtė kėshilltar pėr Siguri Nacionale nė kabinetin e kryetarit kroat Stipe Mesiq.

         Sipas Revistės hulumtuese „Globus“ afera e Josip Perkoviqit ka lidhje edhe me fėrkimet e shėrbimeve informative tė Britanisė sė Madhe dhe Gjermanisė. Ėshtė e njohur se Josip Perkoviq ka bashkėpunuar me shėrbimet informative Britanike me qėllim tė zėnies dhe burgosjes sė Gjeneral Ante Gotovina dhe Gjeneral Rrahim Ademi.

        Ish -shefi i Drejtorisė sė II tė Sigurimit Shtetėror Ivan Lasiq nė gazetėn “Veēernnji List” nė mėnyrė tė tėrthorėt pėrmend edhe likuidimin e shqiptarve nė atė periudhė. Ai kėshtu pėrshkruan atė periudhė :  “Pas njė kohe filloj tė flitet se pas vrasjes sė Stjepan Gjurekoviqit qėndron grupa e Beogradit - e Arkanit. Arkani madje edhe hapur ėshtė krenuar se ka marrė pjesė nė atė vepėr. Kam shkuar te Stanko Ēollak (udhėheqės i Sigurimit Shtetėror pėr Serbin) dhe i kam thėnė : “ Stanko kjo nuk ėshtė nė rregull.” – Ēollak mė ėshtė pėrgjigjur : “Mos u brengos. Arkani ėshtė asi njeriu. Ai ėshtė tip i veēant. Ai  ėshtė grupi qė edhe shqiptarėt i ka likuiduar. (  To je grupa koja je završila i Šiptare.’)”.

          Kjo thėnje lidhet me vrasjen e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės nė janar tė vitit 1982 nė Untergrupenbach tė Gjermanisė, tė vrarė njė vit para vrasjes sė Stjepan Gjurekoviqit.

 

         A po fillon zbardhja  e vrasjeve  tė kundėrshtarėve politik tė ish RSFJ-sė nga UDB-ja ?! Sa janė nė ngjarje organet e ndjekjes nga Kosova pėr zbardhjen e vrasjeve, me motive politike nga UDB-ja,   tė veprimtarėve nė mėrgatėn tonė.  

 

 

Vrasėsit nė njė fotografi nga e majta nė tė djathtė : Petar Gjorgjeviē, Josip Perkoviē, Ivan Lasiē, Stanko Ēollak  dhe Bozhidar Spasiē        







 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!