PAVARËSIA,  FJALË E MREKULLUESHME

 

      Me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë të Kosovës

 

    Shteti më i ri në botë, Kosova, ka shpallur Pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve kanë filluar, gëzimi dhe emocionet janë të dukshme. Sa krenari qenka ta festosh Pavarësinë e Kosovës, dhe sa e freskët na duket Deklarata e 17-shkurtit, dhe nuk harrohet kurrë fjalia: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran“.

 

    Rruga drejt projektit për Pavarësinë e Kosovës, ka qenë e gjatë dhe e mundimshme. Gjenerata e gjenerata kanë shërbyer me vite e shekuj, për ta bërë realitet ëndrrën e një kombi. Simboli i një fillimi të ri gjithmonë do të jetë data 17-shkurt, ora 15:49 minuta, kur 109 deputetët e Kosovës, u ngritën në këmbë, ngritën dorën, dhe votuan për Dokumentin e Pavarësisë, miliona të tjerë me lotët e gëzimit u bashkuan në këtë festë kaq të madhe. Nga ky moment, ishte e qartë se po fillon një rrugëtim të ri Kosova, po fillon të ec një shtet i ri me emrin Kosovë.

 

    Një meritë të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e kanë edhe mërgimtarët, prandaj kjo ngjarje historike do të mbushë me gëzim zemrën e çdo mërgimtari.

 

    Sot është dita kur mendjet tona kthehen drejt kujtimit të dëshmorëve, dhe UÇK-së, e cila e shpejtoj orën e historisë, dhe lufta e saj e drejtë, çliroi përgjithmonë Kosovën, dhe falë kësaj lufte, festojmë sot lirinë dhe pavarësinë e vendit.

 

    Pavarësinë e kemi shpallur, shtetin po e ndërtojmë, urojmë që të kontribuojmë në ruajtjen e vlerave të shtetit tonë të dashur, shtetit më të ri në botë.

 

    Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës - Dega në Gjermani i urojmë Kosovës Ditën e Pavarësisë, urojmë të gjithë mërgimtarëve, dhe popullit shqiptar kudo që gjendet, festën e Pavarësisë së Kosovës. E gëzuar qoftë për jetë e mot Dita e Pavarësisë së  Republikës së Kosovës!

    Gëzuar dita e madhe e 17 shkurtit 2008!

 

    Nga zyra për Informim e PDK-së, dega në Gjermani.

    Zëdhënësi i Degës - Kadri Gërvalla

 

  Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!