A K T G J Y K I M  I    Ap-Kz-nr. 150/84 datė 14 nėntor 1984

 

    „ Ap-Kz-nr.150 / 83

 

“N Ė    E M Ė R    T Ė    P O P U L L I T

 

         Gjykata Supreme e Kosovės - kolegji i pėrbėrė nga gjyqtarėt: Tadej Rodiqi, Halil Halilaj, Aqif Tuhina, Shefqet Bytyqi dhe Dushan Cvetkoviq anėtar, me bashkėpunėtoren profesionale Milica Smajli, procesmbajtės nė ēėshtjen penale kundėr tė akuzuarve Shefqet Cakiqi, Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri, pėr vepėr penale bashkimi pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ dhe kundėr miturve Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi, pėr vepėr penale - bashkimi pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, duke vendosur pėr ankesat e tė akuzuarve e tė miturve dhe pėr ankesat e mbrojtėsve tė tyre, Lubisav Millojeviqi dhe Marko Qojeviqi, avokat zyrtar nga Prishtina tė ushtruara kundėr aktgjykimit tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, P-nr. 2/83 datė 16 shkurt 1983, nė seancėn e mbajtur nė tė nenit 371 par. 1 tė LPP, me 14 nėntor 1984, mori kėtė :

 

A K T G J Y K I M

 

      Me aprovimin e pjesėrishėm tė ankesave tė akuzuarve Shefqet Cakiqi, Afrim Fusha e Muhamet Ymeri, ankesat e tė miturve Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi dhe tė ankesave tė mbrojtėsve tė tyre, ndryshohet aktgjykimi i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, p-nr.2/83 datė 16 shkurt 1983, vetėm:

        -pėrkitazi me vlerėsimin juridik tė veprave, ashtu qė Gjykata Supreme gjen se nė veprimet e kėtyre tė akuzuarve dhe tė mitur, pėr tė cilat janė shpallur fajtor, qėndrojnė elementet e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ, dhe

         -pėrkitazi me vendimin mbi dėnimet, nė pjesėn qė ka tė bėjė me tė akuzuarit, kėshtu qė kjo gjykatė, pėr vepėr penale tė sipėrpėrmendur, tė akuzuarin Shefqet Cakiqi e gjykon me 4 /katėr/ vjet burgim, ndėrsa tė akuzuarit Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri me nga 3 (tre) vjet e 6 (gjashtė) muaj burgim.

 

A r s y e t i m i

 

         Me aktgjykimin e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, P-nr. 2/83 datė 16 shkurt 1983, janė shpallur fajtor: tė akuzuarit Shefqet Cakiqi, Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri - pėr vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, dhe tė miturit Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi - pėr vepėr penale tė sipėrpėrmendur, tė parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 tė Ligjit tė cituar, janė gjykuar - tė gjithė tė akuzuarit me nga 6 vjet burgim, kurse tė miturit me nga dy vjet burgim pėr tė mitur. Nė ato dėnime i u ėshtė llogaritur edhe koha e kaluar nė paraburgim, dhe kjo, tė akuzuarit Shefqet Cakiqi prej 26 tetorit 1982, tė akuzuarit Afrim Fusha prej 24 tetorit 1982 dhe tė akuzuarit Muhamet Ymeri prej 23 tetorit 1982, ndėrsa tė miturve Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi, nė vend tu llogaritej paraburgimi prej 19 tetori 1982, kur edhe iu ėshtė caktuar, nė tė mirė tė tyre u ėshtė llogaritur gabimisht prej 16 tetorit 1982.

          Tė gjithė tė akuzuarit dhe tė miturit, pėr shkak tė gjendjes ekonomike tė varfėr, janė liruar nga shpenzimet e procedurės penale.

           Kundėr aktgjykimit tė sipėrm nė afat kanė bėrė ankesa tė gjithė tė akuzuarit dhe tė miturit, si dhe mbrojtėsit e tyre - Avokat Lubisav Millojeviqi (Avokatėt me detyrė zyrtare - jo tė angazhuar nga tė akuzuarit) : pėr tė akuzuarin Shefqet Cakiqi dhe pėr tė miturit Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi, dhe - Avokat Marko Qejoviqi (Avokatėt me detyrė zyrtare - jo tė angazhuar nga tė akuzuarit) : pėr tė akuzuarit Afrim Fusha dhe Muhamet Ymeri. Nga pėrmbajtja e ankesave tė akuzuarve dhe tė miturve del se ata aktgjykimin nė fjalė e kanė goditur pėr shkak tė vėrtetimit tė gabuar dhe jo tė plotė tė gjendjes faktike, shkeljes sė ligjit penal dhe tė vendimit pėr dėnimin. Tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri shprehimisht nuk kanė bėrė propozime konkrete ; i akuzuari Afrim Fusha ka propozuar qė Gjykata Supreme ta ndryshoj aktgjykimin e goditur, ashtu qė kėtė tė akuzuar ta dėnoi me dėnim mė tė butė : i mituri Bedri Ajeti ka propozuar qė ndryshimi i aktgjykimit nė fjalė, kjo gjykatė ta liroj atė nga akuza; ndėrkaq i mituri Ismet Cakiqi ka propozuar qė aktgjykimi i pėrmendur tė ndryshohet pėrkitazi me cilėsimin juridik tė veprimeve tė veta dhe me vendimin pėr dėnimin, ashtu qė Gjykata Supreme ta shpallė fajtorė pėr vepėr penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ dhe pėr kėtė vepėr ta gjykoj me dėnim mė tė butė.

         Mbrojtėsi Lubisav Millojeviq aktgjykimin e pėrmendur e ka goditur pėr shkak tė shkeljeve esenciale tė dispozitave tė procedurės penale, vėrtetimit tė gabuar dhe jo tė plotė tė gjendjes faktike, shkeljes sė Ligjit Penal dhe vendimit pėr dėnimet, me propozim qė ai aktgjykim tė ndryshohet pėrkitazi me cilėsimin juridik tė veprave dhe me vendimin pėr dėnimet, ashtu qė tė gjithė tė mbrojturit e tij tė shpallen fajtor pėr veprėn penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ dhe pėr kėtė vepėr tė dėnohen sipas ligjit, ose ashtu qė pėr veprat penale pėr tė cilat janė shpallur fajtor, duke i aplikuar dispozitat pėr zbutjen e dėnimit, tė dėnohen me dėnime sa mė tė buta.

         Ndėrkaq mbrojtėsi Marko Qojeviq aktgjykimin nė fjalė e ka goditur pėr shkak tė shkeljes sė Ligjit penal dhe tė vendimit pėr dėnim dhe ka propozuar qė Gjykata Supreme ta ndryshoj atė aktgjykim, ashtu qė tė mbrojturit e tij t`i shpallė fajtor pėr veprėn penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ dhe t` i dėnoj me dėnime mė tė buta.

          Pėrkitazi me gjendjen faktike tė gjithė tė akuzuarit e tė miturit, si kundėr edhe mbrojtėsit tė tyre, duke mos kontestuar kryesisht faktin se tė akuzuarit dhe tė miturit sipas marrėveshjeve paraprake tė tyre i kanė shkruar parullat-pamfletet pėr tė cilat janė shpallur fajtorė, pothuajse nė mėnyrė identike kanė theksuar se pėr shkruarjen dhe shpėrndarjen e atyre parullave e pamfleteve ata nuk kishin formuar kurrfarė grupi armiqėsor, nė kuptim tė veprės penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 - pėr tė miturit nga par. 2 - lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, pėr tė cilat janė shpallur fajtor.

           Nė kėtė drejtim kanė shtuar se marrėveshjet pėr veprimet e tyre kanė qenė tė pėrqendruara vetėm nė shkruarjen e pamfleteve e parullave nė fjalė, se ato marrėveshje asnjėherė nuk kanė qenė rezultat i takimeve tė akuzuarve dhe tė miturve paraprakisht tė organizuara e tė caktuara, porse si rezultat i takimeve dhe i bisedave tė tyre tė rastit, gjatė shėtitjeve si shokė nė shkollė nėpėr rrugė, nė ēajtore e nė park tė Podujevės, me ē`rast kanė biseduar edhe pėr demonstratat armiqėsore kundėrrevolucionare tė vitit 1981 nė Kosovė dhe pėr situatėn e krijuar pas atyre demonstratave, e sidomos pėr "arsyeshmėrin" e parullės "Kosova Republikė", pėrkatėsisht se pamfletet e parullat nė fjalė i kanė shkruar vetėm nė disa raste. Edhe kjo shihet ekskluzivisht duke qenė tė mashtruar nga ndikimi i dezinformimeve tė shumta dhe i propagandės armiqėsore qė zhvillohej atė botė lidhur me ato demonstrata. Tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri e kanė pėrsėritur mbrojtjen e tyre nga procedura e shkallės sė parė se i pari me 6 tetor ndėrsa i dyti me 5 tetor 1982 kanė shkuar nė shėrbimin ushtarak, prandaj ata nuk kanė marrė pjesė, e as qė kanė mundur fizikisht qė tė marrin pjesė nė shkruarjen dhe shpėrndarjen e pamfleteve dhe parullave me datėn 18/19 tetor 1982, nė ndėrtesėn e shkollės fillore "Josip Broz Tito" nė Podujevė, andaj as nuk kanė ditur se gjatė shpėrndarjes sė atyre parullave nga i akuzuari Afrim Fusha sė bashku me tė miturit Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi / tė shkruara nė diapozitivin nėn pikėn II tė aktgjykimit tė goditur /, i akuzuari Afrim Fusha ka qenė i armatosur me revole, veprime, pėr tė cilat gjykata e shkallės sė parė edhe kėta tė akuzuar i ka shpallur fajtor, e pėr ēka pėr tė akuzuarin Shefqet Cakiqi gjerėsisht bėhet fjalė edhe nė ankesėn e mbrojtėsit Lubisav Millojeviq, e edhe nga mbrojtėsi i tė akuzuarit Muhamet Ymeri, gjatė sqarimit tė ankesės nė seancėn publike.

        Nga tė theksuarat e sipėrme, si tė akuzuarit e tė miturit, ashtu edhe mbrojtėsit tė tyre kanė konkluduar nė ankesa se gjykata e shkallės sė parė ka bėrė shkeljen e ligjit penal nė dėm tė akuzuarve dhe tė miturve, kur veprimet e tyre i ka cilėsuar si vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, pėr tė cilat i ka shpallur fajtor, duke konsideruar se nė ato veprime mund tė qėndrojnė vetėm elementet e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LPP tė RSFJ, me pėrjashtim tė miturit Bedri Ajeti i cili konsideron se veprimet e tyre paraqesin vetėm kundėrvajtje. Nė seancėn e kolegjit mbrojtėsit tė akuzuarve dhe tė miturve i sqaruan ca nga pretendimet ankimore dhe ngelėn pran propozimeve tė bėra nė ankesa. Ndėrkaq, zėvendėsprokurori publik krahinor, Nue SELMANI, propozoi qė ankesat tė refuzohen, si tė pabazuara, dhe aktgjykimi i goditur tė vėrtetohet.

         Pas shqyrtimit tė shkresave tė lėndės, aktgjykimit tė goditur nė kuptim tė nenit 376 par. 1 tė LPP, dhe vlerėsimit tė pretendimeve ankimore, Gjykata Supreme konstatoi: Ankesat janė tė bazuara vetėm pėrkitazi mosvlersimit juridik tė veprimeve inkriminuese tė akuzuarve dhe tė miturve dhe me vendimin pėr dėnimin e tė akuzuarve. Aktgjykimi i goditur nuk pėrmban shkelje esenciale tė dispozitave tė procedurės penale, tė cilat gjykata - nė bazė tė nenit 376 par. 1 pika 1 tė LPP - gjatė vendosjes pėr ankesat i vėren kryesisht. Prandaj nuk janė tė bazuara pretendimet ankimore nga ankesa e mbrojtėsit Lubisav Millojeviq, se dispozitivi i aktgjykimit nė fjalė, nė pjesėn qė ka tė bėj me tė akuzuarin Shefqet Cakiqi, / pjesa e dispozitivit nėn pikėn njė / ėshtė i paqartė e kontradiktor me pjesėn e dispozitivit nėn pikėn II, dhe me arsyetimin, mandej se arsyet e dhėna nė aktgjykim janė kontradiktore me provat nga shkresat e lėndės dhe bazohen nė supozime dhe se nga kėto shkaqe gjykata e shkallės sė parė me atė aktgjykim ka bėrė shkeljen esenciale tė dispozitave tė procedurės penale tė parashikuara nga neni 364 par. 1 pika II tė LPP. Qėndron fakti i cekur lidhur me bazėn ankimore tė sipėrme, se gjykata e shkallės sė parė me aktgjykimin e goditur tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri, gabimisht ua ka vu nė barrė edhe shkruarjen e parullave me 18/19 tetor 1982, nė ndėrtesėn e shkollės fillore "Josip Broz Tito" nė Podujevė, si dhe rrethanėn rėnduese gjatė caktimit tė dėnimeve se kinse edhe kėta tė akuzuar kanė ditur pėr faktin se i akuzuari Afrim Fusha, gjatė shkruarjes sė atyre parullave me tė miturit Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi, / tė pėrshkruara nėn pikėn II, tė dispozitivit tė aktgjykimit/, ka qenė i armatosur me revole. Mirėpo, sipas vlerėsimit tė Gjykatės Supreme, ndonėse ato konstatime pėr tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri, janė tė gabuara - nė kundėrshtim me provat nga shkresat e lėndės dhe me mbrojtjen e tyre - ato nė rastin konkret nuk i bėjnė pjesėt e cekura tė dispozitivit tė aktgjykimit tė goditur reciprokisht aq kontradiktore e tė paqarta, saqė do tė pėrjashtonte esencialisht njėra tjetrėn, ose do tė vėshtėrsonte sado pak vlerėsimin e drejt dhe tė sigurt tė ligjshmėrisė e tė drejtshmėrisė sė atij aktgjykimi pėrkitazi me veprimet tjera inkriminuese tė akuzuarve Shefqet dhe Muhamet, veprime kėto qė janė vėrtetuar nė mėnyrė tė pa kontestueshme dhe qė pėr kah natyra penalo - juridike e tyre dhe pėr kah pėrgjegjėsia penale e kryerėsve tė tyre janė tė pavarura nga konstatimet e sipėrme tė gjykatės sė shkallės sė parė, ndonėse tė gabuar. Konkretisht, jo vetėm nga ajo pjesė e dispozitivit tė aktgjykimit tė goditur, por edhe nga arsyetimi i tij dhe nga tė gjitha provat e administruara nga gjykata e shkallės sė parė nė kėtė ēėshtje penale, tė pėrforcuara edhe me pohimet e vet tė akuzuarve Shefqet Cakiqi e Muhamet Ymeri, mandej me pohimet e tė akuzuarit Afrim Fusha dhe pohimet e tė miturve Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi, tė bėra gjatė procedurės sė shkallės sė parė, e kryesisht tė pa kontestuara edhe me ankesat e tyre dhe tė mbrojtėsve tė tyre, rezulton i qartė konstatimi i gjykatės sė shkallės sė parė se tė akuzuarit Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri gjatė vitit 1982 - para se tė shkonin nė shėrbimin ushtarak / me 5 pėrkatėsisht me 6 tetor 1982 / kishin shkruar dhe kishin shpėrndarė pamflete dhe parulla me pėrmbajtje propagandistike armiqėsore kundėr RSFJ, pėr tė cilat ajo gjykatė me tė drejtė i ka shpallur fajtor, pavarėsisht nga fakti se ata nuk kishin marrur pjesė edhe nė shkruarjen e parullave tė datės 18/19 tetor 1982.

         Fakti pra se a kanė marrė pjesė kėta tė akuzuar edhe nė shkruarjen e atyre parullave apo jo, paraqet nė rastin konkret vetėm njė nga ēėshtjet faktike, tė rėndėsishme vetėm si rrethanė pėr caktimin e lartėsisė sė dėnimit, e jo edhe si fakt nga i cili do tė varej inkrimacioni penalo-juridik i veprimeve tė tjera tė pakontestueshme tė kėtyre tė akuzuarve dhe pėrgjegjėsia penale e tyre pėr ato veprime. Ėshtė i paqėndrueshėm edhe pretendimi ankimor i tė miturit Bedri Ajeti se veprimet e tij paraqesin vetėm vepėr tė kundėrvajtjes. Pjesėmarrja e pakontestueshme e kėtij tė mituri nė shkruarjen dhe shpėrndarjen e parullave dhe pamfleteve nė fjalė - me pėrmbajtje propagandistike armiqėsore kundėr RSFJ, pėr kah shkalla e rrezikshmėrisė shoqėrore dhe e pėrgjegjėsisė sė kėtij tė mituri, i tejkalon caqet e veprės sė kundėrvajtjes, pėrkatėsisht ngritet nė vepėr penale. Kjo aq mė parė, kur pjesėmarrja e tij ėshtė bėrė me vendosshmėri, me vetėdije tė plotė dhe ėshtė pėrsėritur disa herė. Ndėrsa, sipas vlerėsimit tė Gjykatės Supreme, me bazė ėshtė theksuar nė ankesa se gjykata e shkallės sė parė ka bėrė shkeljen e ligjit penal nė dėm tė akuzuarve dhe tė miturve kur veprimet e tyre i ka vlerėsuar si vepėr penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, tė parashikuar nga neni 136 par. 1 - pėr tė miturit nga par. 2 - lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ dhe se nė ato veprime qėndrojnė vetėm elementet e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė Ligjit tė pėrmendur. Lidhur me kėtė vlen tė theksohet se nga tė gjitha provat nė shkresat e lėndės, tė pėrforcuara edhe me pohimet e vet tė akuzuarve e tė miturve nė procedurėn e shkallės sė parė, kryesisht tė pakontestuara edhe me ankesa e edhe nga pėrshkrimi i faktit i veprave nė dispozitivin e aktgjykimit tė goditur, del qartazi se tė gjitha veprimet inkriminuese tė akuzuarve e tė miturve nė tė gjitha rastet kanė qenė tė orientuara vetėm nė shkruarjen, pėrkatėsisht nė shpėrndarjen e pamfleteve dhe parullave me pėrmbajtje propagandistike armiqėsore kundėr vlerave mbrojtėse tė sanksionuara me dispozitėn e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 par. 1 tė LP tė RSFJ.

          Qėndron fakti qė ka vėrtetuar gjykata e shkallės sė parė se tė akuzuarit dhe tė miturit shumicėn e pamfleteve dhe parullave nė fjalė i kanė shpėrndarė, pėrkatėsisht i kanė shkruar nė grup bashkėrisht dhe sipas marrėveshjeve tė tyre paraprake. Mirėpo, sipas vlerėsimit tė gjykatės Supreme, vetėm nga ky fakt nuk mund tė pėrfundohet se tė akuzuarit kishin formuar grup, pėrkatėsisht se tė miturit ishin bėrė anėtar tė grupit, pėr veprimtari armiqėsore, nė kuptim tė dispozitave tė nenit 136 par. 1 e 2 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ, siē ka konkluduar gabimisht gjykata e shkallės sė parė. Kjo nė radhė tė parė, pėr arsye se vepra penale e propagandės armiqėsore, si kundėr edhe shum vepra tė tjera penale, parimisht mund tė kryhet edhe nė grup bashkėrisht nga disa persona, gjė qė shpeshherė ndodhė nė praktikė e qė nėnkupton edhe marrėveshjen paraprake tė kryerėsve tė saj.

          Nė kėtė drejtim, vlen tė theksohet fakti se marrėveshja paraprake, veprimet e pėrbashkėta, e eventualisht edhe organizimi i dy ose mė shum personave pėr kryerjen e veprės penale tė propagandės armiqėsore, tė parashikuar nga neni 133 i LP tė RSFJ, nuk janė sanksionuar me dispozitėn e nenit 136 tė LP tė RSFJ, si vepėr penale e veēantė. Prandaj, nė rastet kur, pėrkundėr bisedave, marrėveshjeve, ose edhe formimit tė grupit pėr kryerjen e veprės penale tė propagandės armiqėsore, nuk ėshtė ardhur konkretisht deri te kryerja e saj, kemi tė bėjmė me veprėn penale tė bashkimit pėr kryerjen e veprave penale tė caktuara me Ligjin Federativ, tė parashikuar me dispozitėn e nenit 254 tė LP tė RSFJ. Nė fund, duhet theksuar se nė rastin konkret nuk mund tė bėhet fjalė as pėr veprėn penale tė cenimit kundėrrevolucionar tė rregullimit shoqėror, tė parashikuar me dispozitėn e nenit 114 tė LP tė RSFJ. Kjo, pėrveē arsyerave tė sipėrme edhe pėr arsyet se vepra penale e cenimit kontrarevolucionar tė rregullimit shoqėror, e parashikuar me dispozitėn e nenit 114 tė LP tė RSFJ ndaj veprės penale tė propagandės armiqėsore, sikurse edhe ndaj tė gjitha veprave tjera penale, tė orjentuara kundėr bazave tė rregullimit shoqėror socialist, vetėqeverisės dhe sigurimit tė RSFJ, ėshtė vepėr me karakter tė pėrgjithshėm, pėrkatėsisht me karakter supsidar, qė do tė thotė se aplikimi i asaj dispozite nė rastet konkrete mund tė vijė nė konsiderim vetėm po qe se vepra e kryer kundėr bazave mbrojtėse tė sipėrme dhe sigurimit tė RSFJ nuk ėshtė pėrcaktuar si vepėr penale e veēantė me asnjė nga dispozitat e veprave tjera penale tė kėtij lloji, tė pėrfshira nė kreun e XV tė LP tė RSFJ. Nga arsyet e sipėrme Gjykata Supreme e ndryshoi aktgjykimin e goditur - si nė dispozitiv tė kėtij aktgjykimi - pėrkitazi me cilėsimin juridik tė veprimeve inkriminuese tė gjithė tė akuzuarve dhe tė miturve, duke gjetur se nė ato veprime qėndrojnė vetėm elementet e veprės penale tė propagandės armiqėsore tė parashikuar nga dispozita e nenit 133 par. 1 tė LP tė RSFJ.

          Njėkohėsisht kjo gjykatė, duke e vlerėsuar aktgjykimin e goditur pėrkitazi me vendimin pėr dėnimet, gjeti se ankesat janė tė bazuara vetėm pėrkitazi me vendimet e tė akuzuarve. Pėrveē faktit se vepra penale e propagandės armiqėsore ėshtė vepėr me rrezikshmėri shoqėrore mė tė vogėl se vepra penale e bashkimit pėr veprimtari armiqėsore, me bazė ėshtė theksuar nė ankesa se gjykata e shkallės sė parė tė akuzuarve Shefqet Cakiqi dhe Muhamet Ymeri, si rrethanė rėnduese, gabimisht ua ka vlerėsuar edhe rrethanėn se, kinse, ata kanė ditur se i akuzuari Afrim Fusha - me rastin e shpėrndarjes dhe shkruarjes sė pamfleteve dhe parullave tė datės 18/19 tetor 1982 bashkė me tė miturit Bedri Ajeti e Ismet Cakiqi - ka qenė i armatosur me revole. Nė prezencėn e kėtij fakti dhe tė rrethanave tjera lehtėsuese qė i ka vėrejtur gjykata e shkallės sė parė : se tė gjithė tė akuzuarit janė tė moshės relativisht tė re, tė gjendjes ekonomike tė varfėr, mandej se veprėn penale e kanė kryer duke qenė tė ndikuar nga dezinformatat e shumta dhe nga propaganda qė bėheshin atė botė pėrkitazi me situatėn e krijuar pas demonstratave armiqėsore kontrarevolucionare tė vitit 1981 nė Kosovė, dhe se tė gjithė ata kanė pranuar veprėn e kryer, duke pasur parasysh edhe rrethanėn rėnduese pėr tė akuzuarin Shefqet Cakiqi se ai ka qenė iniciator dhe nxitės i tė akuzuarve tė tjerė dhe i tė miturve pėr kryerjen e asaj vepre, Gjykata Supreme e ndryshoi aktgjykimin e goditur edhe pėrkitazi me vendimin pėr dėnimin e tė akuzuarve, si nė dispozitiv tė kėtij aktgjykimi, duke konsideruar se kėto dėnime janė nė pėrpjesėtim me shkallėn e rrezikshmėrisė shoqėrore tė veprės penale nė fjalė dhe me pėrgjegjėsin e tė akuzuarve pėr atė vepėr, dhe se me bazė mund tė pritet se edhe me ato dėnime nė rastin konkret do tė arrihet ndaj tyre qėllimi i dėnimit i parashikuar nga neni 133 i LP tė RSFJ.

         Ndėrkaq ankesat e tė miturve dhe tė mbrojtėsve tė miturit Ismet Cakiqi pėrkitazi me dėnimin, kjo gjykatė i vlerėsoi si tė pabazuara, pėrkundėr faktit se edhe pėr kėta tė mitur qėndrojnė tė gjitha rrethanat lehtėsuese tė sipėrpėrmendura lidhur me tė akuzuarit. Kjo pėr arsye se siē del nga shkresat, Ismet Cakiqi dhe Bedri Ajeti, ndonėse kanė vepruar si tė mitur, pėrkah vendosshmėria dhe veprimet e kėtyre pėr kryerjen e veprės penale nė fjalė, nuk kanė qenė mė pak tė angazhuar se tė akuzuarit. Nisur nga kjo Gjykata Supreme gjeti se dėnimet e shqiptuara kėtyre tė miturve nga gjykata e shkallės sė parė me nga dy vjet burgim pėr tė mitur, janė tė drejta dhe nė pėrpjesėtim me rrezikshmėrinė shoqėrore tė veprės penale konkrete dhe me pėrgjegjėsin e tyre pėr atė vepėr, ashtu qė me bazė mund tė pritet se vetėm me ato dėnime do tė arrihet nė masė tė duhur qėllimi i dėnimit. Nga sa u tha mė sipėr, u vendos si nė dispozitiv tė kėtij aktgjykimi.

 

GJYKATA SUPREME E KOSOVĖS NĖ PRISHTINĖ

 

Ap-Kz-nr. 150/84 datė 14 nėntor 1984.

 

 Procesmbajtės Kryetari i kolegjit Milica Smajli, d.v. Tadej Rodiqi , d.v. Vula dhe nėnshkrimi "

 ·

 

 

       Nga Igor Mekina e Svetlana Vasovic,

 dhjetor 1988, revista "MLADINA" Lubjanė, Slloveni

 (Pjesė nga intervista)

 

„PĖRSE NENI 133“

 

 ….Shefqet Cakiqi, ėshtė vetėm njėri prej atyre i cili me vitet mė tė bukura tė jetės sė vet i pagoi haraēin ligjdhėnės revolucionare. Sipas praktikės sė paparė dhe politikės sė indoktrinuar dhe tė dhunshme tė gjyqeve, veprimtaria pėr Republikėn e Kosovės ka qenė dhe ėshtė vepėr e rėndė penale. Marrėzia e gjykimit tė tillė del nė pah vetėm tash nė kohėn e ndėrrimeve kushtetuese, tash, kur pėrkundėr opinionit publik tentohet tė ndėrpritet autonomia e Kosovės, madje tė kthehet emėrtimi i saj nė Kosmet, kur askush mė nuk dėnohet nė bazė tė nenit 133. Ky nen pėrbindėsh i Ligjit Penal, qė kėrcėnon deri me dhjetė vjet burg personit qė tenton ta rrėnoj "klasėn punėtore dhe njerėzit punonjės" dhe ta thyen Bashkim - Vėllazėrimin e barazinė e kombeve dhe kombėsive, dhe i cili fillon me kėto fjalė : "Paraqitja mendimkeqe dhe e pavėrtetė e gjendjes sociale dhe politike e shtetit", qė nė formulimin e tij shpeshherė tė ndryshuar ka mbetur pa koment" i dhunshėm". Ky nen pėrmban vetėm lidhjen formale "ndryshim kundėrkushtetutar tė marrdhėnjeve shoqėrore".... sepse kjo mėnyrė e shqyrtimit ėshtė thjesht burim i tė gjitha ngatėrresave ligjore.

          Kėrkesa mbi ndėrrimin e statusit tė njė krahine tė caktuar mund tė jetė me apo pa bazė, por kjo ėshtė nė radhė tė parė detyrė e organeve tė zgjedhura politike nė mėnyrė demokratike, nė mos ēėshtje e vet "klasės punėtore", tė vendosin mbi ndryshime pėr ose kundėr, por kurrsesi detyrė e gjyqeve. Vetėm trajtimet verbale me kėto ndryshime nuk do tė duhej tė ishin vepėr penale, pėrderisa nuk thirret nė ndihmė dhuna. Sepse, kėsisoj Shefqeti ashtu edhe si edhe shum tė dėnuar tė tjerė, me aplikimin e kėtyre masave fillimisht ėshtė shkelur e drejta kushtetutare e pastaj liria e mendimit dhe e vetėvendosjes. Vetėm mungesa e qartė mbi kuptimin "kushtetues" dhe "jokushtetues" sjellė deri nė cungimin e tė drejtave tė njeriut pėr shkak tė kėrkesave tė paqarta, pėr shkak tė klimės sė frikės dhe represionit, "dhuna" ligjėrisht e harruar bėhet armė e atyre, tė cilėt e ndjekin mendimin, dhe bėhet armė e atyre tė cilėt fillojnė t`i kundėrvihen kėsaj trysnie me dhunė. Kur nuk ekziston liria dhe dialogu mund tė ndodhė qė forca e argumenteve tė sulmohet nga argumentet e forcės.... Shefqetin dhe tė gjithė ata, tė cilėt ndonjėherė kanė menduar nė kėtė mėnyrė as sot e kėsaj dite nuk i mbron asgjė, madje as ai nen i cili do tė duhej tė ishte nė kundėrshtim formal me nenin 133 tė Ligjit Penal, do tė thotė neni 166 i Kushtetutės. Sepse ky i fundit siguron vetėm "lirin e mendimit dhe pozicionimin" e jo "lirinė e shprehjes sė mendimit", d.m.th. mbron diēka ēka nė realitet nuk ka kuptim - mendimin si proces psikik i brendshėm e jo si shprehje e mendimit.

         Nė kėtė mėnyrė Kushtetuta na mbetet njė balon i thatė, e cila na lejon tė mendojmė deri nė momentin kur dėshirojmė t`ia komunikojmė dikujt. Po edhe kjo ėshtė njė e drejtė e cunguar nė bazė tė vendimit tė Gjykatės Supreme Serbe e cila deklaron se "Dallimi ėshtė i qartė nė teorinė e ligjit mes mendimit dhe ideve tė pėrcaktimit pėrkundėr  fjalėve tė folura apo tė shkruara", kėshtu qė veprat e padiskutuara dhe tė pashkruara nuk dėnohen !!!! (Vendim i Gjykatės Supreme Serbe no. Kz. - 375/85).

           Kėshtu si ka ndodhur, kėta djem janė dėnuar gabimisht, pėr shkak tė angazhimit tė mėparshėm. Kjo ėshtė e ngjashme me veprimin qė e ka bėrė nė emėr tė Sllovenėve, me tė drejtė Anton Koroshec nė Parlamentin e Vjenės me rastin e leximit tė deklaratės sė Majit pėrpara shtatėdhjetėvjetėsh…."

 

     





Datenschutzerklärung
Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!