“HISTORIA E VĖRTETĖ E ‘MĖRGATĖS SĖ QYQEVE” -  Flet shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi

Gazeta Tiranaobserver


            Romani "Mėrgata e qyqeve" ishte padyshim njė nga romanet mė tė suksesshme tė letėrsisė sė realizmit socialist, kur do tė botohej nė mė shumė se 100 mijė kopje. Megjithatė, shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi, ka dashur tė kalojė sprovėn e madhe se a do t'i qėndronte realitetit tė ri tė krijuar pas viteve '90-tė, ndaj vendosi ta ribotonte. Pėrsėri i njėjti sukses, e tashmė romanin nuk do ta lexonin vetėm "nostalgjikėt", siē ishte thėnė, por edhe shumė tė rinj. Fakt ėshtė se romani ėshtė "zhdukur" shpejt nga libraritė e kryeqytetit. Pėr herė tė parė, nė njė intervistė ekskluzive pėr "Tirana Observer", shkrimtari tregon se si e ngjizi veprėn e tij, qė e bėri tė njohur si shkrimtar. Nisur nga ngjarje reale, pėrmes jetės sė vėshtirė tė njerėzve tė mėrgatės politike shqiptare, autori tregon fatin e kėsaj pjesė tė shoqėrisė, larguar nga Shqipėria pas Luftės sė Dytė Botėrore. Megjithatė, si asnjė shkrimtar tjetėr, Jorgaqi bėn njė autokatarsis, teksa shprehet se mund tė kishte bėrė mė shumė nė paraqitjen e disa vlerave qė kishin disa nga udhėheqėsit politikė tė mėrgatės, ndėrsa iu mbetet besnik bindjeve tė tij, se vepra e ėshtė me karakter historik dhe social-psikologjik.

"Mėrgata e qyqeve", njė nga romanet e rrallė tė letėrsisė sė realizmit socialist, qė pėlqehet edhe sot. Ē'ndjesi ju krijon ky fakt?


            Ndjesinė qė tė krijon ēdo vepėr me vlerė qė ke shkruar, po "Mėrgata e qyqeve" ka disa veēori dalluese, vėshtruar nė kontekstin social-psikologjik dhe letrar. Ėshtė pa dyshim vepra ime mė e lexuar qė zgjoi shumė interes nė kohėn kur u botua, pėr herė tė parė, por dhe sot lexohet, bile ngjallė debate dhe pse jo edhe probleme. Ėshtė njė temė e vėshtirė, njė subjekt delikat, qė kalon nė majė tė thikės sė historisė sonė moderne, ku plekset historia me politikėn, politika me jetėn, e jeta me njeriun, me psikologjinė e tij shumėplanėshe. Dhe tė gjitha kėto pėrmes njė gėrshetimi tė dramės me komedinė. Ėshtė fati i njė shtrese shoqėrore shqiptare, ai i tė mundurve qė tentojnė tė bėjnė histori, por qė janė tė mundur prej saj dhe fati i tė mundurve ėshtė njė fat shpesh tragjikomik. Kjo pėrbėn edhe tharmin e romanit, atė tharm qė e ngjizi veprėn dhe i dha njė origjinalitet, tanimė tė pranuar.


Nga botimi i parė dhe deri mė sot ka kaluar mė shumė se njė ēerek shekulli, cilėt kanė qenė arsyet qė ju shtynė qė ta ribotoni kėtė vepėr? 


            she njė kėrkesė e vazhdueshme e lexueseve dhe e kolegėve, por edhe njė dėshirė e imja si autor. Pavarėsisht nga bindja qė kisha, pėr vlerat e saj tė qėndrueshme, doja qė vepra tė pėrballej me provėn e kohės. A i kishte qėndruar dhe sa i kishte qėndruar kohės. Nė radhė tė parė artistikisht, por edhe pėr brendinė e saj, pėr ngjarjet, personazhet, pėr idetė, pėr vėrtetėsinė historiko - psikologjike. Tė provonte hapur edhe njė herė se nuk ishte njė roman propagandistik, por njė vepėr e qenėsishme letrare. Dhe vepra tė tilla, sfidojnė ndryshimet e sistemeve, dhe bėjnė jetėn e tyre tė pavarur. Mirėpritja e romanit nga lexuesit e sotėm tregoi se kjo pavarėsi i kishte qėndruar kohės. Domethėnė, njė kohe tė vėshtirė, kohės sė tranzicionit, kohės sė pėrmbysjes tė njė sistemi, idealet e tė cilit ishin nė themel tė veprės. Fakti ėshtė qė romani gjeti tregun, njė treg tė suksesshėm, u pranua nga lexuesi, krejt normalisht. U pranua si nga lexuesit e brezit tė vjetėr, tė ashtuquajturit lexuesit nostalgjikė, ashtu edhe nga lexuesit e brezit tė ri. Pra, koha nuk e rrėzoi, por e qasi, e vlerėsoi, i dha atė vend qė i takon. Mė bėri pėrshtypje fakti qė kundėrshtarėt e romanit nuk ju kundėrvunė publikisht dhe kėtė, nuk dua ta marr si njė shpėrfillje apo nėnvlerėsim, por si njė vėshtirėsi pėr t'u ballafaquar me realitetin e pamohueshėm qė ngėrthen dhe pėrshkruan vepra ime. Natyrisht pėr mua si autor, kalimi me sukses i provės sė kohės pėrbėn njė kėnaqėsi e veēantė.


Si ju lindi ideja pėr ta shkruar kėtė vepėr?


            Ideja e veprės lindi krejt rastėsisht. Aty nga fillimi viteve 70 u gjenda nė Durrės, me shkrimtarin Resul Bedo, ku kishim shkuar pėr muajin e letėrsisė. Pasi mbaruam punė, ai mė propozoi tė vizitonim njė bashkėfshatar tė tij. Unė iu shmanga ftesės, por kur ai mė tha "E di si ėshtė puna? Ky bashkėfshatari im ka qenė zbulues jashtė pėrmbi 10 vjet dhe tashti ėshtė kthyer. Hajde ta takojmė se do tė jetė me vlerė pėr tė shkruar diēka". Prapė unė nuk tregova ndonjė interes tė veēantė, sepse nuk isha marrė ndonjėherė me kėtė temė dhe nuk kisha ndėrmend tė merresha. Mirėpo nė momentin kur ky mė tha: "Hajde, o derėzi, hajde shkojmė se ėshtė njė rast i rrallė. Ky njeri kur ka vdekur Zogu i ka mbajtur fjalim mbi varr". Mjaftoi kjo qė unė tė lidhesha, tė dorėzohesha, dhe shkuam. Ky ishte bashkėfshatari i tij nga Fushėbardha, Isuf Mullai. Shkuam, na priti me pėrzemėrsi, por nė rrėfimet e tij tregohej tepėr i pėrmbajtur. Dukej qė kishte bėrė jetėn e njė zbuluesi. Dhe kur unė i propozova se a mund tė shkruaja ndonjė tregim pėr episodin qė lidhej me fjalimin e tij mbi varrin e Zogut, ai mė tha qė "Kjo nuk varet prej meje, pėr kėtė punė duhet tė pyesni lartė". Pas kėsaj, unė vij nė Tiranė dhe takohem me njė mikun tim qė punonte nė kundėrzbulim pranė Ministrisė sė Jashtme. Ai ishte njė burrė me kulturė, me horizont dhe e mirėpriti dėshirėn time, por mė tha se kjo nuk ishte nė kompetencėn e tij. Ai mė premtoi njė takim me Kadri Hazbiun, me tė cilin u takova pas disa kohėsh. Ishte fillimi i viteve 70. Ai mė mirėkuptoi, por edhe pse ishte ministėr i Brendshėm, u gjend pėrpara njė problemi. Problemi ishte se zyrtarisht nuk pranohej qė shteti shqiptar kishte njė rrjet zbulimi jashtė vendit dhe informatorė nė radhėt e emigracionit politik. Prandaj dhe Hazbiu nuk u tregua menjėherė i gatshėm pėr tė mė dhėnė autorizimin qė tė shkruaja njė vepėr qė kishte nė qendėr punėn e njė zbuluesi nė mėrgim. Kėshtu doli nevoja qė tė pyetej nė Komitetin Qendror. Atėherė unė iu drejtova Ramiz Alisė, qė mbulonte sektorin e propagandės dhe tė kulturės. Ai nuk pati asnjė dilemė, e miratoi kėrkesėn time menjėherė. Mbasi u mor leja qė ishte aq e rėndėsishme, atėherė unė fillova nga puna. Tė them tė drejtėn, nuk mendoja tė shkruaja njė vepėr policeske, aq mė tepėr njė roman xhalo. Doja tė shkruaja njė roman nė radhė tė parė psikologjik. Kryesore tė mos tė ishte aventura, por jeta e kėtyre njerėzve tė mėrgatės, bota e tyre, hallet e tyre, dramat e tyre me theks tragjikomik. Kjo mua mė tėrhiqte. Gjėja e parė qė bėra mbaj mend, qė lexova njė vepėr me kėtė temė, romanin "Emigrantėt", tė shkrimtarit tė shquar sovjetik Aleksej Tolstoi.
Ishte roman qė fliste pėr fatin e rusėve tė bardhė nė Paris pas revolucionit tė Tetorit. Tė them tė drejtėn, romani nuk mė entuziazmoi, megjithėse ai ishte njė shkrimtar goxha me vlera, por lėnda qė kisha unė, kushtet shqiptare me diktonin njė gjė tjetėr. Tjetėr psikologji, tjetėr fat etj. Kėshtu, qė e lash burimin letrar dhe fillova punė pėr njohje e materialeve. M'u caktua njė konsulent, njė nga kuadrot e zbulimit shqiptar, njė diplomat me eksperiencė siē ishte Hasan Luēi. Nėpėrmjet tij unė do tė njihesha me dokumente, tė cilat ai nuk do tė m'i jepte nė dorė, por do tė m'i lexonte. Pra, tė dhėnat dokumentare do tė mė jepeshin me pikatore. Kishte rregulla shumė tė ngurta dhe ndonėse unė Hasanin e bėra mik, ai gjithmonė rrinte i distancuar dhe kur bėja pyetje pėrtej normave zyrtare, ai ndonjėherė buzėqeshte dhe ja bėnte "no coment". Pra, nuk jepte pėrgjigje, por unė pastaj u mėsova dhe megjithėse nuk mė pėlqente kjo gjė, sepse mė pengonte nė ngritjen e veprės, prapė isha i detyruar ta pranoja kėtė si njė rregull qė duhej respektuar. Natyrisht, pėr mua burimi kryesor ishin zbuluesit qė kishin kryer detyrat, dhe ishin kthyer nė atdhe, nė shtėpitė e tyre. Shumica qenė nė pension dhe nė radhė tė parė njė ndihmė tė madhe do tė mė jepte Isuf Mullai, i cili kishte jetuar mbi dhjetė vjet nė emigracion, duke kaluar nėpėr kalvarin e zbulimeve tė huaja dhe ishte vendosur pastaj nė Belgjikė, ku kishte bėrė karrierėn e tij "politike".


Deri atėherė ju kishit shkruar prozė dhe vepra studimore dhe dokumentare, por me njė roman tė tillė ju u afirmuat akoma mė shumė si shkrimtar. A mund tė na thoni mbresat nga suksesi i atyre viteve?


            Ky ėshtė njė fakt i njohur pėr bashkėkohėsit, i pasqyruar dhe nė shtypin e kohės, qė romani pati njė pritje shumė tė mirė. Shkroi shtypi letrar, por edhe gazetat e pėrditshme, mora letra nga lexuesit, mora ftesa, bėra plot takime. Romani u nderua me ēmimin e parė nė konkursin kombėtar tė vitit 1979, si romani mė i mirė dhe njohu tre botime, me njė tirazh qė sot ėshtė i pa konceptueshėm, nė 100 mijė kopje. Natyrisht, pėr mua ky ishte shpėrblimi mė i mirė, njė stimul nė punėn time si krijues. Romani u shpėrnda edhe nė diasporė, hyri dhe nė Kosovė ku gjeti njė pritje shumė tė ngrohtė. Linja mė e dashur e romanit pėr mua, ėshtė linja e kosovarėve, fati i familjeve tė tyre, i luftės qė zhvillonte UDB-ja pėr t'i bėrė pėr vete, pėr t'i pėrēarė dhe kujdesi qė tregonte shteti shqiptar pėrmes zbuluesve tė vet, pėr ta ruajtur dhe pėr tė kultivuar patriotizmin e tyre. Kjo linjė mua edhe sot e kėsaj dite mė emocionon. Zbuluesit tanė mbėshtetjen kryesore e kishin pikėrisht te vėllezėrit e tyre kosovarė. Nga vitet 1978-80, kur sapo ishte botuar romani dhe unė shkoja nė Kosovė si pedagog pėr tė dhėnė mėsim nė Universitetin e Prishtinės, kam kujtime dhe emocione tė paharrueshme. Ishte pragu i ngjarjeve tė viti 81, dhe njerėz tė panjohur, sidomos studentė, mė kapnin nė rrugė, vinin nė hotel, mė ftonin pėr kafe, mė jepnin letra nėn dorė. Tė gjithė donin tė dinin diēka mė shumė pėr "Mėrgatėn e qyqeve". Njė nga udhėheqėsit e demonstratave tė famshme tė asaj kohe, Idajet Hyseni, qė thonė se ėshtė mė i torturuari nga UDB-ja nga tė gjithė tė burgosurit, kur e kam takuar pėr herė tė parė nė Amerikė pastaj nė Kosovė, mė ka thėnė: "Me kėtė libėr ne jemi edukuar dhe ky ka qenė libri mė i dashur pėr Jusuf Gėrvallėn. Libri qarkullonte dorė mė dorė nė burgjet, ku vuanin shqiptarėt nė Kosovė e nė Serbi". Tė them tė drejtėn, kur shkoj nė Kosovė dhe tani vepra qė mė prezanton ėshtė "Mėrgata". Edhe pse kohėt kanė ndryshuar, lexuesit e mbajnė si njė libėr qė ka luajtur rol nė edukimin e tyre, nė luftėn e pėrpjekjet e tyre pėr liri. Duke lėnė mėnjanė modestinė, mund tė them se "Mėrgata", i ka ndihmuar tė rinjtė revolucionarė tė Kosovės, nė ngjarjet e viti 1981 dhe kjo mė bėn tė ndihem krenar.


Sa vite ju deshėn pėr ta shkruar?


            Gjithsej, pėr ta mbledhur e pėr t'u njohur me materialin jetėsor tė vjela nga burime tė ndryshme, dhe pėr ta shkruar pastaj m'u deshėn 2-3 vjet.
Po kaq gati u desh tė mbahej nga burokracia e kohės. Gati njė vit e ca u mbajt vėllimi i parė, dhe akoma mė shumė vėllimi i dytė. Duke e parė nė retrospektivė ēuditem pėr druajtjen, pėr njė lloj pasigurie qė kishte, qoftė edhe ministri i Brendshėm. Nga vėrejtjet qė m'u bėnė, m'u desh tė heq pjesė qė mua m'u dhimbsėn. Kalimi pėrmes kėsaj censure, jo vetėm ma vonoi veprėn, por edhe ma cungoi, duke prekur nė njė farė mase objektivitetin. Nė vitin 1978 u botua vėllimit i parė dhe nė 1979 vėllimi i dytė. Nė vitet 80, romani njohu dhe dy botime tė tjera. U pėrkthyen disa kapituj nė frėngjisht nė revistėn "Les lettres francaise" dhe njė pėrkthyes gjerman e pėrktheu dhe nė gjermanisht, por ndodhėn ngjarjet e 90-ės dhe ai nuk pa dritėn e botimit.


Pas viteve 90 ndodhi pėrmbysja e sistemit socialist. A keni pasur kontakte njerėz tė mėrgatės? Ēfarė ju kanė thėnė ata pėr romanin tuaj?


           
Po, kam pasur. Kanė qenė kontakte dhe takime shumė interesante, jo pa emocione, jo pa telashe. Me kėta njerėz unė do tė takohesha nė kushte tė reja. Ndonėse mė pėrpara i kisha parė nga larg ose kisha dėgjuar pėr ta, tani nė rrethana tė reja do tė pėrballesha edhe fizikisht. Natyrisht nė atmosferėn e gjithė asaj qė ngjau nė vitet 90-tė, nuk do tė ishte i kollajt ky ballafaqim. Mund tė them se unė u takoj atyre njerėzve, qė duke evoluar me kohėn u kanė qėndruar besnikė bindjeve tė tyre. Kontaktin e parė e kam pasur nė Tiranė me njė nga pėrfaqėsuesit e mėrgatės politike, siē ishte kryetari i partisė monarkiste Guri Durollari, i cili nė mėnyrė tė mirėsjellshme erdhi e mė takoi. U prezantua, mė tha se "E kam lexuar veprėn. Sigurisht pozicionet tona politike janė krejt tė kundėrta, por kur e kam lexuar "Mėrgatėn" jam tronditur. Mund tė them me plotė gojė se ju keni shkruar tė vėrtetėn, bile e vėrteta ka qenė akoma mė e rėndė, por nė qoftė se do ta shkruanit ashtu siē ishte, nuk do t'u besonte njeri". Durollari i mbronte idetė e tij, pozitėn e tij politike, por pati ndershmėrinė tė pohonte se vepra ngrihej mbi tė vėrtetėn. Pėr mua kjo si autor ėshtė thelbėsore, ėshtė gjėja mė e rėndėsishme. Kam takuar pastaj tė tjerė, prapė pėrfaqėsues tė partisė zogiste si Nderim Kupin, i cili kur mė njohu rastėsisht u befasua dhe u trondit, bile mė tha se "nė qoftė se do tė mė kishte takuar atėherė kur kishte lexuar romanin nuk di se ēfarė do kisha bėrė me ju". Ai nuk e pranonte atė, e quante njė falsifikim tė historisė, pėr sa i takon figurės sė Zogut. Por biseda jonė pastaj rrodhi krejt normalisht gati - gati nė mėnyrė miqėsore, shkėmbyem mendime, secili qėndronte nė tė vetat, veē edhe ai nuk tentoi ta rrėzonte romanin si vepėr letrare. Pėr hir tė sė vėrtetės situatėn mė tė vėshtirė e kam kaluar nė Amerikė, kur shkova pėr herė tė parė nė vitin 1993. Duke qenė nė njė vend tė huaj dhe duke rėnė nė kontakt me njerėz tė mėrgatės politike qė mė njihnin kryesisht si autor tė "Mėrgatės sė qyqeve", madje shumė prej tyre kujtonin se unė kisha qenė eksponent i Ministrisė sė Brendshme, ose qė kisha kryer detyra si zbulues, u krijuan dhe situata tė pakėndshme. U ndodha nė vitin 1993 nė Nju Jork, nė njė mbledhje tė shqiptarėve dhe nė kohėn kur mbarova dhe dola nga salla, jashtė mė priste njė grup i madh njerėzish nga tė mėrgatės. Ata mė provokuan me sjelljen e tyre dhe pastaj mė bėnė pyetje nga mė tė ndryshmet, bile dhe fyese. Nė mes tė tjerash mė pyetėn: A je penduar pėr atė qė ke shkruar? Unė thashė: "A doni tė vėrtetėn si burrė burrit?" Po, thanė ata, duam tė vėrtetėn. "Dhe unė po ju them: nuk jam penduar". Atėherė njėri prej tyre u turr nė drejtim tim pėr tė mė goditur, por u ndodhėn burra gjakftohtė dhe tė urtė, qė jo vetėm qė nuk e lanė, por mė dhanė dorėn dhe filluam tė bisedojmė, siē mund bėhet njė bisedė mes shqiptarėve qė takohen nė vend tė huaj. Por ndėrkaq miqtė e mi njoftuan policinė dhe erdhėn ata qė evituan ndonjė pasojė tė pa dėshirueshme qė mund tė kishte ndodhur. Nga ana tjetėr, mė vjen mirė tė pėrmend me kėtė rast fjalėt qė kam dėgjuar nė njė bisedė televizive, qė tha njė monarkist. Ai tregoi se kur erdhėn krerėt e partisė sė legalitetit nga mėrgimi, kuptova se ē'ishin ata nė tė vėrtetė. "Unė, tha ai, kam qenė nė burg dhe jam rritur kėtu nė Shqipėri. Mirėpo kur ata u kthyen kėtu, ne kujtonim se ē'ishin. Nė fakt kishin mbetur shumė prapa nga bota, ishin tamam si personazhet e 'Mėrgatės sė qyqeve'!".


Botime letrare te Nasho Jorgaqit


"Dashuria e Mimozės", novelė 1960


"Ėndrra dhe plagė", novelė 1963


"Posta e largėt", novelė 1968


"Shoku", tregime, 1968


"Tregimet e mbrėmjes", 1972


"Mėrgata e qyqeve", roman, vol I, II, III, 1978, 1979, 2004


"Tregimet e Qemalit", 1978


"Atentatori i perandorit", biografi letrare, 1980


"Tregimet e pranverės", 1985


"Larg dhe afėr", udhėpėrshkrime dhe meditime, 1987


"Balada e Nėnės", 1994


"Manastiri i dashurisė", proza tė shkurtra dhe tregime, 1995


"Ndėshkimi i bukurisė", proza tė shkurtra dhe tregime, 1998


"Shpirti i magjepsur", proza tė shkurtra dhe tregime, 2001


"Ishte njė herė njė dashuri", proza tė shkurtra dhe tregime, 2003


Skenare filmash artistikė


"Tana", (filmi i parė artistik shqiptar)


"Dueli"


"Mimoza llastica"


"Tomka dhe shokėt e tij"


Pėrkthime

Pėrkthime tė veprave tė A. Ēehov, Xh.Gollsuorthi, M.Prishvin, A.Filipi etj.
Disa nga veprat e Nasho Joargaqit janė pėrkthyer nė gjuhėt e huaja si: italisht, frėngjisht, greqisht, turqisht, anglisht dhe kineze


Botime shkencore


"Antologji pėr Skėnderbeun", 1968


"Qemal Stafa", 1970


"Silueta letrare" (shėnime historike-letrare), 1976


"Antologji e mendimit estetik shqiptar" (1504-1944) 1979


"Antologji e fjalės sė menēur", 1994


"Udhėtim me Fan Nolin" (inkursion studimor) 1995


"Estetika e fjalės shqipe" (Studime, artikuj, ese) 1996


"Fanoliana", 2001


"Udhėtime letrare", 2001


"Pėr Fan Nolin", (studime dhe portrete letrare), 2001


"Portrete dhe gjurmime" (artikuj dhe studime letrare), 2002


"Fan Noli" (antologji fotografike) 2002


"Sythe mendimesh" (1600 aforizma), 2004


Sė shpejti:


"Jeta e Fan S. Nolit", nė dy vėllime


"Nėn hiret e bukurisė"


Personazhet e romanit


Ahmet Zogu


Ish-kryeministėr dhe mbret i shqiptarėve. U largua nga Shqipėria, mė 7 prill tė vitit 1939 dhe pasi u end nėpėr disa vende, gjeti prehje dhe u vendos nė Francė ku edhe vdiq. Gjithnjė ka punuar pėr rrėzimin e sistemit komunist nė Shqipėri.


Xhaferr Deva


Pas dorėheqjes sė kryeministrit Rexhep Mitrovica, posti i lartė diskutohej mes Mehdi bej Frashėrit dhe Xhaferr Devės. Por ky u tėrhoq nė qershorin e 1944-ės, duke menduar qė tė shkonte nė Gjermani dhe pastaj t`i pėrkushtohej forcimit tė pozitės sė tij nė Kosovė.


Muharrem Bajraktari


Muharrem Bajraktari njė nga drejtuesit e Lėvizjes Antikomuniste nė Shqipėrinė e Veriut. Kishte mbetur ndėr nacionalistėt e pėrēarė si mos mė keq dhe kishte marrė tatėpjetėn nė mėrgim.


Abaz Kupi


Bazi i Canes njė nga figurat e mėrgatės politike shqiptare. Agjitatori i flaktė pėr rrėzimin e regjimit tė Enver Hoxhės. Nė bisedat me anėtarėt e mėrgatės stimulonte nisjen e vullnetarėve antikomunistė nė Shqipėri.


Mark Gjon Markaj


Drejtonte bandat antikomuniste dhe ka bashkėpunuar me bandat e Muharrem Bajraktarit, Fiqiri Dines. Bėrthama nga vareshin kėto banda pėrbėhej nga Mark Gjon Markaj, si kryetar dhe nga zėvendėskryetarėt Muharrem Bajraktari.


“Mėrgata e qyqeve”


            Dėrgimi me misione diversive nė Shqipėri ka qenė njė nga mėnyrat mė tė rėndėsishme deri nė vitin 1952-1953. Parashutimi, futja nga deti dhe nga toka ishin rrugėt efikase pėr tė dėrguarit nga "Bota e Lirė". Ata vendoseshin nė Shqipėri, zini baza, shtriheshin, kėrkonin armė, municione, para pėr tė blerė ushqime, uniforma etj. Nė qendrat e tyre ishin tė kėnaqur nga kėta luftėtarė tė lirisė. Ishte shumė i kėnaqur dhe mbreti Ahmet Zogu me Partinė e tij, Legalitetin dhe Partinė e Ballit Kombėtar, Blloku Indeipendent, Partia Agrare etj., tė strukturuar nė Perėndim, tė aktivizuar dhe nga UDB-ja, tė financuar pėr tė rrėzuar komunizmin nė Shqipėri. Dukej sikur "pushteti i zbatharakėve", siē quhej pushteti komunist, po pėrmbysej. Mirėpo nė vitin 1953 nė Tiranė u bė njė gjyq i madh me kėta pėrfaqėsues tė Mėrgatės qė nė tė vėrtetė nuk po bėnin shumė ēudira. Shumė syresh ishin kapur apo asgjėsuar, tė tjerė kishin hyrė nė shėrbim tė Sigurimit tė Shtetit Shqiptar, i cili kishte bėrė dy radiomanipulacione tė ēuditshme, absolutisht tė papritura pėr qendrat amerikane pėrtej kufirit. Qėllimi i radiomanipulacioneve ishte tė krijonin bindje nė Qendėr se tė dėrguarit e saj nė Shqipėri po hidhnin rrėnjė, se do tė niste njė kryengritje e madhe nga brenda dhe do tė duhej pak ndihmė nga jashtė pėr ta pėrmbysur komunizmin nė Shqipėri. Hapja botėrisht e rezultateve tė radiomanipulimeve me emra tė koduar "Buza e Bredhit" dhe "Liqeni i Vajkalit" ishte pjesa pėrmbyllėse e fazė sė parė tė Luftės sė Ftohtė nė Shqipėri.


           Shkrimtari Nasho Jorgaqi guxoi tė prekė temėn mė tė vėshtirė tė kohės, atė tė Luftės sė Ftohtė, apo siē quhet ndryshe dhe lufta e nėndheshme. Duhet tė tregohej shumė i kujdesshėm se ndodhej nė fije tė perit, fare pranė suksesit dhe dėshtimit. Subjekti i romanit ishte interesant, por njėkohėsisht, vėshtirėsitė nė realizimin artistik tė veprės ishin evidente. Meqenėse do tė trajtohej pėr herė tė parė njė problem me rėndėsi, siē ishte ai i mėrgatės politike shqiptare, qė ishin dhe kundėrshtarė tė regjimit, kjo kėrkonte kujdes. Vepra e Jorgaqit do tė kalonte njė sprovė tė fortė, pasi do tė ishte nė qendėr tė vėmendjes sė elitės politike tė sistemit komunist.
Sigurisht qė sinjalet e para do tė vinin drejtpėrdrejt nga ministri i Brendshėm, Kadri Hazbiu, qė do ta shikonte romanin me syrin e profesionistit. Ky do tė jepte dekodimin e parė. Fjalėt e mira, ministri i Brendshėm ia kishte thėnė pėrballė se i kishte pėlqyer vepra, pasi atje zbuluesit e institucionit tė tij ishin paraqitur sipas tij, realisht. Por mė pas do tė priteshin komentet pozitive ose negative tė instancave mė tė larta tė shtetit tė asaj kohe, pėr tė mbėrritur nė fund te vlerėsimet e Enver Hoxhės. Shkrimtari sigurisht qė e dinte njė gjė tė tillė, ai do tė ishte i vėmendshėm dhe i kujdesshėm nė punėn e tij. Enver Hoxha, indirekt transmetonte se e kishte pėlqyer veprėn, tė cilėn ia kishte rekomanduar familjarėve tė tij. Nuk do tė ngeleshin pas edhe familja Shehu, qė nėpėrmjet Fiqretit e pėrgėzoi shkrimtarin pėr romanin e suksesshėm.

Cilėt kanė qenė vlerėsimet e personaliteteve tė shteti shqiptarė tė asaj kohe, Enver Hoxhė, Mehmet Shehut, Ramiz Alisė, Kadri Hazbiut pėr romanin "Mėrgata e qyqeve"?


            Kadri Hazbiu mė ka bėrė vlerėsime tė drejtpėrdrejta gojarisht dhe e ka ēmuar veprėn.
Natyrisht, ai e ka ēmuar nga pozita e ministrit, e specialistit, nga pikėpamja profesionale, jo aq nga pikėpamja artistike e letrare. Kurse nga figura tė tjera opinionet mė kanė ardhur nė vesh nė rrugė tė tėrthortė. P.sh nga njerėz tė familjes Hoxha kam dėgjuar se Enveri e kishte lexuar tė gjithė veprėn, a e kishte lexuar pjesėrisht, nuk di tė them, por tema e romanit i ishte dukur shumė interesante, e guximshme origjinale, dhe vepra i kishte pėlqyer aq shumė, sa ia kishte rekomanduar edhe pjesėtarėve tė tjerė tė familjes. Nuk di gjė pėr atė se ēfarė ka thėnė Mehmet Shehu, pasi vetėm Fiqret Shehu, nė njė takim mė pėrgėzoi pėr veprėn. Por ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje dhe nuk di ta shpjegoj edhe sot e kėsaj dite, kryesekretari i Kadri Hazbiut kur doli vėllimi i parė mė takonte mė pyeste nėse kisha dėgjuar ndonjė gjė seē kanė thėnė ata lart pėr romanin. E kishte kėtė njė pyetje shqetėsuese. As sot e kėsaj dite nuk e kam kuptuar pėrse ai ishte i shqetėsuar, aq i interesuar se ēfarė mund tė kishin thėnė udhėheqėsit pėr kėtė vepėr. Nuk e kuptoja se pėrse e kėrkonin nga unė kėtė gjė, kur ata kishin kanale tė tjera, qė mund ta dėgjonin.


Por Ramiz Alia ju ka thėnė gjė pėr veprėn?


           Jo, nuk mė ka thėnė gjė.


Nė tė vėrtetė ky ėshtė njė roman, por ndėrthurjen e situatave ngjarjeve tė lė pėrshtypjen e njė historie tė jetuar. Ēfarė do tė thoshit pėr kėtė?


           Vepra nuk ėshtė histori e njė personi, nuk janė kujtimet e njė njeriu. Ky ėshtė roman, njė vepėr artistike, ku duke u nisur nga njė realitet konkret kam gatuar veprėn mbi principet dhe kėrkesat qė lyp njė vepėr arti, ku ka njė raport normal mes ngjarjeve tė vėrteta dhe fiksionit. Njė mori personazhesh e kanė prototipin nė jetė. P.sh personazhi i romanit Ihsan Maēi, ka njė prototip tė tillė nė bashkėsinė e mėrgatės shqiptare tė Brukselit, apo Anton Kumaēi. Sigurisht kėto janė pikėnisje, disa tė dhėna embrionale qė mua mė kanė shėrbyer pastaj pėr tė krijuar personazhin. Tė marrim nė kontekst social, politik e psikologjik. Kam krijuar karaktere qė nuk janė figura anekdotike, por figura qė pėrfaqėsojnė ide tė caktuara.
     Saktėsia e tė dhėnave tė lė shijen e mirė qė autori nuk ėshtė mbėshtetur thjesht nė fantazinė e tij apo nė rrėfimin e dikujt. A keni shfrytėzuar tė tjera burime pėr realizimin e "Mėrgatės sė qyqeve"?


            Ėshtė krijuar pėrshtypja sikur romani "Mėrgata e qyqeve", i kushtohet njė personazhi real, njė prej zbuluesve tė njohur tė sigurimit shqiptar. Nuk kam shkruar pėr jetėn dhe veprimtarinė e njė zbuluesi, por jam pėrpjekur duke pasur parasysh atė aktivitet tė pasur, atė pėrvojė tė jashtėzakonshme qė pėrfituan dhe sollėn kėtė njerėz nga fusha dhe veprimtaria e tyre, tė marr ata elementė, ato tė dhėna nga burime tė ndryshme, qė plotėsojnė njėra - tjetrėn dhe t'ia nėnshtroj njė qėllimi, njė synimi, ose kritereve jo artistike pėr tė krijuar letėrsi. Kėshtu, qė ēdo aludim ose mendim se kjo ėshtė jeta, pėrshkrimi i jetės sė njė personazhi real, nuk ėshtė i saktė. I vėrtetė ėshtė fakti qė unė jam njohur dhe kam shfrytėzuar disa figura reale, tė cilat janė mishėruar nė figurėn e protagonistit tė romanit, Manush Kelmendi.


A keni pasur konsulencė pėr pėrshkrimin e situatave ku mbizotėrojnė veprimet e spiunazhit, qė e pėrshkruajnė pothuajse tė gjithė veprėn tuaj?


            Sigurisht, sepse nga pikėpamja profesionale unė isha krejtėsisht i pa pėrgatitur, isha si gjithė qytetarėt, dhe aq mė tepėr se gjithė kolegėt e mi qė nuk kishim njohje profesionale nė kėtė fushė. Tė them tė drejtėn pėr arsye qė nuk vareshin prej meje po qė vareshin nga tė tjerėt, unė nuk mora asnjė manual tė profesionit, sepse kėto ishin top sekret. Kėshtu qė pėr fat tė keq, por edhe pėr fat tė mirė, pėr fat tė keq e kjo do tė ndihmonte pėr tė zgjeruar horizontin tim dhe do tė kisha mė shumė siguri, por pėr fat tė mirė se thellimi nė ēėshtjet profesionale rrezikonin atė, krimin artistik qė pėrpiqesha tė bėja. Por, atė zanatin, profesionin e zbuluesit, unė e mėsova, e pėrvetėsove dhe e zbatova nė veprėn time pėrmes udhėtimeve tė zbuluesve dhe ndihmės sė pa kursyer tė konsulentit. Hasan Luēi, i cili u bė mė pas vėrtetė miku im, me pėrgatitjen profesionale, pasi pėrveē se kishe mbaruar shkollėn kishte bėrė edhe specializimin pėr zbulim nė Bashkimin Sovjetik, por dhe eksperiencėn e madhe, qoftė brenda e nė pėrfaqėsitė diplomatike ku kishte shėrbyer, ishte njė ndihmė e madhe pėr mua, ndaj dhe ecuria e veprės ishte brenda parametrave profesionalė.


Nga dinamika e personazheve dhe rrethanat nė tė cilat janė vendosur ata, tė krijohet pėrshtypja e njė historie tė vėrtetė. Cili ėshtė raporti nė mes realitetit dhe trillit artistik nė kėtė roman?


            Nė qoftė se ėshtė kėshtu pėrshtypja, atėherė kjo ėshtė lėvdata mė e mirė qė mund t'i bėhet autorit. Dihet se shkrimtari zakonisht niset nga realiteti, por ai e ngre veprėn pėrmes fiksionit, ku luajnė rol fantazia dhe imagjinata. Nė rastin tim, duke qenė se jam edhe autor veprash tė letėrsisė dokumentare, kjo gjė ka ndikuar nė krijimtarinė time, dhe i ka dhėnė asaj veēoritė e veta. E ka bėrė mė realiste, mė tė prekshme dhe mė tė besueshme.


Personazhi kryesor ėshtė njė zbulues i pėrgatitur dhe i dėrguar nga Sigurimi i Shtetit jashtė Shqipėrisė. A ka njė model konkret tė personazhit kryesor Manush Kelmendit?


            Mė duket se pak a shumė kjo pyetje ka marrė pėrgjigje nga gjithė sa kam thėnė mė lart. E pėrsėris qė unė pata fatin tė njoh disa zbulues, tė cilėt kishin punuar me vite dhe dekada tė tėra jashtė vendit, tė ngarkuar me detyra tepėr tė vėshtira dhe delikate, nė radhėt e emigracionit politik, por edhe nė instanca shtetėrore dhe jo shtetėrore tė vendeve perėndimore e sidomos nė vendet fqinjė. Kuptohet se shumė nga kėta, mė dhanė mua materiale qė i shėrbyen ngritjes sė veprės. Pėr hir tė sė vėrtetės, dua tė them qė nga gjithė zbuluesit, ai tė cilin e kam ndjerė mė afėr dhe qė, e kam pasur pak a shumė prototip nė krijimin e figurės sė protagonistit, tė personazhit Manush Kelmendi, ka qenė Isuf Mullai. Unė u miqėsova me tė, por ai pėr shkak tė sekreteve, tė detyrave qė kishte kryer, jo gjithnjė do tė m'i thoshte tė gjitha. Nga intervistat e tij nė shtyp para disa muajve u njoha me tė dhėna shumė interesante qė mund ta pasuronin romanin. Gjithnjė jeta ėshtė mė e pasur se letėrsia, por dhe vjelja e burimeve ka njė kufi, pasi njė mbingarkesė faktesh e rėndon veprėn, i asfikson nė njė farė mėnyre situatat, apo i leton personazhet. Nė kėto raste ėshtė shumė e rėndėsishme tė ruhet sensi i masės dhe unė, mė duket jam pėrpjekur ta ruaj dhe ta respektoj me rigorozitet atė. Si konkluzion mund tė them se "Mėrgata e qyqeve", nuk ėshtė historia e njė njeriu, por njė vepėr letrare qė synon tė pėrgjithėsojė e tipizojė dukuri historike, politike e sociale tė caktuara. Manush Kelmendi ėshtė figura e tipizuar e zbuluesit shqiptar nė kohėn e "Luftės sė Ftohtė".


Pėrballė personazhit kryesor keni vendosur njė tjetėr, por nė sensin e kundėrt Ihsan Maēi, njė ish-oficer i mbretėrisė sė Zogut, njė kundėrshtar i komunizmit. Si mundėt ta realizonit kėtė kontrast?


          Mė vjen mirė qė jo vetėm heroi i romanit, por edhe figurat antagoniste, personazhet kundėrshtarė tė tij, kanė ngjallur interesin e lexuesit dhe ndonjė prej tyre, siē ėshtė Ihsan Maēi ėshtė bėrė figurė gati proverbiale. Nė qoftė se unė pėr heroin, me gjithė pengesat qė hasa, kisha disa prototipa, siē qenė zbuluesit, tė cilėt me rrėfimet e tyre, mė ndihmuan tė krijoja figurėn e heroit, pėr personazhet antagoniste, tė figurave tė ashtuquajtura negative, unė do tė pėrballesha me vėshtirėsi. Mbi tė gjitha nuk e kisha atė njohje tė plotė e tė drejtpėrdrejtė si me protagonistin. Ėshtė e ēuditshme se si nė kėtė rast mė erdhėn nė ndihmė mbresa dhe kujtime nga fėmijėria dhe adoleshenca ime. Njė pjesė e kėtyre personazheve qė ishin tė arratisur jashtė i ngjanin njerėzve pak a shumė qė kisha njohur nė rrethin e babit tim. Im atė ka qenė gjykatės para ēlirimit dhe kjo rrethanė mė ka bėrė qė t'i njoh nga afėr autoritetet lokale, komandantė tė xhandarmėrisė, kryetarė bashkie, xhandarė, milicė, kryepleq, politikanė tė Ballit apo tė Zogut, bejlerė dhe agallarė. Kėtyre kujtimeve e mbresave iu shtoheshin materialet faktike tė mėrgatės.
Nga bashkimi i tyre do tė lindnin ato figura e personazhe qė i dhanė jetė romanit. Mund tė them me plotė gojėn qė puna me kėta personazhe mua mė dha njė kėnaqėsi tė madhe. Ndodhesha nė njė terren, ku i kisha tė qarta mentalitetet e tyre, psikologjinė e tyre, formimin e tyre. Kėta qenė pjellė tė politikės shqiptare qė kishte perėnduar nė Shqipėri, por qė gjallonte nė mėrgim. Megjithėse nė kohėn e luftės isha i vogėl, mė kishin mbetur tė gjallė figurat e tyre. Tė gjithė kėta sė bashku, mė krijuan atė tablo, e mjedis, atė atmosferė, ku vepronin lirisht e realisht p ersonazhet e romanit. Mė vjen mirė qė kėta personazhe nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr patėn jehonė nė mėrgatėn politike, u identifikuan, bile u pėrftuan edhe situata tė tilla qė ia atribuonin njėri-tjetrit figurat e romanit. Kjo dėshmonte se unė kisha kapur e trajtuar njė dukuri reale, nuk kisha sajuar nė kuptimin e keq tė fjalės, kisha thėnė njė tė vėrtetė nga jeta politike e mėrgatės. Jehona e pėrshtypjeve qė kishin personazhet e mi do tė mė vinte aso kohe nga shokėt e zbulimit, po edhe nga turistėt kosovarė tė Belgjikės qė vizitonin atėherė Shqipėrinė. Ata do tė tregonin historia dhe qyfyre nga ē'thuheshin nė rrethet e mėrgatės, duke filluar nga mjediset e tyre familjare e deri te "Kap Nordi", kafja e njohur e Brukselit e kthyer nė njė farė klubi politik nga emigrantėt shqiptarė.


Romani i njė takimi tė rastėsishėm


            Shkrimtari Nasho Jorgaqi e quan tė bekuar ditėn kur edhe pse nuk kishte shumė dėshirė tė takonte njė zbulues qė ishte kthyer nga shėrbimi jashtė shtetit, nuk e refuzoi propozimin e mikut tė tij, shkrimtarit Resul Bedo, pėr kėtė takim. Nga biseda me zbuluesin Isuf Myullai, Jorgaqi do tė ngacmohej dhe vendosi qė tė shkruante njė tregim. Por, duke e parė hollė-hollė ndryshoi mendje dhe dėshira e tij ishte tė bėnte njė roman, pasi fabula ishte shumė interesante, ndaj dhe iu pėrvesh punės pėr tė marrė lejen qė do t'i hapte rrugėn romanit qė do ta bėnte tė famshėm. Pėr dy vjet "Mėrgata e qyqeve" ishte gati dhe si rrallė ndonjėherė do tė botohej nė 100 mijė kopje.

“Mėrgata e qyqeve” 


            Dėrgimi me misione diversive nė Shqipėri ka qenė njė nga mėnyrat mė tė rėndėsishme deri nė vitin 1952-1953. Parashutimi, futja nga deti dhe nga toka ishin rrugėt efikase pėr tė dėrguarit nga "Bota e Lirė". Ata vendoseshin nė Shqipėri, zini baza, shtriheshin, kėrkonin armė, municione, para pėr tė blerė ushqime, uniforma etj. Nė qendrat e tyre ishin tė kėnaqur nga kėta luftėtarė tė lirisė. Ishte shumė i kėnaqur dhe mbreti Ahmet Zogu me Partinė e tij, Legalitetin dhe Partinė e Ballit Kombėtar, Blloku Indeipendent, Partia Agrare etj., tė strukturuar nė Perėndim, tė aktivizuar dhe nga UDB-ja, tė financuar pėr tė rrėzuar komunizmin nė Shqipėri. Dukej sikur "pushteti i zbatharakėve", siē quhej pushteti komunist, po pėrmbysej.


"Mėrgata e qyqeve", nė sirtarin e Kadri Hazbiut


            Shkrimtari ende sot nuk e kupton se pse edhe pasi e kishte pėrfunduar vėllimin e parė tė romanit, ai po vonohej tė dilte nė libraritė e kryeqytetit. Dorėshkrimi kishte mbetur nė sirtarin e ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu, i cili nuk e kishte dhėnė akordin pėr tė. Mė pas, e njėjta histori pėrsėritet edhe me vėllimin e dytė. Por, gjithsesi, "Mėrgata e qyqeve", njė roman lapidar pėr zbulimin shqiptar tė asaj kohe bėri jehonė atėherė dhe i rezistoi ndryshimit dhe ėshtė i lexuar edhe sot.
Ka shkruar njė vepėr brilante pėr kohėn, por sot edhe pse i pėrmbahet bindjeve tė tij, thotė se po ta ripunonte romanin “Mėrgata e qyqeve”, do tė kishte bėrė disa ndryshime. Reflektimi i Nasho Jorgaqit ėshtė normal dhe i pėrgjigjet kushteve tė reja tė krijuara pas viteve ‘90.


Mjaft nga pėrshkrimet e librit kanė lidhje me shumė vende jashtė Shqipėrisė, pasi nė to ishin vendosur edhe emigrantėt politik shqiptarė. A e keni parė ndonjėherė ato vende apo janė dėshmi dokumentare e pjellė e fantazisė suaj?


            Para se tė filloja ta shkruaj veprėn, problemi i parė qė doli nė ishte fakti qė ngjarjet e romanit do tė zhvilloheshin jashtė shtetit, kryesisht nė perėndim, ku unė nuk kisha qenė asnjėherė. Kuptohet se sado fantazi tė pasur dhe pjellore tė kisha, nuk mund tė bėja asgjė pa i njohur konkretisht, pa shkelur nė ato vende, pa thithur ajrin e atyre vendeve. Vetėm pas kontaktit direkt me realitetin mund t’i hyja punės sė romanit. Ndryshe do tė braktisja angazhimin qė kisha marrė. Ndėrkaq, vazhdoja pėrpjekjet. Sigurisht, ndesha pengesa, pengesa burokratike politike, pengesa qė lidheshin me fakti se si mund tė pėrligjej njė udhėtimi im jashtė shtetit, qė kėrkonte miratim zyrtar, siē kėrkonte edhe shpenzimet e rastit. Kėshtu, qė mua m’u desh qė ta kėrkoj kėtė nė instanca tė larta. Pata njė mirėkuptim dhe njė miratim tė plotė nga Ministri i Brendshėm Kadri Hazbiu, i cili karakterizohej, si njeri dashamirės, me iniciativė dhe i guximshėm. Megjithatė, siē ishte atėherė pėr udhėtimin tim jo tė jashtėzakonshėm lypej miratim nga Komiteti Qendror. Kėshtu unė, duke shfrytėzuar njė rast pune me Ramiz Alinė, siē mė pat ndihmuar pėr miratimin e temės fillimisht, tani m’u gjend dhe mė ndihmoi efektivisht. Mbaj mend qė nė atė takim bėra njė shaka dhe i thashė se nė qoftė se nuk shkoja jashtė, do tė mė ndodhte siē i ndodhi njė kolegut tim, i cili nė njė tregim qė botoi shkruante se si personazhi u deh me koka-kola!

            Njė pasaktėsi e tillė e komprometonte veprėn dhe e bėnte shkrimtarin krejt tė pabesueshėm. Ai qeshi dhe dha pastaj porosi qė tė mė plotėsohej kėrkesa. E gjithė ēėshtja ishte qė tė gjendej rasti qė unė tė shkoja nė perėndim. Kėtu flasim pėr vitet 72-73, dhe qe njė rast fatlumė pėr mua, qė nė kėtė kohė skuadra e volejbollit “Dinamo” kishte dalė nė finale dhe kjo mundėsi u shfrytėzua qė unė t’i atashohesha ekipit si gazetar. Kėshtu, qė shkova nė Belgjikė me ekipin e volejbollit. Atje kishte ardhur nga Parisi, dhe konsulenti im, Hasan Luēi. Pėr njė javė ne ndoqėm ndeshjet, dhe njė situatė e tillė pėr mua qe me shumė rėndėsi sepse kampionati dhe ardhja e skuadrės sonė, bėri qė tė vijnė me qindra shqiptarė tė mėrgatės politike dhe ekonomike qė gjendeshin tė Brukselit dhe tė qyteteve tė tjerė tė Belgjikės. Kėsisoj filloi kontakti im me ta, i shoqėruar nga konsulenti, qė i njihte njerėzit dhe mjediset e tyre. Kjo bėri tė mundur qė unė t’i shoh, t’i dėgjoj, tė bisedoj duke bėrė tok me ta tifo pėr skuadrėn tonė. Ata nuk e kishin tė shkruar nė ballė qė ishin emigrantė politikė apo ekonomikė. Ndjenja jonė e pėrbashkėt qė tė fitonte skuadra jonė shqiptare na afroi dhe na bashkoi. Mbaj mend qė kjo gjė la pėrshtypje tė thella brenda meje. Nė radhė tė parė se ata ishin shqiptarė si unė, se qemė vėllezėr tė njė gjaku, por ndėrkaq nė momente tė caktuara politika mė sillte nė vete, mė bėnte qė tė distancohesha. Parė me sytė e sotshėm kjo situatė duket e rėndė, por kėshtu isha gatuar. Sigurisht sot ėshtė e lehtė tė thuash se s’ishte njerėzore qė unė tė qėndroja larg tyre me gjithė kėmbėnguljen dhe dėshirėn e madhe qė ata kishin pėr tė mė takuar. Edhe tani kur e kujtoj nuk ndjehem mirė. Mbaj mend se pasi mbaroi kampionati, unė do tė qėndroja edhe dy javė tė tjera aty. Do tė takohesha me kosovarė dhe me shqiptarė tė tjerė, do tė shikoja vendet qė frekuentonin ata, klubet, kafet e lokalet, “Kap Nordin” e famshėm, ku shkova e ndenja disa herė. Do tė shkoja dhe nė disa familje, por ndėrkaq, diplomati jonė qė mbulonte kundėrzbulimin merrte kontakt me zbuluesit e vetė ose takosh me njerėz tė mėrgatės politike qė tregoheshin dashamirės nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr me ne. Nė kėtė rast diplomatėt tanė shfrytėzonin patriotizmin, mallin qė kishin ata pėr vendin e tyre, por edhe krenarinė pėr arritjet e shtetit shqiptar tė asaj kohe. Pastaj, unė do tė shkoja nė Paris dhe atje do tė qėndroja 2-3 javė. Do tė frekuentoja lokalet e emigrantėve politike, ku siē e kisha parė nė Bruksel figura si ajo e Muharem Bajraktarit, apo e Fiqiri Dines, do tė shikoja nė Paris Sadik Premtes, e ndonjė tjetėr. Jeta nė kėto vende, atmosfera krejt ndryshe nga sistemi ynė, pėr mua kėto qenė gjėra tė reja, prandaj unė u vura t’i njoh e t’i studioj. Mendoj qė kjo njohje dha frytet e veta nė vepėr. Kam qėndruar jashtė shtetit njė muaj e ca.


Kampet e pėrqendrimit, rekrutimet qė ju bėheshin shqiptarėve nga shėrbimet e huaja, pra lufta e ftohtė shumė e trajtuar nė roman tuaj. A janė shfrytėzuar pėr kėto arkivat e Ministrisė sė Brendshme, dosjet e agjentėve apo e tė dhėnat tė bashkėpunėtorėve tė sigurimit?


            Ngjarjet e romanit, dhe vajtja ime nė Perėndim ndodhėn nė periudhėn e “Luftės sė Ftohtė”. Dihet qė Lufta e Ftohtė ka qenė njė ndeshje e heshtur dhe jo vetėm e heshtur, mes dy kampeve politike kundėrshtarė nė rang botėror. Ishte koha kur lufta e nėndheshme qėndronte nė plan tė parė. Kuptohet se aktivė ishin zbulimet e Bashkimi Sovjetik dhe tė SHBA-sė, si dhe tė aleatėve tė tyre. Ata do tė zhvillonin njė veprimtari tė jashtėzakonshme, tė ethshme, e nė kėtė kuadėr do tė aktivizohej edhe zbulimi shqiptar. Ai pėr vetė pozicionin qė kishte, jo vetėm gjeografik, po pėr vetė politikėn qė ndiqte shteti ynė, ishte njė kundėrvėnie jo vetėm ndaj Amerikės, por edhe Bashkimit Sovjetik. Kjo e bėnte tepėr specifike, e tepėr tė veēantė punėn dhe rolin e zbulimit shqiptar. Sigurisht, zbulimi shqiptar kishte dalė nga shkolla sovjetike e zbulimit qė kishte njė eksperiencė kolosale, por ai i yni nė kushtet e veta nuk do tė bėnte njė zbatim mekanik tė pėrvojės sė tij, por tė ishte krijues nė kushtet e Shqipėrisė dhe nė pėrputhje me detyrat qė i ngarkoheshin.

            Shkova nė njė kohė kur kampet e tė arratisurve ishin pothuajse tė mbyllur. Njė kamp qė funksiononte nė Greqi, ishte kampi i Llazirės, atje kishin mbetur njė numėr i kufizuar tė arratisurish, ose shėrbenin si vendqėndrim i pėrkohshėm. Tė arratisurit qė iknin nga Shqipėria mbaheshin pėrkohėsisht dhe pastaj kalonin nė Perėndim, ku do tė kryenin punė tė rėnda si minator e punėtor ndėrtimi dhe nė kėtė terren bėnin punėt e veta zbulimet. Sigurisht pėr arsye tė njohura, zbulimi shqiptar ishte mė i suksesshmi, por rivali mė i rrezikshėm ishte zbulimi jugosllav UDB. Masa mė e madhe ishin kosovarė. Ata vinin nga Jugosllavia, ku depėrtonin dhe elementė tė pėrgatitur nga UDB-ja, por aktivė tregoheshin ambasada dhe konsullatat jugosllave. Situata u komplikua akoma mė tepėr sepse nė atė kohė ne ishim prishur edhe me rusėt. Disa nga zbuluesit tanė, tė cilėt i dinin rusėt ishin “tė djegur” ose kishin kaluar nga ana tyre. Natyrisht kanė qenė shumė tė pakėt ose qenė neutralizuar, por ata mė tė zotėt, mė tė mirėt qėndruan besnikė dhe punuan nė kushte shumė tė vėshtira. Kjo sepse, veē se ishin tė rrezikuar nga zbulimi sovjetik, ata rrezikoheshin edhe nga zbulimet e tjera si ai italian, grek, amerikan, apo i Vatikanit. Por unė them me bindje qė zbulimi shqiptar ishte mė i suksesshmi, pasi kishte arritur ta zotėronte situatėn, ta njihe atė dhe tė kryente ato detyra qė ia ngarkonte shteti shqiptar.


Nė libėr tregohet pėr Ahmet Zogun, Abaz Kupin etj. A janė personazhet figura tė vėrteta historike?


            “Mėrgata e qyqeve” ėshtė njė roman social-psikologjik, por edhe historik. Historik sepse ka figura historike siē janė, Ahmet Zogu, Abaz Kupi, Mithat Frashri, pastaj edhe ca figura episodike mė pak tė rėndėsishme. Duke i konsideruar kundėrshtarė politikė, pavarėsisht nga rolet qė kishin luajtur nė historinė shqiptare, apo nga vlerat intelektuale siē ėshtė rasti i Mithat Frashrit, unė i ndėrtova figurat e tyre nė njė realitet tjetėr historik dhe mbi njė platformė ideore, nga e cila ishte frymėzuar vepra.

            Nė trajtimin e kėtyre personazheve mė ka ndihmuar pėrgatitja ime si historian, kultura historike, njohja nga brenda e arkivave. Tė gjitha kėto unė dita t’i gėrshetoja me tė dhėnat qė mora nga burimet e zbulimit, dhe kujtimet e bashkėkohėsve ose kujtimet e zbuluesve qė kishin pasur kontakt me ta. Ē’ėshtė e vėrteta, edhe kėtu, u ndesha me njė rrethanė qė nė kuadrin e atij sistemi dhe tė ideologjisė sė tij, e kisha tė pamundur ta kapėrceja. Vėrtetė, ata ishin kundėrshtarėt tanė, por pėr ta duhej shkruar me objektivitet. Pra, qė tė isha i besueshėm, duhet tė vija edhe gjėra pozitive, vlera tė tyre dhe kjo ishte me telashe dhe e rrezikshme. Shqetėsimin mė tė madh do ta kisha pėr figurėn e Zogut, i cili duke qenė ish mbreti, nga kundėrshtarėt mė tė mėdhenj tė regjimit, nuk mund tė anashkaloheshin menēuria dhe cilėsitė si burrė shteti. Dhe nė fakt, unė bėra pėrpjekje pėr t’iu qasur kėtij objektiviteti. E shkrova me tone realiste, por mbaj mend se kur e lexoi Kadri Hazbiu mė tha: “Kėtė Zogun si shumė tė zgjuar na e ke nxjerrė”. Atėherė e kuptova ku e kishte hallin dhe unė pėrdora sloganin e kohės sipas tė cilit “sa mė i fortė ėshtė armiku aq mė tė fortė jemi ne”. Ai tundi kokėn dhe sugjeroi ta rishikoja me arsyetimin se Zogu ėshtė armik, se ai krijoi njė regjim, njė shtet antipopullore etj. Pas kėsaj m’u desh qė ta shkarkoja figurėn e Zogut nga elementė realistė, me pengun jo se kisha iluzion pėr tė, por sepse dėmtohej artistikisht figura e tij.


Pse jeni pėrqendruar kryesisht nė Partinė e Legalitetit?


            Tė them tė drejtėn, nė tėrė atė anarki dhe politizim qė kishte emigracioni politik, ku vetėm parti tė Ballit Kombėtar ishin nja katėr a pesė dhe parti tė tjera kish plot, qė tė kujton pa dashur jetėn politike tė sotme nė Shqipėri ku ēdo shqiptarė ėshtė njė parti mė vete, mė jepte shumė dorė Partia e Legalitetit. Dy arsye mė bėnė qė tė pėrqendrohem te Partia e Legalitetit, e para qė kjo parti kishte njė lloj historie, kishte dhe njė figurė qendrore siē qe figura e Zogut, njė figurė piktoreske, dhe sė dyti pjesa mė e madhe e zbuluesve qė njoha unė, kishin qenė tė suksesshėm nė kėtė patri, ku kishin arritur tė bėnin karrierė. Ata kishin qenė tė afėrt me Zogun dhe njerėzit e tij dhe kishin kryer detyra dhe misione shumė interesante. Pėr njė shkrimtar kėto jo vetėm zgjonin fantazinė dhe e bėnin mė tėrheqėse veprėn, por i jepnin njė figurė protagonisti siē ishte figura e Zogut.


A keni pasur ndonjė takim interesant pas viteve 90 me njerėz tė tjerė tė mėrgatės?


           
Po, kam pasur kontakte nga mė tė ndryshmet. Do tė veēoja me kėtė rast njė prej tyre. Nė vitin 1993 kur shkova pėr herė tė parė nė Amerikė, dhe kėsaj radhe shkova pėr t’u njohur dhe pėr t’i dhėnė gjurmė jetės dhe veprės sė Fan Nolit, mė rekomanduan njė njeri qė kishte tė dhėna pėr Nolin dhe ky ishte Idriz Lamaj. Ai kishte punuar nė CIA, kishte qenė me detyrė pranė Komitetit “Shqipėri e Lirė” dhe kish njohur gjithė krerėt e mėrgatės politike. Por Idrizi nuk pranoi tė takohet me mua vetėm pėr shkak se unė isha autor i romanit. Dy vjet mė vonė do tė ishte ai qė kėrkoi tė mė takonte. Kėsaj here dasitė politike nuk na penguan tė takoheshim si shqiptarė dhe si intelektualė e tė bisedojmė, madje dhe miqėsisht. Ai do tė mė tregonte si ishte pritur romani nga radhėt e mėrgatės nė Amerikė dhe cili ishte reagimi qė kishte shkaktuar. U afruam aq shumė sa unė e quaj njė gjest patriotik, emancipues dhe miqėsor qė ai jo vetėm mė ftoi nė shtėpi, por ma hapi kat e kat dy dhomat ku kish vendosur arkivin e Komitetit “Shqipėria e Lirė”. Ai ma vuri atė nė dispozicion. Ishte aty njė pjesė e historisė sė mėrgatės, por pasqyruar nga kampi i kundėrt. Tė njėjtat gjėra qė kisha parė nė pėr mėrgatėn nė dokumentet e shtetit shqiptar tani e shihja nė burimet autentike tė mėrgatės. Si tė thuash ishin dy anėt e njė medaljeje. Aty kishte raporte, korrespodenca, ishte biblioteka, ishte shtypi, atje ishin reliket e liderėve tė “Shqipėrisė sė Lirė”. Por qė pėr mua tani kėto nuk kishin mė vlerė, isha pothuajse indiferent. Gjithė interesimi im kėsaj here qe pėr Fan Nolin, tė gjeja diēka dhe gjeta sigurisht diēka. Do tė bisedonim pastaj miqėsisht me Idrizin pėr tema debutuese se ai merrej me figurat e mėrgatės. Debatuam, bie fjala pėr Xhaferr Devėn, gjė qė unė nuk ia pranoja kurrsesi patriotizmin shovinist dhe tė egėr tė Xhaferr Devės, por gjetėm gjuhė tė pėrbashkėt pėr tė ēmuar vlerat intelektuale tė Mithat Frashrit, me tė cilat ai merrej seriozisht dhe shkėmbyem mendime. Unė i thashė se edhe pse isha kundėrshtar i Mithat Frashrit, kisha bėrė atė qė nuk e kishin bėrė ballistėt nė Shqipėri, kisha botuar qysh nė vitin 1994 librin e tij “Hi dhe Shpuzė”, me njė studim. Ai u habit dhe e vlerėsoi kėtė gjė si njė akt emancipues. Pra ishin vlerat kombėtare qė na bashkonin, kurse diversiteti i mendimeve ishte vlerė e demokracisė qė kishte hyrė nė jetėn shqiptare.


A jeni takuar ndonjėherė mė Leka Zogun?


           
Jo nuk kam pasur rast tė takohem. Di vetėm se kur erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri nė njė intervistė qė dha dhe e pyetėn nėse e kishte lexuar romanin, u pėrgjigj se nuk e kishte lexuar, por e kish dėgjuar nga tė tjerėt.


Nėse do tė takoheshit, ēfarė do t’i thonit?


           
Njė pyetje pak e vėshtirė. Asgjė nuk do t’i thoshja. Unė ē’kisha pėr t’i thėnė i kam shkruar nė roman. Interesante do tė ishte qė ai ta lexonte veprėn dhe tė shfaqte pėrshtypjet dhe gjykimet e tij. Por kjo ėshtė njė ēėshtje krejt vetjake.


Po ta ripunonit edhe njė herė “Mėrgatėn e qyqeve”, ēfarė do t’i ndryshonit?


            Nė qoftė se do ta ripunoja romanin do ta shikoja akoma mė shumė nga pozitat e historisė, me shumė gjakftohtėsi, me mė shumė objektivitet. Do tė merresha mė tepėr me anėn njerėzore tė personazheve, me botėn e tyre shpirtėrore. Do tė isha mė pak tendencioz, do tė tregoja edhe ndonjė dobėsi tė palės tjetėr, do tė vija nė dukje dhe disa vlera intelektuale qė gjallonin nė mesin e mėrgatės. Pra, vepra do tė bėhej akoma mė realiste.


Thuhet se ka pasur tentativa pėr tė penguar ribotimin e romanit kur ju e pėrgatisnit?


            Pėr fat tė keq, po. Ē’ėshtė e vėrteta, nuk ėshtė hera e parė qė jam pėrballur me presione tė kėsaj natyre. Nė vitin 1997 kur botova ditarin e vėllezėrve Ivanaj “24 orėt e fundit tė mbretit Zog” mora kėrcėnime tė ndryshme, siē pati kėrcėnime dhe botuesi i saj, “Toena”. Bile, pinjollė tė mėrgatės i dėrguan fjalė edhe tė bijės sė Martin Ivanajt nė Amerikė, qė unė kisha botuar kėtė vepėr pa lejen e saj. Dhe ajo me hodhi nė gjyq, po pastaj u sqaruam dhe ēdo gjė shkoi normalisht. Tė them tė drejtėn dhe kėsaj here, isha pėrgatitur pėr njė gjė tė tillė. Mund tė ndodhte dhe ndodhi. Nuk e di se nga e morėn vesh se do ta ribotoja. Ndoshta nga njė intervistė qė
kish dhėnė nė shtyp dhe shkuan te shtėpia botuese dy veta dhe kėrcėnuan pronaren. I thanė se “Nė qoftė se ju do ta botoni “Mėrgatėn e qyqeve”, do t’ju kushtojė shtrenjtė. Ta dini, do t’ju hedhim shtypshkronjėn nė erė!” Nė kėtė rast nuk kisha hallin pėr veten time, po isha i shqetėsuar pėr botuesen. Kjo ndodhi nė pragun e Panairit tė librit tė vitit 2004 dhe i kėrkova asaj qė tė mos e nxirrte romanin nė panair pėr tė mos pasur ndonjė telash. Kėshtu qė qarkullimi i librit u shty pėr dy tre muaj. Mė vjen mirė qė nuk ndodhi asgjė. Akte tė tilla nuk do tė ishin nė nderin e njė shoqėrie demokratike dhe pluraliste. Vepra letrare alternative pėr historinė dhe figurat e saj do tė ketė dhe kjo mua mė duket diēka krejt normale

      



Datenschutzerklärung
Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!