LIBRI I UKSHIN HOTIT NJĖ ENCIKLOPEDI POLITIKE

 

Qasje librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare"

 

 

Shkruan : Ismet Begolli

 

Nuk mund tė flasė sot dikush pėr Kosovėn, posaēėrisht pėr Republikėn e Kosovės dhe pėr trojet shqiptare e tė mos e ketė parasysh mendimin politik, filozofik dhe shkencor tė prof. Ukshin Hotit. Ky mendim i shprehur nė kėtė libėr sot ėshtė bėrė filozofi dhe praktikė e sjelljes ndėr ne

 

Tashmė kemi nė duar botimin e dytė tė librit tė profesor Ukshin Hotit "Filozo­fia politike e ēėshtjes shqiptare". Botimi i dytė, i Prishtinės i vitit 1996 ėshtė pak mė i gjerė se sa ai i Tiranės i vitit 1995. Nė kėtė botim ėshtė pėrfshirė edhe njė intervistė e autorit e vitit 1992 pėr Kon­ferencėn e Londrės dhe ēėshtjen shqipta­re dhe njė letėr relativisht e gjatė nga burgu dėrguar Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė UNIKOMB-it.

 

Kjo tregon se libri i profesor U. Hotit mbetet i hapur edhe mė tutje ashtu siē ėshtė e hapur vetė ēėshtja shqiptare nė Ballkan, pėrkatėsisht shqiptarėt dhe viset shqiptare nė ish-Jugosllavi. Libri i Hotit ėshtė shndėrruar nė libėr sistem. Sikurse Mendeljevi qė bėn klasifikimin e elementeve kimike nė tabelėn e tij nė bazė tė vetive tė pėrbashkėta dhe nė bazė tė madhėsisė sė masės atomike, edhe Hoti nė librin e tij i trajton dukuri­tė socio-politike paralelisht sipas dy pari­meve kryesore:

 

·                           sipas tė vėrtetės politike dhe,

·                           sipas tė vėrtetės reale.

 

E para, pra parimi i sė vėrtetės politi­ke, bazohet nė fuqinė ekonomike, politi­ke dhe ushtarake tė njė populli pėr tė ndikuar nė raportet e pėrgjithshme nė pėrmasa globale ndėrkombėtare, me qėllim tė pėrmirėsimit ose tė pėrcaktimit tė pozitės sė vet nė shkallėn e hierarkisė sė ndikimit, dhe e dyta bazohet nė tė drejtėn reale tė individit pėr tė ekzistuar dhe pėr t'u zhvilluar si qenie e vetėdijsh­me kreative, por edhe si kolektivitet, popull, komb, bashkėsi popujsh apo kombesh. Hoti, si homo-politikus dhe si politolog qė merret edhe me aspektin shkencor tė ēėshtjes shqiptare nė pėrma­sa rajonale dhe globale, mė shumė e analizon parimin e sė vėrtetės politike, i vetėdijshėm se raporti i forcave dhe jo e drejta, ėshtė ai faktor qė ndikon nė pėr­caktimin e pozitės sė individit, kombit apo popullit tė caktuar. Duke analizuar tė parin ai e sugjeron tė dytin. Me njė fjalė, Hoti kėrkon qė e drejta e popujve pėr tė vetėvendosur pėr fatin e pėrbash­kėt tė bėhet parim universal gjithė njerė­zor, qė e drejta tė ngadhėnjejė mbi for­cėn. Siē del nga libri i tij, e drejta pėr republikė pėr tė cilėn ai angazhohet aq fuqishėm, pėr ēka edhe burgoset, ėshtė e drejtė pėr t'u barazuar me popujt tjerė nė ish-Jugosllavi dhe pėr demokratizimin e marrėdhėnieve nė sistemin e caktuar, kurse e drejta e ligjshme ėshtė bashkimi i trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm. Tashmė ēdo veprim ose mosve­prim te profesor Hoti merr kuptim poli­tik, siē ngjet zakonisht me personalitete tė mėdha. Edhe punimi shkencor, edhe letra, biseda, vizita, shėtitja kanė kuptim tė veēantė. Te ai asgjė nuk i lihet rastėsi­sė. Si njeri i shkencės, ai kėto gjėra i merr dhe i sistemon nė librin e tij, kėshtu qė libri i Hotit pėrpos qė ėshtė edhe biogra­fi e tij, me shkrimet e tij e pasuroi tė vėr­tetėn pėr sakrificėn e vet dhe tė burgo­surve tė tjerė dhe i dha kuptim luftės pėr liri e demokraci. Ėshtė ndėrkaq njė humbje e madhe pėr shkencėn dhe pėr universitetin fakti qė profesor Hoti u mbajt dhe ende po mbahet i mbyllur nė burg, i izoluar nė jetė, kurse edhe botimi i parė i librit e pėrjetoi tė njėjtin fat.

         Nuk mund tė flasė sot dikush pėr Kosovėn, posaēėrisht pėr Republikėn e Kosovės dhe pėr trojet shqiptare e tė mos e ketė parasysh mendimin politik, filozo­fik dhe shkencor tė prof. U.Hotit. Ky mendim i shprehur nė kėtė libėr sot ėshtė bėrė filozofi dhe praktikė e sjelljes ndėr ne. Edhe vetė autori viktimė e men­dimit dhe idesė progresive sot po pėrpi­qet edhe nga burgu, duke e sakrifikuar shėndetin, qė kohėn mė tė mirė tė jetės dhe krijimtarisė shkencore ta bėjė prakti­kė jetėsore, ta materializojė nė shtet dhe nė pavarėsi.

 

Drama e Ukshin Hotit - iden­tifikim me dramėn e popullit shqiptar

 

Nuk do tė ndalem nė vlerėsimin e nocioneve dhe mendimeve shkencore tė shumta nė libėr, si psh: «Politika intelekt llogaritės dhe talent profesional», «E vėr­teta e kohėshme e shkencės», «Politika si nėnė e shkencave», «Politika si art dhe morali», «Qasja e problemit», «Nofkat dhe demokracia», «Korrektėsia e qasjes», «Kritika franceze konteksti evropian» e tė tjera, tė shumta nė kėtė libėr. Kėtė punė mund ta bėjnė filozofėt, historia­nėt, politikologėt, sociologėt me grada mė tė larta shkencore. Nuk dua as tė shpjegoj dhe as tė thjeshtėsoj, sepse libri ėshtė sa i thellė dhe shkencor, po aq i qartė dhe i thjeshtė. Ėshtė detyrė e imja ta prezantoj librin. Autori ėshtė edhe ndėr personazhet kryesore tė librit, jo pse ai kėtu flet pėr veten, por, duke folur pėr ēėshtjen, pėr lirinė, demokracinė, repu­blikėn, shtetin, njeriun, kombin, ai nuk mund ta abstrahojė veten, sepse edhe vetė ai ėshtė ēėshtja, liria, demokracia, republika, shteti, njeriu, kombi. Libri ėshtė njė enciklopedi politike ndėrsa autori njė enciklopedi e gjallė. Profesor universiteti, diplomat, njė kohė ministėr pėr punė tė jashtme tė Kosovės me dety­ra tjera tė shumta nė Kosovė dhe nė Federatė, studiues nė qendra tė ndrysh­me botėrore e edhe nė Harvard tė SHBA­-ve, kryeredaktor i revistės «Demokracia autentike», kryetar i UNIKOMB-it, i bur­gosur politik, dy herė nė burg, dy herė i martuar dhe i ndarė nga gratė dhe fėmi­jėt. Kushdo qė e lexon dramėn familjare tė profesor Ukshin Hotit, tė ngritur nė shkencė, sepse ajo ėshtė edhe drama e popullit shqiptar, nuk mund tė mos e pyesė veten, a duhet qė shqiptarėt sot, nė prag tė shekullit njėzetenjė, t'i kalojnė tė gjitha fazat e zhvillimit tė shoqėrive nje­rėzore pėr ta fituar pavarėsinė nė trojet e tyre etnike? Se cila ėshtė drama jetėsore e z. Adem Demaēi, tashmė tė gjithė e dimė. Flet vetė emri i tij. Tė gjithė ata shqiptarė nėpėr burgje, me vite tė tėra tė  ndarė nga familjet, nga shokėt, nga shkolla, nga puna. Gjithė ata tė mėrguar shumica e tė cilėve shihen mė rrallė me familjet dhe fėmijėt e tyre se sa tė shku­rorėzuarit me ligj nė botėn e civilizuar. Po ata qė e dhanė jetėn? Kjo ėshtė drama e njė populli tė shtypur me shekuj, tė cilin autori e trajton nė libėr. Autori nuk ėshtė vetėm studiues shkencor, ai edhe i thotė gjėrat, vazhdimisht i potencon me forcė dhe dramaticitet, ashtu siē i sheh dhe i pėrjeton nė procesin e pėrditshėm jetėsor. Kosova ėshtė shndėrruar nė tea­tėr tragjik, ku luhen tragjeditė mė tė hid­hura njerėzore. Si njohės i shkėlqyer i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, ai ndjek rreziqet, parasheh krizat dhe pasojat eventuale qė mund tė lindin si rezultat i zgjidhjeve jo tė drejta dhe tė paqėn­drueshme, prandaj shkon sa nė njėrin, sa nė tjetrin skaj tė vendit, ofron ide dhe zgjidhje pėr lakmi jo vetėm pėr popullin shqiptar, por edhe pėr tė tjerėt nė "Jugosl­lavi", pėr Ballkanin dhe Evropėn.

 

         Sot shqiptarėt janė tė ndarė me kufij administrativė artificialė. Njė shtet i   pavarur shqiptar, Kosova e shpallur Republikė mė 1991, ende nėn domini­min serb, Maqedonia Perėndimore, Mali i Zi jugor dhe pjesėrisht Serbia Jugore. Muret ndėr shqiptare janė vendosur nga fqinjėt me bekimin e fuqive tė mėdha. Profesor Hoti pėrpiqet nė shkrimet e tij qė raportet serbo-shqiptare t'i emėrojė me emrin e vėrtetė. Kėto raporte nga Lidhja e Prizrenit e kėndej, dhe sidomos nga viti 1912, zhvilloheshin mbi baza tė zhdrejta me fėrkime dhe konflikte tė vazhdueshme. Vetėm mbi themele tė drejta mund tė ngrihen pullaze tė drejta. Esenca, thelbi i ēėshtjes, mbulohej me teorizime boshe, ēka e bėnte dhe e bėn tė pamundur ndėrtimin dhe vendosjen e marrėdhėnieve miqėsore midis dy popuj­ve dhe midis dy shteteve fqinjė. Hoti nuk merret me teorizime dhe formalizma, ai merret me esencėn e ēėshtjes. Serbėt duhet t'i tėrheqin forcat nga Kosova, shqiptarėt nuk e mbajnė askėnd tė nėnshtruar dhe nuk kanė ēka tė tėrhe­qin, nėse nuk shpėrngulen si popull. Ser­bia duhet ta njohė edhe de jure Republi­kėn e Kosovės. Duke e njohur atė, serbėt nuk bėhen popull mė i vogėl, e as shqip­tarėt popull mė i madh, nė kėtė mėnyrė ata do tė bėheshin tė tillė ēfarė janė nė tė vėrtetė. Serbėt gjatė historisė patėn disa herė rastin qė tė tregohen tė drejtė ndaj shqiptarėve. Mė 1912 nuk iu pėrmbajtėn marrėveshjes me krerėt shqiptarė pas dėbimit tė osmanėve. Ata depėrtuan kah Jugu me ushtarė duke pushtuar gjysmėn e trojeve etnike shqiptare. Kishin preten­dime edhe nė Shqipėrinė Veriore. Mė 1945 kishin rastin e dytė tė volitshėm qė tė tėrhiqeshin nga trojet shqiptare, por nuk e bėnė. E shkelėn Konferencėn e Bujanit dhe tė drejtėn e popujve pėr vetė­vendosje qė me aq bujė e proklamuan gjatė luftės. Pas kėtij viti nuk pati mė rast tė volitshėm pėr bashkimin e shqip­tarėve dhe trojeve etnike nė njė shtet tė vetėm nėse nuk llogarisim tė sotmen. Tė vetėdijshėm pėr kėtė, shqiptarėt u orga­nizuan me tėrė forcėn pėr tė drejtat nje­rėzore dhe kombėtare nė Jugosllavi.

         Tė vetėdijshėm se nuk lejohet ndėrri­mi i kufijve nga fuqitė e mėdha, shqip­tarėt u angazhuan pėr republikėn e shqiptarėve nė "Jugosllavi", tė barabartė me republikat tjera federative -thotė Hoti.

 

 Ukshin Hoti: «Do tė mbrohem me tė vėrtetėn pasi qė ajo nuk ka tė bėjė vetėm me mua, por edhe me gjithė kontekstin e situatės politike nė tėrėsi»

 

         Politika pėr Hotin nuk ėshtė inkuizi­cion, dinakėri, mashtrim, shantazh, demagogji, formalizėm, dhunė. Kėto metoda janė shprehje e politikanėve dik­tatorė qė politikėn e kuptojnė si mjet pėr ardhjen ose pėr mbajtjen e pushtetit. Pėr Hotin politika ėshtė marrėdhėnie, shans, udhėrrėfim, gjasė, mundėsi. E zhveshur nga elementet negative, politika nuk humb nė peshė, nuk zhduket, pėrkun­drazi, fiton, shndėrrohet nė marrėdhėnie ndėrnjerėzore, ndėrkombėtare dhe ndėrshtetėrore.

 

         Profesor Hoti i hedh poshtė krahasi­met e pavend dhe pa kriter qė bėhen lid­hur me Kosovėn dhe trojet tjera shqipta­re nė ish-Jugosllavi, nė raport me disa popuj tjerė nė Evropė dhe nė Botė. Nė bazė tė referendumeve dhe anketave tė organizuara, kėrkesat e popujve britani­kė nėpėr Republika, pėr t'u veēuar nga bashkėsia e popujve nė Britaninė e Madhe, nuk e arrijnė as 40 pėrqindėshin e votave, ēka tregon pėr pozitėn tjetėr tė atyre popujve nė atė bashkėsi nė kraha­sim me shqiptarėt, tė cilėt janė shprehur 100 pėr qind pėr pavarėsi. Pastaj flam­anėt nė Belgjikė janė nė lidhje speciale  edhe me Holandėn e valonėt me Francėn dhe kjo nuk i pengon qė edhe mė tutje tė kėrkojnė pėrmirėsimin e pozitės sė tyre.

 

         Jam i bindur se njė njeri me pėrgatit­je tė ngjashme profesionale si tė profesor Hotit, nuk do tė mund ta bėnte kėtė ana­lizė si ai, sepse nuk do ta kishte pėrvojėn e tij tė luftės dhe tė sakrificės. Vetėm nė mbrojtjen para gjyqit, qė ėshtė njė mbrojtje e argumentuar shkencore: «Do tė mbrohem me tė vėrtetėn pasi qė ajo nuk ka tė bėjė vetėm me mua, por edhe me gjithė kontekstin e situatės politike nė tėrėsi», shtrohen njė varg vėrejtjesh dhe kėrkesash tė drejtpėrdrejta. Ja disa prej tyre:

 

·                                       Njohja e Republikės sė Kosovės, nė radhė tė parė nga Serbia;

 

·                                       Qė Republika e Kosovės tė formojė organet e veta shtetėrore;

 

·                                       Lirimi i gjithė tė burgosurve politikė kėndej dhe andej kufirit ndėrshqiptar, sepse siē del nga libri i profesor Hotit, kjo formė vetėm e dhunon demokracinė, i konservon raportet e vjetra, krijon armi­qėsi, mbjell ndjenjėn e frikės, tė pasiguri­sė dhe tė pa perspektivės pėr tė ardhmen;

 

·                                       Bashkimi i shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm ėshtė parakusht i ēfarėdo rregulli­mi tė mėtejmė tė marrėdhėnieve ndėrsh­tetėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky bashkim duhet tė bėhet mundėsisht nė rrugė institucionale dhe nė baza kombė­tare. Edhe konstituimi i Republikės sė Kosovės duhet tė jetė nė funksion tė kėtij bashkimi.

 

·                                       Kryeqyteti i ardhshėm i shtetit tė bashkuar shqiptar duhet tė jetė Prizreni.

 

         Profesor Ukshin Hoti gjithmonė e mori anėn e tė mundurve, siē do tė thoshte Visar Zhiti, poet dhe ish i burgo­sur politik nė Shqipėri. Fati i tij sot tė kuj­ton fatin e dikurshėm tė Fan Nolit, the­meluesit tė qeverisė sė parė demokratike nė Ballkan. Veēse Noli pėr themelimin e qeverisė sė tij demokratike gjashtė mujo­re, pėrfundoi nė ekzil - nė Amerikė, pas shembjes sė qeverisė dhe tė demokracisė nga forcat konservative tė vendit dhe tė shteteve fqinjė. Profesor Hoti pėr mendi­met dhe idetė e veta demokratike pėr­fundoi nė burg.

 

         Shpresojmė dhe kėrkojmė qė ai dhe tė gjithė tė burgosurit tjerė politikė tė na lirohen sa mė shpejt.

         Ky libėr qė na dhuroi ėshtė njė rreze drite. Ėshtė «Dritė edhe rreze nga Tivari e gjer nė Prevezė» do tė thoshte Vaso Pasha, kudo nė trojet shqiptare, nė Ballkan dhe nė Evropė, pėrgjithėsisht.

 

Prishtinė, 1998

     

Nė Gjykatėn e Prishtinės nė vitin 1984. Nga e djathta :  Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Sherif Konjufca, Bajrush Behrami, Hamit Hamiti...

 nė rreshtin e dytė shihet edhe dėshmori Ali Ajeti

DY FJALĖ PĖR PROFESORIN TIM ISMET BEGOLLI

         Nė vitin shkollor 1981–1982 kur unė isha nxėnės nė Shkollėn e Mesme nė Besianė (ish Podujevė), nė vitin e katėrt, kishim nderin tė kishim Profesor tė lėndės sė Gazetarisė Prof. Ismet Begollin. Duke qenė se ishim gjenerata, po edhe njėra nga  paralelet organizuese tė demonstratave tė 1 dhe 2 prillit 1981, profesor Ismet Begolli nė atė kohė ishte mbėshtetės dhe frymėzues edhe jashtė procesit mėsimorė ashtu sikurse edhe profesorėt tjerė si Ujup Shala, Hamdi Mustafa, Hamit Hamiti, Bejtush Jashari, Idriz Gashi .... etj. qė nė vitet pasuese pas demonstratave tė vitit 1981 do tė dėnohen me shum vite burg pėr aktivitete nė organizimin dhe mbėshtetjen e rezistencės qė kishte marr hov nė pranverėn e vitit 1981. Nė atė periudhė Prof. Ismet Begolli ishte gazetar  nė Radio Televizionin e Prishtinės kurse ne si maturant kishim fatin qė pėr njė vit rresht  e kishim edhe profesor tė lėndės sė Gazetarisė.

         Hapat e parė pėr njė gazetari tė angazhuar dhe me orientim kombėtar i kishim marrė pikėrisht nga Ismet Begolli. Po jo vetėm kaq. Ne dy nga nxėnėsit e tij unė dhe Muhamet Ymeri dhe tre shok tjerė (Afrim Fusha, Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi)  u burgosėm nė tetor tė vitit 1982 me akuza pėr propagandė armiqėsore, po puna vazhdoj, shokėt nuk u zbuluan. E vazhdoi Fadil Begolli, Bejtush Gashi, Shaip Azemi etj.... Nė fillim tė vitit 1984 burgosen Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Bajrush Behrami, Hamit Hamiti, Sherif Konjufca, Ali Ajeti... po puna dhe aktiviteti ēlirimtar vazhdoi. Profesor Ismet Begolli u dėnua me 13 vite burg.

 Njė shembull tipik, qė edhe sot e kėsaj dite mė bėnė krenar : Fadil Begolli njė bashkėveprimtar qė nga organizimi i demonstratave tė vitit 1981 e nga aktiviteti ilegal nė vitet 80-ta e nė vazhdim, nė demonstratat mė 1988-89, nė aktivitetin nė strehimin dhe mbėshtetjen e “Ēetės sė Llapit”, shkuarja nė pėrgatitje ushtarake me 1991 me Zahir Pajazitin, angazhimi qė nga fillimet nė UĒK,  deri me ēlirimin e Kosovės, sot vazhdon aktivitetin nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė TMK-sė nė Prishtinė.  Unė me qėllim pėrmenda krahas profesor Ismet Begollin , Fadil Begollin qė ishte e njėjta frymė e njėjta vi e organizimit, njė veprimtar i heshtur qė disa herė ka mundur tė burgoset e dėnohet me dhjetėra vite burg, ka mundur tė plagoset ose vritet kur ėshtė plagos shoku ynė Isa Jashari ose Sabri Hamiti me 1981 , ose kur ėshtė vra Ali Ajeti apo Zahir Pajaziti qė pėrpos qė e kishte shok ishte edhe mik me te.  

Shefqet Cakiqi – Llapashtica

 

I pari nga e majta Oficeri i lartė pran Shrabit tė TMK-sė Fadil Begolli

 



Datenschutzerklärung
Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!